Ndërkombëtarizohet problemi i referendumit të plehrave. Shqipëria ‘në një krah’ me Ukrainën e Bjellorusinë

5 Shtator 2012, 13:10Sociale TEMA

Ngrirja e procedurave të referendumit të plehrave prej KQZ u paraqit si shqetësim në Gjenevë në takimin e vendeve anëtare (Shqipëria është palë) të Konventës mbi Aksesin në Informim, Pjesëmarrjen e Publikut në vendimmarrje dhe Aksesin në Drejtësi për Çështje Mjedisore (Konventa e Aahrusit) më 3-5 shtator, 2012.

Grupi përfaqësues ndërkombëtar i shoqërisë civile mjedisore, Eco-Forum paraqiti në seancë plenare rastet e dhunimit të aktivistëve mjedisorë në vende të ndryshme, duke përfshirë në të dhe rastin e referendumit të plehrave.

“Komiteti i Përputhshmërisë së Konventës së Aahrusit pak vite më parë e gjeti qeverinë shqiptare jo në përputhje me këtë Konventë për rastin e TEC-it të Vlorës, vepër që rezultoi dështim e për të cilin u ndalua dhe kryerja e referendumit lokal. Aktualisht shqetësim është ngrirja prej autoriteteve të shtetit shqiptar të referendumit kombëtar kërkuar kundër importit të mbetjeve nga shoqëria civile, gjë që bëhet për të shtyrë sa të jetë e mundur kryerjen e referendumit”, tha përfaqësuesi, z. Ilya Trombitsky.

Rasti i cenimit të Konventës së Aahrusit nëpërmjet veprimit arbitrar të KQZ me anë të bllokimit të procedurave për 6 muaj u trajtua si dhunim i të drejtave të shoqërisë civile krahas 2 rasteve të tjera në Ukrainë e në Bjellorusi.

Në Ukrainë, Z. Volodymyr Honcharenko, një ambientalist i mirënjohur, aktivist dhe shkencëtar ishte rrahur egërsisht në 1 gusht dhe vdiq në spital nga plagët. Ataku fatal ndodhi 4 ditë pasi Honcharenko bëri publik një informacion shumë shqetësues rreth rrezikut serioz nga ndotja kimike në qytetin Kryvy Rih. Ai pohoi që kompania Ukr-Euro mbante në magazinë 183 ton skrap metali të kontaminuar me helm të rrezikshëm hexachlorobenzene. Në Bjellorusi, katër aktivistë paqësorë antinuklearë u arrestuan më 18 korrik 2012 në Minsk ndërsa ushtronin në mënyrë jo të dhunshme të drejtën humane themelore të tyre për të protestuar ndaj qeverisë. Sekretariati i Komitetit të Përputhshmërisë së Konventës së Aahrusit kërkoi raportim të mëtejshëm për të 3 rastet paraqitur për Ukrainën, Bjellorusinë dhe Shqipërinë.

5 komente në “Ndërkombëtarizohet problemi i referendumit të plehrave. Shqipëria ‘në një krah’ me Ukrainën e Bjellorusinë”

  1. Dr. Mortja says:

    Ta bajm,
    Shqiprin
    Si U-kra-ina!

    Ta Bajm
    Shqiprin
    Si Vi-ci-doli!
    Dhe endrra e shqiptareve u be realitet!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html

  2. dulqina says:

    po ky Kurumi mburret qe merr skrap nga ukraina.

  3. mira says:

    E kam thene disa here, nqs nuk e shkatron Shqiperine kjo moster viçidoli, serbet i hapin dosjet.
    Deri sa te beje dorezimet cope cope do ta beje kete vend.

  4. BOTA E ZEMERUAR ME POLITIKEN says:

    PSE SOT NE BOTE POLITIKANET PO KERCENOHEN ! …..
    SEPSE ASKUSH NUK PUNON PER POPULLIN POR PER XHEPAT E TYRE.
    I NJEJTI EPISOD NDODHI DJE NE QUEBEC / CANADA.

  5. e verteta says:

    Ah,moj mira,moj embelsira !
    Po thuaje dhe nje miljon here ti ate genjeshter te trashe,dhe perseri askush nuk ka te besuar.Pervec cave qe ta kalojne edhe ty per “mendjehollsi”.Edhe genjeshtrat i keni aq te trasha sac keni edhe mendjen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje