Bamir Topi është prezantuar ditën e sotme zyrtarisht si kreu i Frymës së Re Demokratike. Ai është prezantuar nga nismëtari i themelimit të kësaj partie, Gazmend Oketa.
“Afro 120 ditë më parë nisëm një projekt të ri, si një kërkesë e shoqërisë shqiptare për një politikë ndryshe. Kemi takuar shumë qytetarë, të cilët na janë bashkangjitur. Kemi ngritur degë në shumë qytete të Shqipërisë dhe do të vijojë puna. Ne e rifillojmë këtë sezon të ri me bindje se mund të rikthejmë besimin tek shqiptarët se Shqipëria mund të bëhet. Në fillim të muajit gusht, grupi nismëtar i FRD takoi ish-presidentin Topi dhe e mirëpriti dëshirën e tij për t’u bashkuar me ne. Në mbledhjen e datës 4 shtator ne morëm një vendim për t’i besuar drejtimin e Frymës së Re Demokratike deri në konventën e ardhshme, zotit Bamir Topi. Ky nuk mund të konsiderohet një privilegj për zotin Topi, por një detyrë dhe një sfidë e madhe. Në emër të grupit nismëtar dua të falenderoj edhe një herë zotin Topi, i cili në vend të tërhiqej dhe të pushonte periudhën post presidenciale, mori një angazhim të madh për të kërkuar ndryshim”, tha Oketa.
Pas kësaj, fjalën e ka marrë ish-presidenti Topi, i cili është shprehur se ky është një mision i veçantë dhe qytetar për të. Topi ka thënë se Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, ndryshe nga ajo që kanë bërë deri më tani PD dhe PS. Ai tha se vendi është nxjerrë në shitje nga kjo qeveri, ndërsa pohoi se në këtë vend vota ende nuk respektohet. Duke iu përgjigjur pyetjeve, Topi tha se FRD nuk do të bëjë koalicion as me PD dhe as me PS në zgjedhjet e ardhshme.
Pjesë nga fjalimi i Topit:
“Është një emocion i veçantë në këtë moment të rëndësishëm, që nuk lidhet vetëm me jetën time, por me diçka më të madhe se sa interesi i një njeriu. Lidhet me misionin qytetar, që nuk do të jetë për interesa të ngushta, por në interes të gjerë publik.
Unë dëshiroj të falenderoj publikisht zotin Oketa dhe bashkëpunëtorët e tij që më bënë ftesë publike dhe më dhanë mundësinë që të drejtoj FRD-në deri në konventën kombëtare.
Së dyti, në përputhje me deklaratat e mia të mëparshme, dua të shpreh vendimin për t’u bërë pjesë e FRD-së, për të bërë më të mirën e mundshme për qytetarët.
Për 5 vite pata fatin të përfaqësoj qytetarët e vendit si president, ndërsa tani unë rikthehem në politikën aktive me një përvojë shumë herë më të madhe për ndërtimin e shtetit.
FRD nuk është një projekt personal i një stafi të ngushtë bashkëpunëtorësh. Kudo qytetarët janë të shqetësuar me klimën e rëndë politike në vend dhe për këtë arsye ata kërkojnë me të drejtë një ndryshim pozitiv. Një ndryshim që nuk ka të bëjë vetëm me jetën e qytetarëve, por në radhë të parë ka të bëjë me mënyrën e sjelljes politike, me mënyrën se si bëhet debati politik dhe politika në këtë vend.
Për shumë qytetarë është e papranueshme që Shqipëria ende sot vazhdon të jetë vendi i vetëm ish-komunist që nuk ka marrë ftesë për t’u anëtarësuar në BE.
Kjo nuk e nderon politikën shqiptare, e cila merret me debate pa vlerë, duke shkaktuar tensione.
Më shumë se 95% e shqiptarëve kanë treguar gatishmëri të plotë për integrimin në BE. Ata që nuk arritën dot ta bënin edhe sot e kësaj dite, duke u marrë me gjëra të parëndësishme dhe duke ua sjellë në majë të hundës qytetarëve, janë ata që përfaqësojnë dy partitë e vjetra politike.
Ne kemi pasur mundësinë për ta marrë ftesën për t’u bërë anëtarë të BE-së, por këtë gjë e ka penguar politika jonë.
Sot ne kemi rastin të shohim se mjaft gjëra që kanë të bëjnë me themelet e shtetit demokratik, nuk janë realizuar. Ne kemi rastin që të shohim se çështja e votës, e pronës, e drejtësisë etj, nuk janë realizuar. 20 vjet më parë qytetarët kishin shumë shpresë dhe besim për t’u bërë si gjithë Europës, por pas dy dekadash ata kanë të drejtë të zhgënjehen nga ata që erdhën si shpëtimtarë nga sistemi komunist, por që vetë me qëllim krijuan një sistem të tillë politik me pak dallim nga ai që lamë pas.
FRD është për një frymë të re, për një sjellje dhe axhendë të re për progresin e vendit.
Ajo çfarë na dallon, është vizioni ynë për shtetin dhe qytetarët. Ne nuk kemi pushtetin si qëllim të vetëm. Ne refuzojmë dhe nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje politike të bazuara në baza amorale dhe jokushtetuese. Ne ndahemi nga dy partitë e vjetra politike, pasi ato janë përgjegjëset e vetme për dështimin e Shqipërisë, duke qenë se janë njësuar gjithmonë me pushtetin kur kanë qenë në pushtet, duke përjashtuar qytetarët. Ne ndahemi nga shumë parti të tjera, sepse ne nuk jemi për parcelizim të shtetit, siç ka ndodhur deri më tani. Ne nuk i urrejnë kundërshtarët politikë, ne nuk përjashtojmë askënd të japë kontribut për zhvillimin demokratik, por ne nuk pajtohemi me ata politikanë dhe parti politike, për të cilët luksi mbetet synim i përjetshëm.
Ne do të bashkëpunojmë dhe dialogojmë me çdo forcë politike vetëm për ato çështje që përbëjnë detyrim publik. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e votës së sovranit.
Ne duam të promovojmë një program përfaqësues, nuk duam vetëm të mbledhim vota, por të zgjidhim çështje që shqetësojnë qytetarët.
Ne kemi projekt konkret për përmirësimin e cilësisë së demokracisë në vend, se si standardet tona të demokracisë të bëhen maksimale. Synimi ynë është rritja e qytetarëve në vendimmarrje.
Për ne është i papranueshëm aktualiteti politik me një parlament jo funksional, me një pushtet politik që ushtron kontrollin e tij mbi parlamentin dhe institucionet e tjera të pavarura.
Nuk mund të vijohet më që ekonomia të falet dhe të privatizohet nga klane të ngushta të pushtetit. Pasuritë e shqiptarëve nuk mund të jepen për 1 euro dhe për biznese të dyshimta apo edhe shteteve në rajon. Kushtetuta e Shqipërisë na detyron që të respektojmë integritetin dhe territorin shqiptar.
Ne duam një sistem shëndetësor që ofron zgjidhje, një sistem drejtësie që jep drejtësi dhe një sistem arsimor që nuk lëshon vetëm diploma.
Ekipi drejtues i FRD-së përbëhet nja njerëz me përvojë të gjatë në politike, me individë nga profesione të shumta dhe me identitet, që refuzuan të mbyllin sytë dhe t’i bashkohen politikës së keqe të këtij vendi, në mbrojtje të bindjeve dhe parimeve ku besojnë.
Së fundmi, apeli im është për të gjithë ata qytetarë që janë skeptikë ndaj politikës në përgjithësi, që janë të lodhur nga debatet pa fund dhe sipërfaqësor, nga të njëjtat fytyra që e mbajnë ekranin rob për 24 orë. Një situatë e tillë nuk mund t’u ofrojë pesimizëm. Unë dua t’u kujtoj se edhe në vitin 1990 ka pasur qytetarë të tillë skeptikë. Por atëherë pasioni i qytetarëve dhe intelektualëve solli rrëzimin e një prej regjimeve më të egra. Fatin tonë e vendosim ne, duke treguar forcë dhe kurajo për të mbrojtur parimet. Apatia dhe refuzimi janë në interes të atyre që për interesa politike kanë rikthyer kohën e presionit, sundimit dhe braktisjes së qytetarëve. Vendi ka nevojë për qytetarë aktivë. Ne duam që ju të jeni pjesë e rëndësishme e jetës politike, jo vetëm për të marrë pjesë në fushata politike.
Në zgjedhjet e vitit 2013, ne nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive të vjetra, pra PS dhe PD.”
E ke ne terezi ti mo Topo.Duket se vetem ti nuk paske kuptu as1gjo se ca ka ndodh ne keto vite kur ke qene ”president”.
Nuk eshte lajm ky, kjo gje u dinte qe kur u fol se do te krijohej
nje parti e TOPIT. Po ajo qe me ben pershtypje eshte qe flitet
si nje gje normale per keto parti private SHPK me kryetar te
paracaktuar, sic eshte dhe LSI.
O BAMIR E KE TE KOTE,
KE FILLUAR PO KOPION FIALIMET E ZOTIT KRESHNIK SPAHIU,
ALEANCA KUQ E ZI ESHTE E VETMJA FORC POLITIKE TE CILES NE I BESOIM..
JU JENI THJESHT NJE FRYME QE KA PER TJU MAR ERA SHUM SHPEJT.
kjo eshte demokracia? kkryetari i zgjedhur paraprakisht dhe pa vote, dhe nderrim de fakto? kuptohet qarte pse u bashkuan me te vetem Biberaj&Oketa dhe asnje tjeter i dhjetorit 1990 (sic u la te besohej ne fillim).
Hajde me kembe te mbare Bamiro!
Po qorra do ngelemi ne Shqiptaret perjete? Po si ka mundesi ti besojme kaq lehte AK dhe FRD. Te dyja deklarojne qe nuk do bejne koalicion as me PD as me PS. Deri ketu ok. Po mbas zgjedhjeve kur po e zejme se Kan bere nga 5 dePutet ne parlament, vallen e kujt do heqin? ke do mbeshtesin, se dy jane ose pro ose kundra.
Po e hengert edhe kesaj radhe o shqiptare, mire tju beje edhe kurr te mos ju hiqet nga qafa diktatura se e meritoni.
AK EDHE FRD JANE RROTA REZERVE TE DIKTATURES MALOKO-BERISHJANE.
P u l i t i k a n i
M o d h
Je o Bamir Veterineri!….
As me PS e as me PD….por me kë do besh koalicion o Bamkë?!…
Te deklarosh keshtu do te thote te mos jesh as mish e as peshk!….
Bashkohu me Kuqezinjte, apo nuk te lene tropojanet kuaj troje?!…
Bej me mire koalicion me Heshtjen!
Se ti flet me shume duke heshtur!….
Zoti Topi e futi Kreshnikun aty ku ishte.Ska nevoje Topi te kopjoje asnje.Ai eshte me inteligjent se Z.Spahiu.Ato mund te bejne koalicion qe te derrmojne PD dhe PS.Kreshniku eshte me extrem ne ceshtjet kombetare gjoja po eshte vetem fasade.A e keni pare cfare zedhenesish ka edhe cfare personeli ka.Ai ska fuqi per dicka te vogel e jo te mbroje Shqiperine.Cfare mund te bejme ne me ate ushtri qe kemi.Pa avione e tanke sben dot asnje gje apo do ti lutemi te tjereve per ndihme.Cfare beme ne kur Kosovaret u vrane nga Serbet? Asgje vetem arme i dhame edhe morem Refugjatet.Sa per sulm Serbeve asjne gje si beme.Ne skemi ushtri per lufte.Vetem per te fikur zjarret.Te gjithe ashtu thone qe te fitojne vota.Edhe Enveri ashtu doli si patriot i flakte po e ndryshoi fillin 100% pas ardhjes ne pushtet.Une do doja shume qe Z.Spahiu te ishte aq trim po nuk ishte dhe kaq trim kur ishte me PD kur firmoste draftet e tyre.Ska patriot sote.Me ndodh nei lufte te gjithe politikanet te veteshpallur trima jashte Shqiperise do ti shofim.
nuk ju dhame arme por ju shitem arme ,cdo cope fisheku apo predhe e kane blere me centimin e markes ,shqiptaret e shqiperise se enverit jane rraca me felliqur qe existon ne planet,kjo sepse komunizmi mbolli djallin dhe shkaterroi familjen shqiptare.
“nuk bëjmë koalicion me PD-në dhe PS-në”
TË JETË NJERIU KAQ DEBIL!
PO TI JE NË KOALICION ME PDnëmor injorat!
deputetët e tu janë akoma pjesë e grupit parlamentar të PDsë!!!
e zoti na ruajt pulat e gjelat se ne si njerëz kemi marrë fund!të parët këta që na drejtojnë!
O Topo po benzin e presidenzes do ta mbash akoma ? apo si burre qe je u torhoqe nga ato te mirat e ish-presidentit?
Bamir Topi do jete ne nje tavoline me kryetaret e partive politike,ne ate tavoline te nderuar do jene figura si i madhi Nard Ndoka,gjithashtu perkrah do kete edhe avokatin e madh te çeshtjeve te humbura totalisht Spartak Ngjelen,shpesh do kete perbri edhe Preç Zogajn qe do ta kuntermoje me firomen e rende qe leshon kur flet,perballe zotit Bamir Topi do zere vend Skender Gjinushi me taktikat e tija te deshtuara,keq me vjen se nuk do kete perbri edhe Namik Vehbi Fadile Hotin qe keshtu te plotesohet ne menyre teper harmonike tryeza politike e partive fantazma.
Po afron zgjedhja parlamentare 2013 e ketu do jemi e do shofin humbjen e madhe te PS,do shofim largimin e Edi Rames nga politika dhe pjesen me komediane qe jane keto llafazanet e medhej pa elektorat.
alpinisto
të kanë dhënë leje apo të kanë dhënë kompiuter?gjithnjë sa afrohen zgjedhjet ti kërcen si ai gjeli në pleh!(jo ai në majë,ai posht që çukit)
alpinisto të kanë hequr ndonjë vit,për performancëwn tënde??
O Bamir, ne cfare vendi te botes shkohet nga President ne kryetar Partie dhe pa bere zgjedhje?Ti deri dje ishe breke e bythe me Salen, te beri dhe president duke blere vota per ty ne parlament, keshtu qe besueshmeria jote le per te dyshuar. Ti je nje politikan alla Ben Imami neper filma qe sthoshte me teper se 5 fjale dhe me kompleksin e flokeve me balluke e barseta qe mbulojne veshin, mode kjo qe ne e kemi ndjekur kur ishim te rinj para viteve 90, por si duket ti atehere militoje ne Partine e Punes apo punoje per Partine si veteriner dhe ste lejohej te kishe shfaqje te huaja. Ti je thjesht nje derivat i PD dhe Berishes per te marre ca vota majtas dhe asgje me shume. Koha do ta tregoje
Nëse nuk bën dot koalicjon me PS…dhe me Aleancën Kuq e Zi,atëherë ti z.Topi,shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve që të besuan.Pasi jua ”shuan shpresat në ballë”,bën hapin e dytë:i dëbon me shqelma nga elektorati juaj…Ata që besuan tek ju zoti Topi,humbasin shumë….por edhe ju vetë do të dlni edhe më të humbur…-
–këto deklarata që bën sot FRD…..do ishin normale për një kohë tjetër,normale,politike dhe qeverisjeje në Shqipëri.Ajo që duan të dëgjojnë shqiptarët nga lidershipi politik opozitar do të ishte:Koalicjon i madh…AKZ,FRD…dhe PS e gjithë partitë politike që janë në front kundër pushtetit të korruptuar të berishajve,metajve,ndokajve,vasilajve,mediajve,pollajve,rulajve,nokajve,panaritajve,bregajve,topallajve…deledashajve,olldashajve,ristanajve,vishajve…nishanajve…fullanajve,beçajve,etj..etj…….Një koalicjon kundër këtyre mbeturinave është i domosdoshëm njëherë zoti Topi,zoti Spahiu,e zoti Rama…Kur të shprrim rregjimin më të korruptuar berishjan…kini kohë atëherë të provoni forcat dhe zotësitë tuaja…Atëherë,nuk do të jetë turp edhe po të humbisni,por,nuk do tju falet të sabotoni bashkëpunimin e pritur aq shumë nga qytetarët shqiptarë…tani,në këtë kohë të egërsisë së rregjimit më të lig,që sundon shqiptarët…zoti Topi…Mos-bashkëpunimi në këtë kohë nevoje…do të jetë një turp i madh…që do tju ndjekë gjithë jetën tuaj…sado të pasur të jeni…Një Shqipëri e lodhur deri në cfilitje,e dëshpëruar dhe e terrorizuar nga një regjim i lig dhe gjakatar,sot ka nevojë për koalicjone të ndershme dhe të vendosura,zoti ish-president…Mos na zhgënjeni të paktën tani,që jeni i lirë nga detyrimet,që ju mbanin të lidhur nën pranga….!
ëse nuk bën dot koalicjon me PS…dhe me Aleancën Kuq e Zi,atëherë ti z.Topi,shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve që të besuan.Pasi jua ”shuan shpresat në ballë”,bën hapin e dytë:i dëbon me shqelma nga elektorati juaj…Ata që besuan tek ju zoti Topi,humbasin shumë….por edhe ju vetë do të dlni edhe më të humbur…-
–këto deklarata që bën sot FRD…..do ishin normale për një kohë tjetër,normale,politike dhe qeverisjeje në Shqipëri.Ajo që duan të dëgjojnë shqiptarët nga lidershipi politik opozitar do të ishte:Koalicjon i madh…AKZ,FRD…dhe PS e gjithë partitë politike që janë në front kundër pushtetit të korruptuar të berishajve,metajve,ndokajve,vasilajve,mediajve,pollajve,rulajve,nokajve,panaritajve,bregajve,topallajve…deledashajve,olldashajve,ristanajve,vishajve…nishanajve…fullanajve,beçajve,etj..etj…….Një koalicjon kundër këtyre mbeturinave është i domosdoshëm njëherë zoti Topi,zoti Spahiu,e zoti Rama…Kur të shprrim rregjimin më të korruptuar berishjan…kini kohë atëherë të provoni forcat dhe zotësitë tuaja…Atëherë,nuk do të jetë turp edhe po të humbisni,por,nuk do tju falet të sabotoni bashkëpunimin e pritur aq shumë nga qytetarët shqiptarë…tani,në këtë kohë të egërsisë së rregjimit më të lig,që sundon shqiptarët…zoti Topi…Mos-bashkëpunimi në këtë kohë nevoje…do të jetë një turp i madh…që do tju ndjekë gjithë jetën tuaj…sado të pasur të jeni…Një Shqipëri e lodhur deri në cfilitje,e dëshpëruar dhe e terrorizuar nga një regjim i lig dhe gjakatar,sot ka nevojë për koalicjone të ndershme dhe të vendosura,zoti ish-president…Mos na zhgënjeni të paktën tani,që jeni i lirë nga detyrimet,që ju mbanin të lidhur nën pranga gjatë kohës së presidencës suaj….!
topi eshte njeri fisnik nuk eshte si saliu dhe rama komuniste me rrenje.
PO KERKON TE THUASH INDIREKT QE PO RESTAUROHET DIKTATURE JE PJESE AKTIVE E SAJ. PO PRETENDON QE DIKTATURAT KANE NJE EMER P.SH ‘SADAM’ TI NGA POPULLI DO DENUAR SI ALI KIMIKO(krahu i djathte i tij).ZGJITH E MER
Ik I plako futi ndonje qofte e ndonje raki te pazari se ste jep kush vota ty shoky
ti edo ke honger gjithe jeten aragosta plako??????,,,,,,,.Na e shpifen kalamojt qe komentojne ktu!
Mirë e ke o Bamkë, edhe Saliu atë mendim ka që ti të mos bësh koalicion me PS-në.
Ç’të duhet më tepër ty o Bamkë; ti pronat i more, kryetar partie u bëre, edhe deputet dihet që do të bëhesh. Mjaft i ke këto ti, Populli le të vuajë nën thundrën e rregjimit neofashist të kriminelit Salih Shpellari.
AS ME PS-ne, AS ME PD-ne THA TOPJA
DUKE I QENDRUAR BESNIK KARAKTERIRT TE TIJ
AS MISH AS PESHK thjesht VETRINER LOPESH
ZOTI TOPI! Ne populli i thjeshte, nuk na ha meraku per pushtetaret,te cilet kane mbushur xhepat,po se bashku me shoket tend dhe opoziten ne tereri,po presim qe ne 2o13- ten ta arrijme ate driten qe po shohim ne fund te tunelit. Per mendimin tim personal,duke mos pretenduar se i njoh mire rregullat e sistemeve politike,them se cdo sistem politik’
emrin verja si te duash,eshte i mire atehere kur ben mire per jeten e popullit.Po shohim keto 22 vjet qe sistemi demokratik ne Shqiperi rezulton jo i mire per shtesat e gjera te popullsise.U thirr me te drejtene 1990-ten per ta bere Shqiperine si gjithe Europa,me te drejte njerezit u gezuan,po ky gezim qe fatal.Qe fatal pasi cdo gje u shkaterrua deri te prerja e pemeve. Orjentimet e dhena te partise demokratike me marrjen e pushtetit filluan te ndryshohen ne fafor te
pushtetareve.Konkretisht ndermarrjrt ekonomike u muaren gjoja nen drejtim nga kryetare te PD -SE ,por u shiten brenda nates per skrap ose firmave private te sapo krijuara,filloi korrupsioni.E tani zoti Bamir,sic e dini shume e shume here me mire nga une ,Shqiperise nuk i ka ngelur asgje ,eshte shitur e gjithe ekonomia,ka ngelur vetem arsimi e shendetesi pa u dhene me kocensionin e famshem,por edhe ketu ka filluar era e te huajeve.Si djale i ketij vendi ,po dhe si president qe
ishe,pavarsishte se c’thone e thane,keta qe e shiten vendin,ku nje pjese te fajit te ta themi hapur e kini edhe ju,sistemi demokratik ne te gjitha fushat ka deshtuar.Une nuk e di se si doli ne krye te shtetit
ky njeri qe gjendroi per 25 vjet skutave te bllokut komunist ,duke i
sjellle popullit keto fatkeqesi.Mendimi im eshte se mirqenia nuk tregohet nga makinat,sepse ka nga ata qe edhe pse kane “BENS” e han buken that.Mireqenia matet me punesimin qe siguron te ardhurat,menyren
e te ushqyerit,qetesine shpirterore.K ur shkolla merret me djerse,kur bujqesia eshte e modernizuar e tjera.. si eshte ne te gjithe vendet demokratike. Pra i nderuar zoti Bamir shpresa eshte e madhe te JU e disa drejtues te partive te tjera.Nuk ka rendesi te majta e te djathta
rendesi ka programi dhe deshira per ta zhvilluar kete vend.E di qe do te shajne ca nga interesi i tyre,ca te paguar nga ish partia dhe kruetari juaj.Ato shprehjet se po qe president i jep fund jetes poplitike jane prrofka.Duke te te uruar suksese ne drejtimin e partise
ju uroj qe te shikoni nga ky popull e ky vend i vuajtue ne shekuj.
Po qe deshira e zemra e paster cdo gje behet.AMERIKA ESHTE MODELI ME I MIRE. E BENI DOT ,BEJENI.Ne pensionistet e hengrem cairen ,kur i thone,por mendoni per femijet tane e Shqiperine.PERSHENDETJE.
O TOP.Koalicion me te gjithe per te rezuar nje diktator 100 here me te lig nga enveri.Po qe per ty dhe per forcen tuaj politike saliu nuk pjerdh shume.Edhe njehere o TOP.ALEANC edhe me DJALLIN per te rezuar nje diktator dhe pastaj mendo per poste.VETEM ALEANCA E TE GJITHA FORCAVE PROEUROPIANE mund ta rezojn kete BISH.
Saliu me PD dhe me PS kane deshtuar ne politiken e tyre 22 vite,e tha Uidhersi.
Ky klyshi i Top-tanve nuk e kupton akoma se vetem nje aleance e madhe mund ta munde kucedren Berisha…
Po mire o zoti Topi bej si te duash por delen e vetme e ha ujku dhe ujku dihet se kush eshte. Ke frike se do te urrejne demokratet dhe nuk do te votojne per ty po te deklarosh aleance me PS-ne por mbas zgjedhjeve me ke do te besh koalicion per te “miren” e atdheut? Sigurisht me PD-ne e Saliut se ajo eshte e djathte. Keshtu qe, ku ishe, ne asnje vend, cfar bere, asnje gje.Hiqi deputetet qe ke atje brenda para dhjetorit te ketij viti dhe lere Saliun si peshku pa uje qe te merdhifin ate bej ti, po deshe te hysh ne histori, kaq mjafton qe te plotesosh dhe ato gabimet qe bere ne presidence qe mbaje sehir kur vidhte Kolegji zgjedhor zgjedhjet e Bashkise se Tiranes.