Dy armiqtë më të mëdhenj të zjarreve në vend janë me mbiemrin Olli. I pari është Fred Olli, shefi i emergjencave në gjithë vendin që përgjigjet për situatën e zjarreve. I dyti është Nard Olli, që numëron zjarret para gazetarëve. Punët i kanë ndarë shumë mirë. Meqë Olli i parë nuk i fik dot zjarret, Olli i dytë përpiqet ti fikë ato në media, duke dalë në konferenca për shtyp. Ja se ç’tha dje në konferencën për shtyp Olli i dytë, në përpjekje për të shpëtuar nga zjarret Ollin e parë.
-Gazetari: Po raportohet për rreth 40 vatra zjarri dhe fotografia e NASA-s për Shqipërinë ishte shumë e rëndë. Çfarë po bëhet për t’i fikur?
-Olli: Shifra është spekulative. Disa njerëz zemërzinj që duan ta shikojnë Shqipërinë në flake, numërojnë për vatra zjarri, ato zjarre që janë në një njësi gjeografike. Fjala vjen, kemi dëgjuar nga medie dashakeqe, që në Malin e Dajtit ka dy vatra zjarri, një në Priskë dhe një afër Parkut Kombëtar. Këto mund t’i shpikin vetëm njerëz të papërgjegjshëm. Në këtë rast ne e numërojmë thjesht si një zjarr që ka rënë në Malin e Dajtit dhe e trajtojmë si të tillë.
-Gazetari: Po perse nuk ndërhyni ta fikni?
-Olli: Zotëri, puna ka radhë. Ky zjarr tri ditë ka që ka rënë. Ne jemi administratë shtetërore, kemi ligje dhe rregulla dhe zbatojmë një radhë pune. Ka zjarre që kanë një javë dhe më shumë që kanë rënë, dhe ne respektojmë radhën. Kur t’i vijë radha dhe zjarrit në Dajt, që ju me dashakeqësi i quani zjarre, do ta fikim.
-Gazetari: Zjarret në Lurë po shkatërrojnë gjithë Parkun Kombëtar. A mbani përgjegjësi për këtë?
-Olli: Këto janë shpifje. Dhe atje keni raportuar tri vatra zjarri, vetëm e vetëm pse ato janë vënë nga tre vende të ndryshme në masivin e Lurës. Ato quhen një vatër në Malin e Lurës. E vërteta është se nuk po e shkatërrojnë Parkun Kombëtar, pasi siç konstatojmë ne, ai ka qenë i prerë para se të binte zjarri. Po të ishte i paprerë dhe në këmbë, zjarri nuk do depërtonte dot nga bimësia e njomë. Akti që drurët janë prerë dhe trungjet e tharë ishin në tokë, ka bërë që të digjet gjithë masivi dhe të duket sikur u dogj nga zjarri. Në fakt janë krime të bëra më parë nga sëpata dhe motosharrat.
-Gazetari: A është efiçent helikopteri që ka ardhur nga Turqia, pasi thuhet që nuk ka naftë për të?
-Olli: Këto janë shpifje. Helikopteri ngrihet çdo ditë dhe del në punë. Ai fotografon të gjitha vatrat e zjarrit, hedh dhe nga një kovë ujë mbi to dhe kthehet në Farkë, tek pista e helikopterëve. Informacioni i tij është shumë i vlefshëm.
-Gazetari: Kryeministri i dha sot presidentit Nishani një fond shtesë prej 130 milionë lekësh. Përse nuk i përdori këto për karburant për zjarrfikëset?
-Olli: Ne e kemi përshëndetur këtë veprim të qeverisë. Forcimi i institucionit të Presidencës do t’i japë fund zjarreve në malet shqiptare dhe do t’i bëjë pyjet më të sigurt. Ky vendim na bën të gjithëve të ndërgjeshëm për prioritetet reale të qeverisjes, që është forcimi i institucioneve. Mendoj se kjo do reflektohet dhe në luftën kundër zjarreve. Zoti Nishani na ka premtuar se gjatë mandatit të tij, shumicën e kohës do ta kaloje me shëtitje në natyre dhe kjo do të ndihmojë shumë në punën tonë.
-Gazetari: Cili është vizioni i qeverisë për shuarjen e zjarreve?
-Olli: Kryeministri Berisha ka një parim: Thuaj mire, të bëhet mirë. Për këtë arsye ai po jep mesazhe optimiste për zjarret dhe po bën thirrje që njerëzit të mos shkojnë pas tymnajës që del maleve, por të shikojnë punët e tjera të qeverisë, siç janë kujdesja për shëndetin e presidenti, mauzoleumi për ish Mbretin Zog, hetimin e shtëpive të Fatos Lubonjës, si dhe angazhimin e deputeteve për të kundërshtuar nismën e Ilir Metës për të bërë kryeprokuror Spartak Brahon. Këta janë zjarrvënësit e vërtetë të Shqipërisë. Ai që shihni në male është vetëm tymi. Zjarrvënësit e vërtetë janë në opozitë dhe medien shqiptare.
Ca do beje Olli 1 & 2? me persheshin me kos qe hane ata as qiririn kur s’kane drita nuk fikin dot!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/do-e-djege-prape-shqiperine.html
nje miku im thoshte shpesh”beje mire beje vete”. Si mund tja besoje Olli detyren e zedhenesit, nje njeriu qe s’e ka mbiemrin Olli!?
Puna e zjarreve eshte delikate dhe duhet mbyllur me njerez te besuar.
pushtetit te familjes(siç thosh mero), i shtohet dhe nje familje tjeter! “Olli family”!!!
As Sazan Guri ne fakt, nuk e besonte qe ishin zjarre…
Kam idenë, që kjo intervistë me zotin Olli ose është e sajuar, ose është e shtrembeëruar.
Për të qënë më serioz , duhet që informimi i publikut të jetë real. Më vjen keq se në asnjë media , vizive apo të shkruar, nuk kam parë një reklamë në lidhje me sensibilizimin e qytetarëve, për të qënë të kujdesshëm në lidhje me zjarrin.
o trapi nuk i ben media reklamat por i ben qeveria dhe paguan median ta shfaqi..media eshte biznes privat ndersa qeveria e ka per detyre te te mbroje ty dhe te sensibilizoj..prandaj nuk behemi ne shqiptaret se kemi njerez mendje shkurter si ty.
“Kam idenë, që kjo intervistë me zotin Olli ose është e sajuar, ose është e shtrembeëruar”
Ca zbulimi! Po ti je k… apo ben vete? Leqe “po qe shkodran te tana i ban”! Behesh edhe k…