Shkon në polici për të denoncuar se ishte grabitur por ka përfunduar në pranga për disa akuza. 56 vjecari Kudret Kopo është paraqitur si inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë para një shtetasi në Vlorë duke e mashtruar atë dhe duke përfituar prej tij një shumë prej 5 000 eurosh.
Vetë 56 vjecari Kudret Kopo, banues në Tiranë është parqitur në policinë e Vlorës duke deklaruar se është Inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pretendim për të cilin dispononte një dokument, dhe se kishte ardhur në qytetin e Vlorës me qëllim që të takonte shtetasin me inicialet D. Z., të cilit i ka premtuar se me njohjet që kishte do ti mbyllte një cështje penale, angazhim për të cilin ka marrë fillimisht shumën prej 5000 euro, por më vonë nuk kanë rënë dakort dhe shtetasi D. Z., i ka marrë me dhunë lekët që i kishte dhënë dhe një sasi prej 1900 euro që ky shtetas kishte me vete.
Policia nisi hetimet në lidhje me këtë kallëzim, prej të c ilave rezultoi se 56 vjecari, Kudret Kopo, kishte bërë kallëzim të rremë duke përvetësuar titullin me qëllim mashtrimin e shtetasit D Z., për ti përfituar nga ai shumën prej 5 mijë euro. Pas këtij konstatimi policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 56 vjecarin për veprat penale “Mashtrim dhe Përvetsimi i titujve dhe detyrave shtetërore” si dhe dhe “Kallëzim i rremë”./shqiptarja.com
Te tan LSI-stat ne burg!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/gollum-berisha.html
hahahahahaaa, ca koqe kandari jane ca.
te pabese,pune korrakesh…..
Ore keto dhe mund te degjohen ,po ne elbasan ca ndodhin jane te papranueshme ,kishte dikush nje gjygj avokatia femer e mori ceshtjen per siper te klientit te tij ,i mori parapagesen qe eshte dhe nje pjese qe shkon ne shtet plus per avokatin,u njoh mire me ceshtjen ,po ne te njejten kohe po e njejta avocate bisedon me palen tjeter “paditesin” ,terhiqet nga ky klient shkon merr per siper dhe mbron palen kundershtuse hahaha duhen fut ne burg te gjithe keto plera duhet hequr lishenca dhe duhen fut ne burg; shikoni dhe kerkoni per gjykaten dhe gjygjet e bera ne elbasanit, keto gjera ndodhin per dite gjykata elbasanit eshte me e korruptuara dhe atje punohet sikur te jene nxenes te klases se 8-te biles jam i bindur qe ato do punoshin me mire !!!
Berisha do e paraqesé z. Kudret Kapo si kandidat té maxhorancés pér president.
Burré i zoti. Ja vlen qé Sala ta propozojé pér president.