Festa “platonike” për Evropën

9 Maj 2012, 11:51Rajoni TEMA

Të festosh ditën e organizatës që as nuk ta njeh statusin e shtetit tënd, padyshim është një karakteristikë që e dallon Kosovën nga të gjitha vendet e tjera, që Bashkimin Evropian e kanë një nga opsionet.

Në fakt, BE-ja për Kosovën është alternativa e vetme, ndërsa nuk ka të regjistruar asnjë grup, i cili do hidhte në dyshim këtë gjë, pra mungon në tërësi grupi i skeptikëve ndaj BE-së. Madje njohës të rrethanave në Kosovë, e mendojnë se një gjë e tillë edhe po ta dëshironte dikush, është një luks i paarritshëm.

Në fakt dashurinë që Kosova dhe kosovarët e kanë shprehur rregullisht për BE-në, rrallëherë e kanë marrë nga Brukseli, kjo pak a shumë e ndikuar dhe nga mosnjohja e Kosovës si shtet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Bile ministrja për Integrime e Kosovës, Vlora Çitaku, marrëdhënien me BE-në thotë se disa e quajnë edhe “platonike”.

Një nga sqarimet për këtë “marrëdhënie platonike” është të dashurosh pa lidhje fizike, një marrëdhënie spekulative apo thjesht teorike.

Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në ndërsa premtimet evropiane që po i bëhen tani Kosovës, janë përsëritje e asaj që i është ofruar edhe para disa vitesh./Zeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje