PD ndërron mendje, 4 vjet më pas emëron Artan Zenelin në Gjykatën e Lartë

23 Korrik 2012, 16:30Kronika TEMA
PD ndërron mendje, 4 vjet më pas emëron Artan Zenelin në

Komisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e gjyqtarit Artan Zenelit për anëtar të Gjykatës së Lartë. Ndonëse opozita zgjodhi të abstenonte, i vetmi nga mazhoranca që doli kundër këtij propozimi ishte ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.

Por, përkundër këtyre deklarimeve, kreu i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmaili u tha se rrëzimi i kandidaturave katër vjet më parë nuk u bë për emrat konkretë, por për procedurën e përdorur nga presidenti.

Kandidatura e Zenelitit u refuzua nga PD katër vjet më parë, pasi sipas saj nuk plotësonte kriteret dhe se z.Topi nuk ishte konsultuar me parlamentin për përzgjedhjen e këtij emri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje