Disa thonë se është e shëmtuar, të tjerë thonë se është një supermakinë. Diçka është e sigurt, kur ky Mercedes të dalë në ankand në fund të këtij muaji, do të kapë së paku 1.2 milion euro.
Ankandi do zhvillohet në Kaliforni.
Makina, që i përket një edicioni të limituar, është një nga krenaritë e kompanisë gjermane.
Modeli CLK GTR, që do dalë në ankand, ka bërë vetëm 2.100 kilometra dhe është një nga 25 të tilla të prodhuara nga dega e Mercedes për performancë të lartë, AMG.
Makina ka një motor gjigand 7.3 litrash V 12. Makina kap nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 3.4 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 320 kilometrash.
1.2 milion euro,ju ka dhjere ju dhe mercedezin…kafshe,njerezit vdesin per buken e gojes,kurse keta tallin trapin,pak respekt te pakten !
kjo pjese e gazetes quhet LIFESTYLE,po ste pelqeu mos u fut,,,,,,,,
E ka pare Saliu akoma se do ta porosise per vete….
Te na rroje mercedezi i blinduar,fushat dhe malet digjen dhe nuke kemi nji helikopter per shuarjen e zjarreve.
Ky ashte kryeministri i arritjeve te zymta per Shqiptaret…..