Fahro siguron mbështetje për deputetët në SHBA

1 Gusht 2012, 20:49Antena TEMA

Farua ka mbërritur në SHBA. Sponsori e siguroi se paratë u paguan dhe kishin shans të takonin Senatorin për kafe.

“Bëj kujdes dhe shpjegoi jehonën e madhe që bëri në Shqipëri dhurata e tij,” i tha sponsori.

Sapo u ulën në kafe, sponsori prezantoi Fahron me Senatorin. Ky i fundit tundi kokën me mirësjellje dhe i tha mirëserdhe.

-Në fillim falenderoje senatorin për ngritjen e flamurit të SHBA në Uashington për nder tim me rastin e 4 Korrikut, i tha Fahro.

Sponsori u skuq deri tek veshët, u mek pak, pastaj vendosi vetë çfarë t’i përkthente senatorit.

-Zoti Faro ju falenderon që kishit marrë librin e dërguar prej tij, i tha, dhe që i kishit dërguar si dhuratë një flamur amerikan në shenjë mirënjohje.

-Oh, asgjë, ishte kënaqësi, tha Senatori, e bëj me çdo admirues timin atë.

Sponsori u kthye nga Fahriu dhe i tha:

– Senatori të përshëndet dhe thotë se është hera e parë që nga Lufta e Vietnamit që në Uashington nderohet duke ngritur flamurin amerikan për të një mik i madh si ju.

Fahro fluturoi nga gëzimi.

-Gjesti juaj detyroi diplomatët amerikanë në Tiranë të bënin dy festa kombëtare, i tha Fahro, një për vete dhe popullin shqiptar dhe një nderin tim.

Sponsori u skuq sërish deri tek veshët. “Si t’ia ndryshoj këtë gomarllëk,” tha me vete dhe filloi:

-E mora dhuratën tuaj dhe u gëzova shumë. Është hera e parë që marr dhuratë një flamur amerikan.

Senatori u prek nga përgjigja pasi iu duk e sinqertë.

-Faleminderit për librin që më dërguat, i tha. E kam vënë në bibliotekë, edhe pse nuk di shqip. Ua tregoj shpesh shqiptarëve që takoj në zonën time.

Sponsori u kthye nga Fahriu.

-Emri juaj është tani simbol krenarie për shqiptarët këtu në SHBA, i tha, dhe unë ua them këtë gjithë shqiptarëve që më takojnë. Ata në përgjithësi mbështesin kryeministrin Berisha, por unë shtoj gjithnjë faktin që çelësi i suksesit është zoti Fahro.

Fahros i shkëlqeu fytyra nga gëzimi.

-Unë do ta desha të ta kthej nderin me nder, i tha Fahro. Më 28 Nëntor ne kemi festën Kombëtare dhe 100 vjetorin e pavarësisë. Kryeministri Berisha ka ftuar Sekretaren Klinton, kurse ju jeni i ftuari im personal dhe do bëjmë një festë të re së bashku. Ashtu si SHBA bëri dy festa për mua, dhe unë do bëj dy festa për ju.

Këtu sponsori u pre në fytyrë fare. Si do t’ia përkthente këtë budallallëk që mos të kuptohej…?

-Do t’iu dërgoj një libër tjetër me rastin e festës sonë kombëtare, i tha sponsori duke bërë sikur përkthente Fahron.

-Oh, faleminderit shumë, i tha Senatori. Më thuaj ç’mund të bëj për ju, si mund t’iu ndihmoj që punët tu ecin mirë në Shqipëri?

Këtë sponsori ia përktheu për herë të parë në rregull.

-Natyrisht ky investim i imi dhe miqësia me ju e ka një shkak, i tha Fahro. Përveç vokacionit tim katolik (ndërhyn sponsori: kujdes se është protestant ky), është dhe interesi i miqësisë mes dy vendeve, e cila mund të forcohet shumë herë më tepër nëse unë do të hyj në parlamentin e Shqipërisë dhe të takohemi vitin tjetër si kolegë. Një sugjerim i juaji publikisht do të më bënte shumë punë.

Sponsori u mendua pak nëse ia vlente ta përkthente dhe më në fund i përktheu vetëm kërkesën e Fahros për sugjerimin e tij që Fahro të bëhej deputet. Senatori u zu pak ngushtë pasi nuk e kishte idenë si bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, por vetëm kishte dëgjuar nga ambasadorët amerikanë aty që vidheshin. U bë serioz dhe deklaroi me solemnitet:

-Po, ju keni mbështetjen time për anëtar parlamenti. Kam dëgjuar se qeveria shpesh herë fut duart në zgjedhje, por ne do të jemi vigjilent që kjo të mos ndodhë. Do t’i dërgoj një mesazh të ashpër kryeministrit Berisha se nëse ai prek zgjedhjet dhe ju ndalon ju të bëheni deputet… zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë objektiv i SHBA në çdo vend të botës, natyrisht dhe në vendin tuaj.

Sponsori u bë keq fare. Tani nuk e sqaronte dot më keqkuptimin. U kthye nga Fahro dhe i tha se Senatori të jep mbështetje të plotë.

-E kuptova, e kuptova, tha Fahro. E dëgjova që përmendi vetë dhe Doktorin me emër që do ta marrë në telefon të më mbështesë mua. Tani ta shikoj ajo Topalli kush ka më shumë miq dhe po të dojë të më pengojë të futem në listë për deputet, tha i kënaqur.

6 komente në “Fahro siguron mbështetje për deputetët në SHBA”

  1. FaceBook Henris says:

    Meqe po pergatit librin e ri kunder berishajve, Faro ka vajtur te kerkoje azil politik ne USA :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/zonja-e-zeze-liri-berisha.html

  2. nuk kerkon azil ne AMERIKE se atje nuk ka PAçE.PO pardesyne e kohes se enverit e kishte veshur??????????libri me i bukur i fahriut do te jete ”’zonja BLU liri berisha”’sukses i GARANTUAR..LEKE e PAçE eshte IDEALI i fahriut.

  3. Dasaret says:

    E bukur! Po Lal Hekuran Isai, ish mbeshtetesi i Faros, ka rane dakort, qe Fariu, gazetari i madh, te kandidoje ne USA?

  4. MEMEDHETARI says:

    Te lutem,Mero,paske harruar pa vendosur fotografine – karikature “Fahri Balliu duke ngrene plendes te palare dhe pilaf”… ?
    Do ta ilustronte me bukur shkrimin… ?

  5. semi says:

    Burri me legen i gjithe nahijes tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje