Nga Gjergj Erebara
Vendosja e rafinerisë ARMO në sekuestro preventive për llogari të një banke shtetërore azerbajxhanase, si dhe privatizimi i “Albpetrolit” këtë vjeshtë mund të krijojë një situatë ku Presidenti i Azerbajxhanit, Alyiev, të kontrollojë një copë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare.
Rafineria ARMO u vendos dy ditë më parë në sekuestro konservative, pasi Banka Ndërkombëtare e Azerbajxhanit pretendon se pronarja e ARMO-s, kompania AMRA Oil, i detyrohet 75 milionë euro të depozituara katër vjet më parë.
Ndërkohë, burime diplomatike bëjnë të ditur se një kompani me lidhje me Azerbajxhanin është kandidati më i mundshëm për privatizimin e “Albpetrolit”, kompania shtetërore shqiptare e nxjerrjes së naftës, e cila është në praktikë edhe pronarja e rezervës së naftës së nëntokës shqiptare, të cilën e shfrytëzon pjesërisht vetë dhe pjesërisht përmes kontratave koncesionare.
Berisha pas konfiskimit?
Banka azerbajxhanase u përfaqësua me prokurë të posaçme në Gjykatën e Tiranës nga avokatja Erinda Ballanca, e njohur mes të tjerash edhe si avokatja e Kryeministrit Sali Berisha në një gjyq kur Aneta Rama, e ëma e kreut socialist Edi Rama, e akuzoi për shpifje. Vendimi i Gjykatës së Tiranës për konfiskimin e ARMO-s më 8 gusht erdhi vetëm një javë pasi kompania “Albpetrol” dorëzoi një kërkesë të ngjashme për një borxh disavjeçar të vjetër që ARMO i ka pa shlyer. “Albpetroli” është kritikuar në shumë raste, (përfshirë edhe nga një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar) për faktin se ka për të marrë 5 miliardë lekë, (rreth 35 milionë euro) nga ARMO, por nuk ka bërë asnjë përpjekje përgjatë shumë viteve. Përkimi i dy padive, i bankës azere nga njëra anë dhe i “Albpetrolit” nga ana tjetër, mund të sjellë konfiskimin total të 85 për qind të aksioneve të ARMO-s nga dy borxhlinjtë.
Vendimi i gjykatës, i firmosur nga gjykatësi Ilir Celiku, është marrë më 3 gusht dhe në të thuhet se gjykatësi është informuar nga sekretaria për kërkesën e “Albpetrolit” që pati mbërritur vetëm dy ditë më parë, më 1 gusht.
“Rezulton me vërtetimin e sekretarisë gjyqësore që pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 01.08.2012 ka nisur një proces gjyqësor ndaj Shoqërisë “Armo” sh.a. me paditës shoqërinë ‘Albpetrol’, ku kjo e fundit kërkon një shumë prej 5 105 466 732 lekë si përmbushje e detyrimeve kontraktore, si dhe penalitete në masën 268 978 959 lekë. Nga sa më sipër, rezulton qartë që ekzistojnë dhe kreditorë të tjerë, të cilët mund të kenë pretendime mbi aksionet e kësaj shoqërie, 85% të të cilave zotërohen nga shoqëria AMRA Oil sh.a., aksione këto që pretendohet të jenë blerë me shumën objekt gjykimi”, thuhet në vendimin e gjykatës.
“Albpetroli”
Qeveria ka vendosur ta shesë “Albpetrolin”, megjithëse asnjë përgatitje paraprake për një shitje të rregullt të një kompanie strategjike nuk është bërë. Që nga koha kur “Albpetroli” u nxor në shitje në fillim deri tani, tenderi është shtyrë disa herë dhe qeveria e ka shtuar paketën e shitjes fillimisht me një licencë kërkimi nafte në tokë e në det, pastaj me një licencë për tregti gazi dhe së fundmi, me një licencë për ndërtimin e një rafinerie në bregdetin e Durrësit.
Borxhi i pakthyer
Rafineria ARMO u privatizua në prag të zgjedhjeve të kaluara për 128 milionë euro. Për shumë vite, burimi i financimit u përfol gjerësisht në Tiranë, por nuk u pranua kurrë publikisht. Së fundmi, bëhet e ditur se financuesi ka qenë një bankë shtetërore nga Azerbajxhani. Paratë e përfituara nga shitja e ARMO-s financuan fushatën elektorale të rizgjedhjes së qeverisë aktuale.
Shqipëria do të shkojë në zgjedhje pas më pak se nëntë muajsh dhe privatizimi i “Albpetrolit” është interpretuar gjerësisht në Tiranë si një përpjekje e qeverisë për të arkëtuar paratë e nevojshme për të financuar rizgjedhjen e vet.
Ilham Aliyev mund të bëhet shpejt jo vetëm njeriu më i fuqishëm i Azerbajxhanit, por edhe njeriu më i fuqishëm i Shqipërisë./Shqip
biznesmen rumpalle dhe biznese piramde ! Tipike alla shqiptarce.
Ce do se kesaj here mund ti djegin mire duart me azeret dhe te ngelen me gisht ne by*e.
Une punoj tek ky, Rezart Taci dhe e di se cfare skemash mafioze perdor perdite dhe cfare diktati ben tek punonjesit me bodigarde.Kemi frike.Tani qe po i marrin Armon nuk po di se cben.
anullim
Dhe kjo do te ishte nje “HYRJE NE EUROPE” per SHQIPERINE dhe shqiptaret ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/with-us-you-just-cry.html
KETO DY FYTYRA DHE SALI KATILI DUHEN KAPUR DHE ZVARRITUR NEPER RRUGE SI “G A D A F I”.
Se dime si do shkoji puna jone qe jemi tek ky.
Te shohim se cdo behet me kompanine Armo.Shpresojme qe koleget te ngelen aty
Kush na paske qene ti more Juli qe punoke tek Rezart Taci?
Jam i bindur qe as nuk e ke pare nga afer Rezartin. Mos je gje Mero me pseudonim..?
Rezarti mban 2500 familje me buke cdo muaj edhe kur te tjeret e pengojne cdo dite qe kjo te ndodhe.
Nuk i hidhet balte dhe peshtyhet mbi yjet. Sepse yjet vazhdojne dhe ndrisin kurse balta dhe peshtyma do i bjere atyre qe e kane hedhur.
Duket qarte se c’perpjekje eshte kjo qe po ndodh por nuk do shkojne gjekundi. Jam super i bindur.
Nga xhepi i tij paguan Rezi per keto familje, apo e mbajne Tacin 2500 famijle ne kurriz,,apo e mban nafta.
Ngjashemri e frikshme me ata qe i thuheshin Vehbi Alimuces se Vefas. QE po mban me buke mijra familje dhe disa athere e shanin.
pergjigje tipike deshtakesh dhe bythelepirsish kjo e zotit Lam
Sigurisht qe “koleget” e tu do ngelen ne kompani Merite por tek e fundit pse ti bashke me kete Julin pranoni te punoni per nje mafjoz dhe qe ju paguan me para te pista…?
Kemi njerzit tane qe punojne aty brenda dorian dhe qe marrim informata cdo dite ne mbremje.A nuk eshte informacion i fundit ky ai i mospagesave te ndryshme dhe msplotesimi i kerkesave te ndryshme qe do ti bejme publike ne gazete?Nuk i di te gjitha se cbeht aty.Kemi informacione per cdo gje,veshtiresite jane te medha tek Taci.
Eh cbehet ne kompani.Rrumpalle.
A mund te drejtohej Armo keshtu me kete kompani fituese? Shteti duhet te vere dore sa nuk eshte vone dhe mos t’ja leje me ne drejtim Tacit.Thirrje Kryeministrit.
Se mos vetem 2500 do ngelen pa buk. Kujt i plasi, Saliut, Metes, rames, bastardeve politikane, apo azerbaxhanit, Serbise dhe rusise? Pune e madhe se ka te papune edhe se gjithe shqiperia hiqet zvar. Meqe sju pelqen Taci, qe eshte biznes shqiptar edhe shet me lire dhe me mire se te tjeret, kenaquni kur ja merrni atij dhe ja jepni te huajve naften, armon,albetrolin edhe ne fund kthejani prapanicen, sic kane bere deri tani edhe Saliu, edhe Edi Rama. Shqiptare, rrini pa pune, ferkoni barkun me telashet e te tjereve, dhe pagujani naften shqiptare te huajve dyfish. Vend i mallkuar, me politike te mallkuar, me media te mallkuara..
E mira do ishte qe nafta te ishte shteterore ,por me qe u privatizua nga ana morale me mire te mbeshtesim nje shqiptar qe mund te jete edhe mafioz se sa nje te huaj qe edhe ai mund te jete mafioz.
kjo e gjitha eshte nje loje e dirigjuar nga taci ne bashkepunim me qeverine per ti dhene rafinerine ilievit dhe albpetrolin luk oilit taci ka qene dhe mbetet nje sekser.lepin ndonje kocke kur ja hedhin si qen,taci pa brek ne bythe si do e blinte armon,hile per tia hedhur amerikes.skemi cbejme ja e moren e sekuestruan e tjer tjer.
meqe ra fjala, dini ndonje kompani tjeter shqiptare, vec Taci oil, qe te kete bere investime per komunitetin dhe njerezit me halle, ujesjellesa dhe asfalte? apo ju kane zene syte krimba edhe veshet dylle, nga genjeshtrat e Saliut edhe nga premntimet ujevare te Edi Rames? Ngjarjet duhen pare nga larg, nga te gjitha anet. Smund te gjykohet me xhelozi primitive dhe makth puna dhe ngritja e tjetrit, vetem sepse harxhon kohen tende kot kafeneve…
Saliu i ben presion Amerikes duke vendosur interesat ruse ne Shqiperi. Si miku i tij Asadi qe ne keto kohe te veshtira po perkrahet nga ruset dhe kinezet dhe amerikanet smund te nderhyjne dot ky eshte dhe qellimi i sal ram berishes pasi mori dhe shish dhe me ndihmen e ruseve ndoshta shpallet mbret si Zogolli
Me pastru paret e te tjerve kur se i ka te tute e te familjes e te xhepit bo dhe nej gjo te mire.Ku i ke pa ujsjellsat o popull.Taci e Tacjanet duhet ta mbyllin duhet te vije shteti tek Armo.Boll me fllucka boshe e para te pista.Ka me te zot se ai.
Pse nuk e shikoni ne nje tjeter kendveshtrim? Une them qe mund te jete e paramenduar qe te ndodhte keshtu. Fakti qe kjo banke i ka dhene para bankes qe njihet si e afert me Saliun (dhe jo nje banke tjeter),takimet e fundit te kryeministrit me Aliev-in, mund te jene te paramenduara per t’i futur azeret de facto ne Shqiperi dhe per t’i thene USA-s qe nuk nuk deshim por s’kishim rruge tjeter…..Mbase jam i gabuar por…………
Edhe une mendoj qe mund te jete nje loje e Berishes.
Elementet jane te shumte.
Avokatja e bankes se Azerbajxhanit eshte avokatja e Berishes.
Parate e ardhura ne banke nuka jena ne emer te Taçit por ne emer te bankes Credins.
I bie qe per te futur ne kurth Taçin, Banka Credins e Berishes merr para nga IBA dhe ja jep Taçit. Ky i pranon sepse ka nevoje per te blere ARMO, duke mos e ditur se e futi veten ne kete kurth.
Sipas llogjikes bankare une si person juridik (Taçi) ja kam marre parate Credins dhe jo IBA-s. Se ku i gjen parate Credins nuk eshte puna ime. IBA tja kerkoje parate Credins dhe jo Taçit. I bie sikur mua, qe blej nje shtepi me kredi bankare, te me kerkoje parate filani apo fisteku qe kane futur kursimete e tyre ne ate banke. Pra nuk ka asnje kuptim.
Por Azerbajxhani per te marre Albpetrolin kishte nevoje qe te futej ne mes emri i Taçit, gje qe u be duke vene ne mesazhin SWIFT frazen “per blerjen e ARMO”. Nese keto para do te kishin ardhur me te vertete per kete qellim, atehere ato do te kidhin ardhur ne emer te Taçit dhe jo te bankes.
Kjo eshte arsyeja perse Taçi me te drejte mohon qe te kete marre para prej IBA-s, por fatkeqesisht Credins e Berishes ja futi. Tani ne shqiptaret ta qajme Albpetrolin.
Eshte e thjeshte!
Vete zoti Berisha para nja dy muajsh kishte urdheruar “çakallin”( z/ministrin e financave) qe te nderhynte per te bllokuar Taçin.
Me nje gur vriten dy zogj;
1-Kompania “blihet nga Azeret” dhe familja merr “upizu” siç i mori Taçit me parë ?
2- Evitohet rreziku i nje biznesi piramidal.
by the way
Une nuk arrij ende ta besoj qe paska qene gjeja me e thjeshte ne bote te shiten e te blihen kompanite ne favor te nje njeriu te vetem.
Asnje gej ne kete histori nuk eshte rastesi,.Berisha e ka monopolizuar vendin dhe nuk pyet per pasojat.
Nuk ka rruge tjeter vec o te kapitullohet dhe te shitemi te gjithe te azeret ose tju fusim drune.
Po kjo dihet poshtersite me te madhe qe ndodhin ketu burojne nga banka Credins lavatricja me e madhe per larjen e parave te gjithe llojeve te krimit .
Po Ilir Meten e harruat ?Ku ka pislleqe ka dhe ai doren e tij.
O popull nga berisha e tjera politikan te sotem ne shqiperi PD dhe ps do te keni,,,, buken thate dhe friken,,,,,,,,,,,,,,, ngriju ma mire e bani derman vetes ooooo popull,,,, se boll e hangert nga prapa k,,,,,,, e saliut ……………………..per saliun ta gezoj kete kompani
Zoti Mero,
Je i vetmi opozitar ne Shqiperi. Me shume vemendje po lexoj artikullin qe ka lidhje me kete bisnesmenin me emrin rrumpalle Sali. Si shpjegohet qe duke pasur kaq para te madhe te mos paguaj personelin qe punon per te ne Vlore? Kete e them me kompetence, se atje punon nje mik i imi, i cili ka tre muaj qe nuk po merr rrogen. Si shpjegohet qe keto lloj gjerash ndodhin vetem ne Shqiperi? Ku njeriu punon dhe nuk paguhet per ate qe ben. Me vjen keq te them por ai popull qenka kusur i bukes, nuk paska as gjak as nerv.
Cohuni o popull! Merrni parate e depozituara neper banka se Saliu nuk ka per t’iu lene asnje qindarke.
mos ja qani hallin Rezart mafiozit se ja paguan kredine SALI-TOPALLI nje tenter rruge rruge edhe lahet borgjet.
dje terhoqa me shum problem depoziten time nga banka kredins dhe e trasferova te austriaket e raifaizneit , me mir pak interes sesa te shkojne x lesh parat e fituara me mund ….
po krejt roli i taçit ishte ky! qe te mundesoje “blerjen ” e albpetrolit nga miqte e Familjes!
edhe ky me nje perkushtim fantastik,e nje perkrahje po aq fantastike nga Familja berisha e prfundoje rolin e tij deri ne fund!
pse kujtoni ju qe albpetrolit iu dha e drejta per shperndarjen e elektricitetit edhe gazit ne nje kohe rekord para pak dite?
pse kujtoni ju se firmat fantazme austriake e svicerian,ne te cilat Miqte serbe te Familjes berisha kane aq shume aktione pa pasur investuar kur asnje cent ne shqiperi po i shesin tash aq shtrente keto aksione tek BP edhe Total? Sepse Famija Berisha eshte mbas ketyre transaksione,edhe taci i ka sherbyer Tetes Lili shume mire!!!
Ah mer ENVER HOXHA çfar i ke ber kti populli,ja per fain tend naj mori alpetrolin Alievi,per fain tend po vritemi perdit dhe po vidhen leket e taksapagusve shqiptar diten per diell,naj more me qaf lazaratin qe i msove si kultivohet ashashi,detit nuk po i ndaesh o naj shet o plas guri e druni,e nise mir se nga tetqind mij banor qe ishim, na çove ne kater milion banor,por e dhjeve tani ne fund, se kemi njezet vjet dhe na shove duke na vrar,pak e nga pak po shkojm ne origjin aty ku ishim,po katandisemi siç thot populli,si çu katandis kaposhi nje thel,por sa mostra ke len pa vrar more i poshter,vrave ata qe luftuan dhe derdhen djers per kte vend,dhe ke len pa vrar nje mori me maskarenj qe e kan zen per fyti kte popull dhe po ja marrin shpirtin dal nga dal me siglen e demokracis perpara,dhe thoni po te doni qe per te gjitha kto poshtersi, vjedhje, vrasie, tradhti nga me mostruozet nuk e ka fain komunizmi ai po i ben te gjitha se ne demokratet jmi te nderçem.