Balla: Berisha të përgjigjet për lidhjet e tij me trafikun e armëve

21 Gusht 2012, 13:41Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me emërimin e Ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla, në krye të Policisë Ushtarake. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së Taulant Balla akuzoi kryeministrin Berisha se po vendosë në komandën e tij institucione të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës.

Çdo ditë që po kalon, qytetarët shqiptarë por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë po shohin sesi Sali Berisha po vendos nën komandën e tij institucione shumë të rëndësishme të drejtësisë, sigurisë dhe inteligjencës.

Bujar Nishani konfirmoi pritshmërinë e të gjithëve se ai nuk mund jetë tjetër veçse një kukull e komanduar tërësisht nga Sali Berisha, duke e shndërruar Presidencën në një ministri të dorës së dytë të kësaj qeverie.

Më lejoni të kujtoj se bashkëshortja e Ylli Zylës rezultoi të ishte bashkë-aksionere me një ish-shtetas shqiptar me pashaportë serbë dhe një shtetas polak në një kompani të licensuar për eksport armësh, duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin “Për konfliktin e Interesit”.

Gjithashtu Ylli Zyla kishte fshehur dhe burimin e të ardhurave të bashkëshortes së tij, duke mos shënuar në deklaratën e pasurisë që këto para kishin si burim dhe tregtinë e armëve, që përbënte një konflikt të hapur interesi.

Sali Berisha, Arben Imami dhe Ylli Zyla ngritën në Ministrinë e Mbrojtjes një njësi përgjimi të paligjshëm“, vijoi ai.

Balla gjithashtu i kërkoi kryeministrit Berisha të përgjigjet publikisht për lidhjet e tij me trafikun e armëve, si dhe për të gjithë urdhrat e dhënë për blerjen dhe vënien në punë të pajisjeve të përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes.

I kërkoj Sali Berishës të përgjigjet publikisht për Ylli Zylën, për lidhjet e tij me trafikun e armëve, trafik që Saliu edhe i biri e njohin mirë.

I kërkoj Sali Berishës të përgjigjet publikisht për të gjitha urdhrat e dhëna për blerjen dhe vënien në punë të pajisjeve për përgjim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Edhe ky emërim i bërë në këto kushte është pjesë e përshkallëzimit të kapjes së shtetit.

I them sot Sali Berishës, hiq dorë nga këto skenarë të vjetër të kapjes së shtetit. Koha jote po mbaron.

Vënia nën kontroll e një sërë institucionesh të pavarura nga ana Sali Berishës në bashkëpunim me Bujar Nishanin, tregojnë se pushtetit të Sali Berishës i ka ardhur fundi.

Pikërisht prandaj, sot më shumë se kurrë, Shqipërisë i nevojitet një Rilindje Shqiptare, që do u kthejë institucioneve pavarësinë që përcakton Kushtetuta e Republikës dhe qytetarëve një shtet ligjor të drejtë ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, përfundoi Balla.

12 komente në “Balla: Berisha të përgjigjet për lidhjet e tij me trafikun e armëve”

    1. LADY gugu says:

      Aq sa dha tos nano hesap,aq do japi edhe ky kellira tjeter,saliu,po ashtu kellira tjeter meta,po ashtu edhe ti

  1. likja says:

    Kur kthehet balla ne shpi e pyt gruja ku ishe?
    -isha ne pune ke PS
    -ca bere?
    -sot bera nje deklarate.
    -ndersa une bera ca qofte me qull.

  2. Dike Mullai thote- says:

    Pershendetje Balla! Ndjek regullisht AKUZAT Tuaja, Braces, Tahirit…por edhe Twiter-in e Rames, qe shpesh e komentojne ciu,ciu frrr! bashkudhetar, bile PRIJNE Analistet Baze, Stefani, M.Nano, Minxhozi,B.Mane, A.Mullai, P.Halili, D.Hila etj. Realisht jane KONTRIBUT per OPOZITEN! Por, VAMPIRIR Berisha nuk largohet nga skena politike me “Artileri te LEHTE!” Cdo dite qe kalon Ai behet me AGRESIV! “Nuk behet vreshti me Urata,por me Shata e Lopata!” Per te Miren e ketij Vendi:-Bashkohuni,Organizohuni duke formuar ARTILERI te RENDE, qe Berisha dhe Eunuket rreth tij te mos gjejne “VRIME” ku te futen nga ZEMERIMI POPLLOR!

  3. sali kolera says:

    s’due te pergjijgem publikisht, ca do bash?

    na u bete ju socialistet si tellaller dhe aq, opozite i thencin ju jeni si ai qeni qe fillon leh dhe sa i tregon tjetri shkopin iken duke kuiter.

  4. media e lire says:

    PS-istet qe lehin kot.
    *****************************
    Balla sa vite ke qe ben blla,blla,blla,blla,blla,blla?
    C’tregon ky fakt?
    Azgje vecse je ne nje grup me saliun, por ne parti tjeter.

  5. real says:

    Duke mullai,
    po nuk e dike,more Mulla, se ata qe quan “eunuket” e tij jane 900.000 shqiptare qe e votuan,dmth,142.000 me teper se juve,o muxhahedini mulla,qe na bere te therrasim:allah,allah!sa shum te trashe kjo bote mba…!

  6. PO I PERGJIGJEM REALIT NGA EMRI VERTET ME DUKESH “FAKE REAL’ PO POR DHE NGA TRUTE JE NE TE NJEJTEN NIVEL SA PER SHIFRAT VETEM ATO KE “REALE” SEME THENE TE VERTETEN KE HARRUAR SHIFRAT E RUZHDIES DHE ATO TE LEZHES,PA LLOGARITUR KETU TE BURGOSURIT KOSOVARET VOTIMIN NE GRUP DHE VOTIMIN E EMIGRANTEVE QE NUK ISHIN FARE KETU TASHTI KAM NJE PYETJE EDHE MUND TE MOS PERGJIGJESH ESHTE E DREJTA TENDE: MEGJITHTH KETA APO PA LLOGARITUR KETA BEJNE 140 MIJE ME SHUME ?!SE NGELE KETU DUKE NA CARE ASTARET I THEMI NE NGA ANET TONA NE VEND NACAVE ‘B—-N .

  7. Gezimi says:

    Sigurisht qe Ylli Zyla do te shkonta aty per te mbyllur dosjet e hapura te trafikut te armeve, pasi tani ka ne dore policine kriminale dhe ate gjyqesore ushtarake e cila ka hapur ceshtjet. Pra Ylli komandant i policise do te hetoje Yllin drejtor te SHIU dhe do ti jape atij denimin e meirituar.

    NUk mendoj se do te kete xhhakete ushtarake qe te beje per Yllin ne Polici Ushtarake.

    Zoti e bekkofte SHqiperine.

  8. Androkli says:

    O njerez eshte e kote te shkruani se me keto shkrime qe beni nuk mnd te ndryshoni asnje gje e vetmja ruge eshte babshkimi kunder te keqes qe ka pllakosur ne Shqiperi nuk eshte nje Ylli qe e ka fajin Si ky jane shumica e Drejtoreve ne te gjitha nivelet dhe e njerzve te veshur me pushtet. Keta jane kane kaluar pashallareve te kuq Kane cdo gje prandaj mire esshte ta shkulni kete te keqe te madhe qe ka zene kete vend Mekatet e tyre jane me shume se ato qe dini dhe qe duken ne pamje te pare Edhe gazetaria duhet te investigoje me shume ne kete llum sepse nga shkrimet ka shume ujera dhe fjale te ndyra qe nuk sjellin asnje gje por ka edhe shume gjera per te cilat mund te behen pikenisje per te nxjere probleme Ju bej thirje intelektualeve se sot me shume se kurre ky vend ka nevoje per tu bashkuar dhe per ti bere balle te keqes neser do te jete vone 96 po vjen perseri dhe do te kene te njejtin fat zgjedhjet e tjera pavaresisht se dikush mund te thote qe eshte 2013?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje