Selvia prapë në konferencë shtypi. Doktori e mori paradite dhe e njoftoi se duhet të lexonte prapë deklaratën për imunitetin.
-Pse, çfarë ka ndodhur, tha Selvia.
-Më ka dërgu letër Fyle, tha, dhe nuk na e japin statusin. Dil prapë, e ke deklaratën atë të djeshmen, shto ndonjë gjë për miliarderët.
-Dakord Doktor, ja sa të shkoj të shkoj të ndërroj modelin e flokëve dhe erdha.
-Mirë, dakord, i tha Doktori, pa kuptuar gjë.
Selvia vrapoi tek parukeria e lagjes.
-Prapë, i tha ajo e habitur.
-Aman se më duhet me ndërru diçka se e kam prapë të njëjtën deklaratë dhe hapin fjalë sikur nuk dal në konferencë shtypi.
-Po ça të bëj, ishe bionde, të bëra brune, i tha parukeria.
-Ma ndrysho pak modelin, i tha Selvia.
-Po si të ta bëj?
-Mi bë si Teta Lili. E ke parasysh, pak kaçurrela dhe të kapura pas.
-S’e kam parasysh, se ajo i ka si kukull japoneze, tha parukeria.
-Hë mi dhe ti mo mos sha, i tha Selvia. M’i bë tani ashtu si ajo.
-Po më gjej një fotografi të saj, i tha parkureria.
-Ja hap atë revistën e Aurelës, gruas së Lulit se ajo e nxjerr çdo numër, i tha Selvia.
Parukeria kërkoi dhe e gjeti. E vuri revistën tek banaku dhe filloi ta rregullojë Selvinë. Pas gjysmë ore i ishte afruar shumë.
-Tani je tamam, i tha. Dukesh dhe grua e pjekur dhe e besueshme që flet si Doktori.
Selvia nxitoi në konferencë për shtyp ku e prisnin gazetarët.
Pamja e saj e ndryshuar bëri të shfrynin disa gazetarë.
-Ç’na lodhe kot, thanë, se i kishim gati pamjet nga dje.
-Jo, jo, të keqen motra, merrni vetëm figurën, zërin përdorni po deshët të djeshmin, por të duket që kam ndryshe xhaketën dhe modelin e flokëve. U pëlqen, ngjaj si Teta Lili….
Kameramanët filluan të xhirojnë pamjen e re të Selvisë që kish rregullu flokët si Teta Lili, dhe u bënë gati të iknin.
Selvia që kishte merak Top Channel-in, iu afrua gazetares dhe i tha ta kishte kujdes.
-Jo, unë kam pamjet e djeshme, tha, s’më bëjnë punë këto.
-Ua, pse, i tha Selvia, unë i kam bë dhe flokët si Teta Lili.
-Po pra, po, po pastaj do thonë njerëzit që këtu qeveris Familja, jo Berisha dhe na turret ai pastaj na thotë Çakall… Na lër rehat…
Selvia, motra e Sonit eshte?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
:p
Shqiptare:
Selvia vetem bla bla ben!
Ruajuni nga ata qe veprojne.
Kjo ben tymin zjarrin e bejne te tjeret dhe ata duhen patur kujdes!!!
Te gjitha bucet nje turi kane!