Një autobus me turistë shqiptarë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Greqi.
Sipas informacioneve, autobusi ishte nisur nga qyteti Halkidiki i Greqisë dhe po kthehej në Shqipëri, ndërsa ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Selanik-Neon Mudanion, raporton Ora News.
Sipas policisë greke, në autobus ndodheshin 7 persona, duke përfshirë edhe shoferin, të gjithë shqiptarë, por fatmirësisht asnjëri prej udhëtarëve nuk ka mbetur i lënduar.
Ende nuk ka të dhëna të plota për shkaqet e zjarrit, por nga hetimet paraprake mësohet se shkak mund të jetë bërë një qark i shkurtër elektrik.
turist shqiptar apo refugjat shqiptar se spo e marim vesh.pse ka dhe turist shqiptar ne greqi se une e di qe turistet shqiptar i bejn pushimet ne turqi e mal te zi.
Murin ne kufirin me Greqine nese eshte e mundur.Shqiptar mos shkoni si turiste ne Greqi,hiqni leket nga Bankat greke,mos bleni mallra greke,mos beni tregti me Greqine,bojkotoni gjithshka greke.
Hallexhij harrojeni Greqine,mundohuni te gjeni nje pune ne perendim,atje ku rrespektohet njeriu dhe femijet tuaj kan te garantuar nje te ardhme.
Greqia eshte rruga me e afert per shqiptaret hallexhij,por fatkqsisht,fatkeqesisht kjo rruge qe te çon ne jug ka qene me shume zhgenjim per shqiptaret se sa nje lehtesim per jeten e tyre,prandaj syte nga veriu.