Itali, gjendet i masakruar një 30- vjeçar shqiptar

23 Qershor 2012, 12:39Kronika TEMA

Një shtetas shqiptar raportohet se është gjetur i vdekur në Itali. Bëhet fjalë për një 30- vjeçar shqiptar, i cili është gjetur i pajetë mbrëmjen e së premtes në afërsi te portit të Bergamos, i ekzekutuar me disa goditje thike. Lajmin e raportojnë mediat italiane, sipas të cilave trupi i tij është gjetur pranë një lumi, nga një grua që banonte në afërsi të zonës, e cila sapo ka konstatuar trupin ka njoftuar policinë, raporton Ora News.

Trupi i viktimës kishte shenja goditjeje me thikë në pjesën e gjoksit. Policia mendon se fillimisht ai është vrarë dhe më pas është hedhur në këtë zonë për të humbur gjurmët. Policia ka nisur hetimet për motivet dhe autorin, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të shqiptarit.

4 komente në “Itali, gjendet i masakruar një 30- vjeçar shqiptar”

  1. Hunjte says:

    Me vjen keq se ish I ri. Po po kalove 20 hunj, njeri do te ngulet ne b…th

  2. labja says:

    nese ; nuk ka ende te dhena rreth identitetit te shqiptarit ju si e dini qe eshte shqiptar ?
    Aman o gazetar ,nese keni pak mend dhe pak humanizem , perdori penen ( tastjeren e kompjutrit) per gjera te verteta se na i bete mendjen corap me keto qe shkruani …………

  3. Jimy says:

    o tema sa per informacion,bergamo eshte qytet pa port,era e pare qe po degjoj porti i bergamos.shkruani lajmet mire

  4. Tokma says:

    Kontrolloni pak definicionin e fjalës ‘masakrim’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje