Edi Rama: Së shpejti një faqe ku do denoncohet korrupsioni qeveritar

21 Shtator 2012, 19:38Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka deklaruar se shumë shpejt do ketë një faqe të posaçme në internet për të denoncuar korrupsionin. Rama thotë se aty gjithkush do marrë, por edhe do japë informacion.

Rama i ka bërë komentet në kuadër të publikimit të fakteve për korrupsionin me reklamat shtetërore.

“Skandali i financimit abuziv të mediave propushtet hapi siparin e transparencës non stop të fakteve& shifrave të korrupsionit qeveritar.

Të gjitha faktet&shifrat do bëhen publike një nga një, e së shpejti në një website të posaçëm ku çdo qytetar mund të marrë e japë informacion,” tha Rama.

24 komente në “Edi Rama: Së shpejti një faqe ku do denoncohet korrupsioni qeveritar”

  1. Shtegtari says:

    Mbameni se e vrava….

    1. elinor says:

      Albanian wikileaks!!

  2. voica says:

    Ilir Meta do jete ne liste? Se meqe ka dale i pafajshem nga drejtesia.
    Bej prove dhe “harro” te mos e vendosesh o Ed, se i shikon se si do te fluturojne votat…

  3. Daut Skela, Vlore says:

    Kesaj i thone thelle mbi bisht o Rama!
    Po ja ku eshte TemA, perdite po denancon shkelje dhe abuzime!
    http://www.youtube.com/watch?v=6s-2ajn2U78&feature=plcp

  4. curr gjeloshi says:

    Nuk e di cfare bete zoti Rama me ate faqen e 21 janarit ??
    Edhe nqs e keni mbyllur ju kete ceshtje shumica absolute e shqiptareve
    nuk e kane harruar.
    Korrupsini qeveritar si te rruga e kombit,gerdeci dhe dyshja frangaj-imamai jane te mjaftueshme qe ju te kerkoni doerheqjen e berishes “right now”
    Perse nuk e beni kete kerkese teper minimale por genjeni dhe mashtroni shqiptaret fisnike tash e 5 vjet ?
    Po vazhduta keshtu lutemi na tregoni si i hani vezet:
    te skuqura
    te ziera
    apo vetem te bardhen e vezes ?
    KEMI HAPUR NJE FAQE INTERNETI PER POROSI TE VEZEVE ON LINE..THANKS !

  5. altin says:

    Sa qesharake eshte kjo e ketij te gjatit.Tashti do te “dridhet” Saliu. O Edi, po tu turr Saliu ty, do ta besh ne breke, se deri tani nuk te ngacmuar fare. Ai ka bere sikur te ka ngacmuar, por po e inatose, do ma shikosh Tiranen nga 313-ta. Edhe ti hajdut ke qene.Prandaj mos e prek ate teme. Tashti do te hiqesh i paster o legen?

  6. VERONIKA says:

    Piktori,o piktori,kujdes,se po i hap vetes pune…se po fillova te shkruaj ca gjera per kte korrupsionin e bashkise Fier,historikisht e PS,prej 12 vjetesh,do ta mbyllesh prape ate faqe zyrtare.Pse kjo gazeta qe po denancon perdite ,spo i pelqen zoterise tende,faqja jote na mungonte ne……ZT.PIKTOR po te na duhen fjale,dhe vetem fjale blejme fjalorin …na duhen vepra konkrete.Po jeni ne prag fushate,tani kush po ju duron me,jeni ne gare kush te thote budallallekun me te madh!

    1. Shtegtari says:

      Gjalle qenke oj VERO?
      Mos vdeksh kurre ishalla se na thave syte dhe veshet. Nuk thone kot se qe te vleresosh sheqerin duhet te provosh shafranin, fare pak sa per degustim…

    2. agalliu says:

      Per sa i perkete bashkise Fier zonja Veronika duhet te te them qe sakteso ajo seshte me e PS por e Don Batos(Baftjar Zeqaj) sepse ai ka 12 vjet aty dhe ska ndermend te iki nese Z.Rama se bene deputet. Lidhur me denoncimet per bashkin Fier Don Bato nuk pyet shume. Deri me tani po ju them se jo vetem ka shkelur ligjin nje here por disa here. 1.Skthen pergjigje per nje rast failjes qe i ka cenuar Prone. 2. Si kthen pergjigje jo nje here po 2 here Avokatit te Popullit. 3. Si kthen pergjigje prefektures Fier. 4. Si kthen pergjigje Inspektoriatit ndertimor Kombetar Tiran. 5. Presim vetem nese i kthen pergjigje gjukates??????? Cili eshte denoncimi qe po flas eshte mu ne qender te Fierit ne rrugen Aulona apo rrugen e vlores pa shkuar te QTU ku Don Bato dhunuoi pronen me gjestet e tij korruptive dhe arrogante. Mjafton te kalosh njehere perball ish hotel vjoses dhe ke per te pare se cka bere don bato. ose shiko pak kete linkun http://www.facebook.com/photo.php?v=108724172612851 dhe e kupton sec bene don Bato.

  7. sali berisha ne 2005 dha numrin e celularit qe populli te denonxonte KORRUPSIONIN… E MBYLLI sepse populli do denonxonte ZENIN,,,saliun,,, ilir ,, fatmirin,,e plote te tjere…. edi rama leri FJALET dhe vepro…eshte koha per veprim,, e jo per twiter…..

  8. anticensurë says:

    një nismë e mirë kjo!shpresojmë që të mos këthehet si telefonat e saliut që janë vetëm për të “denoncuar”kundërshtarët e tij politik!
    unë do të këshilloja zoti rama që të hiqnit një fjalë në këtë faqe!
    QEVERINË!
    nqs ju nuk e dini zoti rama,korrupsioni për ne popullin nuk ka emër të përveçëm!
    denoncimi i korrupsionit është detyrë e te gjitheve!nqs nuk bëhet prfundohet herët a vonë nën plumbat e xhakjes së radhës!
    kështu zoti rama!

  9. Besimi says:

    http://www.korrupsione.com. Kush eshte i interesuar per kete domein te me kontaktoje.

  10. Din Kruja says:

    O Edo ke kohe qe ke lene dasmen dhe ke shkuar per shkarpa. Do te te shkoje dem kjo faqe,pasi ti me 4-5 te tjere te kreut te PS-se gjelin e detit per vit te ri do ta hani atje ku ka kapet sapuni. Aty i ben me shume pune maxhorances dhe si rekrut i bindur do vazhdosh te rrish urte. Helbete tashti qe u hoq edhe imuniteti qeveria do ta ashpersoje luften kunder korrupsionit roze.

  11. Nadia Shabani says:

    Shume mire u ka vajtur mendja, aty delenisen me fakte te gjithe!!!!!!

  12. Pamvarësia says:

    Nuk arrij të kuptoj, kujt ia adreson denoncimet për korrupsionin qeveritar, z. Rama. Në se e ka merakun për të informuar publikun, Edi lodhet kot. Publiku është i mirëinformuar për dëmet e mëdha që i ka bërë vendit Sali Berisha me bandën e tij. Denoncimet, të mbështetura në prova e fakte, opozita, para se ti publikojë në internet, duhet, domosdoshmërisht, ti depozitojë në organet e drejtësisë, pa i paragjykuar këta organe. Nga ana tjetër, opozita duhet të ngrej popullin në këmbë, në protesta paqësore të pa ndërprera kundër keq qeverisjes, duke i motivuar protestat simbas problematikave të veçanta që shqetësojnë tmerrësisht opinionin publik. Në situatën konkrete, kur krimi i të gjithë llojeve e formave po merr për ditë jetë njerëzish, masa e gjërë qytetare, duhet ngritur në protestë. Përballë faktit të dhimbshëm kur qeveria po shet gjthë çka nga pasuria kombëtare, populli duhet ngritur në protestë. Përballë korrupsionit të pa fre të qeveritarëve, populli duhet ngritur në protestë. Po kështu për gjendjen e rëndë të shëndetësisë apo probleme të rritjes, deri nivele të pa përballueshëm të kostos të jetsës, populli duhet të ngrihet në protestë. Dhe për njëmijë e një arësye të tjera, populli duhet tëngrihet në protestë deri në shporrjen e këtij njeriu gjakatar nga drejtimi i qeverisë. Një opozitë kur ka të gjithë të drejtat, përballë një qeverie që punon hapur kundër interesave të qytetarëve, nuk arrinë të ngrejë popullin në protesta të drejta e paqësore, rezulton një opozitë e pa fuqishme dhe opurtune. Si e tillë ajo bëhet përgjegjëse, në mos bashkë fajtore, për situatën e rëndë që përjetojnë prej vitesh,qytetarët e Shqipërisë. Këto duhet të bësh më së pari, z. Rama. Pastaj merru dhe me internetin.

  13. Mark says:

    Per fat te keq qenka faqe elektronike dhe jo faqe letre.Me kete nuk fshin dot as bythen.

  14. LORA says:

    Dakort me kete projekt;them se do te jete produktiv ,sidomos nga denoncimet e njerezve pa pushtet.Deputetet aty kane qene,me mandat per ta bere e nuk e kane bere me perjashtim te Erjon Braces.
    Nuk e kuptova (nga informimi i lajmit, me siper) sa shpejt do te nise kjo pune.Nese e ka kuptuar kush,i lutem te ma thote.

    1. agalliu says:

      Vetem Z.Erjon Brace eshte njeriu qe denoncon pa dallim krahu politik pasi ai ka denoncuar edhe bashkin Fier DON Baton per plehrat qe do sjell ne Fier cifligun e tij. Mendoj se faqja e tij ne FB bashke me gazeten Tema jane faqe qe paraqesin korrupsionin shpresojm qe te denoncojne edhe opoziten per rastet korruptive ne bashkite qe ajo drejton se vetem keshtu mund te bejme te realizueshme enderron europiane

  15. mister x says:

    po jo faqe ore hap nje televizion ose bli nje.jep 24 ore ne 24 vetem skandalet e qeverise.hidhni fletushka nga ajri beni gjithcka qe te arrini te ky populli yne i lodhur.

  16. Endri says:

    I nderuar z.Rama.
    Kam une nje denoncim per te bere.Para kater vjetesh nja tre ndertues te Saliut dhe femijeve te tij bene nje marreveshje te shkruar me nje fare Lepuri per ta mbushur me kulla te larta hapesiren poshte diges se liqenit.Ketij lepurit i jepnin 20% ne kembim te lejes nga Bashkia.Keshtu Saliu me lepujt rreth tij fitonin dhjetera milione euro duke shkaterruar perfundimisht te vetmen hapesire qe i kishte ngelur Tiranes.
    Te lutem mos ma harro pa e hedhur ne faqen tende kete denoncimin tim.

  17. tim says:

    NJE FAQE NUK DEL VETEM PER GRABITJET E LSI SHPK,DIKUR THOSHIN VRITE LEPRIN( JO TANIN) E KON BO VRITE NJALEN E LALZIT. HA HA HA OLIVER HARDI.

  18. HORRI bulevardit says:

    Gerdeci, blloku Ilir Metes, e shume te tjera, i pame jo vetem ne, por i pa gjithe bota dhe perfundimi, nje vere ne uje.
    Te besh nje tradheti duke shitur teritorin shqiptar, eshte tradheti, e ke dhe ne kushtetute, por perseri nje verre ne uje.
    Prandaj Edi Rama dhe PS-ja, lerini keto brockulla, se populli seshte i verber, por kundershto me te gjitha menyrat, deri ne perleshje me forcat cecene te Saliut, atehere ske nevoje per faqe interneti te korrupsionit, por do te kesh akses ti rrasesh brenda perjete, Saliun me kelyshet e tij.

  19. I-Liri says:

    O kryetar, po je ne terezi nga trute ti apo jo. Po ju kemi bere dhe here te tjera verejtje, se keto shkrime ne faqe interneti, emocionojne vetem 1 % te zgjedhesve. Po 99 %, qe nuk kane internet ose nuk dine te futen ne te, si ja bejne? Ata degjojne SRB-in cdo dite qe te shan ty. Dhe kush ngjit me shume, biseda me goje, apo me internet. Po degjoje Topin kur te thote , mjaft bere ciu ciu, po zbrit nga pema ne toke.
    VERONIKA ! Mirese u ktheve ! Sot mund ta kesh ne Fier E. Ramen dhe G. Rucin. Ato qe ngre per bashkine Fier jane te drejta. Me c’kam pare, ne ate qytet, popullin nuk e lene te qarkulloje me. Aty jane bere private edhe rruget edhe trotuaret. Aktualisht ne Fier, jane duke u ndertuar pa leje, duke pastruar para droge, sipas te dhenave qe kam, mbi shtatedhjete pallate 15 kateshe. As ne Tirane nuk jane kaq shume ne ndertim. Don Bato, gjashte muaj te vitit i kalon jashte shtetit. Ajo bashki eshte votuar nga e majta dhe qeveriset nga te djathtet. Ata kane pushtetin, ata jane fitues te tenderave. Po kjo eshte pothuaj kudo. Ne te gjitha bashkite e komunat ku ka fituar e majta, shumica e te punesuarve jane te djathte. Te majtet perseri pa pune.
    Prandaj o Edo, lere faqen ne internet per korrupsionin, sepse ja ku e ke. Lexo temen dhe do te jesh shume i informuar…

  20. ajdin says:

    Ketije, per bese i ka ikur truri,nuk ka faj Sala.DO HAPE FAQE NE I NTERNET per ta par Edi ramen>O gomar ,pse ke internet ti ne shpi kan te gjithe.TI SHIKON SALEN E FLET.do voten e internetit ,na merre k…….in.Jame familje 30 veta me te drejte votimi,ku te shikoj interetin o gomar se cfar shkruan ti,kane internet familje shqiptare se ashtu thote Sala.PTU >>>>>>>>>>>>PUSHTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje