Kapet në Greqi gomonia me 833 kg drogë, vinte nga Shqipëria

23 Korrik 2012, 10:05Kronika TEMA

Një gomone, e cila dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria me 833 kg hashash në bord, është sekuestruar mbrëmë nga policia greke.

Gomonia “Evangelistria” me një gjatësi rreth 12 metra, me 2 motorë me nga 350 kuaj fuqi secili është kapur si rezultat i bashkëpunimit të policive të tre shteteve, përkatësisht asaj shqiptare, greke dhe italiane, raporton Ora News.

Sipas policisë greke, droga ishte e ndarë në 585 pako, ndërsa është identifikuar edhe pronari i skafit dhe po vijojnë kërkimet për dy skafistët që po transportonin lëndën narkotike. Sipas informacioneve, pronari i gomones është një shtetas grek që ndodhet në burg për trafik droge, ndërsa dyshohet se skafistët janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal droge greko-shqiptar.

Nga të dhënat e para mësohet se gomonia me lëndën narkotike dyshohet se është nisur nga gjiri i Lukovës në Sarandë dhe nëpërmjet Kanalit të Korfuzit po dërgohej në ishullin Qefalonia, për tu hedhur më pas në treg.  Mjeti lundrues u konstatua nga policia shqiptare, e cila ka njoftuar autoritetet policore italiane dhe greke. Policia greke është vënë në ndjekje të saj, por dy drejtuesit e gomones nuk i janë bindur urdhrave për të ndaluar. Ndjekja e gomones ka nisur nga jugu i Korfuzit, në ujërat midis ishullit Itaka e Qefalonia. Me të mbërritur në gjirin e Itakës, dy personat që drejtonin gomonen e kanë braktisur atë dhe janë arratisur me këmbë në ishull.

Trafikantët kanë mundur të hedhin një sasi të konsideruar të drogës së paketuar në det, dhe sipas autoriteteve greke sasia e saj shkon në 833 kg. Ndërkohë policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare po vijon operacionin për kapjen e dy trafikantëve.

5 komente në “Kapet në Greqi gomonia me 833 kg drogë, vinte nga Shqipëria”

  1. dok.prof. says:

    po pse nuk e lene kete kodosh gjethi te pasurohen shqiptaret…………..

  2. Urim Meka says:

    Ne vemendje te Mero Bazes:
    Shqiperia qe ka nje zhvillim (pasurim) te madh nuk kuptohet mire nga Banka Boterore Reaksionare e cila te ardhurat per capita per vendin tone per vitin 2013 e ka kaluar nga kategoria 3 (Upper-Middle Income Countries (earnings of $4,036 to $12,475) ne kategorine 2 (Lower-Middle Income Countries (earnings of $1026 to $4,035).
    Each July, the World Bank updates country classification (category) based on the previous year’s data. ???? membership dues are based upon each country’s Gross National Income (GNI) per capita as grouped and determined by the World Bank. Accordingly, the dues structure for ???? Membership has been updated and this information has been posted on the ???? website.
    As of July 1, 2012 Albania has moved from a category 3 country to a category 2 country. This does not have an effect on the membership dues that you have paid for the current period; however, it will affect your dues amount for the period of May 1, 2013 – April 30, 2014 and your membership dues will change from US $800.00 annually to US $500.00 annually, barring any other amendments to the Dues Structure. This will be reflected on your next invoice.

    ???? Membership Dues (in U.S. Dollars)
    In an effort to assess membership dues for ???? using an equitable foundation, the following structure has been implemented based upon each country’s 2011 Gross National Income (GNI) per capita*, as grouped and determined by the World Bank.
    A complete listing of countries can be found below and also at:
    http://www.worldbank.org/data/countryclass/countryclass.html
    Category 4 = High Income Countries (earnings of $12,476 or more)
    Category 3 = Upper-Middle Income Countries (earnings of $4,036 to $12,475)
    Category 2 = Lower-Middle Income Countries (earnings of $1026 to $4,035)
    Category 1 = Low Income Countries (earnings of $1025 or less)

  3. Notari says:

    Greket kane 20 e ca vjet qe na shesin ushime te skaduara kancerogjene, kurse nga Shqiperia u kap 1 gomone me ilace per heqje stresi, me rastin e Krizes Ekonomike.

    1. skifteri says:

      o notari, ndoshta te tilla ilaçe perdor ti, po leri pordhet e mos e mer si justifikim punen e ilaçeve se nuk fiton gje as ti as un po vetem kto kriminelat qe na e nxoren bojen dhe neper bote

      1. DuaPune says:

        Me mire nje cigare hashash sesa nje cigare duhan, apo gote rakie.
        Po sa shume paskan prodhuar ia boft Zoti hallall?!?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje