Drama e aksidentit tragjik, nuk i japin leje për varrimin e gruas dhe djalit që nuk e pa kurrë

8 Shtator 2012, 09:40Politika TEMA
Drama e aksidentit tragjik, nuk i japin leje për varrimin e gruas dhe

Violeta Metani me femijen

Vdekja e 28-vjeçares Violeta Metani dhe fëmijës së saj 4 muajsh tre ditë më parë gjatë një aksidenti në afërsi të Golemit, nuk ka qenë motiv i mjaftueshëm për prokurorinë që të lejojë bashkëshortin e saj dhe babanë e fëmijës, që të marrë pjesë në varrim.

Prokurori Dritan Nushi, raporton A1Report, nuk e ka lejuar Sulejman Metanin, që është dënuar me 3.5 vjet burg pas një sherri me të vëllanë, të marrë pjesë qoftë edhe pak minuta në ceremoninë mortore të së shoqes dhe të birit, të cilin nuk e pa kurrë, pasi ishte në burg kur ai lindi.

Drama e kësaj familje bëhet edhe më e rëndë, pasi përtej varfërisë së skajshme, tashmë tre fëmijët e tjerë të çiftit, përkatësisht 2, 3 dhe 7 vjeç, nuk kanë asnjë prind që të kujdeset për ta.

Violeta Metani u përplas nga një automjet me targa angleze, së bashku me fëmijën që e kishte në krah, teksa shkonte pikërisht për të takuar të shoqin në burg, duke humbur jetën në vend.

22 komente në “Drama e aksidentit tragjik, nuk i japin leje për varrimin e gruas dhe djalit që nuk e pa kurrë”

  1. Kopenhagen says:

    Diteziu, se eshte rrahur me te vellane i kane dhene 3,5 vite burg.
    Emiljano Shullazi kapet disa here me armatime, vret, terrorizon, dhe perseri lihet i lire.
    Demokraci berishiane.

  2. HORRI bulevardit says:

    Ky popull e ka merituar Enverin, se vetem ai dinte si shtrohet nje popull dhe bohet qingj.

    1. xhoni says:

      Po cfare faji ka populli ketu,o GAMAR I VICIDOLIT???
      Ketu GOMAR ESHTE QEVERIA,qe u jep LEJE KRIMINELEVE PARA ZGJEDHJEVE PER TE VJEDHUIR VOTAT E JO KETIJ FATKEQI,QE PASKA RRAHUR VELLAIN DHE I VDIQEN GRUAJA DHE FEMIJA!!!
      SHTET KRIMINEL
      QEVERI KRIMINELE
      QEVERI FASHISTE!!!
      EDHE NJE RAST PER TA URRYER SALI BERISHEN ME SWHUME!!!

      1. HORRI bulevardit says:

        O Gjon mushka, populli ka faj qe e mban Saliun e Vicidolit.
        Je dakort.

  3. iva says:

    e tmerrshme,kafsheri,,,,,ka vdek humanizmi me kohe,,,,,,,,,,

  4. Arberor says:

    Po qenka e vertete se ky eshte denuar 3.5 vjet vetem per gjuajtje grushtash te vellait, keshtu duhet bere denimi nga gjykatat por edhe kerkimi i denimit nga prekurorat. Kur vret nuk denohesh, madje del i pafajshem, kur vetem godet me grushta atehere denohesh shume rende, se nuk e ke kryer sic duhet krimin. Dhe pa diskutim qe vazhdon denimi, nuk tolerohet po nuk ishe ashtu sic duhet kriminel i klasit te pare, dhe te japesh nje dore te mire, apo te firmosesh se do te jesh ne sherbim te regjimit ne kohe leje. C’te them une, qe nuk vazhdojne akoma ne vendin e cudirave!

  5. Shtegtari says:

    Nashi qe kemi ne krie te vëndit si president dhe si krietar i Keshillit te larte te Drejtesi-Zezes shqiptare Lepe-Peqe Nishanlliun(Yes Man sipas te mirenjohurit Withers) do u tregojme vendin prokuroreve te tipit Nushi qe japin leje per persona te denuar me vrasje (siç qe rasti i Admir Tafilit ne Shkoder qe u la hijen) dhe refuzojne lejen per orezinj si puna e te gjorit Metani qe natyrisht nuk duhet te kete pasur “graso” per te lyer rrotat e qerres.
    Rrofshin Presodenti Nishanlliu dhe El-comanadante Berisha qe kane marre persiper ti rregullojne nje here e mire keto pune sa po te vjedhin zgjedhjet e 2013

  6. baki labi says:

    U denua,mire ,ne kundershtim me iks ligj se u zu me te vellan,si thuhet.Po mire more 3,5 vjet burg? Te gjithe vrasesit dhe kriminelet me te medhenj ne shqiperi jane kap e liruar disa here kurse krye kriminelet me ne krye Saliun nuk kapen fare.Po te mare pjes ne varim pse nuk e late o xhahil?

  7. Mario says:

    Kjo eshte kur existencialisht shteti nuk ekziston,vetem nga ana figurative….per nje zenie i jep 3,5 burg qytetarit te mjere,ku ne boten perendimore do kishte marre 1 denimmaximal me gjobe 100-1000 eu,tani aty ben burg sepse nuk ka patur te holla per gjyqtaret dhe prokuroret si bije komunistesh qe jane….Nuk lejon te atin te shohin ne minuten e fundit te ndarjes ti shoh me sy, e pa imagjinuar eshte..keta gjyqtare dhe prokurore do mendojne nje dite se si do u vij vdekja….? Atyre pas ardhesve
    te vegjel nqs ka kush te kujdeset te lene shenim se do ndihmoj sa do pak me te holla….

    1. Toni says:

      Ne kjofte se populli nuk cohet kunder tyre te gjith do vdesin sikur ramiz alia e shum kriminela te tjer qe su hini ferra ne kam.

  8. BJORN says:

    Duhet te kishte kryer disa vrasje qe te merte leje o te paguante.
    Kjo eshte albanistani i Kalces

  9. drini gega says:

    LAVDI SALO-DEMOKRACISE

  10. luan says:

    fatkeqesishte kete ngjarje e kame pare nga afer ,se kam qene duke kaluar ne ate momente dhe femijen e kam pare ne sy dhe ishte gjalle.dhe lutesha qe te shpetonte,por nuk qe e thene.prokurori ka bere shume gabim qe nuk ka lejuar te atin te jete ne varrim,nuk ka humanizem.

  11. bilali says:

    Tregojuni me te pergjegjshem komentuesa, mos bini ne nivelin e “gazetarit” te ketij shkrimi, nuk te denon njeri aq vite per “nje sherr”,!? Me vellain! Ka bere dicka shume me te rende, sa per lejen duhen vleresuar arsyet e mosdhenies, te cilat jo ne cdo rast jane korruptive, ne kete rast jo!flm.

    1. Kopenhagen says:

      O Bilo,
      shihe te gazeta “Shqiptarja” lajmin per kete rast.
      Pastaj, thuaji “Me fal qe me foli goja para mendjes” atij gazetarit, ose mundesh edhe te kafshosh gjuhen.

  12. Treviso says:

    Me ligjet nuk ka humanizem. Ketu nuk eshte zbatuar ligji.Per kriminelet u jepka leje qendrimi ne shtepi ndersa per raste te veçanta si Petani i denuar ordiner nuk jepet leje prezence ne varrimin e te shoqes bashke me femijen 4muajsh.Kjo tregon shkallen e larte qe ka arritur drejtesia!

  13. armina shehu says:

    pse si djeg njeri me acid keta funderina prokuror e pushtetar me ofiqe te larta qe jane bythe lepirsit e ati sali kafshes qe ishalla ndoi makin ketyre u hedht femijet perpjet qe pervec se i kan turi shtrember i kan dhe te paformuar,po ty mor zhgaravin per munges provash te kan dal te pafajshem mafjozet dhe kriminelet , kurse kti qyqarit as me i pa per here te fundit si lejon mor plere qe po ka zot atje lart ju te gjithe fund e krye u terheqshi zvarre .

  14. Joni says:

    E tmerrshme, e kane vrare dy here te gjorin njeri qe kur te dale nga burgu te jete i shkaterruar fare. Keto jane ligjet ne Shqiperi, zbatohen ashpersisht per fukarenjte e te pambrojturit.

  15. WTF says:

    Si ka mundesi qe per nje rrahje i kane dhene 3.5 vjet burg, djlai i Luiza Xhuvanit vrau tjetrin dhe veten 2.5 vjet. Duhet filluar me gjykatesit o shoke si ne Palermon e viteve 70

  16. Alpini says:

    Njerezit ketu ne Shqiperi duhet te levizin me eskorte,me shoqerine e makinave te gardes,me shoqerine e policise rrugore,duhet te levizin njelloj si leviz presidenti,kryeministri,kryeparlamentari,si leviz kryetari opozitar.
    nuk mban aspak pergjegjesi asnje shofer qe aksidenton njerez ne rruge,trotuare kur keta nuk jane te shoqeruar nga eskortat qe permenda me lart.
    Harrova te them se si leviz edhe ajo e bulevardit kryetarja e prokurorit shpirt zi Dritan Nushi.

  17. lina says:

    s’ kam qene kurr komuniste dhe s’kam pas dobesi,por tani te verteten mendoj ;qe ai s’e shiti kurre vendin DHE vajzat ne tregjet e botes.Plehrat na futen dhe plehrat,keshtuqe ne te gjitha veshtrimet ENVERI ESHTE ME LARTE SE SALI KRIMINEL-HAJDUTI PO VRET,VJEDH DHE SHKATERRON.MALLKUAR QE S’LA GJE/POR TE INKRIMINUARIT E MBESHTESIN/

  18. shvejk says:

    O Bilal paske dezhurnin sot? Apo replikon kot sa per gallate ? Mendoj se duhet te gjesh nje forum qe ti pershtatet nivelit tend sepse ktu je ne vendin e gabuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje