Flamurit i kishin shkruar një fjalim 10 faqe për ta lexuar në parlament për imunitetin. Fjalimi, të cilin ia bëri gati Selvia e PD, iu çua në zyrë qysh në mëngjes. Për shkak të kursimit që ka nisur në zyrat e qeverisë, sekretarja ia kishte printuar fjalimin nga të dy anët e letrës. Kështu Flamuri nisi të lexojë fjalimin. Në faqen e parë të tij flitej për një komplot që Rama kish bërë për minimin e demokracisë.
“Ti Edi Rama je përpjekur t’i vësh rrota nën vete gurëve të demokracisë… më falni gurë nën rrota demokracisë, por nuk ia arrite dot.” (Dëgjohet e qeshura e Palokës: Nuk ta kam shkrujt ashtu mor k…).
Flamuri u skuq pak në fytyrë dhe vazhdoi me ritëm të shpejtë që të dukej i sigurt. “Ti Edi Rama me nukët e tu…”. (Qeshin prapë)…
Flamuri iu kthye rreshtit përsëri.
“Ti Edi Rama me eunukët…”. (Ngriti kokën nga Paloka i xhindosur për fjalën pa kuptim). I hoqi sytë nga letra dhe u drejtua nga socialistët. “Ti më kot kërkon Nokët e tu në parti, ata s’ke për t’i gjetur kurrë në atë parti”.
Mbaroi faqja dhe Flamuri nisi të lexojë faqen tjetër. Për dreq ajo fillonte pa kryefjalë. “…tënd, ministrat do vjedhin dhe populli s’ka ç’u bën, kryeministri do abuzojë dhe populli s’ka ç’u bën…”. Pa prapë nga Paloka. Ai tundte kokën i tmerruar dhe i bënte me shenjë të kthente faqen e parë mbrapa. Flamuri s’po e kuptonte dhe vazhdoi fjalinë tjetër. “Ti Edi Rama dhe shputa jote e ndyrë…”, këtu plasi e qeshura nga gjithë salla.
Flamuri s’po kuptonte gjë. I hodhi sytë letrës… ishte shkruar: “Ti Edi Rama dhe shpura jote…”.
-Shpura do jetë gabim, tha Flamuri, s’ka kuptim. Shputa ka kuptim se bëhet fjalë për këmbën e madhe dhe Rama e ka këmbën 46.
I vendosur ta vazhdonte leximin, përsëriti fjalimin. “Ti Edi Rama dhe shputa jote duhet ta dini se ne nuk do ta lëmë popullin të rrethohet nga miliarderë si Kruja nga turqit, por ne jemi si… (këtu mbaronte faqja dhe Flamuri shfletoi faqen e tretë duke vazhduar) … njerëz, të cilët e kanë mendjen vetëm për të vjedhur dhe për tu pasuruar nga mëngjesi në darkë…”
E qeshura në sallë shpërtheu nga të dy grupet parlamentare. Paloka ia bënte me dorë ta kthente fletën pas, pasi po lexonte një faqe po, një faqe jo dhe po ngatërrohej.
Flamuri tundi kokën për t’i thënë që e di unë atë punë.
Më poshtë Flamuri vazhdoi fjalimin. Paloka ia bënte me shenjë të ndalonte kur shikonte pikë.
“Ti Edi Rama që rrethove me çadra qeverinë harron se Skënderbeu nuk rrinte kurrë në kështjellë kur e rrethonte armiku dhe aty ishte vetëm Vrana Konti…”
-Ça thu mor bole, tha Paloka që e humbi durimin. Flamuri ngriti kokën nga Paloka dhe ia bëri me shenjë se ashtu ishte shkruar aty.
-Pse me, sipas teje Doktori ia ka mbathë më 21 Janar e, ça thu mor pallë…
Flamuri shtoi ritmin e të lexuarit dhe vazhdoi më tej… “Ti Edi Rama mendon se duke ngritur çadra para kryeministrisë do vish si ushtri
pushtuese lindore në këtë vend që ëndërron perëndimin, por kalorësit e perëndimit, unë dhe qeveria ime nuk do të lejojmë kurrë që hordhitë e lindjes të pushtojnë këtë vend perëndimor, që ka nisur rrugën e tij drejt Bashkimit Evropianë. Ti vazhdo ngre çadra para qeverisë sonë, ky popull do ketë gjithnjë ujë për ta mbajtur gjallë kështjellën tonë se ne kemi Vrana Kontin, kurse ti ke brenda Hamza Kastriotin”.
Jozi e humbi durimin dhe i bëri shenjë të ndalonte t’i dërgonte sekretaren për një sqarim. U ndërpre një minutë fjala dhe Jozi i çoi sekretaren t’i thoshte po lë një faqe po, një faqe jo pa lexuar.
-E kuptova, e kuptova, tha Flamuri, por do mbaroj një herë faqet tek, pastaj do lexoj faqet çift, mos keni merak se e pashë.
kryeveper. Mero je i papare. kete artikull e imagjinova qe ne momentin kur degjova fjalimin e vertete te Flamur toçit
E PO INTELIGJENCA NUK KA BRIRE!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/grate-inteligjente-te-pd.html
Mua kjo nuk me duket fare per te qeshur! Kete minister idiot e kemi dhurate nga ti Mero dhe krejt seriozisht e them qe duhet te mbash pergjegjesi.
Nje gazetar i mire duhet te gjeje rruge dhe menyra qe ta beje qeverine sa me te pademshme dhe jo ta beje ate edhe me keq se c’ishte.
Ose gjej menyra te tjera z.Mero, ose mos shkruaj me se do te na sjellesh ndonje idiot tjeter ne Qeveri e do te na marresh ne qafe!
mos vdeksh o Mero Baze. kam qesh me lote, shyqyr na ben te qeshim se boll po qajme nga injoranca pafund e ketyre horrave
ju lutem, kush mund te na gjeje fjalimin origjinal?
ha ha ha madheshtore.
s`ka faj paloka, ka 22 vjet qe pret i varfri ne politike.
sot antena ka ba humor tfort tan kohen kam nej tu qesh
NE fakt do te theksoja edhe njehere se perberja e ketij kabineti qeveritar, eshte ne esence me cilesorja qe ka patur Shqiperia ne keto 22 vite. Cdo individ i marre ne vecanti nga kompleksi qeveritar eshte ne thelb nje inspirim i vertete per brezat e ardhshem. Jane bere nje dore bolesh… , por me bole ne, qe na lane pa gje duke na rrjepur…
pune idiotesh