Një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Bulqizë, teksa ka qenë duke mbledhur skrap.
Viktima është 24-vjeçari Vilson Gjokola nga fshati Sopot i cili ishte duke mbledhur skrap në një bunker të vjetër, kur ky i fundit është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Policia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit. Pas shperthimit ka shkuar të nxjerrë skrapin, por në atë moment është shembur sasia e dheut dhe mbetjeve të bunkerit duke e zënë poshtë.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që 24-vjeçari është viktima e disatë në Bulqizë, si pasojë kromit në miniera dhe skrapit që mbledhin njerëzit.
Patjeter qe ka qen duke shembur shtepin per te mare hekurin!
Ka shkuar 370 leke 1 kile hekur or popull.
Ky e ka kerku vet vdekjen!