Vrasja e fëmijës 9-vjeçar në Mamurras, arrestohet autori i dytë

4 Korrik 2012, 10:46Kronika TEMA

Policia e Kurbinit ka mundur që të arrestojë të dyshuarin e dytë si autor të vrasjes së fëmijës 9-vjeçar në Mamurras, një muaj më parë.

Altin Shkreta, 32-vjeç, është arrestuar në aksin Fushë Krujë-Milot, teksa udhëtonte me një automjet.

Ai akuzohet se bashkë me vëllanë e tij, Alban Shkreta, që u arrestua pas krimit, vranë më 5 qershor 9-vjeçarin Indrit Llanaj, ndërsa plagosën edhe xhaxhain e tij, Muharrem Llanaj, që ishte edhe objektivi kryesor i tyre.

Sipas hetimeve të policisë, Muharrem Llanaj dhe vëllai i tij kishin rrahur barbarisht dy vëllezërit Shkreta para krimit dhe për këtë arsye këta të fundit kishin vendosur që të hakmerreshin.

2 komente në “Vrasja e fëmijës 9-vjeçar në Mamurras, arrestohet autori i dytë”

  1. E paska bere nje pune Policia sot. Duhet pergezuar.

    1. flamurtari says:

      jane trima te medhenj keta qellojne mbi makina ne ecje e siper se skane bythe te qellojne balle per balle dhe marrin ne qafe dhe femijet te jem une i shkoj ne sater te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje