Topi bën thirrje për rotacion: Unë dola nga "qypi", por Rama të zbresë nga pemët ku bën ciu- ciu dhe të bëjmë opozitë

21 Shtator 2012, 22:21Politika TEMA
Topi bën thirrje për rotacion: Unë dola nga "qypi", por

Ish- presidenti, Bamir Topi, ka bërë thirrje për rotacion politik në Shqipëri duke akuzuar sundimin e Berishës për autoritarizëm, sjellje halucinante ndaj kundërshtarëve dhe shkatërrim të qeverisjes përmes korrupsionit me pronat, me sistemin e drejtësisë dhe shpërblimet politike.

Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, Topi tha se “ne jemi vendi i fundit ish- komunist, që nuk kemi marrë statusin e vendit kandidat”.

Ai akuzoi Berishën se pas marrjes së presidencës u ndërruan krerët e disa institucioneve dhe “po shkojmë drejt partisë- shtet”.

Topi tha se debati i thellë mes presidentit dhe mazhorancës ka filluar pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008. “Mendoj se kam realizuar atë që duhet të realizoja dhe jam i qetë,” tha ai.

Duke folur për PD-në, Topi tha se “ka pasur një lloj autoritarizmi edhe gjatë kohës që isha atje, por asnjëherë në këtë shkallë. PD është partia e një njeriu, e mbyllur, nuk ka asnjë hapësirë demokracie”.

Duke ju rikthyer PD-së, Topi tha fryma e debatit në PD dhe e kontestimit ka qenë e pranishme, së paku gjatë kohës që isha unë atje. “Kam kritikuar disa ministra kur PD mori qeverisjen e vendit, ju e dini debatin e fortë për ministrat apatike”.

Rikthimi i tij në politikë për Topin është një liri më e madhe. “Sot është momenti që unë të flas, sot jam qytetar i lirë i këtij vendi”.

Ish- presidenti tha se në vitin 2005, për një kohë të gjatë, ishte ende në pikëpyetje se kush do qeveriste Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se Berisha i ka pasur pozitat e lëkundur për të marrë mandatin e kryeministrit. “Unë kam qenë deputeti më i votuar në Tiranë me 10 mijë vota. Jam unë që e kam ulur atë në karrigen e kryeministrit. Pra nuk bëhen këto llogari në këtë mënyrë,” tha Topi.

Duke shpjeguar arsyet përse Berisha e mbështeti për president, Topi tha se “arsyeja pse u propozova ishte se unë nuk do të zgjidhesha me 71 vota, por duke parë se raportet e mia ishin të tilla që gëzoja respekt edhe te pala tjetër, kjo bëri pikërisht që për të mbajtur, për të konservuar karrigen, u propozua gara për presidentin. Pastaj filluan ato kontradikta për arsye shumë parimore. Di që ka pasur një lëvizje të zotit Nano dhe e kam falënderuar se eliminoi krizat në Shqipëri”.

Duke folur për ish bashkëpunëtorët  e Berishës, tanimë kritikë me të, Topi tha se Topalli është një klon i zotit Berisha.

Ai foli për mbështetjen elektorale në Tiranë dhe sidomos në zonën e tij. “Në respekt të të gjithë demokratëve të asaj zone, qytetarëve të asaj zone, ku është zona më e vjetër e Tiranës. Mes asaj zone është shtëpia ime ku kam lindur dhe kam kaluar 50 vjet në atë zonë. Në atë zonë dhe në zona të tjera kam pasur votat e mia, jo vetëm të PD. Kjo do vërtetohet në vitin 2013 dhe do shikohet nëse ky njeri ka vota të trashëguara, ose i ka si individ”.

Më pas Topi foli për shkëputjen e Berishës nga e djathta duke e sulmuar ashpër për çështjen e pronave.

“Ai person asnjëherë nuk punon për të djathtën. Ju e dini reagimin e të persekutuarve politikë, ju e dini se çfarë po ndodh me pronat. Ju e dini se çfarë tha raporti i OSBE për pronat? Një proces i dështuar.”

Topi shpjegoi se vetë kishte shumë prona, por nuk kishte përdorur kurrë pushtetin për t’i marrë ato. Ai e ilustroi këtë me një trashëgimi nga gjyshi në periferi të Tiranës, ku sot është një repart ushtarak. “Nuk konsiderohet sakrilegj të thuhet se paraardhësit tanë i kanë pasur shumë prona. Po them diçka për të treguar korrektësinë e këtij njeriu që keni përballë. Sot ende në pronat e gjyshit tim në Qesarakë është Qendra e Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Ai mund të dilte si shumë reparte të tjera nga plani i përhapjes. Sot e kësaj dite ai repart qëndron atje si një repart ushtarak në mes të Tiranës, ndërkohë që qindra reparte kanë kaluar për privatizim për interes të iksit e ipsilonit. Unë do e kërkoj pronën si qytetar, si president nuk e realizova me koshiencë të plotë”.

Duke folur për targetin e partisë së tij të re, Topi tha “se nuk do të kufizohemi e të merremi thjesht me të pakënaqurit”.

“Jemi parti e re me synime mjaft transparente. Përfytyroni që jemi në një terren ku përgjithësisht njerëzit kanë pakënaqësi për mënyrën se si po administrohet jeta e tyre”.

Duke folur për raportet me deputetë të PD-së, Topi tha se “nuk jam në dijeni të asnjë kërkesë që vjen nga deputetët aktualë të PD. Unë jam i sinqertë. Ne nuk na intereson askush që bën pazare dhe kalkulime në funksion të karrierës së vet. Fryma e Re Demokratike ka një tipar tjetër: nuk është derivat që del nga një parti, por është një parti totalisht e re, që fluksin e saj në të gjithë shoqërinë shqiptare”.

Duke theksuar problemet e qeverisjes, Topi tha se ky vend ka nevojë për rotacion. “Ky është një vend që ka mundësi dhe resurse të jashtëzakonshme. Ky nuk është një vend që vlen një euro. Aq më shumë kur këtë deklaratë e bën pasi i ke lënë pronarët të vdesin në varfëri.”

Më poshtë ai hodhi poshtë akuzat e Berishës, duke e quajtur atë një njeri me statusin e njeriut haluçinant. “Është një status halucinant, flet përçart. Kam keqardhje për këtë pjesë.”

Ai shpjegoi se në të gjitha vendimet e KLD, për të gjitha emërimet ka pasur një transparencë të plotë dhe votimi ka qenë kolegjial, i fshehtë, ku presidenti ka pasur një votë.

Duke e ilustruar qëndrimin jo koherent të Berishës, ai tha se “ka mundësi të na thotë ai zotëria që disa kandidatura që unë i kam dërguar pasi ato u rrëzuan, u miratuan nga kjo mazhorancë. Çfarë ndryshoi? Kjo më jep të drejtë se të gjitha qëndrimet kanë qenë politike. Kjo ishte një tendencë për të kontrolluar gjithçka që vjen në pushtetin gjyqësor. Ajo që është sot e parealizuar është reforma parlamentare për gjyqësorin.”

Ish- presidenti e vlerësoi figurën e Ina Ramës duke thënë se ka punuar në kushte të vështira për shkak të presionit mbi të.

Topi tha se mazhoranca e thotë “qartazi e prerë që kryeprokurori do jetë një përfaqësues dinjitoz i mazhorancës”.

Në fund Topi replikoi dhe me batutën e Edi Ramës, i cili një javë më parë tha se Topi flet si miza në qyp dhe nuk kuptohet nëse është në opozitë.

Në sensin figurativ unë sot pas një jave dola nga qypi, por i them Ramës të zbresë nga pemët dhe t’i lejë ciu-ciut sepse vendi ka nevojë për opozitë,” e mbylli Topi.

60 komente në “Topi bën thirrje për rotacion: Unë dola nga “qypi”, por Rama të zbresë nga pemët ku bën ciu- ciu dhe të bëjmë opozitë”

  1. Bledar says:

    Rinia
    Pergezime z. Topi. Keshtu vazhdoni. Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per FRD-ne. Te gjithe shqiptarte jane me Ju.
    Fitore ne vitin 2103.

    1. Babe Dud Kar Bunara says:

      PO SHYQYR QE FILLOVE ME FOL O BAMIR! HAPE THESIN TANI!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/albania-is-not-for-sale.html

      1. raimondi says:

        Bravo Bamir Topi ! Ja ke futur kaq bukur Rames sa s’ka ku te veje me

        1. taku says:

          E ndoqa emisionin e Ilva Tares ku ishte dhe zt Topi.
          Me pelqeu replika qe i beri zt Rama kur tha qe “un dola
          prej qypi por Rama te zbres prej peme duke bere ciu ciu”

          Shpresoj qe FDR dhe AKZ TE MOS NA ZGENJEJE NE TE ARDHMEN
          sepse mendoj qe shqiptaret jane te lodhur me keto politikane
          qe premtojne gjithshka dhe nuk bejne asnjegje.

          Shpresojme qe FDR DHE AKZ ti qendrojne besnike votes qe
          do ti jape populli.

          1. nd-ih-ma says:

            shprehjen ciu ciu e ka thene satrapi berisha kur Topi ishte ne qyp.Mesa duket nga qypi ka nxjerre vetem hunden veshet e koken[mendjen]e ka prape ne qyp.Imagjinoni qfare mund te shohe e degjoje SALIU – TRAVESTI ne qyp.Fushe pamja jane pemet e zerat qe mund te degjoje i kujtojne theniet e babait te tije ideologjik e shpirteror sali.

    2. revolution says:

      Ashtu eshte z.Topi.
      Rrumpallezimi i modelit Sali,duhet te marri fund.
      Ai eshte ne kallepin e vet origjinal,
      te sekretarit te Partise te organizates baze.
      Kallep ky qe nuk mund te ndryshoje ndonjehere,
      se “parimet” jane ngurtesuar,ndaj,
      cfardo qe ti besh,asnjera nuk ka vlere.

    3. perterene says:

      Mese te drejta konstatimet. Koha qe te iki kjo qeverisje personale percarese, pseudodemokratike me nostalgji komuniste dhe t;ia lere vendin demokracise se vertete. FRD po nis nje politike ndryshe dhe me kembe ne toke. I uroj jetegjatesi

  2. Mark says:

    O Topi i djathte.Po ty kush te beri president? Apo atehere ishte i mire Sala per te ardhmen e femijeve te tu? Hipokrit.

    1. geni says:

      mark,une vet kam simpati per ket njeri te edukuar,nuk mendoj se do ta votoj,por ajo qe thoni ju eshte pa vend.ky ishte ne nje pozicion tew mire dhe te merituar ne pd dhe diplomacia keto ka si veti,durim dhe goditje ne momentin e duhur,pasi eshte e kote te lehi para kohe,sidomos me saliun qe mer masa shtrenguese sapo nuhat levizje,nje komunist i vertet.b,topi eshte intelektual,nga nje familje e shendoshe,nuk u ngrit duke mbytur te tjere,president u tha pse e pranoi.akoma edhe edi rama eshte i edukuar dhe intelektual,nuk ka aftesi per te drejtuar opoziten por keta duhet te bashkohen te gjith per fitim total ndaj diktatorit modern serbo-grek dhe tradhetar me emrin sali ram berisha,ju pelqen apo jo juve.qellimi justifikon mjetin.vetem nje njeri me inteligjenc nen te ulet nuk kupton ndryshimin e sali berishes me gjith intelektualet e tjere te vendit.te hapet barku kur degjon saliun te lehi qe ne mengjes dhe te peruroj vepra fallco apo shitje totale te atdheut.ketu jashte shtetit ka ps rastye me te huaj te shikojn lajmet ne satelit dhe pa ditur gjuhen kuptojn se kush eshte kafsh dhe kush njeri nga politikanet tane.pjesa e shendetshme e pd nuk e llogarit njeri,vec ata qe dalin cdo dite jane me negativet.me vjen keq qe kam votuar pd

  3. sorra says:

    Tok Tok
    – Kush esht?
    – Jam Bamiri
    – po ti ca do?
    – A te vij dhe un te loz politikanced me ju
    – Po ska vend u bem shume mezi po rrim, nardi, kreshniku, milo, idrizi, edi leshi preshi.
    – ec mo se u merzita, mlej tfutem zej ndonje qoshe.
    – Shif mos di me bo ndonje gje tjeter, mekanik, mjeksi, avokat, tregti di ndonje gje?
    – Jo sdi, skam profesion, di vetem te flas kshu ne pergjithsi te shaj te spiunoj per ndonje gje qe di.
    – Aman more se u mbush ketu plot me kollare llafazane.

    1. xxxx says:

      Ne fakt qenka fiks tregim per sorra si puna jote! Bravo sapo na binde me mencurine tende!

    2. fl says:

      Po mire, mos kjo sorra ka fytyren e zeze nga zullumet si te shtetasit Sali Ram Berisha?

    3. Eri says:

      Mire e kemi Salen, pse ta nderrojme?! Ende s’i ka bere 40 vjet ne krye te shtetit si lideri i tij shpirteror Enver Hoxha.

  4. tekniku says:

    Deri tani Topi ka bere vetem deklarata politike kunder Berishes.Per sa kohe qe Topi dhe Spahiu i AK nuk do te hapin gojen dhe te tregojne te pakten c’kane pare me syte e tyre duke i sherbyer Berishes per nje kohe relativisht te gjate in my opinion I can’t trust them.

    1. fl says:

      Sot ne Vizion+ njeri foli qarte. Te tjera do degjojme ne vijim

    2. LORA says:

      Absoutisht e logjikshme dhe e drejte,z/zj.tekniku.

  5. Ben Chicago says:

    po mire mo topi na thate qe kemi deputete nga p.d.
    a mundeni te shkaktoni krize parlamentare?
    te shkosh ne zgjedhje me saliun kryemonster eshte vetevrasje
    ai nuk ri pa vjedhur vota
    me kete ligj per zgjedhjet,me kete percarje te opozites,dhe me saliun kryeminister,saliun e kemi mbi zverk deri ne vitin 2035

    1. Shtegtari says:

      Plotesisht dakord me ty o “Ben Chicago” po te ftoj te nderrosh (nickname) pseudonimin tend se eshte nje tjeter bythelepires i Berishes qe quan vehten “Ben Chicago”, i vetmi ndryshim eshte se shkronjat e tua jane te zeza dhe te tijat blu. Ja komenti i tij tek shkrimi me titull:
      “Berisha: Imamët shqiptarë ishin të pakënaqur me filmin anti- islamik, por nuk protestuan. PD do fitojë zgjedhjet”

      “Ben Chicago — 22 Shtator, 2012 në 1:14 pm
      Natyrisht qe PD do i fitoje zgjedhjet perseri,sepse ne vend ajo eshte alternativa me e mire,,,kur ke opozite si PS,e perbere nga miliardere ish-bllokmene qe sot kane marre padrejtesisht pasurite e shqiptareve,do te thote qe ky koalicion do qeverise edhe per nje mandate tjeter,deri sa te mos kete ngelur kembe komunisti ne vend.
      Përgjigjjuni”

  6. enofieraku says:

    Je kujtuar pak si vone zoti Topi, kam pas respekt per ty, dhe kur ishe ne radhet e pd, dhe kur ishte president, dhe sot, por me vjen keq per nje dicka, nuk duhej te ishe indiferent , kur ishe president i ketij vendi, te uroj suksese.

    1. luani says:

      Eno
      duhet te kuptojme te gjithe se te jesh President nuk do te thote te jesh i gjithpushtetshem. Shqiperia eshte Republike Parlamentare, te pakten ne leter, se ne realitet Saliu e ka kthyer ne Republike Shpellare.

    2. Reality says:

      Eno, Asnjehere nuk eshte vone qe te ngrihemi te gjithe ne nje levizje popullore per te mbrojtur itnerest e vendit qe po neperkemben nga partia ne pushtet dhe njekohesisht qe te permiresojme jetet tona qe po i varferon gjithnje e me shume klanet mafioze qeveritare.
      Kush nuk ka kellqe, le te rrije, mos mos te lehi…
      Nje interviste shume e bukur e z. Topi, nje guide per te ecur perpara se bashku per nje Shqiperi me te mire.

  7. laura says:

    Ajo qe eshte me teper per te ardhur keq eshte se pasojat e kesaj qeverisjeje i vuajme Ne-qytetaret e thjeshte…Ne vend qe ne te ishim krenare per token tone, per identitetin tone..ndihemi gjithnje e me te zhgenjyer, gjithnje e me kokulur, gjithnje e me te varfer, gjithnje e me te pavleresuar…. Por nga ana tjeter vetem NE mund ta permbysim kete situate! Politikes se Saliut e Edit u ka ardhur fundi!

  8. Pamvarësia says:

    Ma kadalë, bre ,,Mark” trimi! Asht e vërtetë se Saliu e propozoi Topin për President dhe Saliu, vazhdimisht ka menduar se ata që propozon ai, në postet e lartë të shtetit, duhej, domosdoshmërisht, të bënin si donte Saliu apo çfar’ thoshte Saliu. Kështu ai ka vepruar edhe me presidentin para ardhës të Topit(z. A.Mojsiu). Kështu ka vepruar dhe me prokuroren e përgjithëshme, Ina Rama e mbi quajtur nga Saliu, Silvia Konti të cilën më vonë e quajti lavire bulevardi; Topin e quajti horr… Për z. Mojsiu, Saliu çfaqi pendesë që e propozoi për President, etj.etj. pehlivanlliqe të Saliut. Ti i din këto more ,,Mark” por nuk të vijnë për mbarë ti pranosh sepse ti je veç një mercenar, bile, pa para. Je i tillë se ti nuk e njeh çështë demokracia e vërtetë; ti nuk ke as më të paktën kulturë demokratike. Ti, në mendjen tënde, pamvarësiht moshës të re që mund të keshë, jeton kohën primitive të bajraktarizmit. Thirri mendjes, o ,,Mark” dhe zgjohu e shkundu nga pluhuri i injorancës.

  9. Ermali says:

    Interviste e shkelqyer e z. Topi.
    Rrezaton qytetari, emancipim, intelektualizem dhe lidership.
    Per njerez te tille ka nevoje Shqiperia.
    Bashke me z. Oketa, Biberaj, Mustafaj, Selami, Stringa, Uka, etj. do te sillni ndryshimin e madh ne Shqiperi.
    Urime

  10. Flau says:

    Zoti Topi shpresoj qe ne zgjedhjet e ardhshme Berisha ta ndjeje fort forcen e Frymes se Re Demokratike dhe ta kuptoje qe ska me vend mes popullit shqiptar! Vetem kur ai te zhduket nga politika, mund te flasim per ndryshimim e ketij vendi!

  11. arditi a says:

    o sorrak si gjith hajdutet e ketij vendi, tamam soorrreeeee, po ju e meritoni nje burgim te perjetshem per vjedhjet qe keni bere e po beni po fundi po ju vjen o sorraaa Saliniane

  12. Ekonomia says:

    Me pelqeu shume intervista e z. Topi. Jam ekonomist si profesion dhe eshte nder te paktat here qe degjoj nje politikan qe te flase per ekonomine,bujqesine,shendetesine,arsimin apo sektore te tjere jetesore,qe jane edhe problemet kryesore qe shqetesojne qytetaret. Zhgenjimi i shqiptareve nga politika e vjeter eshte shume i madh. FRD shihet sot si alternativa e vetme qe ngjall shprese dhe besim per nje te ardhme me te mire. Suksese

  13. AHA says:

    Perseri bej nje pyetje per te plotesuar boshlleqet e mija politike :A ka apo nuk ka anetare te FRD ne grupin parlamentar te PD? nese nuk ka atehere po qe e kuptoj politiken e sotme te kesaj partie,me pak fjale presim si do rrjedhin ngjarjet e shohim ,aleance me qeverineose me opoziten,ok pa gje nuk dalim ,nese ka ,atehere une personalisht nuk kuptoj asgje…ose kuptoj qe spekullohet,tregohen muskujt me te dy krahet ,pra pazar!POLITIKE HESAPI,C’PRET!RREZOHENI PRA QEVERINE APO PRISNI T’U DALI BOJA EDHE JU SI ILIRI!

  14. elinor says:

    Shume sakte Topi, me ne fund! Sa mire qe, ashtu sic e pohon edhe vete ai, doli nga qypi dhe po degjohet.
    Te vetmet parti qe duhen mbeshtetur jane AKZ, FRD dhe PS. Asnje vote per PD-ne! Nuk prish pune nqs votat ndahen ndermjet ketyre tri partive. Aq me mire madje. Kjo per vete arsyen qe PS-se se Rames nuk i duhet lene shume ne dore qe te mos vendosi veton sipas tekave te ciu-ciut. AKZ dhe FRD do te jene aty per t’i thene “ndalo beg se ketu ka hendek”!
    Sa per PD-ne e saliut, ajo do te marre nje pjese te mire te votave te veriut si dhe nje pjese tjeter, po aq te majme me ane te manipulimeve; gjithsej-gjithsej mendoj se mund te arrije diku tek 35%shi. Imagjinojeni qe 1/5 e parlamentit do te jete me mandate te vjedhura. Skandaloze! Do te duhen dy-tri votime qe te spastrohet parlamenti nga fara e keqe.
    Gjithnje flas nqs kete here siguria e votimeve do te jete e larte si nga partite opozitare ashtu edhe nga nderkombetaret. Megjithese, shpresat i kam shume te vogla. Kam frike se kete here (ne 2013n) ka per te qene nje maskarallek i papare deri me sot.

  15. Albana says:

    Ke me se te drejte zB.Topi ne keto qe thoni dhe sigurisht qe do keni dhe mbeshtetjen tone.Por duhet te jeni me te qarte me publikun se ai i shikon shume me mire se ju veprimet tuaja,ju keni numurat tuaja ne parlament qe jane shume te vleshme per nje interpelance ne drejtim te kryeministrit dhe te qeverise qe ai drejton,ku juve se bashku opoziten e keni mundesine ta rrezoni nga pushteti Berishen me sahan lepiresit e tije,ta keni te qarte se po e late qe zgjedhjet e 2013es ti beje Saliu,ky do tju haje te gjalle e kur ta merni vesh ju,vate ajo pune.

  16. SKENDER BEU I VJETER says:

    O QYLOLLAR,O BAMKEMIZA MIZE MBETET SI NE QYP DHE JASHTE QYPIT.MENDOJE SE ISHE I DURUAR PO TI QENKE MIZE XANXARE,NJE CIKE TE PREKIN DHE PEN ZEE ZEE.I THUA RAMES TE ZBRESE NGA PEMA DHE MOS BEJE CIU CIU KUR GJARPERIN E KE AFER QYPIT DHE DO TE HELMOJE ME HELMIN E PUCISTAVE.PO A E DIN TI MOR KOKE DAULLE TIRONE QE PO ZBRITI AI QE BEN CIU CIU NGA PEMA TE PAREN GJE QE DO BEJE DO PASTROJE MIZAT SEPSE ME GJARPRIN VETEM NE ARDHTE NJERIU LUFTETAR TA NDIHMOJE DO TJA SHTYPE KOKEN .TI ATE PRET O MIZE QE TE USHQEHESH ME TRUPIN E GJARPRIT?IKE O BAMKE QYLI RUAJ PRONAT QE VODHE KUR ISHE NE PRESIDENCE DHE MJAFT NA U HOQE I NDERSHEM DHE I MODERUA ,SEPSE NUK JE AS I NDERSHEM POR MBETE KATUNDAR TIRONE ME MENTALITET TYRQIE.

  17. krosi says:

    Z. Topi,

    Dulla i dyte luftohet jo me top por me rraketa balistike vetem keshtu behen shrumb e hi ai dhe pisat e piset qe e lepijne nonstop. Ai dhe nje pjese e kokes se PD jane tradhetare te atdheut ashtu si “mbreti” xog qe shiten pjese territori e pjese te detit fqinjeve te ndyre greke e serbe.

  18. Mark Gjonaj says:

    Shume mire Topi. Ju duhet te beheni kryeminister i ardhshem!

  19. Tingujt e Kosovës says:

    Bamirit jam kam ndigju zonin prej qe u bo president, apo me mire ta them prej qe Berisha e boni president me ato blerjet e votave te PS-se, e qe i ndihmoi shume Nano dhe qe vendi doli nga kriza qe kishte shkaktuar PS. Me GJOKS e ka shtye punen e te berit president te shtetit Bamir Topin. E ky, del dhe flet ca osht ma e zezja per ate njeri ne shtepin e te cilit ka ngran per 20 vjet??? E ky njeri del dhe thot, saliu Stalinist , saliu kshtu e ashtu, po ky, me saliun ishte deri pak para 5 viteve, ne mos eshte edhe ky i atille?! Shqiptari kete e ka: si t;i ben 2 pare(leke)kryq t’a kthen shpinen dhe ndihet i fort… Po jo jo…se ky doli ne skene si kepurdha mbas shiut, shpejt u ngrit dhe shpejt ra dhe shpejt eshte duka ran…

    Kot e ka ky, ska akademike, dhe ata qe jane, jane ish servilet e bolshevizmit apo te stalinizmin apo te enverizmin apo te grekut, vaj halli nese jane po ata akoma?! Mbase jane., se smun te nderrohet rrenja JO- Jo,JO! Sqojn peshe, jane aso qe sju ka met ven diku ne politik dhe me ato fjalet e tyre qe shume filozofojne e pak punojne, munohet ti hedhin hi syve—KUJT?! POPULLIT! Eeee more BAC, populli s’eshte budalla t’i haj ato karreme te ketyre kalamojve…

    Bamir,

    Person NON GRADA ne KOSOVE!

  20. Astriti, Detroit, Michigan, USA. says:

    Per zotin Bamir Topi :

    Njerezit e thjeshte presin dhe shpresojne shume nga ju, edhe une gjithashtu.

    Cdo udheheqes ka personalitetin dhe performancen personale.
    Ju zoti Bamir Topi karakterizoheni nga shume tipare pozitive..mbeshtetuni fort tek ato.
    Njerezit e lodhur dhe te sterlodhur tashme , kane nevoje per nje politikan si ju..por jo per ndonje batutaxhi tjeter. Mos harxho energji per batuta..sepse mund te konsumohesh shume shpejt.

    Te kujtohet shija e kafes me cikore qe u shit disa kohe tek Bar Sahati?
    Ate shije me kujtoi sot kjo mbyllja e jote :
    ““Ne sensin figurativ une sot pas nje jave dola nga qypi por i them Rames te zbresi nga pemet dhe ti leje ciu-ciut sepse vendi ka nevoje per opozite” e mbylli Topi.” Nuk je per batuta Zoti Bamir Topi.

  21. shqiptari says:

    NA UDHEHIQ PER REJTESI.
    *************************
    U shkrep topi tundi dhene
    kodosheve ju renoi folene
    ushetima ngado jehoi
    shqipot nga gjumi i zgjoi

    Doli nje politikan me nder
    per drejtesi dhe karakter
    s’flet dredhira o mashtrime
    per te ka nevoje shqipja ime

    Te lumte Bamir Topi
    po hyn ne histori
    ne atdheun e cfilitur
    me nder dhe me lavdi

    Familja jote ka tradita
    s’ka intriga spiuneri
    me djerse dhe nder
    e ka ate pasuri

    More pronat qe te grabiten
    jo te tjterit zot pronar
    jane kodoshet politikane
    pronareve ju bene var

    Topi te duan shqiptaret
    s’rojme dot pa ndershmeri
    te shtypur o pa liri
    na udhehiq per drejtesi

    Mbushe perseri topin
    shkrepe me fuqi
    ja te vdesim ja te rojme
    per liri demokraci.

  22. SH.K says:

    RROTACIONI NUK BEHET AS ME LIGJ AS ME MARVESHJE E AS MIDIS RROTASH.
    Ne demokraci eshte sovrani popull ai qe e ka ne dore rrotacionin ,politika jep alternativat po qe se ka te tilla.

  23. zum zum says:

    shqiptare hani ndonje pjate supe ,hani fara banane dhe luani bilardo ghithe diten ,mos ju ndani kafenieve me leke borzh ,shikoni ndonje fukara emigrant qe kthehet ne atdhe dhe vidheni vriteni po sju dha para .per keto jeni te paret dhe votoni per 1 thes me miell per 1 kile oriz .jeni populli me kot ne bote ,mire ja u ben berisha qe jy qi para dhe mbas ush ush

    1. tt says:

      Zum zum shpejt se te zun ha ha ha ha ha dhe po te zun e di ti ……

  24. JC says:

    Qyqa, qyqa, qyqa, paska dale Topi nga qypi! C’po na lexojne veshet k’shu mi gra!

    TOPO, nji pyetje kom un’ tani: ca garancie ka populli qe pas 20 vjetesh ne qyp ti i ke trute ne rregull? Thjesht sepse dole? Se po te kishe tru, nuk rrije ne qyp 20 vjet!

    Pastaj, ka rradhe plako! Nuk mund te dalesh ti nga qypi dhe te kerkosh te vihesh ne krye te rradhes, nderkohe qe mbi 50% e popullit eshte persekutuar per shkak te faktit qe njerez si ty u futen ne qyp!

    Keshtu qe shko gjej ndonje qyp tjeter TOPO edhe per nja 20 vjet te tjera dhe na le rehat.

  25. hasan says:

    Te lumte.Ja fute Rames me kete batuten.

  26. Argo says:

    Sigurisht me vjen mire qe pas kaq kohesh z.Topi duke e pesuar ne kurriz te vet efektin “Autokraci”,morri nismen antiautokratike, me formen e zgjedhur nga ai vet.Nuk dua te permend simbiozen e meparshme te tij me z. Berisha,nga e cila ka kontribuar per shendetesimin e kesaj autokracie…
    E megjithe mosbesimin per hir te faktit sa me lart, e pershendes z. Topi, dhe njekohesisht i kujtoj se aktualisht ne Shqiperi eshte emergjent
    Antiberishizmi,rreth te cilit duhet te bashkohen te gjithe te vetquajturit politikane,por qe kane mundesi te kontribuojne per arritjen e objektivit te kesaj levizjeje ( jopartiake) shqiptare dhe antikomuniste.
    Antiberishizmi eshte antikomunizem dhe si i tille duhet perkrahur nga te gjithe krahet politike, thuajse eshte Konferenca e Pezes Nr.2 .

  27. zum zum says:

    ne qyp u fute me tope dhe na dole pa tope ,nga qypi dole vete apo te nxoren me forc

  28. Endri says:

    Humbje kohe te merresh me Ramen o z.Topi.Ai e ka ndare mendjen te vije ne pushtet me patjeter dhe nuk ka rruge tjeter pervecse ta beje si Ilir Meta para tre vitesh.Ti dhe Spahiu keni tjeter rruge ne politike dhe vetem ne ate drejtim qe keni nisur populli do t’ju vendose ne krye te vendit.

  29. anticebsurë says:

    “Di që ka pasur një lëvizje të zotit Nano dhe e kam falënderuar se eliminoi krizat në Shqipëri”.
    akoma topi këtë pushtllëk të nanos e falenderon!këtu ai trgon se nuk mundë të dalë jashtë vetvetes!këtu tregon se afrimi drejt objektivitetit është shumë larg tij!nqs deri në 2009 mund të mendonim se veprimi i nanaos ishte një lëvizje e “zgjuar” e një politikani për të shmangur krizën në shqipëri,ps 2009ës mund të themi se ai ishte një veprim i trashë politik!i pa mendiuar aspak!veprim i përforcuar me ndryshimet kushtetuese të 2008ës!zoti topi pavarsisht se ju personalisht përfituat nga veprimi i nanaos,llogjika politike duhet tu mësojë se me ngjarjet që ndodhën pas këtij veprimi të pabesë,injorant,jo largpamës dhe tradhëtar për demokracinë dhe kombin shqiptar,se megjithëse keni përfituar personalisht duhet të jeni sa më objektiv në vlersimin e ngjarjeve!tër qënit objektiv ju ngrë gjithnjë!asnjëherë nuk është humbje!ju nuk e keni një gjë të tillë!harroni se ka shumë njerëz që duan sduan janë shumë më objektivë!të paktën sepse nuk bëjnë pjesë në politikë dhe në përfitimet personale që rrjedhin nga ajo!
    ju flisni sikur nuk ja keni idenë për parlamentarët që janë ose mendojnë të bashkohen me ju,se çfarë do të bëjnë?zoti topi,të paktën oketa e di që është me ju!ai nuk është larguar akoma nga grupi parlamentar i PDsë!gjë që duhet ta kish bërë me kohë!të tjerët po ashtu!ju dhe partia tuaj duhet tia kërkojë me vendosmëri një gjë të tillë!abstenimi i tyre nuk është një provë e pastërtisë së tyre,por thjesht një llogari ekonomike!po nuk kërkuat largimin e deputetëve që kanë aderuar në FRD është e kotë që nesër këta njerëz ti paraqisni si po paraqisni veten tashti!kësaj i thonë SI KOFINI PAS TË VJELIT!nuk mund të thoni neishim kështu a ashtu,pasi të keni vjelë në majksimun njërën anë dhe të provoni të vilni anën tjetër që mendohet të prodhojë më shumë interesa ekonomike!
    replika me ramën më ka pëlqyer shumë,por do ta merrja për të vërtetë sikur ajo të mos ishte një shprehje e emocioneve instinktive!ju e keni bërë atë vetëm pas një sulmi të ramës!kjo i ul shumë vlerën!
    ju si ish president,si kryetar partie dhe si “opozitar”nuk duhet të bëni një opozitë private!nuk duhet të ndihmoni në përçarjen e oppozitës anti berishjane!ju duhet ë bëni të kundërtën,të nxisni opozitën!nuk është e thënë që të bashkohen të tre gruper opozitare,por është e thënë që ato të jenë kundër berishës!të jesh i bashkuar një një front me komanda të veçanta nuk do të thotë të flasësh vetëm kundër kundërshtarit,por dhe të kritikosh dhe aleatin!ta nxisësh atë për të rregulluar gabimet dhe për të vepruar më shpejt e më fuqishëm!rama e ka bërë një gjë të tillë,ju ka thënë të flisnimë hapur dhe jo “si njeri mbi të gjithë”,si e thoni dhe vetë nuk jeni më president!
    zoti topi,mësohuni ti shikoni ngajrjet e së shkuarës me sy kritik!i analizoni sa më objektivisht dhe i kritikoni pavarsisht se nga ato veprime ju mund të keni përfituar!kjo do të bënte të rritej besimi tek ju!do të bënte që të kihet më shumë besim tek politika!të gjithë ju politikanët përpiqeni të fshihni dhe të mos flisni për të gjirthë gomarllëqet që bëni!për këtë shkak shantazhoni njëri tjetrin,për këtë arsye nuk arrijmë të hecim aspak përpara!ju dhe ne nuk arrijmë të mësojmë nga ajo që kemi përjetuar!nuk arrijmë të mësojmë nga historia si e largët dhe e afërt!
    përsa kohë ju nuk do të shihni me sy kritik veprimet tuaja kemi për të mbetur këtu ku jemi,ose kemi për të shkuar PAS!!!

    1. Astriti, Detroit, Michigan. says:

      Bukur shume ke folur “anticebsure”.
      Ishte pak si i gjate dizkutimi..por kjo me terhoqi sepse kujtoja mos kishe bere copy&paste.
      E lexova me kenaqesi..nuk ishte i lodheshem…ishte i thjeshte dhe i pasur me mendime per Bamir Topin.
      Pershendetje..te gjitheve

  30. Leone-53 says:

    Rrotacioni eshte i nevojshem ne vendin tone per shkak te pranis “Berish” ne PD-ne “e djatht” ku shumica e gjerave kane ikur “stort” por qe PS-ja me kedo tjeter ne qeverisje te ndryshoj kurs per problemin e PRONAVE jo me demagogji por me FAKTE. Kapitalizmi eshte kapitalizem e pranohet si shoqeri e tille ashtu si duhet!..

  31. xhevi says:

    Me ne fund foli dhe ish-presidenti.se me pare gjysem fliste.Te urojme qe e ka marre seriozisht kete drejtim politik dhe te sjelle nje te djathte te qendres te vertete.Parti me principe dhe ndenje patriotike e pergjegjshmerie.Besoj e ka kuptuar se ish-shefi i tij halucinant cfare ka bere e cpo ben me kete vend.Vetem kam frike se duke ja diktuar kushtet e rrethanat politike te 4-vjecarit te ardhshem te bjerre ne nivelin e LSI se I.Metes dhe P.Republikane Te F.Mediut.E me ne fund behet kryetar i nje nderrmarje politike per interesa personale dhe vegla qe mban ne pushtet Persona te padeshirueshem per kete vend.gjithsesi i uroj suksese ne misionin e tij politik Z.Bamir Topi.

  32. Rama ciu, ciu ka bere ne rinine e vet, sepse kishte Kristaqin me shoke qe e mbulonin per gjithecka. Tani, meqe ka para dhe pushtet, nga frika se mos i humbase ciu, ciu ben prape. Mjaft. Populli nuk do t’ia dije per Qypa apo Ciu-Ciu. Hidhu e dil ne krye te njerezve te shumte qe te duan, besojne, ndjekin. Ose, ndryshe, do te mbetesh ne histori me emrin Edi Ciu-Ciu.

  33. hawk999 says:

    1)Mbro identitetin tend ,qofte dhe ne shprehjet qe perdor.Ciu ciu e ka perdor Berisha,do flas si qytetar i lire->Withers….Ti s’ishe qytetar i lire o “tope”,ti ishe kryeqytetari i ketij vendi.2)Sa per pasurite,fajin ma ka A.ZENELI qe s’me la te te hapja padi per uzurpimin e prones private qe u bere “disave”,ndersa Shaba jot ta legalizoi,sado qe tani s’ka “culo” te vije ne partine tende per shkak te kallezimeve penale.3)emerimeve te tua s’po u hyj,por besoj qe do e kuptosh po te te them qe kam qene ne nje klase dhe shok me Tanin e siper permendur,A.Celiku,A.Nunin,Kreshnikun e “pularise”(po pati veze teper te na i jape ne)…etj.Di cdo gje!Sa per pergjigjen ndaj Rames,sesi ti dole nga qypi(kur me qyp se ty s’ka qene as “gjyshi” jot Qazim Mulleti) cdo shqiptar do te te pergjigjej:- TE HYNIM DHE NE NJEHERE TE AI QYPI QE HYRE TI,PA NAMI TE BEHEJ.4)Mos fol per pune te mire te Ina RAMES se le nam!Dhe ty t’i kam derguar disa letra ne te cilat shpjegohej mosprocedimi ndaj nenpunesve te larte,midis te cileve dhe Shabes tat,por ndryshe nga Nishani qe qenka ‘in-valid” fizikish,me mos kthimin e pergjigjeve sipas nenit 23 te kushtetutes,ti dole menderisht.JENI TE GJITHE DERIVATE TE BERISHES!p.s- thonjzat perdoren ne rastin e figurave letrare,metafore…qe te mos mendosh se vertet gjyshi jot qe Qazim Mulleti…se cfare s’pritet nga ty….

  34. beqo says:

    more akoma po me te njejta fytyra do ta cojme jetn ne te zeste shqipetar nuk kemi zene mend qe keta llojsalish edi fatos e ilir skender i famshi narde tj na ropen ne vodhen na rraskapiten e cfare nuk na kane bere po akoma me keta po nuk ka burra te tjere ky vendpor te zhduken njehere e pergjithmone mor popull nuk ka asnje burre te mire per kete popull duhen ndryshuar nuk duhet besuar asnje nga keta qe kemi pasur deri tani po njerez te rinj vetem djemt e aleances kuq e zi te tjeret jane te perlyer me hajduteri maskaralliqe nga me te ndryshmet

  35. orli says:

    Bamir!qe te behesh i besueshem,se pas zgjedhjeve nuk shkon me salen,na thuaj,kush i pagoi ata 6″socialistat”qe votuan per ty per tu bere president!sala apo i pagove ti?!ne bazè te shume fakteve qe kam,politikaneve te 90-es dhe politikes shqiptare i vjen nje erè shume e ndyre..

  36. hawk999 says:

    1)Mbro identitetin tend ,qofte dhe ne shprehjet qe perdor.Ciu ciu e ka perdor Berisha,do flas si qytetar i lire->Withers….Ti s’ishe qytetar i lire o “tope”,ti ishe kryeqytetari i ketij vendi.2)Sa per pasurite,fajin ma ka A.ZENELI qe s’me la te te hapja padi per uzurpimin e prones private qe u bere “disave”,ndersa Shaba jot ta legalizoi,sado qe tani s’ka “culo” te vije ne partine tende per shkak te kallezimeve penale.3)emerimeve te tua s’po u hyj,por besoj qe do e kuptosh po te te them qe kam qene ne nje klase dhe shok me Tanin e siper permendur,A.Celiku,A.Nunin,Kreshnikun e “pularise”(po pati veze teper te na i jape ne)…etj.Di cdo gje!Sa per pergjigjen ndaj Rames,sesi ti dole nga qypi(kur me qyp se ty s’ka qene as “gjyshi” jot Qazim Mulleti) cdo shqiptar do te te pergjigjej:- TE HYNIM DHE NE NJEHERE TE AI QYPI QE HYRE TI,PA NAMI TE BEHEJ.4)Mos fol per pune te mire te Ina RAMES se le nam!Dhe ty t’i kam derguar disa letra ne te cilat shpjegohej mosprocedimi ndaj nenpunesve te larte,midis te cileve dhe Shabes tat,por ndryshe nga Nishani qe qenka ‘in-valid” fizikish,me mos kthimin e pergjigjeve sipas nenit 23 te kushtetutes,ti dole menderisht.JENI TE GJITHE DERIVATE TE BERISHES!p.s- thonjzat perdoren ne rastin e figurave letrare,metafore…qe te mos mendosh se vertet gjyshi jot qe Qazim Mulleti…se cfare s’pritet nga ty….(“Mereme” dhe po s’e postove ti comentin tim,i bej copy paste dhe e nxjerr ne google)

  37. astrit says:

    Topi kthehet ne origjine, ben @ciu [email protected] si Sala.

  38. Pirro says:

    Vetem nje kerkese per ju zoteri: MOS I ULNI TONET PER ASNJE ARSYE AS PERPARA, AS GJATE E AS PAS ZGJEDHJEVE, SE DUHET T’IA MERRNI SHPIRTIN BISHES, DIKATORIT, TRADHETARIT TE SHITUR TEK BEOGRADI E ATHINA, Sali Satrap Berisha!
    Ju uroj fitoren ne 2013, juve dhe AKZ-se me te cilen duhet te futeni ne aleance sa me shpejt!

  39. ALBAN DEGA says:

    NJE OPOZITE SI KOFINI PAS TE VJELAVE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Populli dhe sidomos rinia doli menjehere ne rruge te protestoje kunder ” Mafias se korurpsionit qe ka dale krejt jashte kontrollit”, te udhehequr nga Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta dhe nga qeveria e tyre e gangstereve. Pa dyshim qeveria em e korruptuar ne hsitorine e Shqiperise. Dje ata u rrahen nga paramilitaret e peshkaqenit te korrupsionit Meta dhe nga policet e Padrinos se korrupsionit Berisha.
    Asnje deputet, asnje lider i opozites nuk qe as midis as perkrah tyre. Ishin te zene me konferenca shtypi… Terrci e verrci…. verrci e terrci.
    Sot lideri i opozites Edi Rama dha sihariqin… Do te fillojne protestat e medha… menjehe… pas nje jave. Me 21 janar do te fillojne protestat e opozites kunder korrupsionit qe ka kapluar dhe po i ze frymen Shqiperise. Kunder korrupsionit qe ben mu ne ekrane televizive dhe ne syte e popullit e krejt Botes.
    Gati… gati si ajo pamja e turpshme kur i futi krahun dhe shpetoi Sali Berishen e qeverine e tij fill pas katrahures se Gerdecit, qe kryeministri shqiptar nuk e dinte se ku binte megjithese kishte te birin, baxhanakun dhe keshilltarin e tij personal Fatri Balliu te “55” -es ne krye te fabrikes se vdekjes dhe ne balle te fabrikes se parave te pista atje.
    Tamam nje reagim si kofini pas te vjelave. Tamam nje opozite si kofini pas te vjelave.
    Pra nje jave me vone, me 21 janar 2011 opozita dhe lideri i saj do te zgjodhen nga gjumi… Kohe e mjaftueshme per ti bere fresk pozites.
    Kohe e mjaftueshme per te fashitur revolten popullore kunder korrupsionit anti-popullor. Jo vetem nga pozita. Edhe nga opozita… Ku ka ze nuk eshte pa gje, thote sovrani.
    Nje jave kohe per te ftohur revolten e nxehte popullore qe shpertheu menjehere… ne vend ti dale per zot e te marre udhehehqjen e tyre, opozita u hedh atyre uje e akull. Tmama nje zjarrfikes i qeverise se Gerdecit, te qweverise se hajanave te kombit jo vetem te autostrades se kombit por edhe te votave te popullit.
    A ka sherbim me te madh te opozites per poziten e korruptuar dhe Berishen!?
    Sic duket jo vetem Nano por edhe Rama eshet kapur nga Padrinoja. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe kjo vonese.
    Opozita po zgjohet… Opozita do te protestoje pas nje jave…
    Nje opozite tamam si kofini pas te vjelave… Nje opozite tamam freskozite per poziten e sterkorruptuar e me vota te vjedhura.
    Ka ardhe koha e fundit qe populli te zgjodhet. Te zgjodhet e te filloje protestat jo vetem kunder pozites por edhe kunder opozites, dy fatkeqesite me te medha te Shqiperise dhe demokracise shqiptare.
    Kete mesim jep edhe Tunizia… per nje jave populli i saj detyroi Presidentin te jape doreheqjen me protesta demokratike per pune, per ulje cmimesh, per nje jete me te mire! E cmimet aty jane me te ulta se ne Shqiperi. Papunesia eshte me e vogel se ne Shqiperi. Korrupsioni eshte me i ulet se ne Shqiperi!
    Ka ardhe koha qe edhe populli shqiptar te marre ne dore fatet e vetat… Perndryshe… perndryshe cdo popull ka qeverine qe meriton!

    SHKRUAR ME 14 JANAR 2011

  40. Sotiri says:

    Pergezime z. Topi per intervisten tuaj me te mire. Keni folur hapur si asnjehere tjeter, natyrisht duke ruajtur etiken dhe qytetarine qe ju ka karakteziuar. Jam nga Saranda dhe mediat ketu po japin lajmin se do te vini bashke me kolete tuaj te nderuar diten e merkure per te hapur degen e FRD-se.
    Jeni shume te mirepritur. Shqiperia nuk mund te vazhdoje me qe te jete peng i mafies komuniste dhe asaj sllave. Saranda po ju pret.

    1. tt says:

      Per me teper Shqiperia eshte peng i presioneve greke o Sotiri pastaj vijn komunistet e sllavet

  41. Tori USA says:

    Sotiri, i thuaj mamit te ther ndonje zog shqirak e te beje ndonje byrek me spinaq, mos harroj te vere ne zjarr edhe kazanin me uje te ngrohet dhe kanacen qe te lahen djemte e partise se te djeresitur e te lodhur jane, po edhe uria do i ket mare… Hajde te na rroje Saranda dhe lavdi partise se Topeve…

  42. kavitha says:

    Përshëndetje Shikuesit
    Unë jam Znj Kavitha me emrin rreth 7yeras më parë kam menduar një njeri të cilin kam dashur,
    pas lindjes të tij ai shkoi përpara dhe u martua me një grua
    quhet Safari dhe ata të dy shkuan në uk.I thoshte një mik i imi i cili
    janë përballur me të njëjtin problem para se ajo më tha se e tyre ishte një
    Profeti që pa zgjidhur problemet e saj për të nuk ka qenë kurrë i interesuar dhe ajo
    kontaktuar piperi magji në emrin tim. pasi profeti ka
    përfunduar hedh burrin tim që të spell udhëtuar në Britani të Madhe me i ri i saj
    Gruaja u kthye tek unë dhe filloi të lypur dhe sot ne tani kemi një të lumtur
    familja. Unë jam shumë mirënjohës dhe në sajë të piperi madhe magji .. nëse
    ju keni probleme të ngjashme si bëj unë do të ju këshilla kontaktoni
    piperi madhe magji nëpërmjet email.prophetruclef @ gmail.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. J
    July

    Sektori i ditës së mirë të korrikut: Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: 27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje