Sonila ishte ngarkuar nga Sandri të transmetonte rekordin e ri të notit të Doktorit. Transmetimi duhej bërë live, por pa pamje, me konfirmim nga Sandri në çdo çerek, gjysëm ore pas fillimit.
Kështu prej orës 9 paradite lajmet kishin në “headlines” faktin që Doktori ishte futur të thyente rekordin e dytë në not.
Sonila doli fillimisht të jepte njoftimin:
“Të nderuar teleshikues ja dhe një lajm i ri, që vjen direkt nga Dhërmiu, ekskluzivisht për ABC News, ku kryeministri i vendit, ai që shpeshherë e kemi parë të pushtojë majat, murin kinez, Dajtin, tani është duke sfiduar thellësitë e deteve tona, që janë më të thellët në Evropë, dhe që janë tashmë sfida
e re e kryeministrit pas dy betejave të mëdha të tij. Ky është rekordi i dytë që kryeministri do thyejë këtë verë dhe burime pranë Familjes së tij thonë që kjo lidhet me dy arritje të mëdha të tij këtë verë, pushtimin e presidencës dhe pushtimin e SHISH. ABC News do jetë pranë jush për të rejat më të fundit, të cilat do t’i përcjellim ekskluzivisht në ekranin më të dashur për shqiptarët, nën performancën e stafit tonë të mrekullueshëm që këto ditë të nxehta vere është në krye të detyrës për të pasqyruar këtë arritje madhore të Shqipërisë… Qëndroni me ne…” dhe tentoi t’i fusë një të qeshur, por i lëvizi vetëm buza e poshtme.
Pas gjysëm ore e mori Sandri.
-Dil prapë në ekran, po mos thuaj gjithë ato k…llëqe që the qëparë. Fol më qartë. Thuaj Doktori ka gjysëm ore në ujë dhe premton se do thyejë rekordin…
Sonila u shfaq prapë në ekran.
“Të dashur telespektatorë, ja ku jemi direkt nga ABC News në këtë transmetim direkt që do të përcjellë direkt tek njerëzit atë që ndodh direkt në Dhërmi ku kryeministri ynë që po sfidon thellësitë e errëta të Jonit…, ai ka premtuar një rekord të ri dhe siç e dimë të gjithë kryeministri ynë është burrë i fjalës së mbajtur. Edhe pse nuk është konfirmim zyrtar të dashur shikues, është e sigurt se ai ka hyrë në ujë, ka gjysëm ore dhe po noton. Biles një i dërguari ynë na konfirmon që e pa Doktorin të lagur, ç’ka është e sigurt se ai ka hyrë në ujë, pasi siç dihet uji është lëng dhe lëngu të lag…, kaq në këtë ndërprerje të shkurtër të dashur teleshikues, mirupafshim pas gjysëm ore për të ndjekur këtë maratonë noti të kryeministrit tonë.”
Mori Sandri prapë.
-Të pashë, ia fute pordhës me atë punën e lagies, po hajt vari k…, tani s’ka nevojë të të marrë pas gjysëm ore se kam një takim po futu prapë në transmetim dhe sajo ndonjë gjë. E sigurt është që është në ujë se po flas me të në telefon.
Sonila doli prapë pas gjysmë ore.
“E sigurt të dashur teleshikues është se kryeministri ynë është akoma në ujë, akoma në Dhërmi, akoma në thellësitë e Jonit duke sfiduar thellësitë e detit më të thellë të Mesdheut, që me bukurinë e tij ka tërhequr në shekuj vizitorë, siç është rasti i mbishkrimeve të gjetura tek shpella e hajdutëve, apo në vende të tjera ku sot pritet të lulëzojnë resortet e reja turistike, të cilat ndërtohen fal dashamirësisë së kryeministrit për t’i dhuruar ato prona biznesmenëve të vërtetë shqiptarë, atyre që investojnë tek ABC News dhe atyre që na mbështesin dhe i mbështesim. Sapo më konfirmon regjia se drejtori ynë Aleksandër Frangaj është në linjë telefonike me kryeministrin, i cili po vazhdon të notojë i qetë pa asnjë shenjë lodhje. Zoti Frangaj, që siç dihet është drejtori ynë dhe falë atij ne kemi sot këtë televizion, më konfirmoi se në telefon ishte i qetë, frymëmarrja normale dhe kishte ndërmend të vazhdonte gjatë… Kjo është dhe një shenjë tjetër e vitalitetit të kryeministrit tonë dhe stafit të ABC News që transmeton direkt këtë event edhe pse jo zyrtarisht.”
Doli nga transmetimi dhe u lidh sërish me Sandrin.
-Hë, si isha, i tha.
-Vari leshtë, i tha Sandri, ajo punë e celularit nuk hahet se ai s’bën dot not me një dorë, po rregulloje pak në fund.
Po i vinte radha daljes së fundit para rekordit dhe Sonila do jepte lajmin. Për çudi Doktori e mori vetë në telefon.
-Sonila, dëgjo. Të kam ndjekur me vëmendje gjatë gjithë transmetimit, ke qenë e hatashme, magjike ke qenë. Ke përshkruar detaje të mrekullueshme. Tani dëgjo, shiko, do thuash që unë e theva rekordin me 2 orë e 52 minuta, apo ta lëmë 56 minuta, si thu ti, shiko, 52. Thuaj 52, dakord, po mbaje ritmin që ke pasë gjatë transmetimit se ke qenë e mrekullueshme. Shto dhe diçka: kur dola nga uji më tha mbesa, babi, qenka me fat ky xhaxhi Visho, të ka dhënë shumë energji.
-Patjetër Doktor, faleminderit shumë për komplimentet. Do ta them në transmetim që na ke ndjekur live nga deti ndërsa ne transmetonim garën tënde të notit…
Sonila entuziazmohet tej mase për rekordin e ri të Doktorit në not gjatë transmetimit të lajmit më të rëndësishëm të vitit në ABC News!
Vetë Michael Phelps është bërë xheloz dhe i ka kërkuar Sonilës që t’i zbulojë sekretin e rekordeve të Doktorit në not!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/sonila-dhe-rekordi-i-doktorit.html
ha ha ha mos u nervozo o FP se humor eshte,,,,nuk e theu vertet rekordin.
salen po e le 2 ore ne uje,, ne fund e ke sapun.
E nrast se do ishin familjart e tu, njilloj do bajshe humor o Vlora?
Zaten ju na keni lan pas 50 vjet komunistat e enverit!
MOS FUSNI HUNDET NE PUNET E SHQIPTAREVE
juve kosovaret
Cfare te lesh pas ty. Juve ju ka lene pas natyra.
s’e arrin dot kush krye(k)… tone… u perpoqa te arrij rekordin e tij ne det kete vit, por mu mavijos buza…
Artikulli nuk eshte per “udheheqsin e lavdishem”, se ajo dihet qe eshte mashtrim i pa pare, por eshte per ate femren qe duket si transverstit nga botoksi. Udheheqsi mezi ngre breket e jo te notoj dy ore. Na eshte bere edhe ky si Enveri dhe Maoja.
kot nuk thone qe i ka breket gomordare. habitem, cfare lloj vlere ka ky lloj lajmi?! te keqen e komunizmit me keto gjera, por popull i leshte jemi dhe do jemi….
Nuk i ka lene gje mangut Mao Ce Dunit, i cili kalonte cdo vit lumin Jang Ce…besoj se u kujtohet te gjitheve