Lajmi se vëllai i Sandrit ka marrë 4.7 milion dollarë reklama vetëm nga Ministria e Brendshme, i bërë publik nga opozita, e shqetësoi Sandrin. Në fillim e mori lehtë, por pak nga pak e pa se lajmi kish bërë punën e vet.
Thirri Zamirin për ta testuar.
-Sandri, jam i zënë të keqen vëllai se jam me Ridvanin se do shpallet kjo punë e lotarisë, nuk vij dot tani. Na lë të bëjmë dhe ne ca leka punë.
-Ou, pse mo shkërdhatë, ça ke bë deri tani, s’ke bë leka? S’ke faj ti. Pse, ti kujton se i kam marrë unë gjithë ato lekë që thonë ata b…q…?
-Po jo o Sandër se s’e kam për ato, le të thonë ç’të duan ata, po në fakt dhe Ridvani qe çuditur. T’ëmën e s’ëmës, tha, unë mezi gjej lek për pensionet, ky vetëm një ministri i paska marr 4.7 milona.
-Ik mos më ça k…, i thuaj Ridvanit, sikur m’i ka dhënë ai. Të ishte për atë bole, kisha vdekë unë.
-Po jo o byrazer se nuk tha gjë Ridvani, po thjesht u çudit se e kishte marrë Zeni dhe i kishte thënë “për Kunatin e Lulit bëtë namin kur u kërkoi ca reklama për dy- tri miq të Lulit, ja paskeni dhënë të gjitha Sandrit”. Po jo, i tha Ridvani, i ke mendtë o, po pse me atë punë merremi ne? Po ç’ke o me Ridvanin, Ridvanin e kemi tonin.
Sandri ia mbylli telefonin me bezdi. Po matej a t’i bënte telefon Doktorit a jo.
-Më mirë po testoj Fevzon, tha. I shkoi Fevzos në zyrë dhe filloi t’i shante këta të PS që kishin bërë zhurmë për reklamat.
-Po të drejtë kanë Sandër, shumë paska marrë ky vëllai jot. Mua më numëron çdo spot në emision për përqindjet, ndërkohë nga emisioni im ke marrë gjithë ato lekë.
-Po jo mo burrë, ata shkërdhata dëgjon ti, se shiko, ta shpjegoj unë si është puna, do t’i them dhe Doktorit t’ia shpjegoj.
-Doktori qe nxehë shumë, mos e merr. Ishte bë xhind. Më duket seç i kishte futë xixat ai Lul Basha, i kishte thënë kjo gjë na prish shumë punë. Kishte marrë Ridvanin, e kishte bë mut. Po Ridvani i kishte thënë “për mua i heqim fare reklamat, unë kam thënë që në fillimm ti i ke lejuar”. Qe tërheqë pastaj.
-E ka marrë një mut Doktorin, Zeni e ka marrë se më tha Zamiri.
-Nejse, kështu më tha Zamiri dhe mua, tha Bledi. Se Zamiri kishte marr dhe Ed Ramën. Kishte hall se mos dilte sot për atë Lotarinë Kombëtare dhe thoshte do ta anulojmë dhe i tha shiko se kjo e Sandrit është skandal. Unë e kam shok, po kështu nuk bëhet. 4.7 milionë vetëm nga një ministri, është skandal. Pa le sa i ka dhënë Ben Imam. Çdo repart ushtarak i ka dhënë lek. Është skandal në fakt. Vetëm Ridvani s’i ka dhënë. I kishte thënë.
-Ashtu, ça b…q… Hajt se k… kam për t’ia dhënë ato lekët që ka futë tek ABC. Le t’i japë Ridvani.
Ndërkohë që Sandri fliste me këmbë e duar, Fevzo i bën një SMS Doktorit. “Merre pak Sandrin, uroje për këto reklamat se shumë pare paska marrë”.
Ra telefoni i Sandrit. Ishte Ai.
Sandri u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte duke fërkuar dorën pas kokës.
-Po Doktor, po…, po, nuk është ashtu siç duket…, ja ta shpjegoj unë…, po jo Doktor se janë gjithë ato rroga, duhen paguar, nejse se Zamiri e dredh dhe me Ramën Doktor, unë kam sakrifikuar…
Telefoni u mbyll. Fevzo po qeshte me vete dhe po i niste SMS Zamirit. “E mori Doktori Sandrin, e dhjeu fare. Gallatë e madhe. Thuaj pak Ridvanit, thuj. Kujtoje pak dhe për emisionin”.
-Ça qesh mo k…, i tha Sandri. Se kush e ka fryrë këtë dhe i duken shumë 4.7 milionë euro nga një ministri. Pa le sikur t’i mbledhë të gjitha e të më thotë ç’i ke bërë 20 milionë euro në vit. Na gjeti belaja me këtë, është komunist fare.
I forte je o Mero! Si e qendis tak-fap, sapo e merr vesh lajmin!
Kjo vjedhje ka skandalizuar edhe Faron qe as nuk skuqet e as nuk nxihet ndonjehere ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html
Po as oret e punes shtese nuk po marrin policet, ushtaraket, punonjesit e administrates shteterore!
Maskarallek!
Po kur nuk ngrihen te gjithe ne greve/demostrate.
E keqja eshte qe nuk ka SINDIKATA ne Shqiperi.
I ka zaptuar Harrami Sali Berisha!
Sot doli edhe ministria tjeter.
Prit dhe sa dte tjera do dalin!
DMTH: 4.7+2.5= 7.2 milion$
Dhe thoni qe jemi vend i varfer ;-(
po ti shikosh shifrat jane ne perpjestim te drejte me krimin.sa me shume paguan ministria e brendshme aq me shume shtohet krimi, a thua se ja shpie miletit neper mend se edhe duhet vjedh e duhet vra nga pak , se po i leme policat pa pune…
imagjino cha behet anej nga ministria e mbrojtjes, qe na e shpifi me ato spotet ku ushtria jone ishte e dyta ne planet.
Go sandri go!!!
Push it to the limit!!!