Harrohet linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, gjermanët flasin për prioritete të tjera

20 Shtator 2012, 11:42Politika TEMA

Gjermania prej vitesh është donatori më i madh për Shqipërinë.  Në këto vite bashkëpunim ajo ka vënë më shumë se një miliard euro në formën e kredive dhe granteve për realizimin e projekteve për zhvillim.

Por, siç duket në një njoftim të publikuar nga gazeta “Shqip”, vihet re se energjia, që ka qenë një sektor i preferuar i bankës gjermane KFW, nuk konsiderohet më prioritet, madje është hequr nga lista e financimeve.

“Fondet e reja të miratuara përqendrohen në përmirësimin e furnizimit me ujë, nxitjen e arsimit profesional dhe rritjen ekonomike në zonat rurale. Gjermania kontribuon kësisoj në nxitjen e punësimit në Shqipëri në kohë krizash ekonomike,” pohohet nga ambasada.

Më tej citohet: “Bashkëpunimi gjerman për zhvillim mbështet bashkëpunimin rajonal në Europën Juglindore. Si shembull në këtë kontekst është linja e tensionit të lartë Shqipëri– Mal i Zi, inauguruar në mënyrë të suksesshme më 2011 në prani të kryeministrit Berisha dhe ministrit federal Niebel”, pra përshkruhet suksesi për këtë linjë, ndërsa për linjën e interkonjeksionit me Kosovën nuk prononcohen, duke e mbuluar me mister.

Ndoshta për problemet me projektin e kësaj linje, ku prej një viti është anuluar tenderi prej 75 milionë eurosh, duhet të presim, pasi javës që vjen do të mbërrijë në Tiranë delegacioni me ekspertë të Ministrisë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik, ku pritet të diskutohen me kryeministrin për shumë çështje, madje do të vendoset edhe fati i projekteve dhe shuma e financimeve të mëtejshme.

13 komente në “Harrohet linja e interkonjeksionit Shqipëri- Kosovë, gjermanët flasin për prioritete të tjera”

  1. Vani i bodes says:

    ce o byrazer une vetem i kam vjedhur lekat o ????

    1. Tushe Lekbello says:

      @ Vani i Bodes
      Ti nuk i ke vjedhur lekat, po ti je koka e muhabetit ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/celesi-i-suksesit-ekonomik-shqiptar-97.html

    2. raimondi says:

      Sala ua nxori bojen ketyre gjermaneve _-Dukej sheshit qe Banka gjermane
      bente korupsion ne linjen e interkonjeksionit

      .Por qe s’ke ci ben se parate jane te tyre , dhe me mire ti lere t andertojne linjen , pavaresisht se do bejne korupsion skandaloz

  2. vlora 1 says:

    Me duket se po ndjej eren e keqe te Serbise

  3. Ate punen e tensioni tnolt e kena na menjen me ja dhan miqve ma tmire qi kena tperfaqsum nga zotnia i nerum Fazlliq

  4. Dean says:

    i plasi BACES,se nuk u bo Linja e interkonjeksionit.Mjafon vetem vllaznit tane kosovare me ardh me pushime,per me i numerue BACA si turist,si dhe me Votue kunder ”Kafirave” te Jugut kur te vije koha.

    1. Bardhi RKS says:

      Askush nuk e mohon se ne Kosove ka injorant qe e perkrahin berishen,por ju po e teproni kur thoni se kosovaret e votoin berishen,eshte numer shume i vogel i kosovareve qe kan shtetesi shqiptare,berishen e mbani ju ne pushtet dhe jo vetem “maloket” e veriut por edhe “maloket” e rrafshit,bregdetit e te jugut.Ju per ta largu berishen nga pushteti se pari duhet tia beni vetes pyetjen si eshte e mundur qe ky njeri na qiverise qe 20 vite pas gjithe styre te zezave qe i beri?duke fillu nga sundimi autokratik,totalitar i viteve 90,vjedhja me piramidat,rrugen e “kombit” Gerdeci,21 janari e shume te tjera.
      Hudhja e fajit te kosovaret eshte ikje nga realiteti,berisha fiton sepse shoqeria shqiptare eshte e papjekur,e korruptuar,opozita eshte e dobet,intelektualet dhe mediat jane te dobeta,te korruptuare e te manipuluara nga klani i berishes.
      Berisha nuk do ta ndertoi interkonekcionin derisa te sigurohet se klani i tij do te perfitoi gjat ndertimit dhe shfrytezimit te kesaj linje.

  5. emini says:

    Ky Bodja sa here flet Berisha para kamerave ri shume serioz, me syte

    poshte, duke pare kompjuterin ose materjalin qe ka ne tavoline.

  6. sn0m says:

    Bravo serbi, futja shqiptarit,mire ja ben, popull me bishtor taj.

  7. zimi says:

    Ose nuk ka interes qeveria te lidhemi me Kosoven me rrjet transmetimi 400kV ose nuk ka marre haracin e kerkuar. Kjo ose sepse nuk do srb ose nuk do Fazllici. I erdhi fundi edhe ketij krimineli. Kush eshte a e njihni?

  8. l says:

    Gjermania?SHqiperia, Gjermania?? donatori më i madh? lista e financimeve.projekteve për zhvillim?? te kujt.baraz diktat,sa konfuz qe je o sale…na trego ndo nje prall me nastradin se te kan treguar shum kur ke qen i vogel..

  9. ku jeni o VLLAZNIT KOSOVARE???
    JU E DONI SHUME SHQIPERINE,,,
    po mos e ngaterroni dashurine qe keni per shqiperine me SALINE……
    mereni dhe mesojeni te verteten dhe mos i beni fresk shkie-salise,por dashuroni me te vertete shqiperine

  10. ku jeni o VLLAZNIT KOSOVARE???
    JU E DONI SHUME SHQIPERINE,,,
    po mos e ngaterroni dashurine qe keni per shqiperine me SALINE……
    mereni dhe mesojeni te verteten,mesoni historine dhe mos i beni fresk shkie-salise,por dashuroni me te vertete shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje