Biberaj: 21 janari, krim shtetëror. Berisha, si Enveri në agoninë e vet, që fliste përçart

27 Gusht 2012, 12:57Politika TEMA

Një nga iniciuesit e partisë më të re në vend, FRD, e cila identifikohet me ish-presidentin Topi, Aleksandër Biberaj, vrasjet e 21 janarit i ka konsideruar si një krim shtetëror.

Ai ka thënë se kryeministri Berisha është kthyer në një njeri haluçionant, si Enveri, që sheh armiq nga të gjitha anët dhe kërkon të eleminojë ish-bashkëpuntorët e vet. Duke folur në një intervistë për “Shqip”, Biberaj ka thënë se Bamir Topi është tashmë lideri i vërtetë i të djathtës shqiptare.

Të vjen keq kur e sheh Kryeministrin e vendit tënd në atë gjendje, dhe dashje pa dashje të kujtohet Enver Hoxha në agoninë e vet që fliste përçart, pasi kishte “asgjësuar me sukses” për 44 vjet me radhë të gjitha grupet armiqësore të brendshme e të jashtme, dhe kishte likuiduar të gjithë shokët dhe miqtë e vet. Arsyeja kryesore e këtyre sulmeve haluçinante është shfaqja në skenën politike e FRD-së, reputacioni në rritje dhe fuqizimi i përditshëm i së cilës po sjell pritshmëria e lartë te qytetarët shqiptarë për faktorizimin e FRD-së si një forcë e rëndësishme, forcë kryesore politike në zgjedhjet e vitit 2103. FRD-ja po ngjall shpresën dhe besimin e shqiptarëve se Shqipëria bëhet.

Duket lehtësisht dhe fare qartë se Kryeministri dhe të tijtë e kanë humbur qetësinë që kur u shfaq FRD-ja në horizontin politik, por ky nuk është problemi ynë, ky është problem i atyre. Kryeministri ka frikë nga FRD-ja, pasi ai e di fare mirë forcën dhe reputacionin e FRD-së si një forcë reale dhe e vërtetë e qendrës së djathtë, që do të marrë mazhorancë votash djathtas, këtë ia tregojnë edhe sondazhet që ai i ka në tavolinën e tij.

Si një ish-komunist që mbeti gjithë jetën komunist në mentalitet, psikologji dhe mënyrë veprimi, ai ka 22 vjet që manipulon të djathtën më “antikomunizmin e tij farsë dhe hipokrit”, e ka përçarë të djathtën, dhe në mënyrë sistematike ka goditur të gjithë përfaqësuesit më dinjitozë dhe më me reputacion të së djathtës për ta mbajtur vetë monopolin e saj, ndërkohë që ka 22 vjet që bashkëpunon me të majtët direkt apo indirekt, hapur apo fshehurazi, formalisht apo informalisht. Ai ka 22 vjet që e lufton të djathtën në mënyrë konstante, ndërkohë që u ka krijuar terren të lirë të majtëve apo ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, që janë si në PD ashtu edhe në partitë e tjera të djathta.

Tani po e kupton që e djathta po riorganizohet, gjë që përbën edhe fundin e dominimit të tij të pamerituar dhe manipulues tek e djathta. FRD-ja po shihet çdo ditë si shpresë dhe besim për reformimin e së djathtës, për krijimin e një të djathte të vërtetë, të reformuar, patriotike, qytetare dhe moderne sipas modelit që aplikohet sot në SHBA, apo sipas modelit të Partive Popullore Europiane.

Një ndër misionet e FRD-së është reformimi i së djathtës, dhënia fund e dominimit 70-vjeçar të së majtës sipas modelit sllavo-komunist, dhe Sali Berisha e di fare mirë që Bamir Topi do të jetë shumë shpejt lideri i së djathtës reale, pa ish-komunistë, pa ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit dhe pa pinjollët e diktaturës, pasi këto janë zhvillime dialektike që nuk ka forcë t’i ndalojë, aq më tepër që koha e Berishës po perëndon çdo ditë. Dhe për ta mbyllur këtë pjesë, vetë Berisha dhe gjithë klani i tij i majtë në PD, një klan hajdut, injorant dhe rural, Bamir Topin e kanë pasur frikë dhe fobi prej shumë vitesh, gjë që tani po e shfaqin hapur, aq më mirë për ne, aq më keq për ta, pasi shqiptarët janë të zgjuar dhe i kuptojnë fare mirë zhvillimet politike, tendencat dhe perspektivat.

Sulmet e Berishës vetëm sa na fuqizojnë dhe kompaktësojnë më shumë, dhe po ta lexonte këtë intervistë do ta këshilloja që të merret gjithë ditën me FRD-në se vetëm nder na bën, aq më tepër që ka edhe kohë, pasi nuk bën ndonjë punë në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka thënë Biberaj për “Shqip”.

39 komente në “Biberaj: 21 janari, krim shtetëror. Berisha, si Enveri në agoninë e vet, që fliste përçart”

  1. Grahma e gjate says:

    Ke te drejte zoti Biberaj, po shpejtojani ca fundin se e ka grahmen e gjate ky!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html

    1. feniks says:

      Edhe ju zoti Biberaj jeni njelloj si PD-ja,PRA LUFTONI PER KARRIGE E JO PER SHQIPERINE!!!
      Te ishte ndryshe,ju ,me deputetet,qe keni ne KUVEND,po te bashkoheni me opoziten ,e RREZONI PER 24 ORE Sali Berishen nga SUNDIMI!!
      Ju nuk e beni se mendoni me shume per BYTHEN TUAJ!!!

  2. anticensurë says:

    kurse parlamentarët tuaj e mbajnë në pushtet!
    parlamentarët tuaj votojnë për të!!!!
    mund të na thoni zoti biberaj!
    KUSH JENI JU???????
    KUSH ËSHTË FRD??????

  3. Epirioti says:

    RFD Urojme dhe Shpresojme qe te jini te beheni e Djathta Dinjitoze Shqiptare.

    1. Labi Vlore says:

      Epirioti.Mire e ke ti,por hidhu nje sy sahanlepiresve te pushtetit c’fare shkruajne per FRD-ne.Pse ju deri dje hengret me Saliun,e tani dolet kunder tij??Pyesin si opozitare te indinjuar.Ne radhe te pare,nuk besoj se Biberaj e te tjere qe ka patur deri ne PD deri ne 2009-en sa te duash kane qene te korruptuar.Ne radhe te dyte z.Biberaj kritikohet njesoj.Edhe po te ishte akoma me Saliun,edhe tani qe eshte kunder Saliut.Kur ishte me Saliun,e kritikonin pse po rri me Saliun,tani e kritikojne qe s’ka fytyre te flasi,perderisa deri dje ishte me Saliun.Barbaret ne sulm menjefjale.Demogagji e piste Shpellaresh mafjoze.Po z.Biberaj eshte nje njeri i ndershem si dje me Saliun,ashtu edhe sot kunder tij,ashtu sikunder z.Besnik Mustafaj te cilin te majtet asnjehere nuk e kane sulmuar edhe kur ishte minister i jashtem.Ashtu sikunder z.Prec Zogaj,Eduart Selami,Aleksander Meksi etj.Tek e fundit,ne nga Laberia kemi nje shprehje qe shkon per zotin Biberaj edhe sikur te jene te verteta ato qe thone komentuesit e Saliut ne kete forum(edhe pse jam i bindur qe z.Biberaj eshte nje njeri i ndershem).”Koka e falur,nuk pritet”.Shpresoj qe te ndergjegjesohen sa me shume njerez akoma te ndershem brenda PD-se e te braktisin kafshen e Vicidolit ne rrugen e tij pa krye.E une jam akoma shume i bindur,se ka akoma plot njerez te ndershem e patriote brenda PD-se qe po kerkojne te braktisin Bishen.Dhe heret a vone,do ta bejne nje gje te tille.Natyrisht uroj,me mire heret sesa vone.

  4. anonim says:

    keta te FRD jane akoma duke u marre me arredimin e shtepise se re dhe po pijne kafe ne pritje te avdesit

    Ne kete moment ne s’na duhet nje lider i ri e i moderuar i te djathtes por sa me pare nje front/levizje “pa dallim gjinije, feje apo bindjeje politike” per rrezimin e monstres. Levizjet politike dhe komentet qe bejne keta budallenjte “opozitare te djathte” te Bishes tregojne se nuk kane kutpuar e nxene asnje gje nga dajaku, poshterrimi dhe tallja qe ju ka bere ky eunuku nga Vicidoli qysh ne djep.

    P.sh se degjuam Topin te thoshte ndonje gje ne mbrojtje te akuzes se Kafshes per PUCIN qe ky organizoi me Ramen dhe per mjaft shqiptare “ten dershem” dhe derdemen kjo tregon se kjo puna e PUCIT eshte mese e vertete

    Nese keta vazhdojne te merren me analiza dhe plane afatgjata sesi ta bejne Topin liderin e ardhshem te nje te djathte “te kulluar” inekzistente mos te cuditen kur ta gjejne liderin e tyre fort te dashur (Topin) pas hekurave tek 313 ku do te mbrohet bashke me pucistet e tjere…..ramen, krye-prokuroren dhe SHiSH-in e vellait te Majlindes per krimin e pucit antikonstitucional ndaj Kulles se Vicidolit qe donin ti benin udheheqesit tone te ndritur e largepames e qe e Bekofte ALLAHU i tij i dashur.

  5. E arthmja e Shqiperise says:

    Z.Aleksander Biberaj ke qene vertet burre sepse ke folur vazhdimisht te verteten.Ketu eshte dhe burimi i suksesit te partise FRD-ke.
    Shqiperia me hipokrizite e saj po shkon e sigurt drejt gremines.Saliu qe ne veze ka qene i deformuar,kur punoi spiun,kur mashtroi studentet,kur ka gjithe ato mekate “aksidentalisht” me demek pa autor,kur punon me c’drejtesi,kur ka pasuri si familje mbi roge,etj,etj, vertetoi plotesisht se ai s’di ruge tjeter vec mashtrimit.
    Pasonjesit e tij jane ata qe i lepijne kockat qe ju heth.
    Shqiptaret s’kane nevoje per te tille palaco,na duhen burra te drejte e te ndershem.
    FRD + AK + shqiptaret pa parti= fitore Parlamentare.

  6. fl fule says:

    Pershendetje Prof. Biberaj – I keni bere tamam skanerin PD-se se kalbur.

    NE shqiperi nuk ka elektorat te djathe apo dhe te majte. Nuk e voton njeri Salen dhe Ilirin per programe apo ideale te djathta a te majta.

    Nuk besoj te masiviteti i votave per FRD thjesht per faktin se nuk ka mundesi qe PD te kete brenda saj elektorat te atij niveli sa te largohet nga mendesia Saliut.

  7. tropojani-tr says:

    shyqyr qe nuk te dhane me tendera ty aleksander e dole kunder berishes,se kur ishe nen drejtor i albtelekom dhe nen’kryetar i asamblese keshillit europes ndjeheshe shume komod me berishen…pavaresisht se ky berish qe esht sot ka qen dhe atehere..por prap mire keni oketen ne parlament dhe nuk voton kunder berishes..sepse u duhet kohe ju per ta rrezuar berishen doni te ndodh ndonje 21 janar tjeter pastaj votoni kundra.. jo sepse e “perkrahni” berishen ..pffff pallavra

  8. shqiptar says:

    A nuk ishin funderinat qe ushqyet gjarprin berisha per 20 vjet ne kte vend ? Ju qe mbeshtetet 96 98 e cdo krim ndaj krij vendi qe krimineli berisha ka bere ß Si mundet te keni surrat ju hipokrite te pafytre te dilni e tregoni ktij populli se na qenkeni partia demokrate e vertet ?! Hik mer maloku ndryre po pret ky popull ky vend nga ju karaktere maskash nga ju injorante te pacivilizuar te beni politiken e ktij vendi .E kishit shansin 20 vjet dhe treguat se kush jeni .
    jane te rinjte ata qe do ta bejne kte vend jo plerat e ricikluara te berishes.

    1. ibrahim says:

      Jo shqiptare por gomare qenke ti.te besoshe bijte e enverit do te thote parazit.berisha na qeka i keq.po ruqi,dokle,majko,braqe,bello,milo qe kan te gjith mbiemra serb qenkan te mire ti qenke serb apo gomar shqiptare.

      1. shqiptar says:

        Ky vend nuk eshte per te komentuar idiote si ty,
        shko ehyj ne kazanin e plerave se erdhi ora po vjen makina te marri Ibraim cari.Dini dhe ju plera te shkruani.

      2. Ibrahimo u ruqofsh dhe u braqofsh, kokerr analfabeti. Papagall, injorant, shpellar.

  9. BERISHA LARGOHU, BERISHA KUJTON SE INJORANCA ESHTE KULTURA. says:

    Mbeshtes Biberaj per c’far tha kunder Berishes dhe Berishianeve injorant!

  10. QIFI says:

    ME TY SHQIPTAR JAM PLOTESISHT DAKORD !!! TE GJITHE JANE PISA …

  11. baro Corrogjafi says:

    RIORGANIZIMI I NJE TE DJATHTE ME TE VERTETE SHQIPTARE , DO TE JETE SHPRESA E SHPETIMIT TE SHQIPERISE NGA KLANI MAFIOZO-KOMUNIST I SALI BERISHES . SALI BERISHA GJITHMONE, NE EMMER TE DEMOKRACISE SHQIPTARE ,NUK KA QENE KURRE DEMOKRAT DHE KA QENE E KEQJA E SHQIPERISE QE E KA MBAJTUR PENG DEMOKRACINE .

  12. Labi Vlore says:

    z.Biberaj.Me ne fund po shohim pak drite ne fund te tunelit.Te majte e te djathte te ndershem sebashku kunder armikut te Kombit tone ne kete 100 vjetor.Atdheu therret.Shqiptare bashkohuni kunder agjentit te UDB-se ne karrigen e KM.

  13. Zqk says:

    Po pinjollet e kolaboracionisteve a do i pranoni ne partine tuaj te tipit ‘avash-avash’ zoti Biberaj?

  14. Koke Llulla says:

    Ju, te FRD, na thoni papushim se keni qene te paret ne rradhet e permbysesve te diktatures.Ju besojme. Dhe meqe ju besojme na lind e drejta qe t’iu pyesim. Cila diktature ishte/eshte me e ashper? Ajo komuniste? Apo. Ajo Berishiane? Po te analizosh veprimtarine e FRD deri me sot, perjashto deklarimin e mesiperm, del se Berishizmi na qenka me i dhunshem se komunizmi. Sepse. Ju, te vijes se pare te frontit antikomunist, as po e luftoni dhe as nuk po e permbysni dot Berishizmin. Ndonese keni edhe mbeshtetjen nderkombetare, sic e kishit ne permbysjen e komunizmit. Pra perjashtohet mosprania e faktorit te jashtem. Perfundimi. Problemi i Berishzmit dhe mosrenia e tij eshte problem teresisht toni. Zgjidheni.

  15. Landi says:

    Po ky u kujtua kur e thirren fishek nga Brukseli qe te rebelohet? Ja kur ngelin pa poste kujtohen pastaj qe Berisha na qenka 22 vjet komunist diktator! Ashtu si Ngjela qe nuk u be minister drejtesie ne 2005. O zoterinj, qe Berisha eshte diktator nuk na e thoni dot ju se e kemi pare vete me syte tane, nuk diskutohet, ju nuk keni moral te flisni se i keni bere fresk.

    Biberaj shiko me mire te mos shkelesh ligjin e te mos besh ndertime e shtesa pallatesh pa leje ne mes te Tiranes, se le nam, turp i botes. Do te japesh edhe shembullin ti.

    Keta do jene direkt te prehri i Sales pas zgjedhjeve.

  16. hahaha says:

    per nje gje me vjen mire qe PD ka filluar te percahet dhe kur varka shpohet diehet qe do mbytet dhe bashke me te dhe bisha- serb.

  17. qyfli says:

    Nuk besohen kollaj keta.Te gjithe pjerdhin ne nje kungull.Pse nuk e heqin Oketen nga grupi parlamentar i pederasteve(PD) dhe ti presin oksigjenin psikopatit?Po çfare dine keta se do tua jape pushtetin ne tavoline psikopati ashtu siç e mori vete nga komunistet?Ehe ta harrojne.Nuk permbyset psikopati npa nje doze dhune.

  18. tekniku says:

    Do te beheni te besueshem kur te hapni gojen vertet per ato qe keni pare duke ndenjtur ne krah te Saliut per nje kohe te gjate duke ie sherbyer atij,vercanerisht idhulli juaj Topi.Krahasimi me Enverin nuk besoj se eshte i goditur sepese ai ne fund te fundit kishte diktature dhe menderisht ka qene ne rregull deri ne minuten e fundit sipas atyre qe i kane sherbyer,ndersa idhulli juaj i vjeter ka lindur i semure psiqik.Biberaj nqs nuk bashkoheni me kedo kunder Saliut ju te FRD apo Ak i sherbeni persreri Saliut.

  19. qifqia says:

    Po mor po ,ne agoni eshte ,po detin e kalon me kembe , si kamardare e çfrire. Ja kalon dhe Josefines , qe te palosi tija nga Evropa ,qe eshte goxha gome e çfar gome.
    Po larg qofte sikur agonia t’i zgjas sa Enverit per 15 vjet. Le qe rrethaxhinjte e tij do ta mbajne te fshehte edhe kur te mos marrij fryme dhe do te marrin me konçesion Agron Llaken e Top Channel-it per ta nxjerre ne publik.
    Kujdes me te se dhelpra i ha pulat kur ben sikur fle gjume. Peshqesh e kishim ,peshqesh e kemi e peshqesh do te kemi dhe do ta kini ju te PD-se se ky eshte si litari i Nastradinit, litar qe e la mbrapa komunizmi.

  20. timo says:

    Z. Biberaj, në qoftë se në këtë vit elektoral do të vazhdoni të akuzoni të majtën në vend që të bashkoheni për rëzimin e përbindëshit Berisha, do të bëheni qesharakë , të pabesueshëm në sytë e publikut dhe do të humbisni seriozitetin që keni manifestuar,të paktën deri tashti.

  21. Hipokrit says:

    po sa vjet tu desh ty ta zbuloje kish ishte Berisha? pse nuk fole me pare apo te pelqenin postet qe te dha Berisha? ik ore hipokrit dreqi se bashku me topet dhe oketat, per vite i lepite bythen sales per postet qe mbajtet, tani na dilka qe ai qenka komunist! njerez pa cipe jeni!

  22. kondi uk says:

    Politika shqiptare dhe politikanet shqiptar jane mikrobe te cancerit qe ka zene Shqiperin ne menyre te vecant keto 20 vjet dhe nuk doo te gjeje sherim as per 100vjet,Rugezgjidhen e kesaj nuk po e jep dot as Amerika dhe Europa prandaj dhe une nuk mund te jape dot ndonje mendim,,,pervec asja qe d.gj.n.. te gjalle politikanet.

  23. Shkupi says:

    A ty je ai cuni qe te kapi Jozefina me presh ne dore,duke vjedhur ne syte e Parlamentit Europian.

  24. genusus says:

    Revolucioni i pare industrial ne Angli shekulli XVIII mekanizimi i industrise se tekstilit.
    Revolucioni i dyte industrial ne Amerike linjat automatike te prodhimit ne fillim te shekullit XX
    Tani jemi ne kohen e revolucionit te trete industrial boteror (Economist apr.2012) prodhimi dixhital i produkteve.
    Menyra e prodhimit si pasoje arsimimi eshte totalisht ne evolucion. Duhet qe shkolla te udheheqi procesin.
    Cilet do jene ata qe do udheheqin vendin ne keto procese!!???
    GENUSUS
    http://www.youtube.com/watch?v=UCNZvBUoxbs
    http://www.youtube.com/watch?v=lCeHMa4r_VE&feature=youtu.be

  25. Nadia Shabani says:

    Z. Biberaj zgjohuni nga gjumi dhe lereni menjane euforine se kur te kujtoheni ju ne 2013-ten jo vetem qe nuk do merrni asnje vote por juve do t’ju shkaterroje Saliu para zgjedhjeve dhe zgjedhjet do t’ja u marrin per partine e vet. Pastaj edhe ju e dini mire se si i vodhi Saliu zgjedhjet ne 1996, ne 2009 edhe ne 2011 ne zgjedhjet e Tiranes keshtu qe mos u bej trim me nje diktator qe nuk ndalet para asgjeje por rrezojeni tani, terhiqini deputetet nga mazhoranca, qe te krijohet nje qeveri teknike deri ne zgjedhjet e 2013-tes qe te behen zgjedhje te lira dhe demokratike qe ai te mos kete asnje institucion ne dore qe te vjedhe zgjedhjet.Lerini lavderatat por veproni tani po qe se jeni vertet kunder tij ndryshe nuk keni per te marre asnje vote ne 2013-ten se nuk ju le Saliu.

  26. viktor says:

    Te gjithe duhet te dime cilido te jete ato qe i dhe po iben keti populli serbiberisha sdo ia bei nieri tjeter.Smund te besosh se qfar thote per njerin apo tjetrin nje njeri si ai vrases vjedhes tradhetar nje njeri qe ka keto e dreiton nje popull 22 vjet vai medet.Mos te merremi me me te te bashkohemi e ta vendosim para dreitesis kriminelin

  27. kel ukaj says:

    Shyqyr qe u kujtuan se kush eshte Berisha. Nuk ka qene veshtire per ta kuptuar qe ne fillimet e 1992 kur Sali Qeni u be president i shqiperise juridikisht dhe president i nje pjese te shqiptareve faktikisht. Qe ne kete moment Z. Aleksander SALI QENI ka kryer “aktin e tradhtise” e parashikuar nga aktet kushtetuese. Qe ne kete moment une u distancova per te mos qene pjese e nje krimi. Sigurisht qe krimet i ka kryer Sali Qeni por moralisht kane pergjegjesi te rende morale shume personalitete te 90-tes. Jemi persekutuar nga keta qe sot thone se Saliu eshte si Enveri, po ne e kemi thene kete qe ne 1992 e per kete humbi PD zgjedhjet lokale. Jemi detyruar te ikim nga shqiperia sepse aty eshte Salia, e jane me mijera e mijera te persekutuar nga ky kriminel dhe bashkepuntoret e tyre. Ndryshimi me Enverin eshte se Ai ju a bente nje proces gjyqesor dhe u bente thirrje per ndryshim, Sala ka denuar shqiptaret pa lene gjurme ne dokumente. Shko Z. Biberaj ne çdo Zyre te Sali QENIN asnje zyre nuk te pergjigjet ne baze te ligjit me shkrim nuk behet fjale.
    Z. Biberaj une nuk kam kohe te zgjatem vetem dua te bej dy pytje. A ndjeni pergjegjesi morale se keni qene nje bashkepuntor i Sali Qenit! e dyta eshte ajo qe i kam thene Azem Hajdarit. Kur i bera shume pyetje ne dhjetor te 1990 ai me tha -se partia e tij nuk do te jete si e komunisteve, por nje parti e hapur per te gjithe. Ai me tha se -nese do te fitojne nuk do te jene si komunistet. Une i thashe se do te fitonit une nuk e di si do te jeni, por jam i sigurt se te hapur siç thoni JU nuk do te jeni. Une dua te jem i qarte qe mos te bejme keq siç kane bere komunistet. Edhe Ju Z. Biberaj a te shpresojme se nuk do te beni siç kane bere komunistet e demokratet! E per kete duam minimumin e provave pasi per 22 vjet ishit sherbetore te Sali QENIT.

  28. Shpirag says:

    Nuk jam me partine e Biberajt,por ky person serioz dhe pragmatist,plot vizion për nje te djathte reale dhe moderne që i duhet vertet Shqiperise,me impresionon!Godet se pari si shqiptar tek te keqiat e medha te 20 vjeteve te njeriut qe me porosi prej Beogradit,mori frenat e shtetit te mjer shqiptar!Mjaftojne keto rreshta ketu,ti mbajë kredo politike Biberaj,per gjithe jeten dhe eshte i nderuar e respektuar edhe nga te majte si une,qe ketu e gjej TOP,shqiptar dhe i uroj të beje te djathten reale,te forte ne ide dhe zgjidhje,pa na konsideruar “armiq”,por kundershtarë idesh ne te majteve qe si atij na dhemb Shqiperia!Duhen bashkuar thuprat kunder ketij vrasesi dhe bandes se Veriut(jo njerzit malsore te vertete si Biberaj dhe te tjere,ku indirekt hyj dhe vet i lidhur me veriun)qe erdhi ne pushtet qe ne vitet ’60 me projekt Beogradi dhe forcoi luften e klasave,zhduku fene,vrau internoi nacionaliste e komuniste idealiste,perzuri Kinen,sabotoi ardhjen e Gjermanise,shkaterroi industrine,beri tufezat dhe perzuri shqiptaret ne emigrim per nje qellim te vetem:Kosova kur te mendonte Shqiperine,te puthte Milloshevicin!Shikimi me i thelle i se kaluares,mund te na ndaje disi,por e kaluara sido qe ta emerojme,eshte bere shume keq ndersa e ardhmja eshte ne dorën tone ta bejme sa me mire,duke ndeshkuar me ligj demokratik ata qe sot na vrasin shqiptaret duke na perrallisur se jane ndryshe nga te kaluaret,qe nga Esadi,Ahmet Zogu,Hoxha,Ramizi dhe Saliu!Diferenca edhe ketu ka,por sot me i Zi se te gjithe keta qe iken,eshte Berisha dhe banda e tij e Veriut komanduar ende nga Beogradi!Respekt,z.Biberaj dhe uroj vazhdimesi per nje te djathte te paster,reale,pa vrasje,tradheti,spiune e kunderspiune te te huajve!Natyrisht keto jane edhe per te majtet te cilet kane ende shume,per te bere,se pari te shkulin “kallamin e gjate te Ramizit nga pushteti dhe me tej opozite a mazhorance vertet shqiptare duke luftuar forte per idete dhe jo fizikun e shqiptareve per tu ndeshur!Nje drite e re,vertete jeni!Si kundershtar,plotsoni misionin bistorik te munguar keta 20 vjet,si shqiptar,te bashkojme thuprat per te keqen me te madhe qe kemi,nje e keqe e jashtzakonshme qe shkaterroi moralin dhe dinjitetin shqiptar,e keqe e dyte e kombit,pas tradhetise se Hamza Kastriotit kunder Skenderbeut!…

  29. d says:

    Kaa te drejte z, Byberaj, keshtu i eshte ngarkuardetyra sa te perfitoje ndonje vote me kete Paarti te re dhe paf sikurse iliri bashke me Salen ne 2013

  30. Erjon Bregu says:

    Do ti bashkohesha partise se re te Topit, por kur shof keta tropojanet e pabese qe i beri Berisha ministra e deputet dhe e shiten tropojanin e tyre qe ja pane hairin sa ishin tek PD, tash nuk kam bese tek keta tropojan dezertor qe vuajne per kariere, kur keta shiten BERISHEN, ate Topin e kane per ta shitur 1000 here. Topi qe te kete sukses ne partine e tije nuk duhet te marri asnje nga keta tipat e tropojes se e ka te humbur davane me keta legena. Biberaj e compani sa ishin tek PD i benin fresk Berishes, keshtu qe Topi ka per ta ngrene me keta tropojane te pabese, githesesi Berisha i paska njoft ma mir se kushdo tjeter keta tipa karierista prandaj edhe i largoi. Nuk behet partia e Topit me dezertor dhe te pabese. Berisha per momentin eshte nje gjigand, e ke inat jepi hakun, eshte figura kryesore politike ne mbare kombin shqiptar, te tjeret qe vijne pas tij jane krejt legena te cpuar.

  31. Shqiptar i pa perlyam says:

    Ky Biberaj do te kete suksese te medhe shum, e ka treguar kur ishte deputet i qytetit te vet te lindjes B.Currit, kur ishte deputet ka punuar aq shum per ate qytet sa eshte ber si ZVICRA, VETEM SHIKONE QYTETIN E BERISHES DHE TE BIBERAJT+BESNIKUT TE MUSTAFAJE DHE TREGOHET SHQIPERIA E VERTETE, NJE ZVICER MES ALPEVE-SIC PAT THENE NJE HERE E NJE KOHE ENVERI QE DO TA BEJME VITRINEN E KOSOVES,PRA ME NJE FJALE MOS HUMBNI KOHE DHE JEPJANI VOTEN BIBERAJT DHE SHQIPERIN KY DJALE DO TA NDERTOJE SI B.CURRIN(kur ishte deputet),MOS HUMBMNI KOHE SHQIPETAR VOTAT BIBERAJT,MUSTAFAJN, DHE MOS TE HARROJME BAMIRIN E TOPEVE DUKE PIRE RAKI TE KAFJA E RREMES JANE PUNTOR KETA DJEM DHE I DUHEN SHQIPERISE,-Pik te fala Rroku-.

  32. Analize e drjte e sakte, por si do t’i binde FRD votuesit e saj qe ta ndjekin. Votuesit shqiptar te majte e te djathte jane te lodhur me votimet sepse ata behen thjeshte formale. Votat ne Shqiperi manipulohen, vidhen dhe atje ku nuk arrihen dot dy te parat blihen me parat e korrupsionit te marra nga xhepat e shqiptareve. Shqiptareve u vjedhin leket,pronat dhe me po keto para u vidhen e blihen votat. Kjo neodiktature nuk ndryshon me vote por vetem me proteste mbarepopullore. Tiranet nuk e leshojne karriken deri sa te vdesin, kjo te pakten eshte vertetuar ne Shqiperi….Zoti e ndihmohte kete popull qe po vuan ..Amen

  33. Shkopi says:

    Ne shume aspekte te gjykimit tend per Be(i)rishen ke te drejte, por ta quash komunist ate eshte totalisht gabim. Ai ishte i tille deri me 1990, por u be katil i vendit me slloganet e antikomunizmit. Qellimet e Berishes nuk jane aspak ato te nje komunisti, por te nje krimineli hajdut. Haveli ka pas thene se “Nuk ka me te rrezikshem se komunisti qe behet antikomunist”

  34. antispiuni says:

    O Biber!
    Ju jeni ca mashtrues dhe asnje gje me teper!
    Sa ishit me baba Saliun, benit fanatikun e vijes se pare . Tani qe u rrezuat nga fiku i tij keni hypur ne gomar dhe e shani me “fanatizem” jo se jeni kunder tij por se doni perseri nje vend ne vathen e tij.
    Modeli i juaj eshte ai i Genc Pordhes….!
    E çfare opozite do beje Bamiri jot qe ka 20 vjet qe ha tavë dheu e qofte nën hijen e Berishe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje