Regjia e UEFA-s manipuloi me lotët e tifozes gjermane (FOTO)

30 Qershor 2012, 11:39Lifestyle TEMA
Regjia e UEFA-s manipuloi me lotët e tifozes gjermane (FOTO)

Në fund të ndeshjes kundër Holandës, një gazetar e pyeti Joakim Lëv pse dukej aq i qetë në momentin kur i mori topin një djalosh që kujdeset për topat anash fushës. Lëv u habit. “Ajo ka ndodhur përpara ndeshjes,” tha ai. Por regjia e UEFA-s e kishte futur atë sekuencë në minutën e 22-të, kur ndeshja ishte në kulmin e tensionit, si për të treguar se Lëv ishte i çlirët.

Por nuk është mjaftuar me kaq regjia. Pas golit të Balotelit, shikuesit panë një tifoze gjermane, të cilës i rridhte një lot. Pati nga ata që u habitën se sa shpejt u mërzit ajo sepse ishte goli i parë. Por siç shkruajnë mediat gjermane, skena ka ndodhur vetëm gjatë momentit të himnit. Vajza i kishin rrjedhur lot se ishte prekur, jo nga zhgënjimi.

Po ashtu regjia e UEFA-s është nën akuzë se ka fshehur shumë momente pikante nëpër ndeshje. Asnjë televizion që transmeton ndeshjet nuk ka akses tek regjia qendrore.

6 komente në “Regjia e UEFA-s manipuloi me lotët e tifozes gjermane (FOTO)”

  1. *king says:

    Keto jan cudirat (rrenat)e gazetes Tema se kjo fotoja e dyt nuk esht ne ndeshjen me italin, po asht ne ndeshjen tjeter ku Lev i rrembeu topin atij djalit dhe ja dha prap,Ska gje se cdo kjo gazet tregon nivelin e vet edhe femijeve ju duket pa vler

    1. Toni says:

      Kingo ti mire qe nuk di te shkruash, ti nuk di as te lexosh. ne cilen pjese te artikullit eshte shkruar qe kjo fotoja e dyte eshte bere ne ndeshjen me Italine? Ti qenke nje trap.

      1. Ben Chicago says:

        po ja ritim vlerat duke u mare me nje cope idiot

  2. artiles says:

    E thote ne fillim o King, qe fotua e Lev ishte ne ndeshjen me Hollanden.
    Per foton e pare thote qe ishte e ndeshjes me Italin, por jo ne momentin e golit, por te luajtjes se himint Gjerman!!!

  3. england says:

    O i “shemtuar” ik e futi ndonje dore fara lule dielli!
    ne mos je Fahriu i dy 5-save,do jesh ndonjeri nga i Frangajve
    po si mor palle nuk bere nje koment ku te japesh nje opinion tendin!

  4. ermalix says:

    om Kingo…o qorri! hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje