U deshën më shumë se tre muaj kohë që Prokuroria e Tiranës të provojë se ish- imami i xhamisë së Medresesë, Lulzim Plloçi, është i pafajshëm. Ai u ndalua për rreth pesë muaj nga Gjykata e Tiranës të hynte apo të kryente ritet fetare së bashku me besimtarët e tjerë tek Medreseja.
Plloçi u akuzua si nxitës i besimtarëve të xhamisë për të mos lejuar imamin e ri që të ushtronte detyrën. Ndërsa nën zë ndaj tij rëndonin akuzat si “ekstremist”, “radikal i fesë islame”, apo edhe dyshimet për “terrorizëm”, të cilat erdhën nga Komuniteti Mysliman si dhe nga imami aktual i xhamisë së Medresesë, Lauren Luli.
Tashmë në detyrën e imamit të xhamisë së re në zonën e ish –restorant Durrësit z. Lulëzim Plloçi ka dhënë një intervistë për “Shekullin” pas pushimit të akuzave ndaj tij.
“Normalisht me pushimin e masës së sigurisë nga prokuroria ndihem i qetë dhe plot bindje se drejtësia vonon, por nuk harron, dhe që në një farë mënyre vërteton tashmë faktin se nuk kam qenë unë ai që e ka penguar imamin e ri, por vetë besimtarët,” thotë Plloçi.
“Unë kam punuar 10 vite dhe nuk kam ndërmend të merrem me këto shpifje. Besimtarët e asaj xhamie, banorët e asaj zone dhe të gjithë ato që më njohin e dinë kush jam unë dhe sa ekstremist dhe radikal jam unë. Kjo është një formë e shpifur për të tërhequr vëmendje, të bërit presion si dhe zhvendosjen nga thelbi i çështjes si dhe implikimin e strukturave të policisë apo anti-terrorit në këto çështje administrative institucionale”, pohon Plloçi.
Ndërsa përsa i përket filmit më të ri amerikan që po qarkullon në media “Pafajësia e myslimanëve”, që ka ndezur botën arabe, imami shprehet:
“Jam kundër prodhimit, shfaqjes apo promovimit të këtij filmi, jo vetëm për faktin se ai ka të bëjë me ofendimin apo deformimin e figurës së profetit Muhamed, por me vetë frymën që ai përcjell dhe me shkeljen e personalitetit dhe shpifjeve ndaj individit, të dënuara këto me ligje dhe Konventa Ndërkombëtare”.
Plloçi shprehet se është kundër reagimit me dhunë ndaj këtij filmi, i cili ka shkaktuar trazira në mbarë komunitetin mysliman dhe se një qëndrim ndaj këtij filmi në vendin tonë duhej të vinte nga institucioni që i përfaqëson besimtarët shqiptarë, Komuniteti Mysliman shqiptar.
Ndërkohë e përditshmja Shqip raporton se xhamia ku është imami Plloçi është në katin e dytë të një pallati të ri tek ish- restorant Durrësi. Aty janë bashkuar katër apartamente për të krijuar xhaminë.
Kur e pyesin imam Lulin nëse është problem që xhamia nuk ka një minare, ai na sqaron se funksionet e minares janë zgjidhur brenda hapësirës së marrë me qira, ndërkohë që kur xhamia e re të ndërtohet pas dy vjetësh do t’i ketë të gjitha parametrat, edhe minaren.
Dhe shqiptaret jetuan te lumtur e ne paqe me Zotin dhe njeri-tjetrin!
http://www.youtube.com/watch?v=9_qzZX4e1bY&feature=context-cha
Kjo eshte tamam se cfare i duhet Shqiperise ne rrugen e pandalshme drejt orientit.
Gazetari nga ana tjeter nuk e ka pyetur se ku i ka gjetur parate per 4 apartamente ne Tirane ky Luli (Plloci i berishes) apo parate per te bere edhe nje xhami te re??? Mos valle ja ka dhene Xeni apo e bija e malokut per sevap??
Lereni islamin dhe kthehuni tek zhvillimi, ne jemi te denuar nga zoti sepse merremi fe te rreme. Pra nuk ka perendi qe mbeshtete dhunen islamike qe po e shikojme ne mediat boterore.
Lereni islamin dhe kthehuni tek zhvillimi, ne jemi te denuar nga zoti sepse merremi me fe te rreme. Pra nuk ka perendi qe mbeshtete dhunen islamike qe po e shikojme ne mediat boterore.
Keshtu lindin sektet e reja fetare.
ku i gjen gjithe keto para ky imami?
Ben Chicago po akoma nuk e di ti ku i gjejne parate keta Imamet kembezbathur islamike….? Po seshte ndonje gje e madhe per ta ditur!!!!! Financojne Sheiket arabe e turq vellezerit e sali taliban berishes ky kerrme eshte lidhur fort me arabet dhe turqit
Nuk ka njeri ti veje flaken kesaj haleje?
yyyyyyyyyyssssssssssssshhhhhhhhhhhh…………..imam efendi!
Antishteti vepron – ka marre leje nga Bashkia e Lul Sumes – mjere banoret e pallatit aty. Idiotizmat skane fund me kete antishtet.
Shikoni dy policet nuk munden ta mbronin Komisarin se ata nuk ndihen qe jane shteti, dhe ndjese paste Komisari nuk kishte zgjedhur police trima – por legene ta shoqeronin. Vazhdon Antishteti te sundoje ne Shqiperi. Ne kete 100 vjetor gjoja shtet – antishteti ka funksionuar 99 vjet dhe shteti ndofta 1 vit !!!
Allahu akber! Hani buke se u err!
Hahahahahaha ,,tani xhami edhe ne pallate ,po ti imam efendi na “gezove “edhe ne te tjereve ,popull i matufepsur ,na ka marre lumi e akoma vazhdojme me euroxhami ,i gezofshit
E FITOJE sepse u fal shume here ne qeli,,, dhe zoti e shperbleu…. sa me shume te lutesh aq me shume i lane mekatet…muslimanet falen 5 here ne dite???????
lum komshinjte qe kane shtepite afer shikoni videon ne you tube
IMAMIT IRAKEN I IKEN MENDJA PASTAJ DHE DEGJUESVE!!! GALLATE dhe pastaj mendoni sa te lumtur do te jene banoret e pallatit