Pas zhvillimit tronditës para parlamentit, ku Doktorin e qëlluan me një qese me miell, dhe pas përfundimit zhgënjyes të analizave kimike mbi substancat që u gjendën në pantallonat e Doktorit, Flamuri vendosi t’i drejtojë një letër të ashpër ambasadorit amerikan në Tiranë, të cilin nga hetimet e para e skeduan si nxitës të dhunës mbi Doktorin.
-Zoti Ambasador!
Duke ju shprehur respektin për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni t’Ju tërheq vëmendjen për një shqetësim që sa vjen e rritet për shkak të veprimtarisë suaj diplomatike jashtë rregullave dhe ligjeve të këtij vendi.
Disa muaj më parë ju nisët një veprimtari me titullin “ACT NOW”, që siç ma shpjeguan këta të stafit do të thotë ‘vepro tani’. Ne e konsideruam këtë si një nxitje të punës së qeverisë dhe forcim të pushtetit tonë demokratik. Të frymëzuar nga kjo thirrje, ne brenda disa muajsh kemi arritur suksese të mëdha në realizmin e objektivave tona. Në fillim morëm Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke çuar aty një nga djemtë tanë më besnik dhe të devotshëm, për të cilin është bërë garant vetë Zeni. Më pas ne vendosëm të bëjmë një hap tjetër më madhor duke marrë dhe institucionin e Presidenti të Republikës. Duke menduar se ju thërrisni “ACT NOW” për pushtetin tonë demokratik, ne çuam aty një nga djemtë më modestë, të pagojë, të paduar dhe të pakëmbë që kemi. Ai ka spikatur me cilësitë e tij të rralla, duke mos vepruar kurrë me kokë të vet, por gjithmonë nën urdhrat dhe udhëheqjen e Doktorit. Më pas, edhe pse ju nuk ishit fort dakord, ne vazhduam me SHISH dhe mospëlqimin tuaj e konsideruam si tejkalim të objektivave tona për shkak të frymëzimit që morëm nga thirrja juaj “ACT NOW”. Tani jemi në rrugë të mbarë dhe jemi duke marrë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, e cila do kthehet një degë e ministrisë sime, siç e keni dhe ju në SHBA.
Pra zoti ambasador, ne si qeveri dhe Parti Demokratike, duke qenë një forcë politike pro-amerikane menduam se i kemi realizuar objektivat që na keni vënë.
Ajo që konstatoj unë me dëshpërim është se në këtë vend thirrjen tuaj e ka marrë secili për hesap të vet.
Ju besoj jeni në dijeni të një atentati të rëndë para parlamentit, ku një grup banditësh tentuan të qëllojnë me lëndë helmuese Doktorin, ndërsa hynte në Kuvend. Falë makinës së blinduar dhe të puthitur mirë, u shmangën pasojat e rënda dhe Doktori është shëndoshë e mirë. Por shija e hidhur e atentatit tashmë ka mbetur. Nën thirrjen tuaj krimi politik është sofistikuar shumë dhe ne duhet të kontrollojmë tani për masat e sigurisë çdo qytetar që blen ushqime, miell, vezë, domate apo sende të tjera. I pandehuri kryesor që ne arrestuam pas ngjarjes pranoi se ai ishte frymëzuar nga thirrja juaj “ACT NOW” në sulmin mbi Doktorin. Edhe pse ne ia shpjeguam qartë që ajo thirrje nuk është për popullin, por për qeverinë, atij nuk i mbushej mendja dhe vazhdonte të ngulte këmbë se ajo thirrje i drejtohej popullit dhe se ai do vazhdonte ta sulmonte Doktorin kudo që ta gjente, që të plotësonte objektivin e ambasadorit amerikan.
Kjo na ka shqetësuar shumë, pasi vetë Doktori, pasi mori dhe analizat kimike të pantallonave ku e kishte prekur mielli, është i bindur se 21 janari po vazhdon me mjete të tjera deri në realizimin e puçit të përgjithshëm. Për këtë arsye më duhet që gjithë forcat policore, Gardën dhe agjentët e policisë kriminale t’i angazhoj në mbrojte të personaliteteve, burrave të shtetit dhe drejtuesve të lartë të qeverisë. Kësisoj populli do të ngelet i pambrojtur dhe kjo mund të konsiderohet dobësi e Ministrisë së Brendshme, gjë që nuk qëndron për gjithë arsyet që shkruajta më sipër.
Me shpresë se do t’i sqaroni shqiptarët se thirrja “ACT NOW” është thirrje për të mobilizuar qeverinë të marrë gjithë pushtetet dhe jo popullin, pres përgjigje dhe një reagim pozitiv.
I juaji përgjithmonë, Flamuri!
Act now Flamur ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/act-now-flamur.html
Ha ha ha! E shtyp Muli po i shtyp koken Sala ?
Sa per mua ‘act now!’, e kuptoj: Ti burrshtets, act aktin e fundit Te gremisjes se Shqiperise Ne gremine! Edhe Te fundit ke o burreshtets! Dhe do Te japim Nobelin Ty e Ne marrim Albetrolin!
Popullin e kemi Lidh me zinxhir t’ synodic dhe I fusin ka I lesh- tallje dhe I themi: ‘nooooooooow act-ni !’
Po ju o showeri civile jeni pleh pa kurajo… Keta yj meritoni, sot- e -mot, Ne po ua themi q shqip qe Jane Yje Ne ngjitje, ju as Kaq hapur S’e merrni vesh o dele!
Edhe tjetren, Qe bashke me shqiponjat, meritoni edhe plehrat e rrezikeshme; do j’u japim nje medalje pas ca, te promovojme krenarine kuqezi: keni shpetu Evrpen bujare!….
Mos na thoni Kurvat e Motit, se harxhoni fryme kot!…
A mund Te me thoni Si e kuptoni ju burra?
Sa per ket pohimin e mulDelenxhiun: Si qeveri pro -amerikane qe jemi’,
une e kuptoj qe thone keshtu: Ne BigChampions-et e Demonkracise Jena açik
pro- bandes se Mostrave burrashtetsa shpellare perverse….
Keta ”fort Lumturite e Tyre shkelqimitare”, do keni sot e mot, Ne jemi luajale,
ua themi hapur: Jane Yje ne NGJITJE’!
Eshte koke- trashesia Juaj Qe S’e merrni vesh.
KETA qe juve u thoni ksnibale do keni deri ne gremisje.
Jeni Ne buze Te gremines, Edhe kete luajalisht Ua thAme!….
J’u dum shuuuuuuuume o Deeeeele, ju na doni shuuuuuuume,
prandaj j’u grabisim sy me sy & Tallim leshte me ju, o deeeele!