AK denoncon premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës: Dosja e tij do mbajë fytyrën e mashtrimit

24 Shtator 2012, 11:40Sociale TEMA

Aleanca KuqeZi denoncoi sot përpara Bashkisë së Tiranës premtimet e pambajtura nga kryetari i kësaj bashkie, Lulzim Basha.

Sipas AK, mashtrimi numër 1 i Bashës është ai për ndërtimin e tramvajit.

“Sot mbushen 425 ditë që kur Lulzim Basha mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe hyri në zyrë duke bërë publike premtimet e njëpasnjëshme për transformimin e Tiranës. Sot pas 425 ditësh ne jemi këtu për të nisur fushatën e demaskimit të premtimeve boshe që Lulzim Basha i bëri qytetarëve të Tiranës. Mashtrimi numër 1, i cili do të pasohet nga qindra të tjerë, është ndërtimi i tramit ose linjës së tramvajit që do të lidhte sipas Bashës lindjen me perëndimin dhe veriun me jugun. Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës do të bëhej realitet brenda një kohë rekord për t’i dhënë sipas tij qytetit të Tiranës lehtësimin e trafikut të rënduar.

Ky premtim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka mbetur vetëm në posterin elektoral dhe në faqen e internetit të bashkisë së Tiranës ku përveç takimeve për mbështetje teknike me përfaqësues nga Çekia dhe Bullgari apo dhe Pekini asgjë nuk është jetëzuar nga kryetari i Bashkisë më të madhe në vend,” thuhet në deklaratën e AK.

Aktivistët e AK thonë se Lulzim Basha nuk ka vënë asnjë tullë dhe asnjë gozhdë për Tiranën kaotike “dhe ka guximin të krenohet me fushatën e biçikletave sepse nuk ka asnjë plan alternativ për transportin publik të kryeqytetit”.

Sipas AK, dosja e Lulzim Bashës do të mbajë fytyrën e mashtrimit. Ata thonë se Basha nuk mund të jetë më ndryshe nga Berisha.

“Kjo për ne dhe shumë qytetarë të Tiranë nuk është e papritur sepse dardha do të shkojë nën dardhë, pra Lulzim Basha do t’i ngjajë në premtime dhe mashtrime shtetasit Sali Berisha, njeriut që e vendosi me pahir në drejtimin e Tiranës, jo për qytetarët, por për interesat klienteliste të miqve të oborrit qeveritar.

Aleanca KuqeZi deklaron se nuk do të ndalet në denoncimin e premtimeve të pambajtura të krahut të djathtë të Sali Berishes në mënyrë që qytetarët e Tiranës të dinë se prej kujt qeverisen në nivel qendror dhe lokal. Ne e dimë që Lulzim Basha nuk ka për ta realizuar as për 425 ditë të tjera linjën e tramit sepse është i zënë me menaxhimin e kanoçeve të romëve, linjën e taksive dhe shume interesave të tij dhe miqve të tij.

Ndryshe nga ministrat e qeverisë së shtetasit Sali Berisha, të cilët tashmë kanë dosjen e krimit nën petkun mbrojtës të pushtetit, dosja e Lulzim Bashës do të mbaje fytyrën e mashtrimit.

Bashkia e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të jetë as me kryetar blu apo të kuq, por do të ketë një patriot kuqezi si qytetar të parë të kryeqytetit.”

34 komente në “AK denoncon premtimet e pambajtura të Lulzim Bashës: Dosja e tij do mbajë fytyrën e mashtrimit”

  1. peci luku says:

    po c prisni nga ai ai vrau me 21 janar pastaj hyri ne bashki

    1. Mide Çami says:

      Ky mashtrues i lindur duhet denuar per shume krime. Nje nga ato eshte edhe qendra e Tiranes;
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/nuk-duhet-ajnshtajn-kryebashkiaku-basha.html

      1. Shkelzeni says:

        Aleanca Kuq e Zi jeni te pazevendesueshem. Vazhdoni se jeni ne rruge te mbare. Kreshniku eshte lartesuar shume si profil dhe duhet te thyeni kufirin shqiperi shqiperi me 28 nendor

    2. Epirioti says:

      Eeeee Beni zhurme kot ju te AK dhe PS&CO. Lulka me te rene nga Kali(pushteti) me paret qe ka bere ben jete Prrallore ne Hollande, pasi edhe Shtetas Hollandez eshte. Tiransve dhe Bathoriste ajo pjese qe e votoi po ua rras Tramin ne prapanice.

  2. Drini says:

    Mir jua beri dumbabisteve qe e votuan.

    1. Patriot says:

      Lul-zime Bashen nuk e votoje populli,por e votoje bota e krim-korrupsionit me djallin Berisha duke i grabitur me forcen e pushteteve voten popullit,O Drini.
      Berisha e ka then populli voton,kurse une i numuroj voten dhe nano ciceron

  3. Ramy says:

    Lul Basha êshte invincible pêrballê akuzave boshe. Kamxhiket e Rames do tê kanê veshtirê ta thyen akullin ne Tiranê pasi duket se do shendêrrohet ne nje nga bastionet e PD-s.
    Ke ndonje opinion ti Ortodhjaku i burgut per kêtê?

    1. fule says:

      Ja hajvani perhershem nga katundi PD-se. Ky militant virtual i Sales, i shikon mrekullite dhe premtimet e Holandezit Lul nga jashte.

      Po hajde o race-zhulsash shikojini punet e Lulkes ne terren dhe gezoju pastaj.

      Hajde o “malo” kalo njehere te pakten nga Ambasada Amerikane ku ka 3 muaj qe nuk punojene semaforet e kryqezimit ?

      1. Ramy says:

        Fule ferfalla , mos u ben merakê , se jam i mirêinformuar per gjendjen ne teren, prandaj shut ur dirty mouth

        1. fule says:

          Thiz iz a mirakell of fridom! – keshtu thote ai kryetari tribuse tuaj.

          Po nga informohesh o tutkun, nga faqet e gazetave online? Behu nje ehre burre te thashe dhe hajde jeto ne Tirane, pse vuan jashte ?

  4. Diol says:

    Bravo AK,duhet tju kujtojme ketyre mashtruesve qe u ka ardh fundi……….

  5. Labi says:

    nuk marrin vesh me te mire keta.duhet qe cdo qytetar ta ngreje zerin,te behemi shume kunder ketyre mashtruesve

  6. bona says:

    duhet ti largojm nje ore e me pare keta parazite dhe vrasese nga timoni i kryeqytetit

  7. jona says:

    seriozisht,si mund te flene naten keta politikane?kane mashtruar sa me ska,nuk dine as vete se cfare kane thene para zgjedhjeve…

  8. Art says:

    Bravo AK! I duhet Bashkise se Tiranes nje kryetar qe mban premtimet dhe eksperienca ka treguar qe ai smund te jete as blu as i kuq! Vetem nje kryetar bashkie kuqezi mund te mendoje e veproje kuqezi!

  9. Megan says:

    Si gjithmone njerezit e ujkut te pangopur qe tashme kane filluar ti bien dhembet kur eshte koha per tju ecur interesat vetjake bejne premtime te cilat atyre ju sigurojne ate cfare duan,por popullit i sigurojne thjesht nje shpres te mbytur ne erresire.Kete beri edhe z.Lulzim Basha ne kohen kur kandidoj per kryetar bashkije premtoj shume dhe beri asgje

  10. daku says:

    seriozisht,bona,apo jona,,,,,,,,,,,,,,,ata flejne si qingja,,kurse ne me valiume

    1. ina says:

      o daku mos tall b… moo, fol seriozisht.
      Une ne fakt nuk jam bere akoma per ilace valiumi, mirepo fakt eshte qe kete Bashen e urrej shume dhe me ndot ekranin e tv kur del, por jo derisa te mos me zere gjumi.

      1. daku says:

        jo mi ina jo! Une kom i biznes te vogel,ku kam pagu si me edin,si me bashen,njesoj.Kto jan thjesht morra pushtetare,qe c,nuk ofrojne deri sa na, ZHVASIN. Njoni mut,e tjetri kak,,,,,,,te gjithe pjerdhin, ne nje oturak.Respekte INA

        1. Ay qy says:

          Ti goce do ndonje pushtetar qe te mos paguash asnje takse e?! Na knoqe,ska keshtu lloji! Ne ket rast nuk e ka fajin pushtetari (i cdo lloji qofte),fajin e ke ti qe nuk do te njohesh shtetin (jo pushtetin)! Do pagush qe c’ke me te!!!

  11. skifteri says:

    sot denoncimi i “demagogut bukurosh” qe vetem flet e premton me fjale te embla ndryshe nga babai Berisha, lugen qe te dy tà japim bosh, genjeshtra genjeshtra dhe vetem genjeshtra me sheqer virtual . Tiranes i ka rene flaka kudo vetem thatesire asgje per mirembajtjen dhe te asaj qe kishte bere ai tjetri, se e reja eshte policia qe mbledh kanoce !!

  12. Kungull says:

    LABI jam me ty ” ta ngrej zerin ” por pse bertasin pse cirren ne parlament kryeminister – kryetare parla. deri tek ato dy spordhaket = zedhenset . Pale kur cirret Ky Rusmali emiton te madhin e tije te ze lemerija e nuk gjen vend ku te futesh nuk ndegjohen – a thua se u ben bindes per ato qe thon , e keshtu me radhe nga me mi madhi tek me i vogeli . Po mesojne femijet e vegjel se me te bertiturat i zgjidhen gjerat .Mjere ne – kur skan force bindese gjejne kete mynyre bertasnin e shajne.

  13. krosi says:

    lul holandezi eshte administratori me i keq qe ka pare Tirana.

    Eshte qesharak e i paafte per shume arsye:
    1) Bllokoi modernizimin e sheshit – shikoni si e ka lene
    2) Punon vetem per kunatin si Dulla II per familjen
    3) Ne zyre shkon vetem kur e merr ne tel Dulla – 300 dite ne vit eshte ne Hollande
    4) Nuk e ka haberin nga afteste menaxhuese e drejtuese, flet e premton pa pergjegjesi
    5) Eshte personi qe harxhoi me shume se 200,000 milione Euro per tunelin
    6) eshte bashketradhtari se bashku me Dullen per shitjen e pjeses detare greqise – ja kishte dhene mama e tij kurve detin trashgim ashtu si sheqerja dulles. etj etj…

    1. fule says:

      Ja paske numeruar bukur. Bravo

    2. itan says:

      O Car Krosi je debil apo bo vete sheshi ishte hale ishte kantjer i pa pefunduar Edi kishte nje vit qe ja kishte vare Bashkise kurse modernizimi yt katunaro qe hec me biciklete do te ishte vetevrases per trafikun e Tiranes. Kryeqyteti me me pak rruge ne bote te trasheguara, dhe qendra te lehet ashtu si e kane bo Italionet e jo si dun me e bo Fidel komunistat.

  14. bela says:

    Kush do qe te vije ne qeveri nga keta lider qe kemi ne krye asnjehere nuk jeni per tu kenaqur cdo kush flet sipas interesit te vet .Po kesaj aleances kuq e zi do ti lutemi te na hiqet qafe se nuk mund ti durojme dot keta jane me te pa deshiruarit nga ana e popullit nuk duam heqje kufijesh me kosoven ne nuk po merremi dot vesh vetem me shqiperine keta dashkan te na bejne dhe nje katrahure tjeter me kosoven ,nuk jemi ne dakortna lini te qete ,asnje perkrahje nuk do gjeni ne popull.

  15. kuq e zi says:

    po te lexoni gazeten shekulli te del nje etikete sondazh se cilen parti do votonit e dyta eshte ak-ja kurse si per cudi e para del ps-ja meqe g. shekulli eshte e majte pra lexohet nga te majte ska kuptim qe ps-ja te beje pjese ne kete sondazh pra e verteta eshte se sot ak-ja eshte partia e pare per nga popullariteti… vazhdoni keshtu qente lehin karvani shkon perpara

  16. tani says:

    Po cfare prisnit ju mo popull se nje minister i dale nga qeveria Berisha do te kontriboje per popullin,po ai nga te veje do tu sherbeje xhepave te vet e S.Berishes.

  17. Tropojani says:

    O LULZIM TI JE MASHTRIM, KUJES SE AK DO TA BEJ VRIM.

  18. dor sada says:

    po nuk ka kohe qe te meret me premtimet qe ka dhene lulezim basha se meret me menaxhimin me mbetjeve te riciklueshme dhe me menazxhimin e taksive dhe te linjes ajrore qe e ka ne emrin e kunati te tij ……….. prandaj te bashkohemi te gjith ne 2013 dhe ti japim fund kesaj politike q ena ka udhehequr 22 vjet ………Prandaj per ty shqipri aleanca kuq e zi

  19. andi says:

    alenca e ka…t e perbere nga morrsat e vendit

  20. alba aba says:

    Ju te AKZ duhet te dini se: ne demokraci nuk eshte kurre von per te plotesuar premtimet e pambajtura.P.sh. A eshte 21 janari 2011 nje premtim i mbajtur?

  21. zhduku says:

    ne sontazhet qe ben gazeta shekulli votojne dhe kosovaret ,dhe nuk jane pak ,prandaj a k dhe pd jane shume here me ulet ec edi rama te do ghithe shqiperia

    1. gaforrja says:

      EDI RAMA DO TE ZHDUKET FARE NGA SKENA POLITIKE
      ASHTU SI E KE EMRIN TI ASHTU DO TE PER FUNDOJ AI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje