Një test i vërtetë për gjenitë apo një humbje gjigande e kohës? E vendosni ju, nëse merrni përsipër të zgjidhni Sudoku-n më të vështirë të të gjitha kohërave.
Të paktën kështu pretendon matematikani finlandez, Arto Inkala, që thotë se ka krijuar një Sudoku që ka vetëm një zgjidhje.
Sudoku është një lojë shumë popullore prej së paku dhjetë vitesh. Shumë gazeta në botë kanë Sudoku, të cilët i rendisin sipas shkallës së vështirësisë nga një deri në pesë, që është më i vështiri. Finlandezi Inkala thotë se shkalla e vështirësisë tek Sudoku i tij është 11.
Loja konsiston në plotësimin e çdo kolone me numra nga një deri në nëntë si horizontalisht, edhe vertikalisht. Numrat nuk duhen përsëritur tek një kolonë.
Nëse keni nerva, provoni ta zgjidhni këtë Sudoku.
Dhe nëse nuk keni, keni më poshtë edhe… zgjidhjen.
http://www.dailymail.co.uk/news/article-2166687/Worlds-hardest-Sudoku-answer.html
Ja fusin kot, Suduku me i veshtire ne bote eshte ai i vicidollit me emrin Sali sunxhuku
Ta zgjidh Net perralltari … biule i fut edhe nje bejte me pergjigjen brenda !