Momenti kur Baloteli shënon golin e dytë ndaj Gjermanisë ka mbetur në kujtesën e tifozëve. Pasi heq bluzën, në pah i del trupi i mbushur me muskuj. Por në sy ranë edhe tre shirita në ngjyrë bojëqielli.
Ka nga ata që e dinë se çfarë janë këto shirita, ndërkohë që shumë të tjerë nuk e dinë. Quhen shirita kinezio dhe çtensionojnë trupin, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe mendohet se lehtësojnë dhimbjet.
Edhe në vitin 2007 bota e mban mend kur Bekam hoqi bluzën dhe sipër belit kishte të tillë shirita, por në ngjyrë rozë.
Shiritat kinezio i ka shpikur japonezi Kenzo Kase. Shiritat përbëhen nga një pambuk i një cilësie shumë të lartë, i endur imët dhe vishen me një ngjitës akrilik të hollë. Ato ngjiten dhe shërbejnë si një lëkurë e dytë. Përveç të tjerave, shiritat ndihmojnë shumë frymëmarrjen dhe janë shumë elastike.
Mes epidermës dhe dermës, dy shtresat e para të lëkurës, ndodhen edhe sensorët e dhimbjes. Japonezi Kase mendonte se duke e ngritur pak shtresën e parë të lëkurës, gjaku do qarkullonte më mirë në zonat e prekura nga ndonjë dëmtim apo plagosje. Viti 1979 njihet zyrtarisht si viti i lindjes së kinezios. Vetë Kase thotë se këto shirita e kanë ndihmuar qenin e tij Chihuahua, kur u kafshua nga një qen më i madh.
Por a të ndihmojnë realisht?
Shumë sportistë thonë se janë ndjerë mirë me to. Kërkime shkencore të plota për këtë çështje nuk ka. Disa shkencëtarët neozelandezë bënë kërkime disa kohë më parë, por nuk ishin në gjendje të dilnin me një përfundim. Ata pranuan se ndikonte tek aktiviteti i muskujve, por nuk e dinin nëse ndikonte pozitivisht apo negativisht. Ka të tjerë që thonë se ka një efekt placebo, që do të thotë se psikologjikisht të duket se të ndihmojnë, por në fakt nuk e bëjnë diçka të tillë.
Fillimisht shiritat kishin ngjyrën e lëkurës, por një nxënëse i tha shpikësit se duken shumë të shëmtuara. Ai vendosi të ndryshojë dhe të ofrojë ngjyrat blu e rozë.
AIZBERGU.
C’do gje eshte nje aizberg,i shihim gjerave,objekteve,njerezve,pjesen qe duket nderkohe ato kane edhe pjeset qe s’duken.
A ja shohim njerezve acidin ADN? jo.
Ndaj edhe per ta flasim pa i njohur.
Sa i takon futbollit,specialistet me te mire te tij,nuk ti tregojne sekretet e nje futbollisti cilesor.Keto sekrete i kane per lojtaret e tyre,per kombin e tyre.Derisa kur ndeshen dy ekipe shoqerohen me flamuret kombetare,ketu krenaria kombetare eshte ne nivelet me te larta te nje lufte paqesore.Per pasoje kjo beteje o lufte paqesore ka pjset e pa dukshme te saj.
Futja kot,Baloteli eshte me PD.
baloteli eshte nje koqe kandari qe po i ben reklam shiritave sepse ku i dihet sa e ka marr cekun…
Razza della frusta.
Europei 2012, Balotelli: i cerotti sulla schiena ideati da un ventimigliese. C’è un po’ di Riviera ….nella brillante prestazione di Mario Balotelli agli Europei di calcio ; dopo il 2° goal infilato nella rete tedesca , il “bomber” togliendosi la maglia ha evidenziato un maxi-cerotto ideato dal fisioterapista intemelio Cosimo Bruno che a suo tempo mostrò al Tennis Club Bordighera (tramite computer) le applicazioni del medicamento ad alcuni campioni della “racchetta”. http://www.ventimiglia.biz/201206298543/Costume-e-Societ%C3%A0/europei-2012-balotelli-i-cerotti-sulla-schiena-ideati-da-un-ventimigliese.html
Me ose pa shirita, Balotelli i mbyllu gojen Gjermaneve, arrogances se tyre, mendjemadhesise, dhe sigurisht te gjithe atyre palacove racista gjermane perfshire edhe ca palo racista shqiptare.
Kapsikumi perdoret ne rastet e terheqjeve muskulore.
Balotelli duke punuar edhe per forcimin e musklatures se bustit,ka pesuar terheqje.