Në ceremoninë e inaugurimit të Nishanliut, Doktori ishte shend e vere. Ndërsa po priste daljen e Nishanliut nga zyra e Topit, duke llogaritur vonesat e ecjes dhe ashensorin, Doktorit iu shfaq para Nila Basha e Shqiptares.
-Nila, më lejo me bë një shaka, por në fakt nuk është se nuk e mendoj. Më duket sikur të ka adoptuar Nexhmije Hoxha…
-Shyqyr që nuk dukem sikur më ke adoptuar ti, i tha Nila, se s’do dija ku të futesha.
Plasi një e qeshur rrotull Doktorit pasi nuk e kuptuan mirë batutën e Nilës.
Blegërima, kunata e Fahriut, nxitoi të fliste e para.
-Ua, dhe mua më pëlqen shumë ky përcaktim se sikur e ka adoptuar Nexhmija duket.
-Ua Blegërima, çfarë thua, i tha Nila. Po të më kishte adoptuar Nexhmija, do i binte të isha motra e Sokol Hoxhës do isha në një varkë me Doktorin në Pogradec dhe në një oxhak duke u ngrohur në dimër. Pastaj shumë gjëra do ishin ndryshe dhe mund të ndodhte që të ishte motra jote kunatë e Fahriut, jo ti.
Blegërima, e cila nuk donte të tërhiqej, vazhdoi përsëri.
-Po s’e kuptoj pse thua ka më keq po të ishe dukur sikur të kishte adoptuar Doktori.
-Po ja, i tha Nila duke treguar me gisht nga Zeni, do më thoshin pastaj je vëllai i atij atje. Do më kapnin këto viktimat e Gërdecit në rrugë, do më kërkonin gjakun e të vrarëve. Tezja s’do më fliste më gojë se i kish vrarë vëllai burrin, ky pronari i pallatit tek Liqeni që e ka marrë 40 përqind me gjobë investimin, do ma përmendte gjithë jetën që i dhashë Zenit dy apartamente të më zhbllokonte lejen, ky Kosta Trebicka do më mallkonte nga varri që e mora më qafë… ku mbaj unë dot gjithmonë këto halle. Unë mezi e shtyj muajin me rrogë.
-Ua, ua, çfarë thotë kjo, tha Blegërima. Po ku ke surrat ti moj të kesh vëlla Zenin.
-Nuk besoj se është çështje surrati, i tha Nila, se Gita s’e ka më të mirë se unë, po nuk duroj dot hallet.
Blegërima u trondit nga biseda që Doktori po e ndiqte me cep të syrit.
Zamiri, i cili nuk dihej si kishte përfunduar në ceremoni, u afrua me shpejtësi.
-Ça ke Nila, i tha, po bëje shaka me doktorin ë, se e pashë që qeshët. Ka shumë respekt Doktori për ty. Sa herë e takoj, më thotë është vajzë punëtore dhe kam shumë respekt për të. Në fakt unë i kam thënë që ju i bini më qafë kot se është vajzë e mirë, por ai më thotë se e kam me atë e kam me Bolinon. Në fakt unë Bolinon e kam mik dhe i kam thënë Doktorit kot e ke me Bolinon. Se i kam thënë dhe Ramës një ditë që Doktori e ka gabim këtë punë, po ai mendon se Doktorin e nxisim ne të Klanit. Unë i kam thënë në fakt se ne s’kemi pse përzihemi në këto punë…
-Jo Zamir, nuk qesha me Doktorin, po desh të më tallte se më tha dukesh sikur të ka birësuar Nexhmija.
-Ashtu, tha Zamiri dhe i mbeti fjala në grykë. Ika unë Nila se më kërkojnë pak dhe do kthehem. Flasim. Ja se qenka dhe Rama andej nga fundi, do ik ta takoj pak.
Zamiri sakaq i doli para Doktorit dhe i tha dorën.
-Të fortë e bëre me atë Nilën, i tha. Po që dhe mua ashtu më duket sikur e ka birësuar Nexhmija. Dhe ia thashë në fakt e keni tepruar me Doktorin, po ai është tolerant, se të isha unë vasali, s’kisha duruar kaq shumë. Po varja se njerëz kot, ç’merresh me ata. Le ai italiani që bën si kompetent do të vijë të bëj medie këtu ai se na di që ne hamë bar.
-Zamir, lëri në hallin e tyre, mos u merr me ta. Të përshëndes.
-Jo se në fakt e pashë që po fliste, tha Zamiri, po dhe ti ua zgjat shumë, u jep shumë konfidencë.
Pas kësaj Zamiri u sigurua mos të ndeshej më me Nilën dhe iku nga krahu tjetër. Përballë i doli Ed Rama. Pa një herë majtas, djathtas, e pa që nuk e kish njeri mendjen dhe pa i dhënë dorën, i tha.
-Oh sa e fortë ishte, si ia dhjeu ajo Nila Doktorit, vetëm ta dëgjoje, dhe i thashë Doktorit mirë ta bëri, mos i ngacmo gazetarët.
Gaz pac o Mero! Ne keto dite te zymta kemi nevoje!Ku po shkon keshtu Shqiperia?!!
degjova nja dy intevista te ketij nishanlliut. Po edhe ky me Ëëëëëëëëëëëëëë, ëëëëëëëëëëëëë e kishte? Nuk i punonte mire pompacia me duket!!!
http://www.imazheshqip.blogspot.com/
Keq puna. edhe koha ishte e zymte. Si ditet qe presmi te vijne ?
ha ha ha vretet kam qeshur shume….
flm. mero.
Mero je fantastik , që arrite dhe hodhe në letër këtë humor të hidhur .. Kjo është politika shqiptare ..
Por edhe Nila ashtu si di vetë Nila … Hahahaha Ajo blegërima , paska surrat të bukur .. Nuk ja kemi parë , pasi veç duart i shohim (duken paçka se ata kujtojnë se janë duar të padukshme ) kur mbledh lekët nga ryshfetet që merr si kunata e Fahriut …
Të përshëndes miku im ..
pershendetje,ne keto dite shume te veshtira qe po kalone politika,dhe shoqerija shqiptare,zeri juaj i gazetarise e bene shoqerine te shpresoje dhe te kete besimin me te math teke zeri juaj dhe jo tek politika e ketyre viteve qe po e pengone shqiperine dhe shqiptaret te rradhitet ne vendet me te mira europiane.
mero respekte
shkruaj cte duash por mos e ngacmo Bleginen se eshte soj vajze qe nuk ka refuzuar asnje as kur ka qene ne gjimnaz ne Elbasan as ne juridik as tani eshte seksi dhe qan kur e ben ate pune sa ta kullufit fare
Aloooo Çimi jam….Mero
Po pergjigjen e Edit ku ta lexojme? Apo ne Twitter?
Aloooo Çimi jam….Mero, me thuaj kur ta botosh….
Ua Blegërima, çfarë thua, i tha Nila. Po të më kishte adoptuar Nexhmija, do i binte të isha motra e Sokol Hoxhës do isha në një varkë me Doktorin në Pogradec dhe në një oxhak duke u ngrohur në dimër. Pastaj shumë gjëra do ishin ndryshe dhe mund të ndodhte që të ishte motra jote kunatë e Fahriut, jo ti.