Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në plazhin e Velipojës, teksa një fëmijë 9-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas burimeve të policisë, fëmija me inicialet R.GJ është goditur nga çadra e plazhit ku po qëndronte, e cila është shkëputur nga vendi si pasojë e erës së fortë.
Fëmija është dërguar menjëherë në spital, pasi është goditur në kokë, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ai gjendej për pushime së bashku me familjen e tij.
shpreh keq ardhjen per femijen dhe familjen..po qe se ka PAGUAR çadren familja te kerkoje demSHPERBLIMIN padronit te çadrave.. heren TJETER TE shikojme se si do ti vendosin çadret.
Fatalitet.Ngushellime familjes.
Ngushellimet me te sinqerta familjes.!
E tmerrshme…..Ngushellime familjareve te vogelusht te pafajshem…
Nuk ka vlere dami,por fitimi.Nqs cadra ishte private,pra e familjes,atehere asht rreziku i familjes.Nqs cadra ishte e biznesit privat,qe ka licensu bregun per fitime,atehere duhet te paguaj demshperblim,sic fiton.Kryesorja dhe ma e dhimbeshmja asht nje jete e humbun. Ngushellime familjes,asht e dhimbeshme dhe pikellim njerzor
Cfar demshperblimi…, po kush ta shperblen jeten… ka qene thjesht Fatalitet ? ngushullime familjes.., u prefsh ne paqe o zemer e vogel…