“Një agronom tek Ministria e Jashtme dhe një i diplomuar për gjuhë të huaj, tek Ekonomia!”

23 Qershor 2012, 10:41Politika TEMA
“Një agronom tek Ministria e Jashtme dhe një i diplomuar

Ilir Meta ka vendosur që të ndryshojë të tre ministrat e tij ditën e djeshme. Përveç faktit që pavarësisht sukseseve apo dështimeve, LSI nuk i lëshon tre ministritë që ka marrë që në fillim, ajo që bën përshtypje është fakti se ai ka çuar ministra njerëz që nuk kanë lidhje me detyrën që do të kryejnë. Edmond Panariti, që do të shkojë tek Ministria e Jashtme është thjesht një agronom. Pra, një njeri që ka mbaruar studimet për bujqësi, do të përfaqësojë diplomacinë shqiptare. Paraardhësi i tij ndërkohë tek Ministria e Jashtme, Edmond Haxhinasto, edhe pse ka mbaruar studimet për gjuhë të huaj, është emëruar ministër Ekonomie. Kjo është denoncuar edhe nga deputeti socialist, Erion Braçe, që i cilëson si skandaloze këto lëvizje.

“Edmond Haxhinasto do të jetë ministër i Ekonomisë kombëtare!!!!! Haxhinasto i diplomuar në gjuhe të huaj as di dhe as kupton fare, fare nga ekonomia!

Mu ne mes të krizës ekonomike ky akt është i papërgjegjshëm dhe një tallje banale me hallet e shqiptarëve!!!

Edmond Panariti do të jetë ministër i Punëve të Jashtme! Panariti është agronom i lartë dhe gjithë jetën e tij ka punuar vetëm në fushën e bujqësisë! Së fundi ai ishte nënkryetar i Lulëzim Bashës për pastërtinë e gjizës, djathit, domateve dhe cilësinë e mishit në Tiranë!!!!!

Mu në mes të një krize të rëndë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ardhur nga refuzimi i pritshëm prej BE i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë edhe ky akt është i papërgjegjshëm dhe paralajmëron një izolim klasik!!!

Vangjeli Tavo do të jetë ministër i Shëndetësisë! Tavo, i diplomuar si mjek gjinekolog vijon të ushtrojë këtë profesion si mjek dhe pedagog. Me Kuvendin s’ka ndonjë lidhje. Në qeveri e dërgojnë për të paguar shërbimet e tij!

Ky është degradimi më i madh që ka pësuar qeveria e Berishës në 7 vitet e fundit.

Si u tha:

Vepro tani”, shprehet Braçe.

20 komente në ““Një agronom tek Ministria e Jashtme dhe një i diplomuar për gjuhë të huaj, tek Ekonomia!””

  1. Gerond Bisha says:

    Foto e gjetur bukur kjo: “Po ndajne torten e pushtetit!”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-eshte-lsi.html

    1. armand says:

      Nje agronom te ministria e jashtme na duhet per ti shpjeguar botes rezultatet qe kemi arritur ne kultivimin e hashashit.
      Mos u ankoni por reagoni.Me dergoni fjale nqfts vendosni te shkrepni ndonje pushke.Vete i 20-te jam gati te kthehem ne Shqiperi po jo per te protestuar si me 21 janar ne menyre paqesore.
      Kafshet largohen vetem me dhune.Njohin vetem gjuhen e forces.President mustaqja ja u tha perseri qe sulmet mbi institucionet s’kane per tu toleruar.Mos mendoni se me voten e 2013 do largoni horrat nga pushteti.
      Duhet t’ju kujtoj se kush ka ne dore fuqine ekonomike bene te veten edhe pushtetin politik.
      Populli s’mund te udhehiqet nga cicerimat e zogjve.E beme me 21 janar dhe rezultati ishte nje deshtim total.Deshtuam edhe ne syte e botes demokratike dhe i bindem ne paaftesine tone per tu shkeputur nga e kaluara komuniste.

  2. hajdar says:

    O POPULL O POPULL O POPUULL.Skam tjeter per te then,i thash te gjitha.DURONI.

  3. Vlora says:

    po kush do te veproje pa mire,te vdekurit?!

  4. Ton says:

    Edhe ne foto duke ngrene ky kafshe. Si eshte e mundur mos t’i beje dëm kolesteroli dhe te mbylle dhe hallet e shqiptareve?

    1. Thana says:

      KY KAFSHA I KA TE TERA: PJATE, TORTE, LUGE. GOJEN JA DIME. Kamare!
      KAFSHA TJETER KA PJATE E TORTE. LUGE JO. I DUHET MINISTRIJA. JA DHANE.

  5. korcari says:

    O braçe nuk di hagjinasto nga ekonomia thua?si nuk di ai i shiti të gjitha ilaçet ti thua nuk di?

  6. Latif Dreqi says:

    Keto jane dengla cka thote Brace..po pse Saliu nuk eshte mjek per ate pune? valle merr vesh Saliu nga ekonomia? apo ca me pak Edvini eshte piktor..O Brace nuk eshte ky problemi!!Se mos ata qe kane qene ministra te jashtem, e kane ndritur me pare..rri aman mos na hap barkun!

    1. Il pictore says:

      Mos na e shaj piktorin se mezi e kemi. Na duhet piktori sa te fitojme edhe 1 mandat tjeter ne 2013-ten, pastaj ne te semes vafte Erioni megjithe piktor

      1. dum-babsit says:

        shpellaret kane alergji nga arti, normale

  7. luli_shtino says:

    LSI vetem ata kater njerez ka dhe i riciklon pavaresisht se nuk jane mall i riciklueshem. Bejne punen per Ilirin dhe jo per vendin dhe mjafton. Jam e djathte dhe me vjen vertet keq per Sali Berishen qe ka hyre ne kete fare aleance dhe jam duke e vene shume ne dyshim voten time ne 2013 nese ky koalicion plehre vazhdon. Panariti ka punuar me OBSH ku njihet si nje vjedhes dietash dhe qylaxhi ne sherbimet qe bente. Nivel medioker dhe servil. Ndersa Haxhinasto thuthuqi ti fuse nje llape tjeter Arta Dades, ashtu te rrudhur sic e ka, dhe te vazhdoje me projektet ekonomike per Mona dhe Ilir kokelopen.

  8. geno says:

    Fotoja sipas meje ka kete kuptim te dukshem: Ilir Meta po gelltit pjaten e pare, Petrit Vasili, po i mban gati pjaten e dyte

  9. Cur says:

    Nje saktesim !
    Ai zoteria nuk eshte agronom por radiolog ne veterinari, dmth ne se ka thyer kemben qeni ai eshte qe i di mire se ku dhe si…

  10. askushi says:

    Mu ne mes të krizës ekonomike ky akt është i papërgjegjshëm dhe një tallje banale me hallet e shqiptarëve!!!
    Nuk kemi pranuar se ka krize,pushtetaret jane pasuruar,nuk i thone krize por HAJDUTERI.

  11. Cur says:

    Nuk kane faj keta jo, por ai kungulli, Edi Rama, qe beri gjith ate zallamahi dhe pastaj i vajti per darke ne Lalez the la te kuptohej se Iliri eshte i paster dhe jo ai me bllok.
    Tani,si parashikohet “moti” do thuash ti; nga era qe po fryn, mut ka per te renë…

  12. J.Tare says:

    poshte i. meta.
    I.meta nje der me dy kembe.Ti djegim gjithe pasurine ketij ajduti te pa ngopur,ta gjuajme me veze te kalbura dhe domate kudo qe shkel kemba e tij makiavelike.

  13. Agron Basha says:

    Po ju socialistet pretendoni te merni pushtetin dhe te na paraqitni kryeminister nje piktor, apo ska gje se dhe diktatori pa nje diplome ne xhep gjeti ku kishte nafte bile dhe ku fshihej grupi armiqesor qe pengonte naften te dilte ne siperfaqe qe merhumi te cante bllokaden.

    1. nastradini says:

      Degjo nastradinin o dallkauku me dipllome, Agron LULU Basha, me mire nje piktor me dipplome prej VERTETI si Edi Artisti, se ka fantazi per te parashikuar gjerat, sesa nje mafioz dallkauk me dipllome prej RUSHFETI si Ilir Mete Shalqini, apo nje mjek me dipllome nga SIGURIMI i Shtetit si Sali Komunisti, apo nje kapter i Enverit si Presidenti Jari-Bujari, qe na beri rezil me dipllomen FALLCO. A e di pse keshtu? A don ta mesosh si keshtu? Ta thote nastradini troc: Sepse Edi Rama nuk i ka duart te lyera me gjak njeriu si DEMONET e tu o dallkauk berishist.

  14. jurgeni says:

    edmondi u zotua kur u be nenkryetar i bashkise se nuk do ti linte punet e bashkise ne mes te mandatit , apo kete here eshte dicka tjeter ne mes , si duket rroga eshte me e mire ne qeveri . une ve bast se nenkryetarja e re e bashkise do te jete babysiteri i familjes erisa xhixho. sa fotozhenike do te jete trioja e stafit te bashkise , basha – tabaku – xhixho.

  15. mjerim says:

    Kan ngrene me dy duar dhe me duart e njeri tjetrit,perseri po i pangopur mbetet I. Meta – nga doli ky shejtan , demi qe i solli ketij vendi eshte i madh,turp po ska me njeri tani ….mjer ne o njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje