Kunati i Lulit konsultohet për planin e shpërndarjes së kazinove

25 Gusht 2012, 21:00Antena TEMA
Kunati i Lulit konsultohet për planin e shpërndarjes së kazinove

Kunati i Lulit vendosi që gjithë lojërat e fatit t’i heqë nga Tirana dhe t’i çojë në disa periferi të saj, ku njerëzit shkojnë për t’u argëtuar. I entuziazmuar për planin, e kishte skicuar atë mirë në letër dhe po mendonte si do ta bënte publike.

Duke qenë se i duhej një medie televizive për ta bërë present, i shkoi mendja tek Baboo, si njeri i përshtatshëm ku mund të shpjegoheshin këto punë.

E thirri Babon në kafe dhe filloi t’i shpjegojë planin.

-Kemi një shpërndarje proporcionale me periferitë, tha. Gjysmën e lodrave do t’i çojmë në lindje dhe gjysmën në perëndim të Tiranës.

Baboo s’po e kuptonte mirë bisedën, ngriti dorën e majtë pas kokës, e shtyu deri në rrëzë të veshit të djathtë dhe filloi ta kruante nga nervozizmi, duke lëshuar një pluhur të madh të bardhë.

Kunati e pa që Baboo u bë nervoz dhe i ra shkurt.

-E fillojmë nga Perëndimi, tha. Tek QTU. Ka folur Luli me Zamirin, dhe Zamiri i ka thënë “s’ka problem, shtoj unë një pjesë të madhe kastile për këto lojërat”. U vënë tarifë fikse qiraje dhe njerëzit fitojnë ndonjë lek, bëjnë dhe shopping aty. Bile mori përsipër dhe taksi falas për ata që humbasin.

-Tjetër, tjetër, i tha Baboo, se këtë e di unë. Më dil aty ku dua unë?

-Është dhe Megatek, dhe ai është vënë në dispozicionin tone, i tha Kunati. E kam shok të ngushtë unë dhe Luli dhe nuk hezitoi fare. Tha, “miqtë e vërtetë për këto ditë janë”. Është gati të vërë dhe ai në dispozicion hapësirën e tij.

-Tjetër, tjetër s’po më del atje ku dua unë!

-Kemi dhe TEG-un këtej nga ana lindore. Dhe aty Zamiri ka shprehur dëshirën për të na dhënë një sipërfaqe të madhe. Autobusi është falas dhe për ata që humbasin.

-Nuk më pëlqen, i tha Baboo.

-Pse, i tha i çuditur Kunati?

-Shiko, i tha. Unë shkoj në Kazino rregullisht tek Tajvani. Hyj brenda, ulem në një makinë, nxjerr 5 mijë lek të vjetra, bëj sikur luaj, porosis një uiski që aty ta japin falas, që bën 20 mijë lek, e pi atë dhe dal. Pra, dal me 15 mijë lek fitim dhe sikur t’i humbas ato 5 mijë lek. A do kenë këto kazino këtë privilegj?

-Do përpiqemi, i tha Kunati, po si t’ia bëjmë që ta japim në TV si lajm dhe si iniciativë timen dhe të Lulit.

-Shiko, më ler pak kohë mua dhe të them çfarë do bësh, i tha Baboo.

Sapo u largua pak më tutje Kunatit, mori në telefon Zamirin.

-Gjigant, dëgjo pak, i tha. Se jam këtu me Kunatin dhe do t’i jap një ide se si mund t’i çojë ato kazinotë tek QTU dhe TEG, që të mos i lënë nëpër Tiranë. Po ja mbush mendjen gjigant, besoj për çerek ore i mbushet mendja.

-Rrofsh, rrofsh, i tha Zamiri, se kam folur edhe vet me ta. Në rregull është puna.

-E di, e di gjigant, por do me ja dhënë këtij të Megatekut ky, po i thashë unë po s’ja dhe Zamirit, nuk ka lajm.

-Ok, rrofsh i madh, i tha Zamiri Po të jesh tek QTU , futu tek ai dyqani i këpucëve, merr një palë, dhe thuaj të më bëjnë mua telefon ata. Se më thanë ke kohë që s’ke marrë këpucë.

-Rrofsh, i tha Baboo, në fakt kam një palë, duan ndërruar shpesh dhe s’ma mban kurrizi, se rrogë e ulët.

Sa e mbylli me Zamirin, Baboo mori atë të TEG.

-Ku je gjigant, i tha. Sa fola me Lulin, e mbyllëm atë punën e lojërave të fatit t’i sjellin aty. Por, do me të prish punë ai Zamiri, por unë i thashë po nuk ja dhatë TEG-ut, nuk e bëj lajmin.

-Rrofsh, po s’ka problem, se e kam mbyllur me Lulin, i tha pronari i TEG. Po meqë je aty, shiko çfare do ndonjë gjë nga dyqani, se kemi ulje tek hidrosanitaret.

-Faleminderit gjigant, i tha Baboo. Unë se përdor fare banjën, se është shtrenjtuar uji dhe harxhon shumë kur e hap galixhanin dhe e mbaj sa shkoj në zyrë, se aty paguan puna. Por, flasim për ndonjë lek pas lajmit.

5 komente në “Kunati i Lulit konsultohet për planin e shpërndarjes së kazinove”

  1. MARKO says:

    Nje arsenal i tere personazhe bolesh.

    1. Zeno Bashari says:

      U kunato!
      Dergo edhe ca neper burgje se do t’ju duhen me vone!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/e-kane-zgjedhur-vete.html

      1. Erion Isufi (kunoti i shokut Xhelul) says:

        Blejme te tjera deri atehere. ne blemi 10 aviona te rinj per Belleair, dhe 100 taksi te reja speedtaksi, me kangur siper. S’po pjerdhim per ca makina te qelbta

  2. ervin says:

    ahahahhaha ky babo esht legen fare

    1. elton says:

      Ngaqe kane shku per lesh si Megateku si ajo tjetra, tani duan te fitojne ndonje lek me kazinote,ti marrin aty.
      Cohu Enver nga varri…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje