300 emigrantë dhe të diplomuar jashtë vendit bashkohen me Aleancën KuqeZi. Spahiu: Ju jeni gjysma e mohuar

25 Korrik 2012, 12:33Politika TEMA

Aleanca KuqeZi ka promovuar sot afro 300 emigrantë dhe studentë të sapodiplomuar, që janë kthyer për t’iu bashkangjitur Aleancës Kuq e Zi. Studentë, intelektualë, profesionistë, të cilët prej vitesh kanë studiuar, diplomuar, punuar apo jetuar në të gjithë botën, u përfshinë sot në strukturat e Aleancës KuqeZi duke u kthyer përfundimisht në atdhe.

Aleanca KuqeZi vendosi politikisht që një kuotim në qeverisjen e tyre nëse do vijnë në pushtet, do i rezervohet të gjithë shqiptarëve që kanë studiuar, diplomuar dhe jetuar jashtë Shqipërisë.

“Aleanca KuqeZi deklaron që ashtu si Bosnja apo Kroacia e pas komunizmit edhe ne shqiptarët duhet të vendosim në qeverinë tonë disa ministra apo drejtues të administratës publike nga diaspora,” theksoi Sekretari për Diasporën, Asllan Musta.

Në takim mori pjesë edhe kreu i Aleancës KuqeZi, i cili theksoi: “Prej 22 vjetësh socialistët dhe demokratët ju premtuan, por sërish ju mashtruan. Ju jeni gjysma e popullit të mohuar në çdo të drejtë kushtetuese nga një qeveri, e cila qeveris pa vota plebishitare, po me 20% të elektoratit. Ju që ndërtoni Londrën, Romën, Gjenevën, Brukselin, Berlinin dhe qindra qytete në botë sot i bashkangjiteni një projekti të një Shqipërie tjetër.”

Spahiu uroi 300 emigrantët e anëtarësuar në Aleancën KuqeZi duke nënvizuar: “Mirësevini në lëvizjen mbarëkombëtare, të cilën shqiptarët e kanë pritur për një shekull, mirësevini në llogoren e luftës kundër mafies bardheblu, mirësevini në frontin e bashkimit kombëtar, mirësevini në kantierin e ribërjes së Shqipërisë natyrale nga Mitrovica në Prevezë, Shqipëria po pret bijtë e saj që kthehen ashtu si një shekull më parë kur heronjtë e këtij kombit fituan pavarësinë, por nuk arritën të ndërtonin një shtet të plotë, sovran, etnik, natyral dhe ligjor.”

“Ju jeni trashëgimtarët për ta çliruar Shqipërinë nga vargonjtë e krimit, korrupsionit, tradhtisë, vasalitetit, mjerimit, varfërisë, ndarjes dhe poshtërimit kombëtar. Mirësevinë në Shqipërinë, e cila ju pret ta ç’ngjyrosni nga ngjyrat bardheblu të mallkimit 22 vjecar dhe ta vishni atë kuq e zi, ashtu si nënës Shqipëri i ka hije. Është koha që ne të tregojmë se jemi të aftë të bashkohemi,” përfundoi fjalën e tij lideri i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

 

42 komente në “300 emigrantë dhe të diplomuar jashtë vendit bashkohen me Aleancën KuqeZi. Spahiu: Ju jeni gjysma e mohuar”

  1. shqiptar says:

    PS dhe PD i mashtroj serish te gjithe emigrantet. Mire Berisha por edhe Rama doli tradhetar i ceshtjes emigrantve. e tmershme edhe irakenet, italianet apo Kosovaret votojne ndersa ne Jo. Te behemi te gjithe me familjet tona kunder PD dhe PS.

    1. Rama-Berisha largohu says:

      Sa i pabes eshte edhe ky edi rama. si nuk pati turp qe vajti ne selanik dhe premtoj emigranteve dhe me pas dy ditesh votoj Kodin elektoral pa i njohur emigranteve voten. Une nuk votoj me PS.

      1. edi says:

        Eshe une dua te kthehem dhe ti bashkohem Aleances Kuq e Zi. Si mund te antarsohemi? ta rezojme sali diktatorin. Duhet me u bashku rreth kuq e zinjve

      2. Shkelzeni says:

        Jeni idhull per ju djemt e Aleances Kuq e Zi. go go go go

        1. enesi says:

          Oh c’ja bejn mire keta te aleances kuq e zi qe i bin kokes edhe demokratve edhe socialisteve. Ma shtojne humorin keta socialistet qe nxehen kur ju permend tradhetite dhe paaftesite e edi rames dhe leshimet qe i bejn Berishes. Vazhdoni dhe mos i kurseni keta pervers

      3. qako bothri says:

        O Edo. Shko bashkohu me AKZ se ti i duhesh atyne. Merr leje dy jave nga puna se nuk do te shkoj me gjate se dy jave udhetimi ne Shqipni. Serbi e ka fajin. Shyqyr qe kemi kte legenin Spahiun ta rregulloj Shqypnine.

        1. Aleksander says:

          Po o i verber te gjithe do te kthehemi si keta e do ta bejme ate vend te mjere, qe ju mjeranet qe jetoni aty me ne fund te dilni nga erresira e burgosjes gati 70 vjeçare,e te kuptoni se jetohet edhe ndryshe,shume e shume me mire .

    2. anti - grek says:

      Aleanca Kuq e Zi eshte e vetmja opozite qe ka ngel atje ne Shqiperi. Te gjithe te tjeret i bleu Berisha. I shiti socialistet dhe pushtetin Rama serish duke e leshuar ne tavolin psuhtetin edhe 4 vjet berishes

      1. SOCIALIST=GREK says:

        Vetem keta kuq e zi mund ta shkulin sali plehren nga pushteti. sa te paftyre socialistet qe edhe premtuan voten e emigranteve por edhe tradhetuan

    3. Raimondi says:

      Bravo aleanca ! Bravo emigrantet ! Edhe una sapo te vij aty do regjistrohem te alenca ku q e zi . Hec Kreshnik mos u ndal . Ne te gjithe jemi me ty,se ceshtja jote eshte ceshtja jone, e gjakut tone arberor, e shpirtit tone kombetar,e historise sone te mundimshme ,por heroike e te lavdishme. Absolutisht alenca shpreh aspiratat e cdo shqiptari qe ka zemer shqipetare Kreshnik je Marathonomaku yne….. se duam qe ne 2013 te na sjellesh lajmin e fitores ,te na thuash se …..u c’thur “hordhi” e huaj………… Ndaj rend Kreshnik,go . Tregohu smart , i shkathet dhe dinak me ato dy kafshet karagjoze mitologjike qe ndersa trupin e kane shqiptar ,koken e kane greke

    4. anduela says:

      me falni, po kush eshte ky spahiu ,sepse nuk me kujtohet.Pa ofenduar njeri doja te thosha se njerezit e ndershem kane vdekur ,tani jane vetem maskarenjte.Nese ky njeri eshte keshtu si thuhet do regjistrohem edhe une ,e ne se jo do tja cjerrim fytyren.

    5. ani says:

      Nga e dini qe edhe Aleanca KuqeZi, nuk do beje po te njejten gje… Nje gje nuk po arrij te kuptoj , keta 300 jane emigrante apo te diplomuar jashte?
      Ku me jep garanci ti zoti spahi qe nuk me genjen edhe ti si pd apo ps-ja? apo fol fol se dicka do mbetet…

      Pale pale , sa shume punon me presence tende fizike mor burre….

      Nje prepozim kisha per Gazeten Tema, perse nuk hartoni apo formuloni profile to politikane te ndryshem si te PD /PS ose ku di une meqe ra fjale munt ta filloni me kete zoterin ne fjale.. Eshte e vetmja menyre per ne qe nuk kemi informacione te besueshme te kuptojme se si jane bera ca njerez politikane…
      Personalisht do isha shume kureshtare se kush nga politikanet shqipetare ka thene psh. Me fal etc .. Nga jane frymezuar per te qene politikane apo cila eshte arsyja per tu bere politikane… eshte thjesht nje sugjerim

      1. raimondi says:

        nuk ka rendesi kush esht Spahiu .ajo qe ka rendesi esjhte ideali qe ai perfaqson tani . Dhe ideali o toj esjhte patriotizmi,ideal te cilin asnje nga partite e medha nuk e perkrah por e shkel me kembe qe ti beje qejfin poloitikes kriminale greke. Kaq mjafton per te kuptuar se partia e.Kreshnikut eshte tamam partia qe i meriton votat e shqiptareve se i sherben patriotizmit shqiptar ,jo atij grek. Besoj nje dallim kaq te thjeshte e kupton kushdo qe ka tru ne koke

        1. rona says:

          Mos na e ben Shqiperine sic beri KLD dhe gjyqtaret ky Spahiu.
          Kush e di?????

  2. Rama pazar me Berishen says:

    Rama dhe Berisha i ngulen thiken te gjithe emigranteve. Hallall qumshti nones juve te Aleances Kuq e Zi

  3. dritani says:

    Filloi edhe ky nga mashtrimi!
    Mos u lodh te vertetosh shprehjen “Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve” se e kane vertetuar katerciperisht paraardhesit e tu.

    Me cfare rroge do te vijne ndertuesit e Londres, Berlinit, Brukselit dhe Gjeneves? Me nje rroge me te ulet se ajo qe i ofrohet ne keto vende?

    Apo do te punesoni ata qe s’i merr njeri ne pune jashte dhe do t’ju mesoni marifetet shqiptare per te “ndihmuar rrogen”.
    Do ju ofroni modelin e suksesshem “Dritan Prifti”?

    Ik o legen mos u tall me ata qe kane shqyer bythen jashte ne shkolle e pune qe t’ia dalin. Por mos u tall as me prinderit e ketyre qe kane hequr kafshaten nga goja per te shkolluar femijet e qe nuk pane dhe as kane per te pare ndonje dite te bardhe!

  4. emigrantet kunder PD dhe PS says:

    Keta qafirat e PD dhe PS serish u treguan bukshkale duke mos lejuar votimin e emigranteve sepse e dijne mire qe ne kendej nese vjedh denohesh, dhe nese nuk denohesh me drejtesi, denohesh me vote…Duke qene se Rama dhe Berisha jane perlyer koke e kembeve edhe ne vrasjen e njerezve te thjeshte na e mohojne ne te drejten per te votuar, vote e cila ka vetem nje drejtim Aleancen KuqeZi, Poshte pushtat e PS dhe PD rrofte Aleanca KuqeZi

  5. akil says:

    Bravo spahi po leket ku i gjen ky mo lal pse nuk ben trasparence qe te jete komplet i besushem.

  6. vota e emigrantvet po ben qe sala te largohet nga politika

  7. Dilema says:

    Shume shpejt keta te AK kane pervetesuar modelin Berisha- veshja kot, se dicka do mbetet ne mendjen e njerezve. Cdo dite dalin me propozime surreale e te percartura.
    Ne Shqiperi nuk garantohet dot vota normale para vezhguesve, kurse vota e emigranteve eshte aq e manipulueshme, sa kane ndodhur skandale dhe ne vende te shvilluara qe e kane aplikuar…
    Sa per te diplomuarit jashte, pas nje jave ne Shqiperi te gjithe thone: Çi beme kokes dhe kthehen andej nga erdhen…
    Pastaj KY SPAHIU KERKOKA LUFTE, se kufijte e shteteve nuk ndryshohen ndryshe…Ne jemi me breke neper kembe, sjemi te zote per veten….. Apo ka folur me Erdoganin….

  8. Enri says:

    Shume mire Aleanca kuq e Zi qe po mendoni dhe per ne te emigruarit nga mjerimi qe na lane PD dhe PS.
    Shpresoj qe te gjithe emigrantet ta kuptojne qe sot eshte dita per tu kethuer ne vendin tone dhe ti beashkohemi Aleances Kuq e Zi per te kontribuar sot kur me shume se kure ka nevoje vendi per ne qeverisje Shqiptaresh dhe jo Tradhetaresh se neser do jete vone.

  9. vlora 1 says:

    Shume zhurme po ben edhe Kreshniku sepse e ka ne ADN por ka edhe nje gje tjeter ne ADN e gjakut te trasheguar nga te paret-mund te dije te mare pushtet por nuk di te beje shtet…dhe shembujt i ka dhene ne KLD

  10. tir says:

    pak gomer kishim ne ne politik por na u shtua dhe nje keric tani.mos fluturon me pras ju qe jeni shkolluar e arsimuar jasht e beni gabim i bashkoheni keti te denigruari e ish servilin e berishes se do merni veten tuaj me qaf.kjo parti eshte kopjua e G-99 e perfundimin e dini vet ska nevoj per sqarime.AK nuk behet dot faktor ne politiken shqiptare sepse dy partit e medha i kan mbyllur te gjitha hapsirat per keta vogelush te vonte.

  11. NAIMI says:

    Secili ka te drejten e vet te mendoje e te shprehet sic e gjykan,por edhe te veproje si ka bindjet e tij. Me ben pershtypje se si ju komentues ne gjykiomet tuaja me ngjasoni me njerzit tipike te formatit te tipit qe ka krijuar socializmi per 45 -vjet rradhazi. A e shikoni se sa prapa kemi mbetur? Rrober te se kaluars ,si e tille prandaj dhe nuk ecim dot perpara .Me vjen shume keq per ata te rinj qe jane diplomuar jashte ,me kulture perndimore, por ende nuk jane shpelare nga edukimi marksist-leninist. E c’u dyhet atyre te behen pre e politikes ? Nese jane te afte le ta peraqesin veten e tyre si profesionista, se edhe sikur politika te mos i afroje vete populli do ti perkrahe e do ti nxiere ne pah duke u dhene vendin e merituar. Gjeten Aleancen Kuq e zi per tu falur qe te shprehin vlerat e tyre ?! Keto jane kinezerira qe ne si popull nuk i heqim dot. Po pse paska genjyer Edi Rama per emigrantet ? Kush e ka ne dore Edi apo Sali qeni qe nuk duan te votojne emigrantet?Tepakten mendoni se propaganda qe beni e degjojne te mencur e budallenj e nuk e hane sapunin per djathe.Ku u provuan keta te Aleances qe qenkan kerthiza e botes se bahku me Spahiun .Po deri dje nuk qe ku Spahiu ne krye te kupoles ? C’beri ? Nje vrime ne uje. Prandaj me shtruar oooo njerez, mos vraponi pas flakes se kashtes ne dimer se ajo nuk te ngroh.

  12. s'me mashtron dot says:

    akoma ka njerez qe ju besoine spaihajve, veliajve apo kukullave te ketilla. po diasporen nuk e mashtron dot, pasaj keta 300 nuk jane tjeter vec persona qe shpresoine te marrin nje koltuk te pa merituar, skartet e PD/PS…
    Jo o spahi nuk me mashtron dot me nacionalizma, ka te drejt Dritani kur thot qe streha e fundit e maskarenjve eshte nacionalizimi. ndoshta munt te genjesh te gjoret shqiptare qe mendoine se eshte faji i te huajve, greke apo serbe Vota do dhe ti dhe kur te jesh atje si te tjeret nuk do besh gje tjeter vec do pasurohesh si gjith te tjeret

  13. Andrea says:

    Eshte nje veprim shume i zgjuar i Sali kodoshit.Ky mamuth i prape e shikon qe davane e ka te humbur per zgjedhjet e 2013 prandaj nxori asin nga xhepi krijoi partine Aleanca kuq e zi me ne krye mashtruesin Spahia i cili po na nxjer mallin e Ilir Metes qemoti.Kurthi per emigrantet eshte stradegji e Saliut per te leshuar kete spurdhjakun qe te plotesoje deficitin e rjedhjes se votave.Vini re si flet z.Spahia tamam si Saliu qemoti ku nacionalizmin e ka ngritur ne ate shkalle qe te perfitoje maksimumin e njerezve te ndershem dhe ne fund ky ushtar i bindur do beje kualicion me P.D.ne.Vini re deklaratat e Saliut per nje fitore te sigurte me 2013 si dhe thekson per nje koalicion te shkelqyer nga me fantastiket.Nuk besoj se do shume mend per tu kuptuar se kush eshte ajo qe do i jape fitoren Saliut,pervec Aleances Kuq-ZI dhe partia e teperzeneve me hu nga P.D.japartia e Bamir Topit.Sidoqofte ngushellime edhe per 2013.en ta gezoni lugatin e Vicidolit.Le ta rezervoje gazeta TemA kete koment se do jete i vlefshem si parashikim ne qershorin qe vjen.

  14. babloki says:

    PD dhe PS nuk duan europen dhe as mireqenien e vendit tone..te kesh pushtet qeverises ne shqiperi do te thote te ejsh zot. pse te besh kaq deme sac i jane bere ketij populli dhe jo te mira..AKZ duket si e vetmja force politike popullore qe po lufton me mish e me shpirt per kombin..e meritojne dhe e kane hallall voten

  15. Si haxhi qamili says:

    Duket si ne kohen kur I cuan lajmin haxhi qamilir dhe I thane qe u bashkua me ne edhe peqini.
    Qamili I pergjigjet, tani qe kam peqinin dhe kavajen skam nevoje per angline e francen per ta mundur turkun

  16. dorian says:

    historikisht shqiptaret jane shitur per nje kafshat buke. e tregon fakti qe nuk kemi nje komb. dmth e gjithe historia qe te jemi objektiv eshte nje shit-blerje. pyetja eshte SA E KA PAZARIN AK. NE FUND TE KOMPROMISEVE PER SA DO SHITET?. kush mendon te kunderten jeton kot ne kete dynja……..

  17. Zigur Qarri says:

    Natyrisht qe politika shqiptare ka nevoje per gjak te ri,sidomos per intelektuale me pervoje perendimore.
    Te vjeterve i ka zene bytha myk,perse mos tja japim shancin nje alternative te re politike.Te dy kahet politike kan pasur koh boll qe ta tregonin veten.Renia e fuqise se PD dhe PS prish ekuilibrin politik qe eshte monopolizuar pothuaj per nje 20 vjet nga politikane qe kan qene vetem destruktiv.Askush nuk e ka hedhur zemren ne tavoline,prandaj nje shanc per AKZ eshte qytetari.Perderisa politika eshte kurv,le te mundohemi te zgjedhim ata qe jan me pak kurva.Slloganet dhe himnizimet e individeve jan te neveriteshme,mjaft me.Un nese te zgjedh nje here nuk eshte thene qe duhet te zgjedh perseri.Po nuk qe bindes nuk te zgjedh me sepse nuk me ke mbire ne kopesht.Ate qe e zgjedh sot,nuk eshte e thene qe ta zgjedh neser.Ata qe i qendrojn besnik deri ne fund edhe kur partia qe votojn eshte kthyer ne shtupe,jan perfituesit.
    Them edhe nje here,nje shanc per AKZ eshte pjesmarrje ne politike te nje mendimi te ri.Supozimet dhe perfoljet jan propagande militantesh te PD dhe PS qe duke nuhatur rrezikun e humbjes se pushtetit po bejn marrveshje dhe jo me politike ndermjet tyre.

  18. Me vjen keq per vendin tim. says:

    Ahahahahahaha. Erdhen UFOT nga jashte shtetit, dhe u bashkuan me Vari teneqet!

    Vertete fatkeqesi!

  19. O Edo. Shko bashkoju AKV se ti i duhesh atyne. Para se te nisesh merr dy jave leje nga puna si hidraulik speci se aq do rrish ne Shqypni. Ti dhe Spahiu do e shpetoni Shqypnine.

  20. 'kreshnik' HAJDARI says:

    JEMI TE SIGURTQE JANE DIPLOMUR JASHTE APO….?
    Everteta eshte qe ketu kedo qe te pyesesh çfar te ben femija jashte te pergjigjet :’me studime’kur shumica ben prostituta e spaator droge.
    NJE ‘STUDENT’ I SHKOLLUAR JASHTE ME SAKRIFICA KUR ‘KRESHNIKU’I ‘GREJTESISE SHQIPETARE PARATE UA JEPTE ‘STUDENTEVE KRISTAL’E VETE RJEPTE SHQIPETARET SI SALISJAN I KATEGORISE SE PARE ESHTE PER TU ÇUDITUR!!!!!

    P.S-More ‘niku’ si nuk na the gje per programin ekonomik per te dale shqipetaret nga sistemi ‘primitivo-feudal’?

  21. seria televizive e rradhes!
    keshtu fliste edhe sala para masave turma ne vigjilje te viteve ’90 kur donte te merrte pushtetin ,po ashtu edhe pas renijes nga froni me ’97-en filloi prap te fliste ne menyre te till,derisa e rimori pushtetin.
    edhe enver hoxha keshtu ka pas fol sa pa hip ala ne pushtet.
    pasandaj pasi hipin ne kal,keta njers ndryshojn dhe flasin ndryshe..
    edhe ed roma po ashtu flet,megjithse si artist qe esht esht me i moderuar e kamufluar..
    dhe si zakonisht kane nga pas perkrahjen e botes se ambasadorve perndimore te cilet shofin estrade live(jo ne ekran) dhe presin dylberin e rradhes ne seli..
    dhe pulat(poplli) kakarisin rrugve e rrugicave te pista………
    rrnoft demokracija…..ija…ja..a..aa…ha…hhaaaa..haaaaaaaaaa…………….

  22. Fatmir says:

    Te lumte z.Kreshnik e kam lexuar me lot ne sy ç’ka folet per shqiptaret e shumte qe çdo dite i bashkohen aleances kuq e zi.Ne jemi shqiptar dhe mbeshtesim çdo shqiptar qe e do shqiperine,e qe punon e lufton per bashkimin kombetar.Fjalimet e juaja jane patriotike,te bejne te prekesh,te japin force e besim.Ju lumte.Shqiptaret meritojne me shume,por kane nevoje per udheheqes te ndershem.Urime te perzemerta!

    1. Spahi spurdhjaku = Ushari i Sali Berishes says:

      Te te nis nje shami qe ti fshish lotet? Mua per vete, sa here qe shikoj kete Spahiun, se c’me me vjen tia fus nje pordhe.

  23. xxxx says:

    Mjaft ju ore skeptiket se si shume na cat trapin me ato analizat e juaja po nuk ju pelqeu AK votoni Sal hajvanin ose motren greke Edi Ramen por ju lutemi na i kurseni ato analizat e juaja per AK sepse kur i lexon kujton se ke te besh me njerez qe din vetem te han e te dhjesin si puna e kafshes

    1. dritani says:

      Me 10 komente e humbe durimin?

      Ndoshta kafsha qe vetem ha dhe dhjet eshte me mire se “krijesat e papercaktuara” qe hane c’t’ju japin e ku me te shumten e rasteve iu qellon mut si ky i sotshmi.

      Vecse ky muti i sotshem eshte pak i thate dhe i ndenjur se ia u kane servirur qe ne kohen e KOP-it te famshem.
      Eshte bajatosur aq sa besoj se edhe “krijesave te papercaktuara” iu mbetet ne fyt…

  24. Shkodra says:

    E ardhmja e Shqièris janè vetem brezat e rinjè qe diplomohen neper univesitetet e Europes e te Amerikes si dhe te brezave te rinjè te emigranteve qe ndollen neper Europè nè emigrim gjithmonè nèse shteti Shqiptarè ju krijon kushte te favorshme per tu kthyer nè Atdheun e tyre.

  25. Cakalli7 says:

    rnoft alia izertbegovic, erdogoni ene mbreti bin saud qe jep fondet

  26. bijte e SKENDERBEUT says:

    S’ka gje me te bukur dhe shpresedhenese se sa kthimi i 300 emigranteve ne bashkimin e Aleances Kuq e Zi.Me erdhi ne mendje historia!Mu kujtua kthimi i SKENDERBEUT me 300 kaloresit e tij!Oh sa mire.Kjo tregon se Shqiperia ka nevoje per bijte e saj.Kjo tregon se bashkimi ben fuqi.Kjo tregon se bashke dhe vetem te bashkur mund te fitojme ate ç’ka meritojme.Nderkohe do ti lutesha ndonje zoterie qe ofendon emigrantet te respektoje sakrificat e tyre qe kane mbajte popullin me buke,dhe jo vetem popullin por edhe lalaxhonat(qylexhite)e Shqiprise,…

  27. dorian says:

    O X !!!.TI QE STE PELQEJNE ANALISAT. KUJDES SE E MBAKE VETEN PER TE SGJUAR, NE TA CAJME TRAPIN, PO PARTITE TA CAJNE BYTHEN QE ESHTE ME KEQ.
    .PER PARTITE TI JE XXXXXXXXXXXXXXXX SI E KE SIGLEN. DMTH SJE ASGJE. PRANDAJ KUR SKE CFAR TE THUASH KONKRETISHT MOS THUAJ GJE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje