Islami: Teoria PS plus LSI= fitore, nuk vlen. Rama ka lënë jashtë PS-së figurat simbol

20 Shtator 2012, 11:27Politika TEMA
Islami: Teoria PS plus LSI= fitore, nuk vlen. Rama ka lënë jashtë

Kastriot Islami ka ripërsëritur tezën e tij se, edhe nëse PS bashkohet me LSI-në, ajo nuk mund të fitojë dot zgjedhjet e ardhshme. Islami shprehet se, duke marrë në konsideratë zgjedhjet 2007 dhe 2009, nëse ka bashkim mes të dyjave partive, ka më shumë deputetë, por automatikisht më pak vota.

Duke folur për Ora News, ai ka sulmuar ndërkohë edhe Ramën, duke thënë se ka lënë jashtë PS-së figura simbol të saj si Rexhep Meidani dhe Fatos Nano, apo edhe vetë Ilir Metën.

“Jam i shqetësuar për PS lidhur me shumë fenomene. Ka deformim të hierarkisë së vlerave të individëve në këtë parti. Zoti Rama ka një tendencë për të lënë jashtë figurat me eksperiencë dhe me një jetëgjatësi në PS, siç ishte rasti i Rexhep Meidanit, apo Fatos Nanos, që është dhe themeluesi i partisë, po ashtu dhe Ilir Metës, figura këto tanimë të zhvendosura, ndërsa në mënyrë të maskuar mbahen disa të tjerë. PS ka njëfarë krize identiteti mes ekipit drejtues dhe votuesve të saj, të cilën e kanë shumë parti të majta. Nuk është sekret që më të pasurit në Shqipëri janë deputetët e majtë, dhe premtimi për rritje të taksave të të pasurve, në rast dështimi pas zgjedhjeve, do ta vinte në pozicion të vështirë.

Rama mendon se duke i mbajtur të gjithë të pasigurt, do t’i motivojë më shumë. PS ka tre probleme, brenda vetes së saj, në raport me aleatët, të cilët i la të zhgënjyer nga moskorrektimi i sistemit dhe së treti marrëdhënia me LSI. Ka një histori përçarje shumë të thellë. Në 2007 është fakt se PS-LSI kanë marrë më pak vota se në 2009 dhe 2005. Nëse përçahen, nuk fitojnë deputetë, nëse bashkohen nuk fitojnë vota. Në PS sa herë flitet për bashkim me LSI, më tepër përkthehet si thirrje për 21 janarin, sesa për bashkim. Bashkimi jep shanse, por nëse ndodh si në 2007 shanset janë që dhe me bashkim të mos arrihet suksesi”, tha Islami.

Duke folur për imunitetin, ai u shpreh se PS është detyruar të votojë nga ndërkombëtarët, ndërsa pohon se PS do të ketë kosto, pasi është bërë pengesë për integrimin.

Në fund, duke folur për të ardhmen e vet politike, ai ka thënë se, “jam në reflektim, kam në mendje disa projekte, në kohën e duhur do marr vendimet përkatëse. Unë nuk i fik asnjë herë motorët, jam prezent gjatë gjithë kohës. Vlera ime e vetme nuk është deklarata e pasurisë, di të bëj ca gjëra dhe në një moment të caktuar do gjej një zgjidhje”.

47 komente në “Islami: Teoria PS plus LSI= fitore, nuk vlen. Rama ka lënë jashtë PS-së figurat simbol”

  1. analist says:

    Kane kryer pune me ty o Kaç,te kane perdorur boll.

    1. Kac Islami vs FQ says:

      A e dini se sipas nje sondazhi online Kac Islami eshme me i neveritshem se sa Frrok Qupi?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

    2. Mark says:

      Sidomos ti Kaci je figura me sim(BOLE).

  2. mister x says:

    turpi mallakastres, tradhetari jugut ti je o plesht

    1. elinor says:

      Shifeni si e shikon saliun islami, me nje buzeqeshje plot dashamiresi per t’i deshmuar besnikerine, tamam si qeni qe sheh te zotin dhe fillon e tund bishtin.

  3. Drini says:

    Kane lene tipa si ty more bajge e thare.

    1. Renato gurakuqi says:

      Ai po thote t’verteten.Qendrimi ende ne krye i Rames,me diktat e mafiozllek eshte fatkeqesi.Fatkeqesi me e madhe eshte shtresa enveriste,bajgat e kombit,qe e mbeshtesin

      1. kaci says:

        Renato, Kaci ka vite qe genjen nuk i ka dalur asnji parashikim.
        Parashikimi me i fundit i kacit ishte qe optimizonte voten e tij te arte per presidentin. Doli qe ishte vote pordhe dhe jo e arte se as nuk i hyri njeriu ne pune. Ka qene hartusi i stratetegjive ne PS dhe asnjihere nuk ka dalur sic ka thene ai. Ka qene armiku i ilir metes sa ishte ne ps tani ben sikur e do ilirin se ka ngel jetim. Ka nji vit sillet si pordha neper breke se mos i japin ndonje kocke, nderkoh Saliu dhe Ilir e tallen se do e bejn minister, tani i thon qe do e bejn deputet. Edhe vangjel tavo e flamur noka u be minister e kacit e lane me gisht ne goje. Ne fund sdo e bejn asgje dhe kaci do shkoje ne te semes,

      2. elio says:

        Renato, mund te shkruash tek blogu i Koha Jone apo RD, nuk ka pse ndyn kete forum…

  4. hahaha says:

    Ky ka ik nga trute fare, pu sa eshte shtu rraca qe flet percart

  5. Miri says:

    E di veten te paster ti ne mardheniet me PS ? Te shkon shume kjo foto se atij i ke sherbyer gjith jeten, ne cdo votim kane qene perllogaritjet e tua “te sakta”, si dhe ndryshimet kushtetuese qe ti i bere qe cuan PS ne keto raporte, prandaj Saliu te mban afer per te vazhduar me shantazhe dhe ti je vegel e gatshme per te zbatuar porosite e tij. Turp per ty.
    S`ke me nder ti te pergojosh PS. Kjo qofte dhe per mire.Ke rene ne batak dhe aty ne batak ti e di cfare ritet, por do kesh dhe eren e mire qe ka filluar te te bjre.S`ka shampo qe te lan o i zi.

  6. Shkupi says:

    Kur fliste Memed Shehu ne radio si Kryeminister na mbante gjalle neve kendej kufirit-dridheshte radioja dhe vendi.Mos harroni se Kastrioti eshte nga vendlindja e Memed Shehut.

  7. xhuxhi says:

    kastriot po plane qe te zgjatesh pak a ke????????”’ je shume i shkurter per partine socialiste…. ti DHE E ”’DASHURA”’ JOTE FATOS SHKONI e beni ndonje SPORT ME kembe,,, se per kete sport nuk ja vleni…HAJDE kaço pirdhu e mos na harxho kohen,,,SHKO integrohu ANDEJ nga ilir meta,,, koke KUADRATI KASTRIOT ,,, BISHA E POLITIKES SHQIPTARE????” PSSSSSS??

  8. vlora 1 says:

    Islam plehra harron se ata qe permend jane vertet me eksperience dhe jetegjatesi ne PS por kontributi i tyre eshte thellesisht anti-shoqeror.
    Kastriot profesori i leshit- Jo domosdoshmerisht jetegjatesia eshte virtyt

  9. FURXHIU says:

    pash zotin O KASTRIOT ku e blen buken??????” shiko te gjesh ndonje kullote te lire,,, se keto jane te XANUME…TY eshte turpe te te thuash MIRMENGJES,,, e jo te te flasesh?????””’dallkauk

  10. Din Kruja says:

    Ajo qe thote Islami qe PS+ LSI ne zgjedhje nuk fitojne, qendron. Por arsyet qe jep ai s’jane ato. Por sepse populli nuk ka interes qe te bjere nga shiu ne bresher.
    Per sa i perket karieres se K.Islamit varjanti me i mundshem eshte krijimi i nje partie tjeter si ajo e P.Kocit dhe e E.Sherifit. Zgjedhjet 2013 i merr Sala per vete faktin se deri tani jane 7 apo 8 parti socialiste si Rama, Gjinushi, Milo, Nano, Koci, Sherifi, Koja etj. Mbas zgjedhjeve Islami do te hyje ne parlament me votat e PD-se si Sali Rexhepi i 96-tes. Ndersa Edi me grupin e tij spurdhjak do te bertasin si gjithmone se nuk do te hyjne ne parlament se u jane vjedhur votat. Edhe Evropa si perhere do te behet me me te fortin e rradhes.

  11. Erioni says:

    Dole ne pension politik o Kaqi, more fund, dhe kjo po te tmerron, se nuk ben dot zanat tjeter.

    Te esht mbush mendja se ke kontribute madhore ne PS dhe nuk mund te te len prapa liste si Lipe Shtogun

    Sa me shum e vazhdon ket muhabet, se me shum intervista “te sinqerta” dhe “te pavarura”, jep, sa me shum vrer vjell, aq me i padurueshem dhe i peshtire behesh per publikun. Nuk te duron dot njeri Kaqi. Bile as bathoristet e Saliut.

    Edhe ne Partite shqiptare brezat duhet te ndrohen, gjeneratat duhet te levizin se na u bot disa ftyra te padurueshme ne PS, PD, PR, LSI etj, etj

  12. roland says:

    ky ka hyre me koke ne mut, dhe vazhdon te zhytet akoma!

  13. Ivani i madh says:

    Kur mundohesh qe ta quash veten figure simbolike e mos vdis u dhjefsh ne gjume o Kaci po me bebeline se qelb gjithe pallatin sic qelbe veten e ata qe mundohesh te mbrosh e te rethojne o simbol i palacllekut.Logjika jote eshte vetem per barsoleta kafeneve e rrugeve te Tiranes e me gjere.

  14. racionali says:

    Si nuk te han nje mortje more plehre,qe del kunder nje populli te shumevuajtur !!!??? Sot,Edi Rama don apo nuk don ti edhe une,eshte kryetari i opozites,dhe si i tille duhet perkrahur me gjithe “gabimet” qe ka bere.Ja,si mendon ti,si mund te behet ndryshe,ta kapim me dhune dhe ta nxjerrim Edin nga zyra,ta rrahim,ti gjejme nje alibi dhe ta fusim ne burg,apo ta “vrasim” ??????Kush eshte e keqja me e madhe sipas teje,Edi Rama,apo kryekrimineli Berisha ????? Jepi pergjigje kesaj pyetje,dhe pastaj bej kopetentin

  15. Rexhin says:

    Si do qe ti kesh motorret ndezur apo fikur ti zotrote e tregove veten se kush je nje njeri i shpelare qe vertitesh sa andej ketej se mos te hedh Berisha ndoje kocke dhe ta lepish. Tani luan rolin e analistit,bej llogarite e tua nga do ja mbashe ne zgjedhjet qe vine apo do shkosh me TOSIN te luani kumar sic tha Driteroi i madh ne qenefet e austrise,se sa per kujtese ne as nje vend te botes themeluesi i partis nuk eshte kthyer ne armikun kryesor te partis qe themeloi ,prandaj eshte nje turp i madh per ate kumarxhi qe kthehet ne shqipei sa here qe i mbarojne parate dhe ben ndoje deklerate pro Berishes dhe iken.Populli shqiptar dhe votuesit e partise socialiste nuk kane nostalgji per nje njeri te tille qe percau te majten shqiptare dhe jeton me shume jashte vendit ,dhe te pyes ty zotrote me cfare te ardhurash jeton ky nostalgjiku yt ne AUSTRI.

  16. Treviso says:

    Me Kastrijot Islamin nuk duhet me humbur kohen. Si mall stog qe eshte duhet te hudhet ne koshine e plehrave. Mos ngaterroni gazonin,jo tek gazoni i riçiklazhit.

  17. BJORN says:

    Po po je figure kurve o Kaci mjaft i rendesishem

  18. daja says:

    ketej nga anet tona thone:pirdh pirdh se lirohesh or pleher.te fala njerezeve qe hane pas shpine.

  19. Bubullima LU says:

    O moj Mallakastra jone eee
    Pa shikoni Kacin tone
    Pa shiko pa shiko ooooo
    PA SHIKONI kacin tone
    Sa bukur sa bukur
    Sa bukur Salen veshtrone
    Sa buker salen veshtrone
    dhe fytura i shkelqene
    Dhe fytura i shkelqene eee
    Si shkelqene nje legene
    Si shkelqen si shkelqen
    Si shkelqene nje legene eeee
    I ka dal ,ika dal
    Ika dale me formuleeeee
    Ika dale me formule eeee
    Qe PESEJA s’fiton kurre
    Qe peseja sfiton kurre eeee
    Se i iku gjith ky burre
    Ndaj dhe Sales i buzqeshe eeee
    Ndoshta merr ndonje peshqeshe
    Ndoshta merr ndonje peshqeshe
    Edhe ndonje top me leshe eeee
    edhe ndonje top me leshe
    se keshtu eshte kje pune eee
    se keshtu eshte kjo puneeee
    KUR PESEJA I VU DRUNE.

    SHENIM. TE LEXOHET NE VARJANTIN E VALLES LABE.

    1. MEMEDHETARI says:

      Nuk e di nese e ka “harruar” autori apo e ka “hequr” Moderatori,por dua te them se mungon vargu i fundit tek kjo “Valle e kenduar”:
      “O Kacooooo
      O Kacoooooo
      O Kaco na hengesh mune!”…

      Pershendetje,BUBULLIMA!!!

  20. “Figurat simbol” te kujt? Te demokracise se tradhetuar! Apo te humanizmit te munguar? Kaco:Futju pastrimit te haleve sa nuk jane zene vendet e punes. Ose, futja vetes.

  21. Koke Llulla says:

    O shkurtabiq dhe i shemtuar ke zoti, ne pamje dhe ne mendim. Mos e ke gjekafsh fjalen per Enverin me shoke qe bene Luften, dhe Shqiperine 45 vjet te pavarur nga Greqia dhe Jugosllavia?

  22. alban4eva says:

    Fatos Nano dhe Ilir koklopa figura simbolike??? Figura sim-bole per cfare? per te vjedhur me bllok ne dore si ai koklopa nga Skrapari?? Epo te quash figure simbolike Ilir kafshen, ky eshte kulmi!!! Ky Kaci ose nuk eshte ne rregull nga trute, ose eshte kampion bythlepirje..!!

  23. MEMEDHETARI says:

    Qe ti je batakci dhe plehre,nuk kam asnje dyshim,z.Kaci…
    Ama bere mire qe e hape kete teme se dua te them edhe une mendimin tim:
    Edi Rama nuk duhet ta mbeshtese FARE fitoren tek bashkimi me LSI-ne…
    Fitorja do vije VETEM NGA PJESEMARRJA E MADHE E POPULLIT NE VOTIME,gje per te cilen duhet te beje thirrje dhe organizim Edi Rama…
    Te kerkosh bashkepunim me Hajdutin Ilir Meta mua me duket lajthitje e Edit,ose,aqe me keq:MUNGESE BESIMI NE FITORE…
    Lidhjet e Ilirit me Saliun jane “farketuar”me krime e me miliona apo ndofta miliarda leke te fshehura neper Banka,keshtuqe nuk duhet shpresuar tek “tradhetia” e Ilir Metes…
    Prandaj,Edi Rama duhet te pranoje para PS-se dhe gjithe popullit qe u tregua “sylesh” ne inisiativen per bashkepunim me Hajdutin dhe TRADHETARIN E VOTUESVE TE MAJTE…
    Ky veprim “taktik” sic duan ta quajne disa ,”nxiu” PS-ne dhe rifaktorizoi Ilir Mete Hajdutin…
    Megjithate nuk eshte vone:
    Edi Rama ka “fatin” qe popullit i ka shkuar “thika ne kocke” ,por kjo s`do te thote qe ai te rrije duarkryq dhe te deklaroje nga Twiter-i se Ai “Do te behet Kryeminister ne 2013-n”…
    ESHTE KOHA PER TE MOS BERE GJUME…
    Persa i perket planit te ardhshem te Kacos qe thote “di te bej ca gjera”,i uroj ketij intriganti qe “punon” vetem me goje,te kete bashkepunim me xhuxhin tjeter,i cili,si “evropian”, mbase i meson edhe ndonje stil te hajrit…

  24. al says:

    si nuk ka turp ky njeri une nuk e kuptoj. urrejtja per ty ka arritur deri ne neveri kur te shohin. burrin e mban ne toke besa ,trimeria dhe miresia, asnje nga keto karakteristika ti nuk ke. ik lutju metes dhe nanos dhe boni nje grup qe sdo kete zot nane tju shikoj me sy. per ps mos u merr me se nuk te llogarit njeri. ps fiton vetem ne qofte se nuk bashkepunon me lsi e cila e ka poshtruar deri ne maksimum te majten. kac me mire mbylle .

  25. Zymbyl Aga says:

    Per Shkupi-n!
    Kastrioti eshte nga fshati Mehmet Shehut, por fatkeqsisht eshte dhe NIP ne Diber (vendlindja e Hamza Kastriotit, simbol i tradhetise shqiptare ne shekuj). Edhe ky palo burre(Kastrioti) eshte shpallur deputet me votat e Partise Socialiste, ndersa flirton me Sali Berishen, flet nga kali Saliut, me mendjen e Saliut dhe per interesat e Saliut. Me mire djepja bosh se sa nje shejtan brenda dhe Kaçua eshte me shume se sa nje shejtan. (sot per PS-ne, neser nuk i dihet).

  26. enofieraku says:

    ik ore plere, kush te q! me ty, ik se boll na kishe car trapin , ty te beri hakun ai, tani dile pi ndonje raki si e ke zakon o plere.

  27. Landi says:

    Kaci thote te verteten………….
    Po s i leshoi Saliu zgjedhjet* te behen te lira * s i fiton njeri tjeter

  28. mico says:

    Lek te madh ke bere o kaci . Edhe biznese ke falimentuar kur nuk te kane sjelle leket , kujton se nuk I di njeri bemat e tua . Ne grupin e miliardereve je dhe ti. Por duke ditur qe ky eshte nje vend leshi ti vazhdon te mbijetosh , te besh lek , jep dhe opinione . Por cikli jot ne politike u mbyll se dhe ne LSI nuk te intereson te shkosh se do jesh I fundit ne listen e antareve , ndonje elektorat nuk ke nga mbrapa keshtu qe banania te ka ngelur tyashti .

  29. i treti i verteti says:

    Per cilet e ke fjalen o Kaçi, per ata te cilet per njezet vjet kane perfituar nga votat e socialisteve te thjeshte per tu bere deputete, ministra e kryeministra, dhe per nje interes banal personal kur nuk iu eshte plotesuar nje kaprico jane bere vegla te saliut? Turp te te vije!!!

  30. ajdin says:

    TE GJITHE SOCJALISTET kane fshire bo…… me kete njeri.Redaksia e gaz. konsumim politik qe e paraqet kete klushe k…..

  31. Simboli says:

    Dhe ky “simboli” na qenka Kaciiiiii!!!!!

  32. Endri says:

    PRAP DOLI KY IDIOTI, O KAC O PLEHRA E SHQIPERIS PO KU JE O KODOSH SE HUMBE FARE. MEQE KETU NA LEXON TE LUTEM ME MIRESJEDHJE MOS NA E CA TRAPIN ME TRAPLLIQET E TUJA. TI ZDIN SA BEJN 2+-2 o fshatar.

  33. Shkurtabiqi says:

    Sa keq qe te kane ty jashte se ti e do shume P.S.
    Mos duhet qe disa prej drejtueseve te P.S. te jene te perjetshem dhe te mos kete rinovim,po disa i le koha si ty o Kac(megjithese ti e ke gjetur padronin e ri ..Saliun

  34. SKENDER BEU I VJETER says:

    KESHTU KA QENE MALLAKASTRA GJITHE JETEN,HERE ME TURKUN ,HERE ME ATA QE LUFTONIN TURKUN,HERE ME SELAM MUSANE ,HERE ME ITALIANET,HERE ME ZOGUN ,HERE ME KRYENGRITJEN E FIERIT,HERE ME FANOLIN ,HERE ME VRIONET,HERE ME BALLIN DHE HERE ME PARTINE ,HERE ME SOCIALISTET ,HERE ME PD-LSI.KURDOHERE KA SHKUAR ANDEJ NGA RENDONTE KANDARI I HAJDUTEVE DHE PERFITUSVE ME SHUME.

  35. beso says:

    Ka dy lloj te dehurish,ata qe pijne rrijne si mut i prishur dhe ata qe pijne dhe llomotisin si radio e prishur.Ky eshte i tipit te trete,qe ben radion e prishur pasi i ka dale pija.Ik,mor burre,ha leket e pensionit,apo nuk te del?

  36. Nje mall i shitur, nuk ka vlere te shitet dy here me te njejten vlere keshtu Kaçi i bie te jete demode, te shitet me nje vlere te paperfillshme, mos te themi qe nuk shitet me se eshte konsumuar shume dhe ka dal jashte perdorimi, mos u merrni me Kaçin se ai tashme eshte bere i paperdorshem bile i neveritshem per kedo………….

  37. Jenny says:

    Po po ka lene jashte figura si surati jot dhe i Fatos Nanos.Po te pakten mos dilni me ne per gazeta se i iritoni njerezit me shume.Zhdukuni per ca kohe me mire tu harojne njerezit bemat,se Shqiptaret kane kujtese te shkurter.

  38. Pamvarësia says:

    Mjaftojnë dhe kaq sa kanë shkruar lexuesit online për ty o model i rrenegatit! Ty nuk të dhimbset as P.S.-te as Tosi me Xhepin a ndo një tjetër. Ti, përveç, vetive të një përçarësi të rafinuar, mbart mbi vete dhe anti vlera të tjera. Shoqëria shqiptare nuk pret as një të mirë nga tipa të tillë.

  39. pirro says:

    Kastriot Islami, nje njeri i nomeklatures se kuqe,

    nuk ka te drejten morale te kerkoje llogari te rinjeve te PS.

    Praktikisht u perdor nga Berisha si nje kolone e 5 brenda P.S.

    Edi Rama beri mire qe e flaku kete shkurtabiq te komunismit.

  40. Kaçorrja says:

    Ky tani na eshte bere analist i zoti. Rri o Kaçi mos fol se nuk te shkon te flasesh fare. Je bere tamam i merzitshem. Teorite e tua i kemi pare e degjuar dhe na ke neveritur ne por çudi si merr guximin te dalesh e te derdellisesh. Jane teori te nje “tradhetari”, te nje njeriu qe nuk njeh fare realitetin, pasi i ka humbur busulla. Gjej busullen e orientimin tend mor i shkrete se PS, LSI apo partite e tjera e gjejne vete orientimin. Takoji njerzit neper Shqiperi e shiko se çfare te thone o Kaçi. Teorite e tua mbase i shet me para si paraprite per manipulimin e radhes, por kete here manipulimi do t’ju bjere kokes se pari ty qe i paraprin me sajesat idiote por “dhelprake” tuajat dhe se dyti atyre qe do perpiqen ta bejne se ndryshe nuk fitojne, ashtu siç nuk kane fituar as ne 2009. Qepe dhe mos u duk se boll na ke merzitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje