Pas dështimit të përmbylljes së reformave zgjedhore dhe parlamentare para afatit të 24 majit, kur nisi procesi për zgjedhjen e presidentit, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule i ka drejtuar letrën e radhës konfidenciale Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të opozitës Edi Rama.
E nisur dje, letra nuk dihet nëse ka mbërritur ende në destinacion, pasi kjo gjë nuk konfirmohet nga zyrat përkatëse në Tiranë. Por burime të Top Channel në Bruksel konfirmojnë se mesazhet janë të njëjta me ato të përsëritura rëndom kohët e fundit nga Komisioneri për Zgjerim, në mënyrë që Shqipëria të rrisë shanset reale për një rekomandim për statusin kandidat këtë vjeshtë.
“Kërkohet në vijimësi frymë konsensuale dhe dialog mes palëve për të përmbyllur me sukses e pa vonesa të dëmshme reformën zgjedhore dhe parlamentare, si dhe për zgjedhjen e Presidentit”, rrëfejnë burimet e Top Channel.
Sipas të njëjtave burime, në letër përmendet edhe vizita e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin, Stefano Sanino, i cili pritet të mbërrijë në Tiranë më 7 qershor, pas raundit të dytë, dhe në prag të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit, nëse ky proces nuk do të jetë mbyllur ende.
Komisioneri Fule ka paralajmëruar disa herë se mosmbyllja e reformave të paketës së nëntorit para 24 majit, mund të kthehet në pjesë të problemit, e jo të zgjidhjes për çështjen e statusit.
“Dëshira e Brukselit ka qenë dhe mbetet zgjedhja sa më e shpejtë e Presidentit sipas germës dhe frymës së Kushtetutës. U takon partive politike shqiptare që të bëjnë të mundur që kjo situatë të kapërcehet, e të mos krijohen probleme shtesë. Ne do të dëshironim që zoti Sanino ta gjente Tiranën me kreun e ri të shtetit, në mënyrë që palët të angazhohen plotësisht në tryezë për të mbyllur reformën zgjedhore e gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet”, thuhet ndër të tjera në këtë lëtër, në mënyrë të përmbledhur sipas burimeve të Top Channel.
Siç e konfirmoi dhe vetë Komisioneri Fule në deklaratën e tij të para dy ditëve, ardhja e Stefano Saninos në Tiranë përbën përpjekjen e radhës nga ana e Komisionit, për të parë se si mund të ndihmohen palët për të mbyllur çështjet e mbetura pezull për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare.
hahahahaha…po mbaj barkun me dore….po lutet BE qe ti japim mundesine te na pranojne ne BE hahahahaha…Se eshte e treta here qe shqyrtojnekandidimin tone dhe behet bajat te na refuzojne,po ashtu u bie vlera fare po na pranuan edhe pse zgjidhet presidenti pa koncensus…Kane rene ne hall te gjoret….jane bere per te lypur ne Tirane.
hahahahahahahahahahaha…..Evropa deshtim me vete….
Sale, kandido vete e mbylle ket pune :p erdhi data 7
po shqipot me saliun,meten,dhe turkoshaket e maskuar dun haxhi qamilin mor Fule ala s’e ke kuptu.
Jo z.FYLE, nuk behet Shqiperia vend i BE me Mafia-Pushtetin e Berishes dhe koalicionit te tij, qe eshte me hajduti dhe shkatrrimtari i Shtetit sa asnje rregjim i meparshem qofte ai monarkist apo bolshevik, dhe ju ne Bruksel i keni te gjitha statistikat e Qeverive Berisha+Meta+Nano keto 21-vite pseudo-Demokraci. Nuk ke arsye dhe nuk ka arsye me qe Edi Rama dhe Opozita Shqiptare tju bindet juve nddrkohe qe ju mbani rregjimin e hajdutve dhe vrastarve ne Pushtet ne Shqiperi edhe pse e dini dhe e keni pare LIVE ne TV dhe Internet vjedhjet e Votave ne 2009 e sidomos ne 2011 nga koalicioni i babezise dhe barbarise, e perseri keni pranuar nen ze le te shohim heren tjeter dhe te bejme reforma per Integrim. Po si keshtu kur nje popull kaq i varfer e i shtypur Historikisht nga udheheqesit e tij filo serb te lejuar nga Ju Perendimoret, kerkon te Integrohet ne ate qe i takon gjeografikisht dhe mentalisht ne BE por jo me Rregjime Totalitare si ky i tanishmi, qe Ju e mbani ne Pushtet dhe jo Opozita. Kjo e fundit Opozita Shqiptare dhe Lideri i saj Edi Rama eshte asfiksuar deri ne mos egzistence pikerisht nga rregjimi totalitar i Tiranes dhe Ju Perendimoret burokratik e te korruptuar, se ska se si te shpjegohet qe mbroni Pushtetin e Vjedhjes dhe Vrasjes te Berisha+Meta+Nanos, dhe frenoni te drejten e Opozites qe ka me vete gjithmone mbi 65% te popullit me vete, e ju kete e dini fort mire, por ecni me teori absurdi te asaj se jane te Majte dhe trashigimtare te PPSH, nderkohe qe ne te veteshpalluren te Dkathte ne Shqiperi ka me shume sherbetore deri kriminele te PPSH dhe Sigurimit te Shtetit. Ne Shqiptaret e Shqiperise tashme i kemi bere radioskopine te dyja kampeve dhe me mire “shiun e Majte se sa bresherin e Djathte” ose me shqiptarce: “me mire hajnin e vogel e paqesor, se sa hajnin e madh e vrastar”, e le pastaj proverbin tone banal: “me mire mut femije se sa mut te rrituri”… Edi Rama nuk duhet ne asnje moment tani te terhiqet nga beteja per shpetimin e popullit dhe vendit nga rregjimi Mafias ne pushtet, edhe pse Ju Europianet apo edhe ndonje Amerikan keni frike 2000 apo 5000 paramilitaret e Berishes, malokerise Shqiptare. Shumica e popullit duhet te vendos per fatet e veta dhe te vendit dhe kjo eshte Opozita, dhe kete e thote ne nje forme me diplomatike dhe Raporti i fundit teper i zymte i Departamentit Amerikan te Shtetit. Ju z.FYLE dhe te tjeret ne BE A e keni lexuar…dhe me cfare e keni lexuar nese e keni lexuar, me Mafian ne tavoline apo me Demokracine ne tavoline.