Intervistë e Zonjës së Parë: Pse dua t’i ngjaj Lirisë!

5 Shtator 2012, 19:58Antena TEMA
Intervistë e Zonjës së Parë: Pse dua t’i ngjaj

Gazetarja: Tani ju jeni Zonjë e Parë. Si ndiheni me këtë status?

Zonja e Parë: Tani akoma nuk jam mësuar pasi këtu ka pasur disa probleme me ligjin dhe në kohë të Fatos Nanos Zonjë e Parë quhej zonja e Kryeministrit. Për traditë vazhdoi dhe deri më sot. Por, po të jetë dakord zonja Berisha, unë do ta pranoja me kënaqësi të isha Zonja e Parë.

 

Gazetarja: E keni model zonjën Berisha?

Zonja e Parë: Absolutisht po. Modeli i saj më ka inspiruar gjithmonë. Ajo është një grua e fortë, e heshtur, që i bën gjithë punët e saj pa i rënë më qafë burrit të saj. Kam parë me vëmendje sa e aftë është të respektojë burrin e saj duke i bërë vetë punët që i takon. Merrni rastin e Gërdecit. Kishte burrin e motrës pa punë dhe nuk i tha kurrë burrit të saj. Vuri djalin të ngrinte një fabrikë municionesh dhe i tha ‘të keqen mami, ma merr burinë e motrës në punë, po mos ta marrë vesh babi’. Rrezikoi gjithçka, reputacionin e djalit dhe jetën e kunatit, por nuk e shqetësoi kurrë burrin. Edhe kur ndodhi tragjedia jam prekur shumë nga intervista e saj. Më kujtohet momenti kur shpërtheu Gërdeci dhe ajo ishte me ne në Kavalishencë në Durrës. Sa dëgjoi shpërthimin, tha ‘e zeza djali, shpërtheu fabrika…’, pastaj pak më vonë mësoi për kunatin e vrarë dhe tha ‘e zeza si nuk i treguam Saliut. Si do t’i themi tani’. Dhe e përballoi gjithë atë situatë e vetme me shumë dinjitet, duke duruar humbjen e kunatit dhe shmangien e gjykimit të djalit. Në asnjë moment nuk e shqetësoi zotin kryeministër. Kjo është tamam ajo që duhet të jetë zonja e Parë. Të shikojë punën e saj dhe të mos përzihet në punët e pushtetit.

 

Gazetarja: Duke qenë se ju vini në Presidencë pasi burri juaj ka qenë disa herë ministër, si kanë qenë raportet tuaja me pushtetin?

Zonja e Parë: Si zonja Liri. Unë atë kam idhull. Nuk e kam shqetësuar kurrë burrin në punën e tij. I kam thënë ti ke punën tënde, as mos pyet për mua. I kam gjetur gjithmonë sekretaren e duhur, shefin e kabinetit, shefin e kuadrit dhe kam marrë përsipër gjithë punët, gjithë emërimet. Me gjithë kthimin e pronave të mia jam marrë vetë pa shqetësuar aspak burrin. Nuk është në natyrën time të ndërhyj në punën e burrit. As e kam bërë, as e bëj. Thjesht i bëj vetë ato që dua.

 

Gazetarja. Ka pasur ndonjë moment të vështirë në raportet e tua me pushtetin e burrit?

Zonja e Parë: Po, ka pasur. Kur u vetëvra Kosta Trebicka. Unë gruan e tij e kisha shoqe dhe kishim hapur bashkë një universitet me një italian. Në atë kohë Kosta fliste shumë lart e poshtë kundër pushtetit. I thashë shoqes sime hajt bëhemi ortake dhe i thuaj atij burrit të mos flasë më lart e poshtë për Zenin. Ashtu bëmë. Pastaj Kosta iku për gjah e s’u kthye më. Bujari ishte Ministër i Brendshëm. Dukej sikur e kishte vrarë shteti, ndërkohë që ne e kishim mik shtëpie. Për herë të parë mu kujtua Liria që tha ‘e zeza si nuk i treguam Saliut’. Dhe unë thashë me vete ‘e zeza si nuk i tregova Jarit që kemi biznes bashkë me Kostën’. Sidoqoftë ia thashë të vërtetën dhe ai më kuptoi. U ngrit e shkoi në shtëpi për ngushëllime. Ishte e qartë që ai ishte vetëvrarë pa shkuar fare në vendngjarje. E pranuan të gjithë. Ky ishte moment i vështirë. Pastaj ai biznes mori tatëpjetën se dhe italiani na doli mashtrues dhe e lamë.

 

Gazetarja: A do merreni me bamirësi si zonja Liri?

Zonja e Parë: Patjetër. Ajo është ëndrra ime e madhe. Është dhe një lehtësi e madhe kur je Zonjë e Parë. Kam parë zonjën Liri sa lehtë i thërret biznesmenët. E bën listën drejtori i tatimeve për gjithë biznesmenët, ia dërgon zyrës së saj, i hedh ajo një firmë dhe gjithë biznesmenët vijnë vetë aty. Pastaj dhe problemet me transparencën nuk është se janë të mëdha në këto raste. Mezi pres të ndjek rrugën e saj.

 

Gazetarja: Po në raport me fëmijët e adhuroni zonjën Liri?

Zonja e Parë: Shumë. Për koincidencë dhe unë kam një djalë dhe një vajzë njësoj si zonja Liri. Duket se po më ndihmon fati të bëhem si ajo.

 

15 komente në “Intervistë e Zonjës së Parë: Pse dua t’i ngjaj Lirisë!”

  1. FAIK KONICA says:

    O Mero,sot asht perkujtu pervjetori i Nane Terezes.Ky asht lajm,leni kto frymore

    1. Dritero Agolli says:

      Faik, ne të gjallët ende, kemi hallet tona…

    2. Fahri Balliu midis me te medhenjve says:

      Nuk eshte ashtu si duket zonja Berisha!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html

      1. Lymi i Tutit (se Lym Demokratit i kon ardh ato) says:

        Po kur u bone te gjithe VIPa mor jahu!

    3. Golja nga Durresi says:

      A e di kjo kush asht Jari? Po qe se nuk e di, te shkoje te pyese Lluken ne Durres, po mos kruhet te kerkoje analiza ADN, se ngaterrohet keq puna. Vjehra nuk ka pas lane hu pa thy ne Durres e me gjere, hahahaha

      1. Heu bre? Sa janë shtu dhe këta kopilat, Qeveri kopilash

        Fatmir Mediu kopil, e ka pas tëmën fatorino treni
        Bujar Nishani Kopil
        Edi Paloka Kopil
        Arben Imami Kopil

        Nga ta zësh dhe nga ta lësh, kujt tja heqësh dhe kujt tja vësh.

      2. Alpini says:

        Gole ,ne e lexon kete koment me sqaro se kush eshte Lluka se ne njohim Aline,drejtorin e Nako Spirut.

  2. ajdin says:

    Per tu bere zonje e pare, duhet te bekohesh ne kishen e Rizarte Tacit.Ndryshe e hengre,ta mori Liria.ATJE TE PRET PAPA/se per tu bere zonje e pare duhesh te lahesh me vaj ulliri.Keshtu eshte zakoni perpar qe te dhuashe jam e para ZONJE.Mos harro duhet te shkosh pa tjeter .Nuk e ke pare LIRIEN ne krahe te tij?

  3. muzapopullore says:

    Tema ju pergjerohemi qe te mos merreni me kete deficente te lindur, se i risni vlerat dhe do ta promovoni padrejtesisht tek shtepite publike te malokeve. Odeta ka vetem nje talent : te pjerdhe si burre i mocem

  4. vlora nderi i kombit says:

    asaj sdo idali koha per te veshur jarin e ju doni qiqra ne hell.

    1. popolo di Tirana says:

      Mos ja qa hallin Odetes, se Jari fle prej kohesh me roba veshur… A nuk ka qene edhe cer ?

  5. davidi says:

    jari as edhe nuk lodhet per ti rene mandolines, e vendos doren mbi tel dhe ajo dridhet vete…

  6. elena says:

    hahaha , ju te temes , te medhenj ini. Une kam nje nene 75 vjece qe i lexoj nganjehere shtypin. Sot me tha : Moj cupe ai M. Nano ne gazeta Shqip, ka botuar nje shkrim rreth intervistes se Zonje se Pare , te lutem gjema dhe lexova . Hyra ne Compjuter dhe hapa Temen : E gjeta mama , i them, dhe fillova tja lexonja . nKur po e lexoja me qesheshe , por nenes sime nuk i thashe gje .Kur mbarova ajo po me shikonte e cuditur dhe me tha : Moj cupe po kjo cenka “Fycke ” nga mendja . Po ku i gjen ky Berisha gjithe keta budallenj moj aman ? I thashe : Po nuk thua shyqyr moj mama qe keto zonja te para, kane nga marin shembul? Aman mos e thuaj kete – mu pergjigj nena ime – se do te na shtohen rradhet e ajdutkave .Boll me kaq se dhe keshtu jemi shume te lodhur. Qesha , dhe thashe me vete : Shyqyr moj Teme qe na ben per te qeshur.

  7. Delli USA says:

    Uah… cna thenke,do i ngjash Lirise,po pse ke rruge tjeter kur burri juaj Nishanlliu jo vetem do ti ngjaj por dhe i lepin prapanicen Sali Protopapes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje