Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën për ekstradim në shtetin italian të ish-kryetarit të Komunës Rrethinë, Kleves Muja. Arrestimi tij u bë rreth dy muaj më parë, pasi autoritetet italiane të drejtësisë në Bari kanë lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar me datën 29 tetor 2010, ku akuzohet për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Ky vendim i Gjykatës erdhi si rezultat i gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, pasi Muja gjendet në gjendje kome pas plagosjes së tij në burgun e “Shën Kollit”, vetëm disa ditë pas ndalimit të tij, raporton Ora News. 38-vjeçari u qëllua me kaçavidë në fyt, nga një tjetër i burgosur , duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Xheladin Kruja nga Shkodra është autori i kësaj ngjarje, i cili e qëlloi Mujën gjatë kohës kur bashkë me të dënuarit e tjerë ishin në orarin e ajrosjes në burgun e Shën-Kollit. Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të vjetër, ndërsa Kruja ishte i dënuar me 12 vjet burg për vrasje.
Sipas policisë, maksimumi i dënimit i parashikuar për veprën penale për të cilën akuzohet Muja është 20 vjet burgim, ndërsa 38-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Italisë.
teper normale per nje gjykate ne shtet arab,pune korrakesh……..
Kur te bien keta ne burg …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html
Akoma ne koma Klevesi ? Me sa kam degjuar arrestimi ka qene i paligjshem sepse eshte i zgjedhur me vote dhe ka imunitet, do ishte i ligjshem nqs do kapej ne flagrance , nejse , problem eshte kapja , arrestimi dhe ekzekutimi per 24 ore … koincidence ?? JO. Jane pasoja e entit me te ri te prokurimeve , ajo e Burgjeve Shqiptare , paguaj dhe ke disa sherbime …
Ndodhira te çuditshme.Ishte leshuar urdher aresti ne dhjetor 2010.U be kryetar ne zgjedhjet e majit 2011!U arestua ,dikush e goditi(ku eshte tani goditesi?) dhe ra ne koma. RA NE KOMA!(?)
I nderuar komentues
Pse nuk e merr mundimin ta lexosh njehere lajmin?
Goditja ndaj Kleves Mujes eshte politike. Klevesi ka fituar komunen me te madhe ne Shkoder nga PS, dhe PD-ja ka organizuar gjithe skenarin per goditjen e tij per ta asgjesuar ate politikisht. Eshte e vertete qe ka nje urdher arresti nderkombetar per te, por vetem per ta pyetur si deshmitar ne nje gjyq. Ai nuk eshte I denuar me asnje vendim gjyqi ne Itali. Flete-arresti nderkombetar eshte organizuar nga Agron Kulicaj dhe dis a miq te tij ne policine italiane. Shkarkimi nga Berisha si kryetar komune eshte gjithashtu skenar politik per te demtuar PS ne Shkoder e cila ne zgjedhjet lokale fitoi 8 komuna nga 16 qe ka shkodra. Berisha nuk duron dot barazim ne shkoder se ma zgjedhjet e humbura. Kuptojeni o njerez se ca burri eshte berisha. E arrestoi, tentoj ta vriste ne burg, dhe kur nuk e vrau dot, e shkarkon ne shkelje te ligjit. Ai eshte ne koma dhe ky barracak e shkarkon. Tema duhet te jete korekte. Te tregoj te verboten.