Pretenca: Rozana Radi për të mbrojtur gjoksin, la fytyrën zbuluar

15 Qershor 2012, 12:19Lifestyle TEMA

Një ditë pasi prokuroria dha pretencën për sherrin e shumëpërfolur mes këngëtareve Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, mediat kanë zbardhur pjesë nga kjo pretencë, ku tregohet se si nisi sherri. Në pretencë thuhet se Rozana Radi, në përpjekje për të mbrojtur gjoksin, la fytyrën zbuluar dhe aty hëngri grushtet.

Sherri mes tyre nisi pas një emisioni televiziv në Kosovë.

“Në orën 03:03, të mëngjesit të datës 6 dhjetor 2010, Shkurta i ka kërkuar takim Radit në afërsi të liqenit të thatë në zonën e Kopshtit Zoologjik. Rozana ka qenë në makinë dhe në këtë moment Rezarta e ka qëlluar me grusht Rozanën, e cila kishte pak kohë që kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks dhe po mbronte me duart e saj pjesën e bustit të trupit, në një kohë që kishte lënë të zbuluar fytyrën, ku edhe ka marrë goditje me grushte nga Rezarta. Ka qenë operacioni i bërë disa ditë para ngjarjes, i cili e ka kufizuar Rozanën të vetëmbrohet. Për shkak të këtij operacioni, Rozana nuk mund të bënte asnjë veprim, pasi mund të dëmtohej,” thuhet në pretencën e zbardhur nga Shekulli.

Rozana ka akuzuar edhe bashkëshortin e Shkurtës, nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, se i ka mbajtur duart ndërkohë që Shkurta e qëllonte.

Prokuroria ka kërkuar që Shkurta të dënohet me 82 orë punë të detyruar.

7 komente në “Pretenca: Rozana Radi për të mbrojtur gjoksin, la fytyrën zbuluar”

  1. qytetari says:

    Pune rrugackash!

    1. fule says:

      Te njejtin perkushtim duhet te tregoj Prokuroria edhe per te zbardhur ngjarje pak me te renda se kjo, po themi

  2. eli noka says:

    gjynah te demtohej gjithe ky gjoks

  3. KURVAT E BASHKUARA ANTARE TE IDEVE DEMOKRATIKE says:

    TI NUK JE PER TU SHITUR!

    1. Golden Ray says:

      Ke te drejte , por edhe ta falesh kete , bashke me ate tjetren e te tjerat , nuk ti merr kush .Lum ne , qe i mbajme me leke

  4. Zigur Qarri says:

    Epo rrofshin thyersit e tabuve.
    Tani nuk do thuhet me:ruaje si syte e ballit,por si gjoksi silikonit.
    Eh mi goc çtu deshen gomardaret ty,me goma tuli ecen me ngadal por i sigurt.

  5. asdfg says:

    Te shqyrtohen provat nga prokurorira, nqs jane demtuar gjokser apo jo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje