Disa media thonë se ky mund të jetë fundi politik i Mitt Romney-t, kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë.
Një video është publikuar, ku dëgjohet Romney duke folur gjatë një eventi për mbledhje fondesh për fushatë.
Kandidati republikan thotë se 47 përqind e amerikanëve janë të varur nga qeveria dhe se ‘nuk është detyra ime të shqetësohem për këta njerëz’.
Duke iu referuar mbështetësve të Obama-s, Romney thotë: “Në rregull, janë 47 përqind e atyre që janë me të, që janë të varur tek qeveria, që besojnë se janë viktima, që besojnë se qeveria ka përgjegjësinë për t’u kujdesur për ta, që besojnë se kanë të drejtë të marrin shërbim shëndetësor. Ata do e votojnë këtë president çfarëdo që të ndodhë. Këta janë njerëz që nuk paguajnë taksë mbi të ardhurat”.
Ai shton: “nuk është detyra ime të shqetësohem për këta njerëz. Nuk do i bind kurrë që të marrin përgjegjësi personale dhe të kujdesen për jetën e tyre”.
Po si të mos mjaftonte kjo, ai i referohet rrënjëve meksikane të familjes së tij duke thënë se “nëse babai im, George, do ishte lindur nga prindër meksikanë, do kisha më shumë mundësi ta fitoja këtë”.
Ai deklaroi se votimi në bazë të racave favorizon demokratët.
Video është publikuar nga një revistë liberale, Mother Jones.
Vetë Romney tha se ky do jetë mesazhi që u jep njerëzve në publik, por shtoi megjithatë se deklaratat e tij nuk ishin transmetuar në mënyrë elegante.
Kampi i Obamës ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk mund të bëhesh president kur heq qafë gjysmën e popullsisë.
Korrespondenti i BBC thotë se kjo është një goditje e rëndë për Romney-n, që edhe kështu ka qenë i paragjykuar shumë si një njeri i privilegjuar.
Ai ka thene nje te vertete , por shume ghera nuk duhen thene kaq hapur .
Romney?!!!! Te verteten?!!!!
Sic duket nuk e njihni fare Ameriken z./znj shigheta
Ato “disa media” jane po te njejtat media komuniste Amerikane qe hiqen si progresiste qe ju i keni shume qejf, dhe jane po te njejtet politikane dhe fryme perendimore qe lejoi hypjen siper e klases se vjeter politike ne Europen Lindore, ndaloi hapjen e dosjeve etj etj, dhe vazhdon ruajtjen e status quo-se. Vazhdoni mbeshteteni dhe ju kete fryme te shpifur socialiste ne transformim e siper ne komunizem global, e kendej na shkruani per parime. Ne fund te fundit i vetmi President ne fuqi qe ne mes te mijera halleve qe shkeli ne Shqiperi qe pikerisht nje republikan, i vetmi qe pati dhe kellqe t’ja dhjesi te gjitheve per pavarsine e Kosoves dhe futjen e Shqiperise ne NATO, ne nje kohe qe Rusi u fuqizua tejmase. Demokratet ne Amerike kane elektoratin e tyre te minoriteteve qe gjithmone ka qene e do mbetet ne mos skllav i njeriut te bardhe sic ankohen dhe sot, skllav i vetvetes. Lane nje vend komunist te drejtuar nga elitat e gjakut blu spanjoll(Meksika e shtetet e tjera), dhe vijne ne Amerike duke kerkuar te njejten gje. Nuk dijne c’eshte liria, c’eshte te punosh per veten tende e mos te te caj koken shteti dhe makina e pameshirshme e takses, nje makine qe ka rrenuar civilizime te tera nga pakenaqesia, por jo, na duheshin dhe gazetat Shqiptare tani te japin mend mbi kete fenomen.
Per fat te keq te ROMELIT vetem 10-15 % te amerikaneve jane te pasur. Por u lutem shikojeni kete ROMELIN ne fytyre ,mu si KRIMINEL duket ,po vras mendjen dhe nuk po e gjej se kujt i ngjan ky MUT ,KY IDIOT,KY MEGALLOMAN ,KY DALLKUAUK QE THOTE SE ” N.Q.S. DUAN NXENESIT TE VAZHDOJNE SHKOLLEN E LARTE LE T’U DREJTOHEN PRINDERVE ,PERNDRYSHE NUK KA ARSIM ,KURSE OBAMA THOTE QE KUSH KA DESHIRE PER SHKOLLE TE LARTE SHTETI E SUBVENCIONON . HARRON KY RREMUJA SE SHUMICA E GJENIVE NE BOTE NE CDO FUSHE NUK KANE DALE NGA E ASHTUQUAJTURA KLASE E PASUR ,POR NGA POPULLI I THJESHTE . MUSHKE !!!!
Ne kemi vendin tone me shume probleme , nuk kemi aspak deshire te merremi me politiken amerikane , as amirikanet nuk merren me hallet tona .