20 vjeçari Aldo Hoxha, aktualisht në qelitë e burgut me akuzën e vrasjes së Fatbardha Tafës, nuk ishte i panjohur për organet e drejtësisë. Krimi i tij tronditi Tiranën. Ai dyshohet se e qëlloi Fatbardha Tafën gjatë një tentative grabitje pranë ish- Fushës së Aviacionit.
Menjëherë pas arrestimit të tij, media hodhi dyshime për mënyrën se si ishte proceduar për krimet e tij të mëparshme. Ai ishte proceduar më parë dhe dënuar për tre krime, për vjedhjen penale në bashkëpuim, për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe për prishje të qetësisë publike.
Për këtë arsye ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një kontroll dhe ka arritur në përfundimin se dy prokurorë dhe dy gjykatës kanë kryer shkelje gjatë dhënies së drejtësisë për Aldo Hoxhën.
Fillimisht Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme nisjen e procedimit disiplinor.
“Shkeljet lidhen me rregullat për fillimin e ndjekjes penale, kryerjes jo të rregullt të veprimeve hetimore, si dhe aplikimin e një politike të butë penale në gjykim. Konkretisht nuk është respektuar rregullshmëria dhe vijueshmëria e veprimeve hetimore dhe për rrjedhojë prokurori nuk ka zbatuar detyrimin ligjor për fillimin e ndjekjes penale, duke ndikuar kështu në efektivitetin e politikës penale. Gjithashtu, është konstatuar se politika penale e ndjekur nuk është në raport të drejtë me rëndësinë e veprës, rrezikshmërinë e saj dhe autorit të veprës penale, si dhe nuk i përgjigjet qëllimeve parandaluese të dënimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Po ashtu ministria vetë ka nisur procedim për dy gjykatës, në Tiranë e Durrës.
“Në dy gjykatat e inspektuara janë kontrolluar 3 çështje penale themeli, si dhe dy kërkesa penale të lidhura me to, të cilat përfshijnë veprimtarinë e 5 gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore në funksion të tyre. Janë konstatuar shkelje në 2 çështje themeli, shkelje të cilat ju atribuohen 2 gjyqtarëve në rrethet gjyqësore Tiranë dhe Durrës. Shkeljet lidhen me zvarritjen e procedurave gjatë gjykimit dhe të meta në përpilimin e akteve. Ministria e Drejtësisë do të fillojë procedimin disiplinor për këta 2 gjyqtarë,” thuhet në njoftim.
Po ate Baba te degjeneruar te ketij Aldos,qe deklaroj se djali i tij kish qene ne dasem ate dite me ate,pse nuk e ulni ne bankat e te akuzuarve??????
Ku ne te semes do shkosh o Aldo? Edhe po te le shteti te lire do te marr hak familja qe e le pa motren dhe nenen e femijeve jetim
Ky Aldoja eshte nje kriminel qe ne gjeneze. Mamaja e tij, nje buce klasike, eshte motra e Muharrem Hakes, nje kriminel me nam qe ka shkuar te te shumtit. I ati eshte po ashtu nje rrace muti nga fshatrat e Lacit.
Uroj qe ketij Aldos ne burg, ti dalin per hundesh te gjitha poshtersite qe ka bere e do te beje ne jete.
Bravo Ministria e Drejtesise.
Por mos harroni se ka shkelje flagrante edhe ne keto ceshtje:
1. Gerdeci
2. 21 Janari
3. Durres-Kukes
Cfare do beni me keto tani?
1. Gerdeci
2. 21 Janari
3. Durres-Kukes…..????
KETO I KA MARRE NE DORE VET dr.prof.SALIHI.
RRINI PA MERAK…!
gjykatesit dhe prokuroret e shqiperise duhet te futen te gjithe ne burg se nje shumice e tyre kan shkel ligjin
5gjygjtare jane A NUK MUND TIA THONI EMRAT APO KENI FRIKE? Po jua them une 1 SHpetime Pitaku ,2 DHurata Bilja,3 SHptim Reka+(FLORA REKA,gruaja)4Nuja GJures ,dhe sekserja e kriminelit av A Hoxha kancelarja e gjykates Durresit A VELI …….ETJ. KETA JANE LLUMI DHE MILJADERET E DURRESIT DHE JANE TE GJITHE ATA QE ZBATUAN ME SE MIRI KOTOVICENE GERBACOVIT DHE ramizzzzit……..(populli nuk ju harron dota paguani nje me nje te gjitha shume shpejt) …POPULLI.
manuela je shum e informuar persa i perket emrave jam shum dakrot me ty a ka ndonje menyr denoncimi per kto fundrrina .
Bravo Ministria e Drejtesise, keshtu reagimesh duhet te kete.