Vrasja e dy vëllezërve, dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili

4 Korrik 2012, 12:58Kronika TEMA

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Admir Tafilin, që akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi në vitin 2011.

Tafili akuzohet për vrasjen e dyfishtë të Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç, që ndodhi më 18 mars në fshatin Grudë e Re, të komunës Rrethina.

Dy vëllezërit e ish shefit të krimeve të rënda në Shkoder, Prel Pjetrushi, u qëlluan me breshëri armësh dhe mbetën të vdekur në një pritë të organizuar në rrugën kryesore të fshatit.

Në mars të 2011, Admir Tafili u arratis nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje dhe kreu vrasjen e dy vëllezërve si hakmarrje ndaj vrasjes së babait.

5 komente në “Vrasja e dy vëllezërve, dënohet me burgim të përjetshëm Admir Tafili”

  1. Maqorri says:

    me mire do ishte ta helmonin.

  2. loni says:

    nqs te kane vrare babane dhe drejtesi nuk kishte marre masa kundrej ketyre dy vellezerve ish shefa krimesh,,mire ja ke bere edhe ti qi i zhduke nga faqa e dheut,,le te qaje edhe njehere mamaja e atyre dy viktimave qe ta kuptoje sesa e veshtire eshte kur te iken njeriu jote..mire ja bere..

    1. Rolex says:

      Vetem kafshe ose shpellare si Loni mund te shprehen keshtu. More analfabet po me vellezerit cfare Pune ke?

  3. FAJINE KA DREJTESIA SHQIPTARE QE ESHTE E KORRUPTUAR

  4. dinjiteti says:

    loni trim i papare,po sa ke keputur o loni lum kush te ka o loni te na rruash more loni..hajvan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje