Dy vrasje për hakmarrje dhe dy akuza të forta ndaj shtetit

6 Korrik 2012, 10:41Kronika TEMA

Vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje po tronditin së fundmi Shqipërinë e drobitur, ndërkohë që për dy prej tyre vijnë akuza të forta për neglizhencën e shtetit.

Të premten e shkuar u vranë dy vëllezër në Pukë, për një konflikt që mund të ishte zgjidhur me kohë. Vëllai i vogël i dy viktimave, Bardhok Markaj, duke folur për GSH, akuzon policinë se nuk ka bërë asgjë për të shuar konfliktin me fisin Përmarkaj, edhe pse ishin në dijeni. Por shefi i komisariatit, Ritvan Bushati, thotë se policia i ka kryer veprimet e saj, duke ia dërguar prokurorisë çështjen, por ka qenë ajo e fundit që ka vendosur të mos fillojë procedimin.

Ndërkohë, një tjetër vrasje tronditi Tiranën më 27 qershor. Bledar Balliu u ekzekutua në mënyrë mafioze, ndërkohë që vrasësit nuk janë kapur ende.

Por nëna e fierakut Bledar Balliu, Maria, duke folur për gazetën Shqip, thotë se shteti me paaftësinë e tij bëri që ata të bëhen hasm me familjen e Aleksandër Koliçit.

Si është historia?

Aleksandër Koliçi u ekzekutua thuajse në atë vend që ishte vrarë edhe Bledar Balliu. Të dy ishin arrestuar e dënuar në kuadër të një operacioni të fuqishëm anti- drogë. Pas vrasjes së Koliçit, policia arrestoi Balliun për këtë vrasje, por më pas e la të lirë. Tani nëna e Bledarit thotë se policia me paaftësinë e saj, arrestoi Bledarin për vrasjen e Koliçit, duke i vënë kështu damkën si vrasës, edhe pse ai nuk kishte pse e vriste Koliçin. Balliu u lirua nga akuzat pwr vrasjen e Koliccit, por pas pak kohësh u ekzekutua. Nëna e Balliut thotë se dy familjet kanë qenë fqinje dhe miq të mirë. Edhe Bledari e Aleksandri kanë qenë shokë. Por tani janë në hasmëri. Maria thotë se Bledari nuk kishte pse e vriste Aleksandrin dhe më pas të qëndronte në Tiranë me duar në xhepa.

1 komente në “Dy vrasje për hakmarrje dhe dy akuza të forta ndaj shtetit”

  1. albana says:

    Eshte shume e dhimbeshe kjo qe ndodh.
    Ne kemi nje polici te paafte dhe shefat e saj bashkepunetore te politikes. Eshte paaftesia e saj shkaku i vrasjeve te vellezerve Marku ne Puke. Por rasti i te ndjereve Aleksander dhe Bledar eshte e lidhur me paaftesine, por edhe me sjelljen politike te shefave te larte te policise, te cilet urdherojne arrestime te paligjshme dhe bejne deklarata qe nxitin krimin.
    Jo vetem si nene, por edhe si qytetare e kuptoj dhe i jap plotesisht te drejte nene se Blerdar Balliut. Shefat e larte te policise per te ruajtur fytyren e shemtuar te qeverisjes “i gjejne” menjehere autoret e ngjarjeve te renda dhe, kur kane mundesite, i arrestojne. Kur nuk i kane mundesite i pergojejne dhe pergojosja perhapet me ndihmen e mediave, qe jane aq ta papergjegjshme se edhe shefat e policise.
    Per keto arsye mendoj se, ne te dy rastet, dora e shtetit nuk fshihet dot.
    I ngushelloj nenat e viktimave te krimeve qe permenden ne kete shkrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje