Edhe 190 mijë dollarë për Frangajn e vogël nga Drejtoria e Rrugëve

22 Shtator 2012, 17:03Politika TEMA

Nuk kanë fund paratë që kanë marrë vëllezërit Aleksandër dhe Eduard Frangaj nga qeveria shqiptare për reklamat shtetërore. Ministrisë së Brendshme, asaj të Mbrojtjes dhe të Transportit e Bujqësisë, u është shtuar edhe Drejtoria e Rrugëve. Kjo e fundit, vetëm për kompaninë “Promo” të Eduard Frangajt, ka dhënë 190 mijë dollarë reklama.

“Për disa ditë me radhë po ju tregojmë me fakte dhe shifra të mbështetura vetëm mbi dokumente zyrtare mega-skandalin e abuzimeve me reklamat qeveritare. Por siç është bërë zakon tashmë, për të gjitha këto denoncime që ne po bëjmë për këto reklama abuzive me paratë publike, nuk po përgjigjet Sali Berisha, nuk po përgjigjen ministrat e linjës dhe as zëdhënësit e tyre, por po përgjigjet Klani me Frangajn e vogël dhe Frangajn e madh. Pra, kur qeveria dhe vetë Sali Berisha janë kapur gafil dhe nuk dinë se çfarë të thonë, përfituesi arrogant, Klani i pangopur, ka kurajën të vazhdojë të shajë në mënyrë vulgare,” tha deputeti i PS, Eduard Shalsi.

Ai deklaroi se reklamat e pushtetit kanë shkuar në shumicë dërrmuese te Klani i qeverisë.

“Sot, do tu tregojmë shqiptarëve se Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve përveçse i ka dhënë 500,000 USD gazetës Rilindja Demokratike, Përveçse 100,00 USD për 55-ën dhe 200,000 USD të Kohës Sonë të Frangajt të madh, na i paska dhënë edhe Frangajt të vogël, në kompaninë e tij Promo, pjesë të familjes Klan, plot 190,000 USD. Pra, edhe një herë, përveç asaj që kane marre nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme, vetëm nga Drejtoria e Rrugëve na paskan dalë për Frangajn e vogël, kompaninë Promo shpk plot 190,000 USD. Dhe në vend që së paku të heshtnin e më së shumti tu kthenin pas paratë e gllabëruara padrejtësisht qytetarëve shqiptarë kanë kurajën të shajnë e të fyejnë në mënyrë vulgare,” tha Shalsi.

“Dhe nëse do të pyesni përsëri se ku e mbështesni një fakt të tillë, po ju themi: në letrën zyrtare të nënshkruar nga ministri Sokol Olldashi. Dhe pikërisht në këtë dokument faktohet se kompania Promo e Frangajt të vogël ka marrë rreth 190,000 USD. Kjo është arsyeja përse familja Klan është tërbuar dhe shfryn në editoriale e kronika banale televizive. Dhe për dijeninë tuaj, ndërsa Klani merrte 100% të fondeve të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe 80 % të fondeve nga Ministria e Brendshme – vetëm nga Drejtoria Rrugëve grupin mediatik i Sali Berishës përfiton 65% e fondeve  të kësaj Drejtorie, dhe të gjitha mediat e tjera, edhe ato ndërkombëtare, përfitojnë 35%.

Dhe është e kuptueshme që të gjitha mediat e tjera të ulërasin nga kjo shpërndarje skandaloze, krejtësisht e pabarabartë dhe e padrejtë e parave të qytetarëve shqiptarë. Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim me fakte dhe me shifra të tjera.”

14 komente në “Edhe 190 mijë dollarë për Frangajn e vogël nga Drejtoria e Rrugëve”

  1. HORRI bulevardit says:

    Kujtuat se e shembet Bllokun, jo ai Bllok, eshte rindertuar hde bunkerizuar akoma me mire, ai bllok sot, ka strehuar spiunet qe spiunuan shqiptaret dhe i burgosen e internernuan, neper Spac, Burrel, Qaf-Bari e te tjere.
    Blloku komunist qe su shkaterrua kurre, sot ka strehuar bllokmenet e rinj, akoma me te zinj, se te paret, se ne qofte se te paret paguanin nje qira ose se paguanin, por se kishin prone me tapi, ish spiunet sot bllokmenet e rinj, i kane futur dhe pronesuar, por jo vetem kaq, ata po na vjedhin.
    Po ngrihuni o shqiptare, mos i lini tju vjedhin, ata qe deri dje ju spiunuan dhe ju burgosen, ngrihuni tani, mos prisni Edi Ramen dhe Bamirin, tju nderseje, ngrihuni dilni ne shesh dhe do te shihni se i pari Sali Berisha dhe ballinjte e frangajt me gjithe fevzite dhe ndyresirat e tjera, do te futen edhe njehere andej nga dolen, ne qofte se do te jene te zote.
    Te tille hajdute qe kane lene nje popull pa buke, vetem nje denim meritojne, DJEGIE NE TURREN E DRUVE, atje ne shesh ku na mashtruan me Cekun E Bardhe.

    1. DaDy says:

      turp per ket palle. qe votum

      1. Uarda says:

        Kur dua te gjej nje idiot nga PD nuk e di pse por menjehere me shkon mendja tek Fari Balliu. Ndersa kur dua te kujtoj ndonje karabush nga PS direkt me kujtohet Shalsi…

    2. A. Bejtja says:

      Mos i hengshin ishalla!
      E dini sa merr ne muaj Fev ziu bythlepiresi?
      Rreth 18 mije EURO/muaj! Per ate emision pacavure qe nuk ka as gjysmen e shikuesve te TemA ne 24H!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

  2. e verteta says:

    Habitem se ci duan gjithe keto leke ,kur dhe grate u rrine pa breke

  3. beso says:

    ky eshte Eduard Shalsi,jo ai vellai i franges.hahahha,bej shaka!Te japesh 500 mije$ per nje gazete partiake si RD eshte kulmi;kjo eshte vjedhje ne mes te dites.Qeveria nuk reklamon atje ku i do qejfi zarit te rradhes ne krye te institucionit,por ne baze te tirazhit te gazetes dhe shperndarjes ne territor.Do Ina Rama te beje sikur punon?Ja tek eshte sheshi,ja dhe mejdani,t’i hyje me themel kesaj maskarade me reklamat.Aman,mos na thoni qe edhe franga me fevzine dalin me antiplumb per 12.7!

  4. raimondi says:

    Po si ka mundesi kaq shume leke japin per reklama shteterore keta or vella ?

    Skandal ! _-Aty jepen parate sheshit sikur eshte bere deti kos

    Po ca reklama ben shteti ?

    Ato para tu jepen familjeve te varfera dhe nejrezve ne nev oje….

  5. Anila says:

    Dhe n’a del Blendi Fevziu si asnjeanesh ne klani.

  6. Blendi Fevziu says:

    Jam Tulla i Klanit,
    Do t’i them Mamit

    PSE URRENI JU TE TEMES APO SE NUK MORRET GJE NGA DASHNORI IM SALIU.

    HA HA KEMI MIQESI INTIME NE TE DY, DUHEMI FORT FORT

    FORT J’U THASHE

    1. Kokeqoshja says:

      Ha ha e forte. Po ky koke tullumbi klanit hiqet si demokrat model dhe ka biznes me Giten.

      Plasi duke dale neper fotgrafi me Doktorin Karr,diologun

  7. realiteti says:

    Gati ju ti besoni cdo genjeshtre te Shalsit.S’u ngopet akoma me genjshtrat e tij?Ia falen gjogen e pare per shpifje,por tjetren s’ta fal kush o i shkrete.Horrove ti,o Shals,se kur ishit ju ne bashki i jepnit Kokdhimes 10 miljon dollare te thate ne vi per pastrimin,”akull”te Tiranes.Ti dhe mund te bejsh sikur i ke harruar apo mund te genjesh e te thuash se s’ka ndodhur,por e dime ne mese miri,o zoter…Mos shih qimet e te tjereve por shiko traun tend…

    1. Vis Cerri says:

      Kush te ka vene ty te mbrosh pushtetin mor aman? Megjithate me vjen mire qe jeni katandisur ne kete pike sa injorante si puna e “realitetit” milintantuce e nenpunes te vegjel zyrash, pa shkollim, pa expreienca pune, rrine tere diten dhe kur nuk luajne solitar bejne ndonje koment te TEMA. Kur te mbaroje shpifja, cfare do beni do merrni armet dhe do shkoni ne votime? Me frazen e fundit e ke qare, po te hysh thelle ne psikiken tende, ti je nga ata meshkuj, sepse je mashkull, qe ke friken se mos ke penisin e vogel, dhe te papershtatshem, qe ne adoleshence besoj se ke pasur kete manine e te krahasuarit te organeve, ky e ka te madh, ky e ka te vogel, ska si shpjegohet ndryshe kjo puna e qimes tende me “traun” e tyre.

      Te uroj shendet,

  8. alban4eva says:

    Ti “realiteti” vetem ne realitet nuk je. Ato para jane harxhuar nga Saliu jot qe cke me te. Hidhu perpjete ti po deshe. Jane te dokumentuara. Jane miliona euro qe jane harxhuar per budalliqet me thes te Saliut tend te dashur, per reklama qe jemi “superfuqi energjetike” “superfuqi arrash dhe kumbullash e fiqsh”, qe jemi “te dytet pas Gjermanise”, e pislliqe te tilla si keto… Pra, une te vjedh leke ty qe te te genjej dhe te te mashtroj se jemi mire, jetojme mire, jemi te zhvilluar, jetojme ne bollek dhe gomarlliqe te tilla.. Ky eshte kulmi. Kurse ti vazhdo me endrrat e tua Staliniane..

  9. Alpini says:

    Alpini e lexoj dhe e rilexoj artikullin dhe ne fund kuptova ……..qe kur te vini ne pushtet……………….pra shpresa ju mban gjalle ashtu si ariun barkzgrop qe thoshte -kete vit do bojne dardhat shume.,……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje