Policia: Autobusi i aktivistëve të AK-së humbi kontrollin. Shoferi: Në rrëzuan qëllimisht

17 Qershor 2012, 10:02Politika TEMA

Policia e Elbasanit ka dalë në përfundimin se aksidenti i ndodhur dje në Qafë Kërrabë, ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferit të autobusit.

“Drejtuesi Mit’hat Biçaku pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga. Ekspertiza e deritanishme është rezultat paraprak”, bëri të ditur Policia e Elbasanit.

Por, drejtuesi i mjetit Mit’hat Biçaku deklaroi për “GSH” se një makinë e detyroi të dilte nga rruga, pasi e kishte goditur dy herë qëllimisht autobusin.

“Një makinë tip fuoristradë me goditi dy herë në anën e pasagjerit. Nuk mbaj mend ngjyrën apo targën, pasi kam tentuar të shmangem greminës dhe të shpëtoj pasagjerët…”- deklaroi Biçaku.

“Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek “Qershitë”. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës”, -është shprehur shoferi.

“Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. Pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek “Qershitë”. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës”, -është shprehur shoferi.

17 komente në “Policia: Autobusi i aktivistëve të AK-së humbi kontrollin. Shoferi: Në rrëzuan qëllimisht”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Mirmengjes TemA! Ju uroj nje te diele te kendshme me sa me pak pune!
    E niset me tritol, po kaluat ne gabime copy/paste. Dy here paragrafi i deshmise se shoferit:
    “Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. Pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek “Qershitë”. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës”, -është shprehur shoferi.”

    dhe ne krye shkruani Ne kur ne fakt duhet Me rrezuan qellimisht!
    P.S. Nuk e shoh te nevojshme te botohet ky koment pasi nuk i vlen kerkujt tjeter.
    Me respekt
    Tironsi “ZZ”

    1. albania says:

      Qenke nje koqe to ose ben vete

    2. Fatmir97 says:

      ”Në rrëzuan qëllimisht” – Më rrëzuan qëllimisht” ose ”Na rrëzuan qëllimisht” – Polici leshi, si gjithmonë. Po këta të AKZ, kur po shikonin, që po goditeshin 2 herë,… me tel. nuk e bënin dot 1 foto ose video!!!

  2. Vlora says:

    sa qesharake qe behet kjo lloj policie.

    ok. o polici e berishes,,, humbi kontrollin ,,,po gjeni arsyen perse e humbi kontrollin mbi autobuzin.

    gjeni makinen qe e beri te humbe kontrollin.

    1. gallata says:

      Po ne kur “do ta humbim kontrollin” e t’i zeme me shkelma prapanices keta qe po na shtyjne te humbim kontrollin ?!

  3. Disho nekrofili says:

    Po deshmite e pasagjerve nuk i mori parasysh kjo policia!

  4. Besimi says:

    Kjo që thot shoferi zoti Mit’hat Biçaku eshte alarmante po te jete e vertet.

  5. gentian says:

    Ne qoftese me te vertet eshte goditur dy here nga nji foristrad eshte shume e lehte te vertetohet sepse nga goditja eshte e pa shmangshte te mos ngelin shenjat e bojes se makines tjeter,dhe nji moment tjeter qe te ben te dyshosh eshte po ta shifesh ne vidje vendin e ngjarjes autubuzi po udhetonte nga krahu tjeter i humneres dhe ne ate rruge te ngushte eshte shumme e veshtire te parakolash le me te godasesht nji autobuz dhe te shpetosh vete pa rene jasht rruges, duke mare parasysh edhe madhesin e peshen e te dy automjeteve, prandaj nuk eshte e mire te spekullohet me ngjarje te tilla dhe ti perdoresh per perfitime politike, sepse ne keto raste duhet falenderuar vetem zotin qe perfundoj pa te lenduar rende dhe pa viktima……

  6. Treviso says:

    Kur flet Policia duhet me mbyllur veshet. Kur flet saliu duhet me fik televizorin, se me e ndigju eshte kohe e humbur.
    Kur qeveria e nje shteti eshte e deshtuar si do funksionoje policia?
    Polici + Drejtesi= Qeveri = zero.

  7. Stef Staku says:

    ANALIZE : Do jete nje gabim feminor nga ana e AK qe te prese zgjidhje nga policija e aq me keq nga gjykatat e Berishes e te OSBE -se. Ketu qendron dhe gabimi i Edi Rames priti qe 21.janari te zgjidhej nga OSBE.
    AK duhet te zgjidhe vete dhe te beje drejtesine vete. Praktikisht duhet te pregatiten edhe per akte te tjera akoma dhe me te renda nga diktatura e Berishes & OSBE !!

  8. dritani says:

    Po timonin nga e kishte ky shoferi?
    Nese e ka majtas me kete deklarate duhet futur ne burg!

  9. haskoduka says:

    O police te Berishes dhe Nishanit, e keni dhene mendimin pak si heret.
    Fjalen ne kete rast e kane ekspertet e policise per qarkullimin rrugor. Çota dhe ju nuk duhet te flisni pa folur ekspertet perkates. Ju identifikoni, kapni dhe ndaloni shoferin e fuoristrades që ishte pjese e aksidentit. Më e mira pune qe duhet te beni, HESHTNI, se flasin shefat per ju.

  10. Mallakastrioti says:

    …Nese behet Fjale qe ne Autobus te KETE Aktiviste te AK-se..Policia Shqipetare..duhet te hetoj per nje Atentat te pregatitur ne Radhe te pare..dhe jo te merret me Fjale Boshe..
    Apo te gjitha Aksidentet qe ndodhin ne Shqiperi jane per “Gabime Njerezore”…I vetmi vende ne Bote qe ka nje Ligje te tille..
    1-Per Gabime Njerezore…pra c´do Aksident qe ndodhe..qe le te Vdekur apo te Plagosur..cilesohet per “Gabime NJerezore”…C´fare Ligjevenesish qe kemi…
    Zoti i Ruajt Shqipot nga Aksidentet “Per Gabime Njerezore”….
    Por duket se Aksidenti eshte nje “Atentat” per te Hequr Qafe njerez te AK-se…ky eshte nje Presjon …ose nje Paralajmerim per Drejtuesit e AK-se…Uroj qe te mos kene “Gisht” Banditet e Sali Berishovivit…
    AK-ja ..jemi me Ju dhe jo me “Bushtrat” e Politikes si Nano..Meta..Berisha..dhe &Co…

  11. paskuqani says:

    Ky Tironsi ZZ qeka i policis ose deputet i PDs me duket,nuk meret me katastrofen por meret me artikullin.

  12. brukli says:

    ky qe plan i lapangjozave te berishes per mos i lene ata te shkojne ne kongres , se e shikon berisha qe po fundoset ,, i bej thirrje spahiut qe sa me pare te shikoje figuren e berishes per ta permbysur sa me pare kete qen , kriminel te vendit , e te mos meret me te tjeret , ne qofte se e do shqiperine , ama po te luftoje dhe ky per karige e ka davane e humbur se nuk ka per ta rezuar saliun

  13. SKENDER BEU I VJETER says:

    O GALLATE ,PSE BEN GALLATE ME FATKEQESINE E TE TJERVE? NE NUK DUHET TE HUMBASIM KONTROLLIN POR TE ARIJME QE TA FUTIM NEN KONTROLL KETE QEVERI BASTARDE DHE KRIMINELE.KJO ARIHET ME NDERGJEGJESIM PER TE VOTUAR FORCAT E PROGRESIT NE SHQIPERI SKA RENDESI PS APO ALEANCA KUQ E ZI.VOTONI PER NJEREZ TE PROGRESIT DHE MBRONI VOTEN JO DUKE PRITUER POR DUKE MOS LENE BASTARDET TE ORGANIZOJNE VJEDHJE.

  14. gentian says:

    Pse beheni kaq te trash o njerez apo nga urrejtja e madhe qe keni per saliun besoni cdo perradhe qe jau servirin, a ka njeri nga ju qe ma shpjegon kete ne qoftese autobuzi ishte ne korsi te vet si mundet qe nji foristrad ta godase nga krahu i pasagjerit sepse krahu i pasagjerit i bjen ne te djadhte ku eshte korsia e autobuzit,dhe po ta shikosh rrugen eshte shume e ngushte dhe po te kishte goditur fuoristrada nga krahu i shoferit di perfundonte vet ne humnere e jo autobuzi duke llogaritur peshen e dy automjeteve, prandaj mos u beni kaq budallenj sa te besoni perrallat e spahit qe deri dje ishte nenkryetari i sistemit me te korruptuar te shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje