Kryebashkiaku thotë se ka një ndjesi paniku tani që i iku nënkryetari Edmond Panariti. Kurse ky i fundit i befason të gjithë kur thotë se sa shumë ka punuar si nënkryetar Bashkie për të mbrojtur Parkun e Liqenit
Sot paradite në Zyrën e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit e katër anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave, përkatësisht e zotit Edmond Haxhinasto, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, zotit Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme, zotit Flamur Noka, si Ministër i Brendshëm dhe zotit Vangjel Tavo, si Ministër i Shëndetësisë.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, Ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u shprehu urimet më të mira dhe suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.
Presidenti Bamir Topi pati probleme në këmbë, pasi e kishte vrarë atë, ndaj ceremonia u zhvillua në zyrën e tij. Kjo ceremoni ishte shtyrë për shkak të këtij problemi shëndetësor.
Por ndërkohë ministrat e larguar janë përshëndetur me stafet e tyre. Kurse Edmond Panariti, që mori postin e ministrit të Jashtëm, u përshëndet me drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, ku mbante postin e nënkryetarit. Në fjalën e tij, Lulzim Basha tha se ka një ndjesi paniku tani që po i ikën Panariti.
“Sigurisht që bashkë me gëzimin janë ato momentet e përziera, vjen edhe një ndjesi keqardhjeje, në momentin e parë për mua (pse jo edhe paniku), për largimin në këtë moment kyç të këtij drejtuesi kyç, iniciues dhe vënës në jetë i reformave e ndonëse puna e re do ta çojë me seli jo larg prej këtej por në udhëtime të shpeshta jashtë vendit, siç kemi rënë edhe dakord sot pas betimit tek Presidenti, disa prej projekteve, shpresoj se nuk do u mungojë këshilla dhe vëmendja e Ministrit tonë të ri të Jashtëm”, tha Basha.
Në njoftimin e Bashkisë thuhet se Panariti e ka quajtur një punë të madhe në këto ditë si nënkryetar Bashkie përpjekjen që Parku i Liqenit të marrë një status të mbrojtur.
“Në një kohë rekord kemi arritur objektiva që ishin të paimagjinueshme në fillim, kemi ngritur një institucion të ri, Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit por pa dyshim kemi avancuar edhe procese të tjera të rëndësishme, reforma të rëndësishme që kanë të bëjnë me çështjen e tregjeve, me çështjen e reformimit në sistemin funeral por edhe pasioni im, përkushtimi im për çështjen e Parkut të Liqenit Artificial,” tha Panariti.
Nuk e dimë ku qenka përkushtuar kaq shumë Panariti për Parkun që po rrënohet nga Bashkia në mënyrë barbare?
ky panik LULZIMEN do e ndjek tere jeten e tije
Ky plehra, me ate kunatin e vet, e bene Tiranen pacavure. Nuk shihet me sy! Vjedhin nga te mundet, por te pakten te bejne gjera te hajrit!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/kunati-i-shokut-xhelul.html
ironia e fatit!!!Jam nje frekuentues i perditshem i rruges pedonale te bere nga edi rama buze liqenit artificial.Para tre javesh shkon Panariti dhe me nje buldozier prish pak mur rrethues te kafes se pare dhe fushen e tenisit pak metra larg amfiteatrit veror.Jo me vone se 4 dite nga aksioni, te gjitha prishjet u bene si me pare.Ky eshte ish nen/kryetari i bashkise dhe ministri i jashtem.
Nuk besoj se ja vlen te shkruhet me doemos zoti x apo zoti y. E dime te gjithe se sa zoterinj jane keta ministra. Shpresoj te quhen me emra dhe pastaj mbrapa i zoti apo i pazoti
ANALIZE : Jepi z. Topi plotso te gjitha si ushtari Shvejk ne sherbim te Sali Berishes.
Pastaj do e kalosh ne opozite Brishen nepermjet votes se Ristankes !! Ha. Ha Ha ….
Me psilleqet qe ke bere ti o lulash, me panik ne zemer do vdesesh. Nuk do kalojne per qiell zullumet o domate.
Paniku…. ha ha ha, eshte nje ndjenje e justifikueshme ne pozicionin e Lules
“Me doren mbi Kushtetuten bene betimin” por kane nje pyetje te perbashket: “cfare eshte kjo Kushteuta??”
Eshte piketuar Monika per nenkryetare bashkie.
Sa keq me vjen qe nuk i njifni as gjysmen e personalitetit qe ata kane dhe qe me bindje quhen zoterinj burra. Po ta analizoni mire fjaline atehere do ta kuptoni menyren e te shprehurit te kryetari te Bashkise.
eta dy burrat ne foto e njohin dhe e dijne mire se sa vlen ky burre si specialsit veterinarie e leje me si minister i jashtem,,,,,,peshtyme nga goja i del nga dijet e teperta!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Tiku – meqe une nuk di holandisht,pa ma perkthe nje cike te lutem : Cfare do te thote ky lulka me siper???
me keqardhje por nje gja ashte e sigurt,kurr ska me kene vendi qe aspirojme e kerkojme,derisa ne vend te librit te kushtetutes te jete BIBLA.per interesa te vendit,te shoqerise ku duam te aderojme,per te ardhmen e vendit ka ardhe koha ta pranojme te gjithe.mos harrojme se per interesa shume ma te vogla e primitive ju nderru faqja atij vend. Por pervec kesaj kerkohet qe edhe liderat ti zgjedhim ne baze merite.thank you
pse duhet marre per negativitet ky lajme duhet cdo kush te kete bashkepunetor ne pune o qytetare qe shkruani ku e gjeni gjith kete mllef a mund ta di??
me pelqen mendimi i shkodranit por duhet ditur qe cdo gje ne kete instikucion (Bashkia)jane zgjedhur njerez me merita ateher nuk ka vend per fjal te teperta
Lum ne cfare bashkeatdhetar bashkeqytetare kemi, jemi….
Antipatrea- ne radhe te pare shkrimi eshte ne shqip dhe jo ne holandisht dhe nuk paguhem ekstra per perkthime, por duket qarte qe e ke problemin me veten tende perderisa nuk arrin qe ta marresh vesh dhe jo me kuptimin e cka eshte thene me lart.
sa keq per disa samire per disa te tjere rendesi ka qe tja zer vendin nje me i mire e luli prap do ket bashkepunim