Revista “Java” publikon një fakt shumë shqetësues: në ekipin që miratoi marrëveshjen e shtjes së detit ka pasur dy agjentë të një vendi fqinj perëndimor. Revista nuk flet me emra konkretë, por vendi nuk është vështirë të imagjinohet se kush është. Çudia është se këta 2 agjentë nuk janë asfare të fshehtë, dhe aq më pak të jenë mjeshtra të pisqollës a të arteve marciale (si agjentët ‘007’ në foton ilustruese). Ata dihet prej vitesh, siç thotë revista, që janë në shërbim të një agjenture të huaj. E çuditshmja është se ata kanë bërë karrierë edhe me të majtët edhe me të djathtët, duke ruajtur në të dy rastet poste shumë të larta.
Ata kanë lëvizur disa herë në sektorë shumë të rëndësishëm të shteti shqiptar duke mbajtur edhe “grada” shumë të larta, madje dhe të emëruar në detyra akoma më të larta prej dy ish-Presidentëve, Moisiu e Topi. Njëri prej tyre e kanë një familjar të pozicionuar shumë lart në hierarkinë e shërbimeve inteligjente të një vendi fqinj.
Revista risjell një fakt pak të njohur, që për njërin nga agjentët ka pasur debate të forta mes ish-Presidentit Moisiu dhe Ministrit që ia kish sjellë agjentin për firmë. Por, nuk dihet sesi ajo firmë prapë u hodh.
Sot, të dy agjentët janë përfaqësues së Shqipërisë në përfaqësitë tona jashtë. Një i tretë, zyrtar i dorëhequr para pak muajsh, paska qenë agjent në shërbim të dy agjenturave dhe ka shkaktuar dëme vendit në pozicionin ku ka qenë!
Kjo katrahurë në “hanin” tonë me shumë porta ka bërë që edhe pse nuk është bërë publike, Shqipëria të marrë paralajmërim serioz për pezullim nga Nato para ndonjë viti. Arsyeja: nga Shqipëria rrjedhin informacione sekrete!
Sipas “Java”-s, për sa kohë ne do i hedhim në rrugë njerëzit që i kanë shërbyer vendit në shërbimet tona inteligjente e t’i detyrojmë të emigrojnë për bukën e gojës, është e pritshme që ish-zyrtarët tanë të “cicërojnë” kollaj andej nga ikin. Shkatërrimi i strukturave të kundër-zbulimit pas përmbysjes së komunizmit ishte një naivitet (në rastin më të paktë) që na kushtoi shumë. Për sa kohë punësohen në poste tepër delikate njerëz që kanë kaluar me vite jashtë e që nuk u gjurmohet dot e shkuara, përmirësimi i situatës duket i largët. S’na mbetet të themi veç: Ruajna Zot Naton.
Ani edhe Sala ka pas dy agjentet e tij ma tfort!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/09/bond-james-bond.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/visho-canadian-reborn.html
Mos harroni Krye-Agjentin Sali Ram Berisha qe ka qene ne fillim ne sherbim te francezve,koha kur shkonte ne France si mjek,dhe ju kujtohet blerja e helikopterave,pastaj ne sherbim te serbve,kontrabanda e naftes,pastaj ne sherbim te rusve se bashku me Bexhet Pacollin,pastaj te amerikanve.
Sal Ram Berisha kthehet sherbetor i te gjith atyne qe e mbajn ne pushtet.
Lulzim Basha,ish minister i jashtem, esht agjent greko-serb,vet marveshja e ujrave detare e verteton nje gje te tile.
Mos ja rrisni kaq sume vlerat duke e quajtur agjentt. Fjala agjent ka nje fare misticizmi brenda, dhe do aftesi qe ta kryesh misionin.
Sales i shkon shume mire fjala “sherbetor” i ç’do kujt qe e mban ne pushtet!
nuk meret vesh saliu ka qene ne fillim te sherbimi sekret francez apo te ai serb dhe ja kane kaluar njeri tjetrit
sidoqofte urdherat e mara nga sherbimi serb na kane demtuar me shume vecanerisht lidhur me ngjarje te rendesishme ne kosove.
me shume ra ne sy kur firmosej marveshja e rambujese e cilen saliu e qujti tradheti po te firmosej
ollbrajt ju lutej kosovareve firmosni,jeta tregoi qe duhej firmosur
HIQNA ZOT BERISHE SE PO BEHEMI GAZI I BOTES.
Nuk ke sesi te ndodhe ndryshe.Kur vete kryeministri eshte nje agjent qe punon ne sherbim te nje shteti tjeter,pse te mos kete agjente te tjere qe punojne per Greqine,Ne katrauren dhe rrumpallen shqiptare nuk ka mbetur asgje shqiptare.Te ne adhurohet paraja.Paraja ble dhe shet gjithcka ,duke perfshire edhe vendin.Horizonti i shqiptareve eshte ngushtuar aq shume sa qe ata mendojne vetem sesi te fitojne para,pa u lodhur me pune por vetem duke dhene pergjigje lakonike Po ose Jo.Ata nuk e lodhin koken me analiza.as nuk mendojne per pasojat,Pse te lodhen duke menduar,me mire vene firmen dhe cdo gje per ta eshte ne rregull,dhe keshtu vihen ne sherbim te interesave te te huajve,qe jane te gatshem t’i derdhin lume parate e tyre per te arritur qellimet e tyre ekspansioniste.
Shqiperia ,sube ,spo behet e ska per tu bere per derisa ne qeveri e ne organet e shtetit do kete ne dy veta nje agjent i shteteve fqinje kjo seshte tradheti po punesim ne kuris te popullit e kombit keta duhen shtypur si krimbat e hales.
Nga sa shkruhet ne artikull nuk eshte veshtire te kuptohet se eshte fjala per Kristaq Gervenin (aktualisht perfaqesues i Shqiperise ne Shtabin e NATO-s) dhe Ferit Hoxhen, Ambasador ne New York.
Mos ka qene perseri po ky Ferit Hoxha qe ju “vodh” laptopi ne NY?
Dora vete, i teri dhe i beri
Te gjithe po akuzojne Sali Serbin (me plote te drejte) dhe po “harroet” Ilir Floriri qe ka rol shum te rendsishem ne kete tradheti ndaj vendit!!!
ish sigurimin e shkatërruam,dhe po i shohim pasojat e shkatërrimit!
tashti po shkatërrojmë bunkerët,shpresoj që të mës shohim pasojat e shkatërrimit të tyre!do të ishte shumë më i prekshëm provimi i këtyre pasojave!grekët dhe sërbët nuk do të fusnin hundët vetëm në punët e shtetit,por dhe atje ku nuk lejojmë tënai fusë as njeriu më i afërt!
shpresojmë që këta emra të bëhen publik!që di dijë gjitrhkush dhe jo vetëm njerëz të veçantë!shpresojmë që faqja internet e korrupsionit të shërbejë dhe për këtë!
shpresoj që kjo faqe të mos censurohet si faqja private e ramës!ose si gazetat e saliut!të paktën të jetë në nivelin e temës!
A enver hoxha ja beje mire shqiperise,nuk jemi ne per demokrazi duhet diktature
Si nga PS ashtu edhe nga PD dhe aleatet e tyre ka pasur dhe ka politikane te infiltruar si agjente nga vendet fqinje,sidomos nga Greqia.Natyrisht deri ne kupol.
Greqia eshte vendi qe ka investuar me se shumti per shkatrrimin e Shtetit shqiptar.Te dy Partite politike me te medhaja mbas 1990-tes kur vjen puna per rrolin negativ qe luan Shteti grek ndaj atij shqiptar,heshtin.
PERSE???
Sepse kan bere marrveshje ne dem te interesave te kombit shqiptar.
Kur sheh se politika shqiptare eshte uzurpuar nga keto hiena qe bashke me pushtetin politik kan zaptuar edhe ate ekonomik,duket gjithshka e pashprese,asnje drite ne fund te tunelit.Por shpresa vdes e fundit.
Pozita dhe opozita nuk perfaqesojn me interesat e Kombit shqiptar,por interesat e tyre private.
Aleanca Kuq e Zi eshte nje drit shprese per shqiptaret qe deshirojn ta shohin Shqiperin nje vend me dinjitet me te ardhme dhe te barabarte me aleatet perendimor.
Partite jan te perkohshme,Atdheu eshte i perjetshem.
Perfaqsimit politik mund ti qendrosh besnik vetem per sa koh mbron vertete interesat e Kombit.
Nese pjekurin politike ose qytetarine dikush mund ta quaj”tradheti politike”,them i sigurte qe mbrapa fshihet vetem interesi.
ik or kkkkk me syze,digj ndonje flamur per Mohamedin……se nuk merr vesh ti nga politika!!!!
Shumçka qe kam pasur rastin te lexoj,per historine tone kombetare shqiptare,me ka sugjeruar se armiqte tane fqinj,sllave dhe grek,kane pasur dore ne shume vendime te popullit shqiptar ne Tirane dhe gjetiu!Sigurisht,sot numri eshte edhe me i madh i ketyre agjenteve te fqinjeve tane sepse,keta kurre nuk kane heq dore nga theniet e Presidentit serb,Nikolla Pashiqit:”Edhe nese krijohet nje shtet shqiptar,ai duhet te jete,sa me i vogel,sa me i varfer dhe sa me i vobeget”.Kete thenie te tij,tersisht antishqiptare,sot per fate te keq te te gjithe shqiptareve kudo qe gjenden ne bote,fare mire jane duke e realizuar,si pozita edhe opozita shqiptare dhe shume lidere tjere ne Shqiperine Etnike-Natyrale.Vete fakti se nuk mund te merren vesh per asgje,pa presione nga jashte,deshmon se brendaperbrenda organeve tona,egzistojne forca antishqiptare,te cilat kane detyre primare,dobesimin e fuqise shqiptare ne Ballkan dhe bote.Keta pseudopatriote,i bashkon veç kur eshte ne pyetje ndonje interes i serbeve,grekerve etj.Ne qofte se ne Shqiperi,greket jane tejmase te privilegjuar,ne Kosove,serbet jane qeveri ne vete dhe nuk i pergjigjen askujt dhe veprojne vetem per interese te kombit serb.Per agjente nuk dua te flas,sepse numri i tyre ne Kosove eshte i barabarte me numrin e adylteve serbe ne Kosove,perqindje kjo e sigurte,edhe per greket ne Shqiperi.
Sali berisha dhe turkofagos jane boleagjent. Njeri I serbit tjetri I grekut. Edhe pa pagese jane gati ta rrenojne shqiperine
NUK KANE CFARE I BEJNE GOMARIT I BIEN SAMARIT
NE FLASIM PER DY AGJENTE NE SHERBIM TE ATHINES APO BEOGRADIT KUR KRYEMINISTRI ESHTE AKUZUAR HAPUR DISA HERE SI AGJENT I UDB-ES SERBE, FRANCEZEVE… DREQIT E TE BIRIT E ASKUSH NUK KERKON HETIM PER KETO AKUZA TEPER TE RENDA…
KUSH TA KERKOJE !?
NJE OPOZITE E COFTE, NJE OPOZITE SI KOFINI PAS TE VJELAVE , NJE OPOZITE FRESKOZITE!
KJO QEVERI E KY KRYEMINISTER JANE FATKEQESIA E SHBQIPERISE!
MUNGESA E NJE OPOZITE TE VERTETE ESHTE KATASTROFA E SHQIPTAREVE!
PO TE KISHTE NJE OPOIZTE TE VERTETE SOT SALI BERISHA DUHET TE ISHTE KRYEMINISTER I BENCES, E SHENKOLLIT APO BURGJEVE TE TJERA SHQIPTARE PER KRIMET E ZOLLUMET QE U KA BERE DHE VAZHDON TU BEJE SHQIPTAREVE SIDOMOS QYSH NGA 26 MAJI 1996, PIRAMIDAT, 1997, GRUSHTI I SHTETIT I 14 SHTATORIT 1998, GERDECI , 21 JANARI 2011, 8 MAJI 2011!
KESAJ I THONE HIC ME PAK E HIC ME SHUME SE :
NUK KANE CFARE I BEJNE GOMARIT I BIEN SAMARIT, SIC THOTE SOVRANI
SIDOQOFTE DRETESIA VONON POR NUK HARRON… KETIJ LIGJI NUK I SHPETON ASKUSH, AS SALI BERISHA !
PO TE KENI DYSHIM PYESNI MUBARAKUN, BEN ALIUN, MUAMAR KADAFIN!
Agim ke te drej,se deri pak kohesh ky Alban Dega i thurrte hymne Edi Rames ndersa tani shkruan nje opozit e coft etj..
Palo burre me dukesh o zotni Dega.
Me mir hesht ….,hesht se na ke merzit shum,…mos na çaj…..koken
agim si erdhën kohët më duket se albani nuk paska pasur faj që i paska denoncuar tropojanët tek sigurimi!saliun e paskemi spiun e kalu spiunit!ka rrezik të jetë ky poliagjent dhe jo M.shehu!flitet për “bandën e veriut”ku sipas të gjithë gjasave më shumë paskan qënë tropojanët!ndoshta do ta ketë ngrënë dhe ndonjë i pafajshëm por ka dhe dëme anësore!
pastaj “spiun”varet përse e përdor mor vëlla!amerika e rusia krenohen për spiunët e tyre!si ata që punojnë jasht dhe ata brënda!mos harro o agim se “spiuni”kap spiunin!për të luftuar krimin si të organizuar e jo,po nuik pate spiunët nuk mund të bësh gjë!unë jam kundër spiunëve politik!spiun si ai tipi që fotografonte tregëtarët që flisnin kundër qeverisë!
kështu o agim nga sigurimi i dikurshëm mbajtëm anën e keqe të tij dhe shkatërruam atë të mirën!mbajtëm përgjimin dhe përndjekjen politike dhe shkatëruam mbrojtjen nga agjenturave të huaja!një ndihmë për këtë kemi dhënë dhe ne njerëzit e thjeshtë o agim!jo vetëm berisha që të gjithë shokët e tij fatkeq që ranë në rrjetat e sigurimit i quajti të persekutuar politik!i dëmshpërbleu dhe i mbajti afër,kurse të persekutuarit e vërtetë po i persekuton dhe sot!
Njeri nga keta agjentet eshte Ferid Hoxha, bash prej Shkodred, njeri i flliqur.
Artikull ne forme gjeegjeze.
SIRENA ALARMI PER MBARE SHQIPTARET
– Urgjenca e ngritjes se nje komisioni hetimor per Sali Berishen
– Nga Alban Dega , Nju Jork
Akuza pas akuzash
1-Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha eshte akuzuar qe ne 97-en nga gazeta prestigjioze e Kosoves ” Koha Ditore”, si agjent i UDB-es serbe qysh ne rinine e hershme.
2- Te njejten akuze e ka theksuar edhe ish- deputeti i LSI- Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit te Shqiperise, duke shtuar se Berisha i ka sherbyer jo vetem UDB-es por edhe sherbimit francez te spiunazhit dhe ish- KGB-se sovjetike duke permendur edhe shifra e kode sekrete agjenturash!
Kryesorja e kryesoreve
3- Kryesorja e kryesoreve… Kryetari i Sherbimit Informativ Shqiptar, SHISH, Z. Bahri Shaqiri ka deklaruar hapur ne nje seance degjimore te Kuevndit te Repuubliks se Shqieprise se ” politikane shqiptare bashkepunojne me agjentura te huaja”. Nje sirene jo dosido!
Behet fjale per shefin e organit shteteror ligjor qe ka si detyre thelbesore ligjore mbrojtjen e sigurise kombetare nga agjenturat e huaja.
Behet fjale per shefin e sherbimit te zbulimit dhe kunderzbulimit te shtetit shqiptar qe pervec informacioneve te tij bashkepunon edhe me agjencite speciale strategjike te aleateve tane strategjike perendimore si CIA amerikane , M-16 dhe Intelligence Service britanik, BDI gjerman, etj.
4- Deklaratat bombastike te kreut te SHISH Z. Bahri Shaqiri ne vend te vinin ne alarm e levizje Prokurorine e Pergjithshme te Shqiperise si organin kryesor te mbrojtjes se ligjit ne Shqiperi shkaktuan regaimin brutal te Sali Berishes, te qeverise, te deputeteve te PD-se dhe krejt klanit te tij mafioz per shkarkimin e Bahri Shaqirit.
5- Pse!? Ai kishte shkuar shume larg… Ai kishte prekur folene e grenzave te agjenturave sllavo- grko- ruse ne krye te Shqiperise… Ai kishte denoncuar kolonen e peste ruso- sllave-greke ne krye te Shqiperise.
Vetem nderhyrja e fuqishme perendimore, kryesisht amerikane, parandaloi lincimin e pse jo edhe ndonje aksident fatkeq, vrasje ne gjueti ose helmim te tij.
Genje e genje se dicka do te mbetet !
6- Ate qe nuk arriten ta bente me plumba e mjete agjenturore “Mafia qeveriatre shqiptare e dale krejt jashte kontrollit” sipas “The New York Times” nuk do ta kursente ta bente me plumbat e fjaleve para e sidomos mbas ekzekutimeve nazi- komuniste te 4 deshmoreve te 21 janarit 2011, pas plagosjes se dhjetra e pas torurimit te qindra protestuesve paqesore… Secili prej ketyre akteve perfaqeson krime kunder njerezimit.
7- Ne nje fushate tipike ala Gebelsiane ” Genje e genje se dicka do te mbetet” si kryeministri edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise akuzuan SHISH-n dhe Prokuroren e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise si bashkautore te “grushtit te shtetit” te organizuar nga opozita dhe deri edhe kreu i shtetit kunder shtetit te vet.
Absurditet me i ndyre nuk mund te sajohej as nga vete BIA ( bija e UDB-se) serbe dhe as nga Asfalia greke. Zedhenesit dhe sherbetoret e tyre vecsa i lexuan para publikut shqiptar!
Pohime… me shpatulla pas murit
8- Ka fakte te shumta, qe i ka pohuar edhe vete kryeminsitri Berisha per shkeljen e embargos nderkombetare te naftes ndaj Serbise dhe makines se luftes e terrorit te Milloshevicit nga OKB-ja ne vitet 1994- 1995. Ishte nje pohim pasi deklaratat e Beogradit dhe Podgorices e vune me shpatulla pas murit me faktet e tyre.
9- Keto fakte i ka rikonfirmuar edhe ish Kryeministri i ish- Jugosllavise ne nje interviste per shtypin serb… Perballe fakteve te tij, vete Berisha u detyrua te pranoje nje fakt te tille, duke u justifikuar se kete kontrabande nafte ai e kishte lejuar dhe urdheruar per te ndihmuar shqiptaret e Kosoves, sikur Ibrahim Rugova dhe shqiptaret e jo Sllobodan Milloshevici e serbet benin ligjin ne Kosove.
10- Kjo nafte u perdor nga makina serbe e luftes dhe terrorit jo vetem ne masakrat serbe te Shrebrenices dhe terrorin masiv qe shkaktoi rreth 300 000 viktima te pafajshme ne Bosnje por edhe kunder shqiptareve te Kosoves…cka perbejne krim kunder njerezimit, qe po gjykohen ende ne Gjykaten Nderkombetare te Hages.
“Tokat e helmuara” dhe atdheshitja flagrante e Otrantos …
11- Duke mashtruar banoret e Porto Romanos dhe fshatrave perreth se gjoja tokat e tyre ishin te helmuara, qeveria e Berishes i shiti ose dhuroi serbo- boshnjakut Damir Fazlic qindra hektare toke ne ate zone ku qeveria ka planifikuar te ngreje nje park industrial me vlere qindra milione euro. Kur keto fakte dolen ne drite vete Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit Popullor se ” Fazlicin e kam mik… Ate do ta mbroj me cdo mjet dhe do tua sjell ketu ne Kuvend per ballafaqim!”
12 – Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetuese marreveshjen atdheshitese te Sali Berishes dhe qeverise se tij me Athinen per shitjen ose dhurimin e 352 kilometrave katrore te Otrantos, ne shellfin e se ciles mendohet se ndodhen miliona tone nafte dhe pasuri nenujore multimilioneshe.
Te gjithe autoret ose bashkepunetoret ne hartimin dhe nenshkrimin e kesaj marreveshjeve antishqiptare si Lulezim Basha, Arben Imami, Kristaq Gerveni, Ferit Hoxha… jane shperblyer me gradime dhe ngritje ne detyre. Tipik eshte rasti i “Kolonelit te Asfalise Greke me tre gishta”, sic e ka quajtur me dhjetra here Berisha nga foltorja e Kuvendit te Shqiperise Arben Imamin , te cilin e “ndeshkoi ashper ” duke e vene ne krye te Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqieprise!!!
Urgjence …. Vigjilence !
Ka edhe shume fakte te tjera qe e bejne te domosdoshem thirrjen nga opozita te nje seance te posacme degjimore ne Kuvendin e Shqiperise si hap i pare dhe fill pas saj krijimin e nje Komisioni Hetimor te Kuvendit te Shqiperise lidhur me keto akuza te renda publike kunder Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha,
Ngritja e ketij Komisioni Hetimor nga Kuvendi i Shqiperise eshte ceshtja me urgjente . Pse !?
Kete ceshtje e ben edhe me urgjente fakti qe deri sot Kryeministri ne detyre Sali Berisha nuk i ka mohuar akuzat e shumta kunder tij. Perkundrazi ai ka pohuar me gojen e vet shkeljen e embargos se naftes ndaj Serbise dhe Milloshevicit.
Kjo shkelje perben nje shkelje te rende jo vetem te ligjeve dhe Kushtetutes se Shqiperise por edhe te ligjeve e se drejtes nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se, qe eshte nenshkruar dhe pranuar nga Shqiperia.
Cfare fshihet pas ketyre fakteve dhe akuzave teper te renda!?
Politika e Sali Berishes eshte politika e konfliktit. Politika perca e sundo! Politike tipike agjenturash dhe pushtuesish.
Sirene alarmi per mbare shqiptaret: Urgjence…. Vigjilence !
Sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia … !
Nuk behet fjale per ngjarje e masakra te para 65 vjeteve si ajo e Tivarit as te kohes se Baba Qemos, nga te cilat nuk u vjen asnje rrezik e asnje pasoje shqiptareve dhe Shqiperise sot.
Nuk behet fjale per nje hafije lagje apo kaskete 80 lekeshe qe spiunonte per partine apo frontin e saj.
Nuk behet fjale per nje diversant apo spiun te zakonshem.
Behet fjale per kryeministrin e Shqiperise qe ka ne dore fatet, te sotmen dhe te ardhmen e vendit qe po e rrenon perdite e me shume.
” Eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kishte inat popullit te vet” thoshte nena ime duke e mallkuar me shami ne dore, shkalla me larte e mallkimit. ish diktatorin Enver Hoxha ne vitet 70-te.
Eshte ka e drejton vendin sikur ta kishte ne dore UDB-a apo Asfalia. KGB-ja apo .. dreqi e i biri, thone sot shume shqiptare!
As Hamza Kastriot … as Sinan Hasan !?
Behet fjale per ceshtje jetike te qeverisjes dhe politikberjes ne Shqiperi, qe ndodhen nen akuza teper te renda dhe perfaqesojne nje rrezik serioz per te sotmen dhe ta ardhmen e Shqiperise.
Ngritja e ketij Komisioni Hetimor eshte hapi i pare i Kuvendit Popullor te Shqiperise pas transparences se votave te 28 qershorit te vitit 2009. Eshte ceshtje teper urgjente qe ka te beje me fatin e shqiptareve dhe te Shqiperise.
Shqiperise i duhen lidere te te gjithe shqiptareve. Shqiperise i duhet me shume se kurre burra shteti, qe nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” ne duart e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut para se te vdiste ne Lezhen e Kuvendit te burrave jane harruar nga politika driteshkurter shqiptare e sotme.
Askush nuk pret, nuk kerkon as pretendon qe Sali Berisha te jete ose te behet nje Skenderbe… Mision i pamundur per nje zjarrvenes te Shqiperise.
Te gjithe urojme qe ai te mos na dale nje Hamza Kastriot, as nje Esat Pashe Toptan, as nje Ahmet Zog, as nje Rrahman Morine apo Sinan Hasan …!
Sot ! Neser eshte e do te jete teper vone…. Eshte nje ceshtje urgjente qe nuk duron me. … Nuk ka me prite !
SHENIM: KY SHKRIM ESHTE SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 28 SHTATOR 2010. ASNJE VEPRIM , ASNJE PERGENJESHTRIM. ASNJE PIPETIME TASH E GATI 1. 5 VJET …. RIBOTOHET DUKE E PERDITESUAR ME FAKTE TE REJA …. AUTORI
o alban në shkrimin e gpmarit dhe samarit më pëlqeve!jo se i duhet rënë vetëm gomarit,por dhe samarit!spiuni është spiun!ai që është në shërbim të një shteti të huaj dhe kundër interesave të popullit të tij,nuk ka rëndësi se është k/ministër a një lypës!ai është në radhë të parë tradhëtar pastaj spiun!por ta lëmë këtë temë!më pëlqeu sepse e ke shkruar për këtë artikull!nukke bërë një kopje të një shkrimi të më parshëm!si ke bërë tashti!o alban e kemi lexuar njëherë,për së dyti është tepër!mos u bëj dhe ti si ai baxhella që bën rreklamë për atë faqen me imazhe shqip.o alban ule pak veten në nivelin tonë dhe shkruaj për atë që është paraqitur dhe mos na injoro me shkrime të vjetra,sado aktuale që mund të jenë!POR gjithesi nuk mund të jenë aktualë si ti shkruash tashti!!!
megjithatë ke filluar dhe ti të kuptosh se kush është opozita!ajo që ti kërceje si gjel për momentin historik të mënçurisë së saj!mënçurisë së të ngrënit ngjala!
Kjo po me kujton vitet 80-te me tablon sinoptike te Mehmet Shehut shkruajtur nga xhaxhi Enver. Vetem ne Shqiperi degjon te tilla lajme Ne asnje vend te qyteteruar nuk degjon historira te tilla. Nuk e di sa te verteta jane te gjitha keto po me sa duket nga komentet me siper tradhetia eshte ushqim i atij populli dhe besoj pjese integrale e kultures se tij
O Merooooo! Detin e shiti Berisha dhe jo agjentet. Mos na ngaterro ne ke perendi!
Po s’na thate emrat ku s’na shkon mendja ne.Biles na dalin 22 agjente,fut tere keshillin e ministrave ne shporte.Pse,ministri i mbrojtjes ju duket fare e qeruar?Po mire,kur jane agjente te vendeve tona mike si i behet kesaj pune?U dashkan bere kryetare bashkie?
Beso, dikush me siper permend nja dy emra( se di ne i ka rene ne te):
Ilir Integrimi — 22 Shtator, 2012 në 12:08 pm
Nga sa shkruhet ne artikull nuk eshte veshtire te kuptohet se eshte fjala per Kristaq Gervenin (aktualisht perfaqesues i Shqiperise ne Shtabin e NATO-s) dhe Ferit Hoxhen, Ambasador ne New York.
Nese vertetohet qe keta jane agjente, atehere per ta duhet te jeper burgim i perjetshem, mqs ne skemi denim me vdekje. Kjo eshte nje praktike ne gjithe boten
çudi e madhe!!
Eshte mbushur parlamenti me spiune, dhe ju po na flisni per “ca zyrtare”!
kjo eshte perralle me mbret
Artikulli edhe mund te kete te verteta.SHISHI-T shqiptare i bije detyra ti hetojne e demaskojne keto agjente,pune per te cilen ky institucion me 1000 personel nden drejtimin e Shaqirit as s’eshte degjuar fare.Qe atje duhet filluar hetimi.Nuk eshte se njerzeve nuk i ka vajtur mendja per nje gje te tille…
Ne pacit durim lexoni keto komente prej grashe llafazane,sidomos ate te nje shpifsi me damke nga Nju Jorku,qe as kalamajt nuk do ti besonin shpifjet e tij.Megjithate ay vazhdon me vite te mbush carcafet me te njejtat budallalleqe…S’e len krymbi i shpifarakut,eshte semundje qe te ngjitet qe ne femiri e s’te shqitet me…
Ndersa dikush tjeter cfaq hapur keqardhjen e tij qe u shpartallua ay ish sigurimi kriminal komunist…e tjetri vajton edhe sot per ish diktatorin kriminel e paranojak E.Hoxha.Keta tashma dihet se cilet jane,sido qe ti ndryshojne pseudonimet…
OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SHQIPTAR HARRUAT QE KEMI 700 VJETORIN E PAMVARSIS ME NE KRYE SKANDERBEUN DHE TE MADHIN ISMAIL QEMALIN QE E KUROREZOJ KETE LEGJENTE SHQIPTARE TE MBLIDHEMI NE VLOREN HEROIKE DHE TE SHTRIJME NJE FLAMUT NGA VLORA E DER NE QAMERI TI TREGOJME SLLAVO RUSEVE QE KJO TOKE ESHTE BANUAR BANOHET DHE DO TE BANOHET DER SA KJO TOKE TE RROTULLOHET RRETH DJELLIT PERENDIS QE LABET E KAN MBI KRYE . NUK DISKUTOHE KURR GJERAT KUR NDODHIN POR THJESHTE NUK DUHET TE NDODHIN DHE KETE E KEMI NE DOR NE DHE JO TE TJERET .ZOTI I BEKOFTE SHQIPTARET DHE VETEM …………………….