Vazhdon vala e hetimeve të Leskajt për pasardhësit e tij në krye të Ministrisë së Kulturës. Dosja për abuzimet me spotin në CNN nuk ishte dorëzuar më parë në prokurori. Leskaj ushtron rikontroll me qëllim dërgimin e dosjes në organin e akuzës
Edhe pse në vitin 2008, Kontrolli i Lartë i Shtetit arriti në përfundimin se me spotin për turizmin në CNN kishte pasur abuzime të shumta, Bujar Leskaj nuk është mjaftuar, por ka urdhëruar një rikontroll po për këtë çështje, duke gjetur edhe ai abuzime thuajse të njëjta. Por siç bën me dije KLSH, pas raportit të parë, nuk ishte bërë kallëzim në prokurori. Kësaj here KLSH ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitin 2008, ka ushtruar kontroll në MTKRS me objekt: “Vlerësimi i aktivitetit ekonomik dhe financiar”, ku ndër drejtimet kryesore të kontrollit ka qenë “Prodhimi dhe transmetimi i reklamave televizive”. Duke marrë shkas dhe konsideruar parregullsitë dhe shkeljet e shumta procedurale ligjore që pasqyrohen në Raportin Përfundimtar të Kontrollit, sidomos në tenderin për prodhimin dhe transmetimin ndërkombëtar të një spoti me qëllim promovimin e turizmit shqiptar me fond limit 37 milionë lekë, për të cilat për arsye subjektive nuk ishte bërë kallëzim penal në organet e prokurorisë, rishikuam në vitin 2012 konform procedurës të KLSH, me përgjegjësi shtetërore dhe profesionale, të gjithë materialet e kësaj dosje kontrolli. Në përfundim, arritëm në konkluzionin se 6 zyrtarë të MTKRS anëtarë të KVO në vitin 2007, nga të cilët një Drejtor i Përgjithshëm dhe 2 përgjegjës sektori, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit të sipërcituar, kanë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e KLSH.
“Ndër shkeljet më kryesore të konstatuara nga Grupi i Kontrollit të KLSH, cilësojmë: – Fondi limit prej 37 milionë lekë nuk ishte i argumentuar dhe nuk disponohej ndonjë analizë për llogaritjen e këtij fondi, madje nuk ishte ndarë, sa është vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa për transmetimin; transmetimi i këtij spoti nuk është tenderuar, por është përzgjedhur pa procedura prokurimi, në kundërshtim me VKM nr. 623, datë 29.09.2007; firmat konkurruese nuk kishin përfaqësues të tyre të pranishëm në tender, madje tre prej tyre i kishin paraqitur ofertat në rrugë elektronike, për adresat e të cilëve nuk disponohej dokumentacion shkresor apo korrespondencë elektronike midis personit të kontaktit të KVO dhe këtyre shoqërive; KVO me proces-verbalin e datës 07.10.2007 ka kualifikuar të parën firmën Holandeze “ÇCP-Roterdam”, e cila ka paraqitur ofertë më të madhe se firma tjetër “Ogilvy Albania”; formulari i ofertës ekonomike të firmës fituese ku është bërë analiza e kostos është i njëjtë me formularin e firmës tjetër dhe ndryshojnë vetëm në vlera, për më tepër të dy shoqëritë nuk kanë paraqitur përfaqësues të tyre ne hapjen e tenderit,” thuhet në njoftim.
Bravo, Bujar Leskaj, e ke filluar mbare, gje qe po vereton sa ke thene per rendesine e ketij institucioni dhe misionin qe ke marre persiper. Por akoma ke shume rruge per te bere…., ke ende shume Pango te tjere neper kembe…
Seriozitetin ta vazhdoje duke kontrolluar dosjet kur ka qene vete Minister!
Kujdes o Prof.Dr. Bujar Leckaj, se mos e besh si Dritan Prifti, qe folmonte Ilir Meten me bllok ne dore dhe filmoi edhe veten me leke ne dore. bejo syte kater sic i beje ne dogane, se ne vend te zbulosh vjehdjet e Pangos e Xhaferrit, mos zbulosh miliardat qe i ke dhene kuvarit tend Fahri Balliut e kunates se Fahriut per botime librash, flet-palosjesh e gudash kur ishe minister turizmi.
Ti ndjekim armiqte e pushtetit dhe te parise .Te lumte Bujar.Ti shpartallojme qe te gjithe ata qe na vene shkopinj ne rrotat e qerres se Vuçidolit.
HAJT SE FLAK KASHTET ASHT EDHE KY,
Pango eshte nje kal i “ngordhur”,kerkoni ti merrni dhe ato lek qe i ka “fituar” me gjyq ndaj Topit.Futu ne detin e korupsionit se Pango ka kohe qe eshte ne rere.Shembujt per korupsion ne administraten e larte duhet te fillojne diku tjeter.Urime si fillim.
KY ASHT KERCNIM PER ILIR FLORIRIN NESE E LUN lopa VESHIN E DIN QFARE GJEN
te lumte z. Bujar. Gjithmone ke punuar shkelqyer. Edhe sot e kesaj dite MTKRS, nuk eshte ne gjendje te prodhoje asnje dokument te rendesishem per turizmin, mbahen ende me strategjite dhe ligjin qe bete ju. Me nje ndryshim: kane tentuar te bejne dicka por vetem kane prishur strategjine dhe ligjin. Cdo gje te mire qe bete Ju,pasardhesit tuaj e prishen.
Per komentuesit desha te shtoja se, nuk ka cfare ti kontrolloje Bujari vetes, sepse ka punuar vetem ligjerisht.
E dini ju more si i ka bere bujari parate e veta?
Hajde se po ja pranojme, po ishalla po denohen thuaj se spara bejne vaki. Pse nuk kontrollon Ilir meten qe dikur ishte pabuks e sot noton ne luks. ne burg te shkojne te gjithe, por kjo me duket pak “per inat te sime vjehrre”. Bujari po hakmerret dhe kjo nuk eshte e mire. Le ta filloje me Ilir floririn. Pangon e kane bere tabele qitje, a thua se nuk ka pango te tjere
E inkurajojme Bujar Lesken dhe institucionin qe ai drejton qe te vazhdoje seriozisht ne rrugen e luftes kunder korrupsionit shteteror. I vetem sigurisht nuk mund te beje shume, por le ta nise ai e duke mbeshtetur ate, le te inkurajohet kushdo qe ka ndermend ti bashkohet kesaj lufte qe mund te jete jetike per Shqiperine!
Bujar, kalo dhe nje here nga Olldashi, sec kane care ca rruge te kombit tone per ca fibra… Mbase jane llafe, do zoti jane llafe.