Fushata e opozitës për publikimin e skandaleve të reklamave qeveritare e ka zënë ngushtë Doktorin. Disa prej atyre shifrave e kanë lënë dhe atë pa gojë, pasi nuk e ka ditur që gjithë paratë ia ka marrë Sandri. I shqetësuar për imazhin dhe reagimin popullor, e mori më në fund vetë fushatën për tu kthye përgjigje.
Të parën mori Selvinë e PD-së.
-Ti, i tha, në çdo fjali do përsërisësh faktin që Edi Rama kur ka pas qenë kryetar bashkie, u ka dhëne reklama vetëm dy gazetave, Shekullit, Gazetës Shqiptare dhe Shqip.
-Janë tre Doktor, i tha Selvia?
-Tre, jo tre janë shumë, mirë, shkruaj vetëm Shekullit, Bolinos dhe Tanit Topit.
-Janë prapë tre Doktor, i tha Selvia.
-Tre, mirë, shkruaj Koçove të tij.
-Dakord, i tha Selvia, po nuk m’i jep njeri këto deklarata. Këta të Klanit thonë s’ka lezet se janë për ne, këta të Topit m’i censurojnë dhe japin vetëm pamjet, këta të News 24 s’i japin të plota se thonë na shani emrin e TV, si t’ia bëjmë?
-Ashtu…, mirë, dakord. Mirë, mirupafshim.
Pasi mbylli telefonin me Selvinë, Doktori filloi të vriste mendjen se ku t’i bënte akuzat e egra kundër opozitës për reklama. Befas u kujtua. TV Shijak.
-E gjeta, tha. Le se e marr vetë në telefon.
Hapi telefonin, kërkoi emrin e pronarit te TV e s’po e gjente. -Si e ka, si e ka, si e ka, thoshte me vete, por prapë s’po i kujtohej. Mori sekretaren dhe i tha të lidhej pak me TV Shijakun. Priti dhe s’po merrte. Doli në paradhomë, gjeti sekretaren, kishte hapur një dollap dhe po nxirrte letra të vjetra.
-Çfarë kërkon, i tha me ulërimë. Të thashë më lidh me TV Shijakun.
-Po Doktor, atë po bëj, tha. E kemi pasur numrin në një copë letër dhe po kërkoj këtu tek 2005-a se nuk e kemi më.
-Ashtu, tha Doktori dhe u çudit.
Mori Ilir Metën, e pyeti për një gjë kot dhe i tha mos e ka numrin e TV Shijakut “se kam ndërru telefonin dhe nuk e kisha tek Blackberry”.
-Ta dërgoj unë, i tha Meta dhe ia nisi. Ia ruaj që nga 2000-a se kishim atëherë atë sherrin që desh t’i merrte Sandri pajiset e TV dhe i çova policët, desh u bë nami. Pastaj u takuam, ishte njeri i mirë dhe ia ruaj telefonin.
Doktori mori më në fund telefonin dhe i ra.
-Alo, kush je, i tha, se prapë i harroi emrin.
-Gazetare e TV Shijakut, i tha vajza.
-Ku asht Drejtori?
-Është jashtë shtetit, ka një hall familjar, i tha vajza.
-Kush ka mbetë aty, pyeti Doktori.
-Vetëm unë, tha vajza. Bëj atë emisionin antikorrupsion me telefonata. Po kam dy ditë që nuk e bëj.
-Pse nuk e bën, pyeti Doktori.
-Dalin gjithë telefonuesit e shajnë Doktorin, tha vajza. Thotë atë hajdutin mbroni që s’u ka dhënë asnjë reklamë, ia ka dhënë të gjitha Sandrit. Meqë nuk është dhe pronari, e mbylla fare, s’di si të bëj. Po ju kush jeni?
-Unë jam Sali Berisha, i tha Doktori. Shiko, bëje atë emision, por mos e hap telefonin. Po të dërgoj unë disa njerëz nga PD-ja të flasin në telefon dhe futi në linjë. Dëgjo, mos e mbyll. Ka shumë rëndësi të sulmoni opozitën këto ditë se kanë fy TV Klanin dhe Sandrin dhe kanë thënë që ai ka marr gjithë reklamat. Shiko, po s’e bëtë ju këtë, s’ka kush e bën.
-Po unë kam 5 muaj pa rrogë Doktor se s’kemi lek. Dhe telefoni jonë vetëm merr, nuk marr dot se s’e kemi paguar.
-Ashtu, shiko, dakord, mirë, shiko, do t’i them Sandrit tu japë ndonjë reklamë dhe ju, por shiko, duhet me e mbrojtë. Flas unë me të, e paguan ai telefonin, të jep dhe ty ndonjë rrogë, po shiko duhet me e mbrojtë. Nuk kam kujt me i thanë tjetër.
-Dakord, tha vajza, unë po e bëj, po fol dhe me pronarin.
-Më fal, si e ka emrin pronari, pyeti Doktori, se ia kam harru?
-Pyet Sandrin, tha gazetarja, se ai ia mban mend emrin.
Keshtu eshte kur vendos handikapatet dhe amatoret ne krye te puneve!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
Ej Sander.
Kur ta lexosh Antenen, na le nje koment me emrin e Drejtorit te TV Shijak, se na mbeti merak edhe neve, se s’ja kemi harruar emrin.
Me duket se ky drejtori … i ka q… robt Sandrit…
Me sa di une…
TV Shijak eshte televizioni i pare privat, i cili qe me krijimin e tij, mbeshteti fuqimisht PD-ne, e cila ne ate kohe ishte ne opozite. Dhe si “mirenjohje”, ky TV diskriminua, u harrua dhe u neperkemb. Nuk ju njoh asnje merite dhe kontribut, perkundrazi i mohoeshin reklamat dhe ndihmat nga PD-ja, tashme prej 8 vitesh ne pushtet.
e kish kush e kish kete TV, ai i ndjeri qe sa ish gjalle ja trolli Sales.Po ja hengri koken qe hengert te veten o zot!!nderim per Azemin!
Ore vertet po Gezimi nga behet?.
Si gjithmone MERO i qendis kaq bukur sic vetem ai di ti qendise.Shpellari i vicidolit dhe selvija e tij me ngjan me teatrin e kohes se diktatures ku dy personazhet e mesiperm jane njelloj me sillon dhe me nafijen.Historia vetem perseritet por me shpellore te rinj.Popull pa fat paskemi qene.Si nuk u shuan njehere keto shushunja qe vetem gjakun i pijne shqiptareve te shkrete per te jetuar vete si faraone.UROJ QE ZOTI TI MARRE SA ME SHPEJT DHE TI DERGOJE NE FERR KETO UJQER E BASHKE ME TA EDHE LAKEJT QE I BEJNE FRESK E QE JANE PUSHTAT ME TE RREZIKSHEM.sandri,fevziu,meco,balliu,cili,cupi,ypi,collaku, artan hoxha spiuni qe per pak u be president.Detyra e pare per qeverine e re ne 2013 eshte qe ketyre lakejve ti vere kufirin tek thana por kam frike qe pjesa me e madhe e tyre ka per te ndryshuar kurs sic jan ballija e 55,cupi dikur i klanit,cili i fillimeve si gazetar,sander loqja qe ju dogj gazeta nga famkeqi shik i gazidedes.TUNG.